Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha fton ministrin e Jashtëm të Kosovës te fjalimi i tij, konflikt i ashpër me serbët në OKB

Shko poshtë

Berisha fton ministrin e Jashtëm të Kosovës te fjalimi i tij, konflikt i ashpër me serbët në OKB Empty Berisha fton ministrin e Jashtëm të Kosovës te fjalimi i tij, konflikt i ashpër me serbët në OKB

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 6:34 pm

Berisha fton ministrin e Jashtëm të Kosovës te fjalimi i tij, konflikt i ashpër me serbët në OKB

E Diele, 27 Shtator 2009 00:49 POLITIKE

Berisha fton ministrin e Jashtëm të Kosovës te fjalimi i tij, konflikt i ashpër me serbët në OKB 26berisha_nju_jork3
Berisha gjatë fjalimit në Nju Jork


Nju Jork, 27 Shtator NOA - Gjatë seancës së sotme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ku Kryeministri Berisha do të mbante fjalimin në seancën e 64-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, delegacioni shqiptar në përputhje me procedurat e sekretariatit të OKB-së, kishte ftuar që të ndiqte fjalimin e Kryeministrit edhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Skënder Hyseni dhe stafin e tij.

Delegacioni serb protestoi për këtë fakt dhe kërkoi nga protokolli i sekretariatit të OKB-së që t’i nxirrte ata jashtë me pretendimin se Ministri i Jashtëm i Kosovës me bashkëpunëtorët e tij nuk duhet të qëndronin aty.

Delegacioni shqiptar kundërshtoi vendosmërisht këtë pretendim të delegacionit serb me argumentin se të gjithë ata që janë të ftuar nga delegacioni shqiptar kanë të drejtë të jenë aty.

Kjo situatë e krijuar, solli akuza dhe ankesa të vazhdueshme nga pala serbe e cila u përpoq fort, me avazin e vjetër që të kujtojë sipas saj, “faktin” se Kosova është pjesë e saj dhe si e tillë s’mund të konsiderohej nga ana protokollare për t’u ftuar në statusin që zyrtarët e Prishtinës kishin.

Në përfundim, serbët kanë humbur, sepse Sekretariati i OKB-së miratoi qëndrimin e delegacionit shqiptar dhe vendosi që Ministri i jashtëm i Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij të qëndronin në sallën e OKB-së për të ndjekur fjalën e kryeministrit të Shqipërisë.

e.r/NOA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi