Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Takime të frytshme në funksion të forcimit të LDD-së

Shko poshtë

Takime të frytshme në funksion të forcimit të LDD-së Empty Takime të frytshme në funksion të forcimit të LDD-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:42 pm

Takime të frytshme në funksion të forcimit të LDD-së

Nga vizita e kryetarit te LDD-se ne Zvicër


Takime të frytshme në funksion të forcimit të LDD-së Daci
Akademik Nexhat Daci, po viziton degën e LDD-së në Zvicër
Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci pati takime të veçanta me kryesinë e degës dhe me kryesitë e nëndegëve të degës së LDD-së ne Zvicër. Në takime mbretëroi një frymë debati për aktualitetin politik, për përgatitjet për zgjedhje dhe forcimin e LDD-së si subjekt politik, për ta zhvilluar me sukses fushtaën zgjedhore.



Kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci po qëndron në një vizitë disaditshe në degën e LDD-së në Zvicër,me ç’rast po zhvillon takime të shumta me strukturat e LDD-së së Zvicrës,por edhe të mërgatës. Më 24 shtator,në qytetin Thun, ai pati një takim me kryesinë e degës së LDD-së së Zvicrës,me ç’rast,nga kryetarja e degës, Zize Pepshi, u bë një informim i thuktë lidhur me punën dhe aktivitetet e ngjeshura që po zhvillon kjo degë,që
nga kuvendi i fundit zgjedhor ,deri më tash. Pepshi e informoi kryetarin e LDD-së,akademik Nexhat Dacin edhe lidhur me përgaditjet e shumta të kësaj dege për ta ndihmuar dhe forcuar sa më shumë LDD-në që të dalë fituese në zgjedhjet lokale 2009.
Kryetari Daci në fjalën e tij e informoi kryesinë e degës lidhur me aktualitetin politik në Kosovë,punën e dobët dhe joefikase të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera ,si dhe me synimin e LDD-së që të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve në disa komuna të Kosovës.
Një takim i veçantë u mbajt më 25 shtator me kryesitë e të gjitha nëndegëve të degës së LDD-së në Zvicër.Pjesëmarrja e nëndegëve ishte masive,kështu që salla ku u mbajt mbledhja ishte e mbushur përplot me pjesëmarrës.Në këtë takim,të cilin e udhëhoqi kryetarjha e degës,zonja Zize Pepshi dhe i cili doli shumë i frytshëm,u shqyrtuan aktualiteti politik në Kosovë dhe përgaditjet për zgjedhje.Akademik Nexhat Daci u foli anëtarëve të kryesive të nëndegëve lidhur me aktualitetin politik në Kosovë,duke theksuar se qeveria aktuale e Kosovës karakterizohet me një punë të dobët e joefikase,me një korrupsion të madh dhe me ngecje serioze ,jo vetëm në çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës,por edhe në të gjitha çështjet tjera me rëndësi.Ai u foli të pranishmëve se LDD-ja po bën përgaditje serioze për zgjedhjet lokale 2009.Ai theksoi se tash, pas nënshkrimit të marrëveshjes me AKR-në,gjasat për fitore në disa komuna të Kosovës janë rritur dhe ne presim rerzultate mjaft pozititve në këtë drejtim.
Në këto takime foli edhe shefi i Shtabit zgjedhor të LDD-së, Sejdë Tolaj,i cili i informoi anëtarët e kryesisë së degës dhe të kryesive të nëndegëve lidhur me përgaditjet që po bën ky shtab për zgjedhjet lokale 2009.Ai foli poashtu edhe për ndihmën dhe angazhimet që duhet të bëjnë degët e mërgatës për ta ndihmuar LDD-në në këto zgjedhje.
Gjatë këtij takimi pati edhe një bashkëbisedim të frytshëm të aktivistëve të LDD-së dhe akademik Nexhat Dacit.Aktivistët e LDD-së kërkuan informata shtesë dhe shfaqën shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet shumë herë negative në Kosovë.Ata shfaqën edhe brengosjen dhe shqetësimin e tyre për mosinteresimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjidhur problemet e mërgatës,por edhe për lojërat e kësaj qeverie dhe të KQZ-së për të mos përfshirë në procesin zgjedhor qytetarët e Kosovës që jetojnë në mërgatë.
Në fund të takimit ,aktivistët e nëndegëve shprehën gatishmërinë për ta ndihmuar maksimalisht LDD-në në zgjedhjet lokale 2009,duke dorëzuar me këtë rast te arkatari Besim Lokaj edhe mjaft mjete financiare për realizimin me sukses të fushatës zgjedhore të LDD-së.
Sonte,në orët e mbrëmjes,dega e LDD-së në Zvicër në Thun organizon një tubim masiv me anëtarë,simpatizues dhe bashkatdhetarë të tjerë të interesuar. Pritet numër i madh i pjesëmarrësve në këtë tubim.
Kryetari i LDD-së,akademik Nexhat Daci, nesër pritet të marrë pjesë edhe në një tubim tjetër masiv që do të mbahet në Shlieren ,afër Cyrihut. Në përgjithësi,vërehet një interesim i madh i activistëve të LDD-së në Zvicër për të punuar me përkushtim për forcimin e LDD-së dhe për të siguaruar një fitore në zgjedhjet lokale 2009. – thuhet në kumtesën e Degës së LDD-së në Zvicër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi