Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me pavarësinë e Kosovës u përmirësua një gabim historik

Shko poshtë

Me pavarësinë e Kosovës u përmirësua një gabim historik Empty Me pavarësinë e Kosovës u përmirësua një gabim historik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 26, 2009 9:12 pm

Me pavarësinë e Kosovës u përmirësua një gabim historik

BEQIR SINA (Bota sot), New York
Ahtisari: Sot Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet gjithmonë shtet sovran.


Me pavarësinë e Kosovës u përmirësua një gabim historik -Atisari%20236%20
Marti Ahtisari

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka nderuar në New York me çmimin e tij vjetor ‘Duart e Shpresës” ish presidentin e Finlandës dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, Martii Ahtisaari për kontributin historik që çoi në pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq për vepër jetësore KKSHA nderoi fotografin e njohur Fadil Berisha për punën e tij artistike dhe filantropike në promovimin e kulturës shqiptare. Në mbrëmjen në të cilën morën pjesë edhe presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës, Sali Berisha dhe Fatmir Sejdiu, fituesi i çmimit Martti Ahtisaari, duke reflektuar në periudhën e rrumbullaksimit të statusit të Kosovës, nën përkujdesjen e të cilit u zhvilluan negociatat, tha se ‘me pavarësimin e Kosovës u përmirësua një gabim historik.“Sot Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet gjithmonë shtet i pavarur”, tha Ahtisaari.
Kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, i cili përgatit edhe të ashtuqujaturin "Plani Ahtisari për Kosovën" , u nderua mbrëmë, në një mbrëmje gala, ku morën pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha dhe bashkëshortja e Tij zonja Liri Berisha, Presidenti i Kosovës, dhe bashkëshortja e tij, ambasdori Frnak Visner, Soren Pertersen , ministri i jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta, dhe ai i Kosovës Skëndër Hyseni, me çmimin “Duart e Shpresës” për rolin e tij historik në planin e tij për pavarësinë e Kosovë"
Me pavarësinë e Kosovës u përmirësua një gabim historik MartiAtisari%2003%20
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka nderuar mbrëmë në Neë York me çmimin e tij vjetor ‘Duart e Shpresës” ish presidentin e Finlandës dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, Martii Ahtisari për kontributin historik që çoi në pavaresine e Kosoves....
Darka 13-të, Vjetore e Dhënies së Çmimeve mbahet çdo shtator për të nderuar individët që kanë dhënë kontribut domethënës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan, dhe për përmirësimin dhe prosperitetin e popullit shqiptar. Të tjerë që kanë marrë këtë çmim dhe folës kryesorë përfshijnë Presidentin Bill Clinton, gjenerali Wesli Clark, Sekretaren e Shtetit Madaleine K. Albright, Senatorët Bob Dole, Mitch McConnell dhe Charles Schumer, Asistentin e Sekretarit të Shtetit James P. Rubin, etj.
Në takimin vjetor të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan mori pjesë edhe miku i madh i shqiptarëve kongrsemeni, Eliot Engel, një nga përkrahësit më të fortë të shqiptarëve në Kongresin Amerikan.
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan nderoi me çmimin “Arritje Gjatë Jetës”, fotografin e mirënjohur shqiptarë në Amerikë, zotin Fadil Berisha
Kjo ishte mbrëmja e 13-të, vjetore që organizon Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe siç u shpreh ligjvenësi Eliot Engel, i cili gjithashtu ishte i pranishëm, takimi tregoi se komuniteti shqiptar, me organizatat e tij lobiste, po bëhet më i efektshëm.



Presidenti Marti Ahtisari, : Martti Ahtisaari, duke reflektuar në periudhën e rrumbullaksimit të
statusit të Kosovës, nën përkujdesjen e të cilit u zhvilluan negociatat, tha se ‘me pavarësimin e Kosovës u përmirësua një gabim historik.’ “Sot Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet gjithmonë shtet i
pavarur”, tha Ahtisaari.

" Më lejo fillimisht të shpreh kënaqësin time, të veçant, që unë sot në këtë mbrëmje po nderohem me këtë çmim nga komuniteti shqiptarë në SHBA-ës. Dhe më vjen shumë mirë që puna ime për pavarësinë e Kosovës, vlersohet dhe çmohet edhe nga shqiptarët, për atë çka edhe unë parashtrova në "Planin tim për pavarësinë e Kosovës".

Unë jam shumë i kënaqur me rrugën që ka ndjekur Kosova, pas pavarësisë së saj, pa dyshim që jamë edhe më i kënaqur që Kosova , ka bërë edhe "hapin"tjetëer" më të rëndësishëm , pas pavarësisë së saj, anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botëroe," Kjo do të rriste edhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.


Kryeministri Sali Berisha :


" Përfitojë nga ky rastë të përgëzojë së pari Presidentin Ahtisari, për marrjen e këtij çmimi, nga komuniteti shqiptarë në Amerikë, përgëzojë gjithashtu edhe shqiptarët e Amerikës, që dijtën se kujt t'ja adreson kësaj radhe këtë çmim mjaft prestigjoz, që keni ju në SHBA-ës, si komunitet dhe e ndani atë për çdo vitë.

Kjo është një përzgjedhje e shkëlqyer, e shqiptarëve kudo që janë, që t'i shprehein edhe një hërë , hartuesit të planit "Plani Ahtisari" për Kosovën, planë që solli edhe shppalljen pavarësinë e Kosovës, ish kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, Presidentit të Finlandës, zotit Marti Ahtisari.

Ahtisari, pajetër që është një ndër ata burra, që sot, pasi Kosova, ka një vitë e gjysmë që ka shpallur pavarësinë e saj, "Shqiptarët i detyrohen shumë".




Ambasdori Frank Vizner :

Kryeministri i Shqipërisë, nga një doktor i mirë në profession, u bë edhe një udhëheqës politik i mirë, për vendit tij, kur ai u zgjodh në krye të këtij vendi pasi Shqipëria filloi traditën e demokracisë. Kur vizitova për herë të parë Shqipërinë, në krye të "Treshes për Kosovën", për bisedimet ndërmjetësuses për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, "Kryeministri Berisha, më garntojë i pari, se Pavarësia e Kosovës, do të ndodhë".

"Kryeministri Berisha i dha në momentet më të rëdësishme, të pavarësisë së saj, përkrahjen dhe mbështetjen që i nevoietj asaj në ato momente historike, dhe ajo që më ka çuditur, është se Kryeministri Berisha, as edhe një herë nuk kërkojë" lëvdata, çmime dhe kredite", për gjithçka ai ka bërë për pavarësinë e Kosovës. Por, Kryeministri Berisha, "çmimin dhe kreditin" për pavarësinë e Kosovës, gjithmon ia ka dedikuar, dhë dhënë kredititën të tjerëve, popullit të Kosovës dhe liderve të saj"


Besojë se nuk, arritje në Shqipëri, që të mos ketë edhe punën e kryeministrit Berisha. "Për, sa kohë historia e këtij shekulli, do të shkruaj për Shqipërinë, do të "shkruaj edhe për Kryeministrin e Shqipërisë" për të mësuar se çfarë pune të madhe ka bërë Kryeministri Berisha, në zhvillimin e përparimin e Shqipërisë, Berisha aështë njeri që ka bërë ndryshimine Shqipërisë.'

Fatmir Sejdiu :

Është me të vërtet nder i madh, për mua sot, në këtë mbrëmje që të jemë edhe unë pjesë e këtij çmimi. E cila është një vlersim dhe çmimim që i dedikohet edhe punës suaj, për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Kosovën shtet e cila hecën me "këmbët" e sja drejt rrugës së integrimit euro atlantik.

Dëshriojë të përmbledh në pak fjalë, atë se si kemi kaluar një rrugë të gjatë deri sa erdhëm në këtë ditë, fatlume, për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, pasi ajo ishte një kohë që edhe ju ishit pjesë e saj , pjesë e historisë së Kosovës.

Dhe në finalen e saj në momente dhe ditë më të vështira, ne dhe ju, pra Kosova, pati fatin e madh që "patëm me të vërtet një njeri të madh dhe me dimensinone , në të gjithë botën", Patëm njerin e mënçur, njeriun që di të zgjidhë probleme kaq të vështrira, njeriu që di të bëjë të gjithë të bashkëpunojnë dhe të shohin vetëm përpara për të ardhmen e tyre, vetëm me durim, e diplomaci."

Dhje kjo ishte rruga, që zgjodhi edhe populli ynë, ajo që e përmendi edhe Kryeministri Berisha, që "Pavarësia e Kosovës, ishte ngjarja më e madhe e kombit shqiptarë, prej kohës së Skënderbeut".

Prandaj, dëshirojë të potencojë edhe një herë se gjithë kjo khë e sfidave të mëdha, ka qënë "edhe një udhëzim i posaqëm", i hecjes përpara të Kosovës. Kemi thnë dhe kemi garntuar se Kosova tash, pas pavarësisë ka vetëm " një mision - rrugën e saj të pandalëshme drejt konsolidimit të shtetit të saj, rrugën e integrimit Euro-Atlantik"

Që, Kosova, të jetë shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të saj, qofshin ato shumicë apo pakicë. Të jetë shtet që ka të vetmin vizion të saj, integrimin e saj në Eurpoë dhe në NATO-, për të pasur lidhe dhe mardhënje të mira me të gjitha ato vende demokratike. Duke pas gjithmno në dekada vlersimin dhe mirënjohjen e thellë që kan për SHBA-ës.


Ne e duam edhe mbështjetjen dhe përkrahjen tuaj, që dhatë aq shumë edhe në ditët më të vështiri për Kosovën. Rezultatet e punës së madhe që është bërë në Kosovë janë më se të prekshme. Dhe natyrisht që këto mundësi dhe potenciale që kemi natyrishtë që do të hecim edhe më shpejtë.

Duke u kthyer për atë që Presidenti Ahtisari ka bërë për Kosovën, nuk është aspak e rastësishme, që edhe ju shqiptarët e Amerikës, keni zgjudhur, atë t'a nderoni me çmimin"Duart e Shpresës".

Pasi ai ishte njeri që u përkushtua më inkuadrimin më të lart për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nuk ishte aspak e rastësishme që Presidenti Ahtisari, prë punën e madhe që bëri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, u nderua edhe me çmimin "Nobel për Paqe".




Fadil Berisha ; "Të marrë një çmim, prej bashkëatdhetarëve të mi- prej komunitetit shqiptarë në SHBA-ës, është padyshim një çmim i çmuar, për faktin se nuk ka gjë më të bukur se të vlerson dhe të çmon i yti"

"Unë nuk e them për medjemathësi, pasi unë tash kam promovuar gjatë gjithë karjerës sime yjet e botës, kam promovuar në shumë aktivitete në SHBA-ës, në shumë raste, edhe çështjen shqiptare, kulutrën, traditën e historinë e Shqipërisë, në Amerikë, dhe me të vërte, ndjejë një kënaqësi të veçantë, jamë shumë i lumtur dhe krenar, për të gjitha këto arritje që ka populli shqiptarë sot, dhe për atë çfarë kam bërë dhe për këtë çmim që mu dhurua".Mbi të gjitha më vjen mirë që shoqata dhe organizata, politike, më në fund arrijnë të çmojnë dhe vlersojnë edhe artistët e vetë në SHBA-ës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi