Artan Hasani:Ditari i një artisti në tranzicion
Faqja 1 e 1

Ditari i një artisti në tranzicion
Artan Hasani
Tregimi i së dielës në diasporë
Jo…jo…nuk ka më kuptim. Kam shkruar mijëra faqe letërsi dhe askush nuk më njeh. Sigurisht që kjo është gjëma më e madhe për një artist. Nuk kam famë e për pasojë as para…Diçka duhet bërë…Kur shoh grumbullin e faturave që presin të paguhen nga unë dhe nga shitja e asaj që unë e quaj pa ndrojtje “krijimtaria ime” me kap një dëshpërim më i madh se i gjithë shkrimtarëve të brezit të humbur sëbashku.
* * *
Para pak çastesh, kur, me pak vullnet të mirë, kisha kuptuar që nuk kisha para as për t’i blerë një dhuratë të thjeshtë krishtlindjesh të dashurës sime, me shkrepi një ide që më duket shpresëdhënëse. Rreth e rrotull meje shoh fqinjë injorantë e kokemdhenj të cilët kanë bizneset e tyre, famën e tyre dhe me paratë e tyre mund t’iu bënin dhurata jo vetëm të dashurave të tyre, por edhe Klarës sime fatkeqe dhe Marie jevgës që banon një kat poshtë meje.
Kështu pra kam vendosur të hap një dyqan dhe mbi të të vë emrin e biznesit tim të vecantë: SHKRIME ME POROSI, POEZI, PROZË DHE PËRKTHIME LETRARE SIPAS DESHIRËS TUAJ.
* * *
Lokali ku do zhvilloj zejen time të re është një ish WC private e qytetit e cila ka falimentuar dhe të zotët e saj ma shitën tepër lirë. (Dikur aty kishin dhirë burrat më në zë të qytetit dhe kishin urinuar pothuajse tërë komuniteti kurvëror i trevës rurale fqinjë. Në fillim nuk e kisha kuptuar dot mekanizmin e falimentimit të asaj WC-je gjigande aq të bujshme e të sukseshme për dekada me rradhë. Më vonë mësova arësyen e falimentimit të saj. Sigurisht jo për mungesë të lëndës së parë, por për një arësye më të fisme: pronarët e saj kishin hapur një muze me të pëgërat e të dhierat e njerëzve të shquar të qytetit ndër vite. Vizitoret paguanin ne varesi të relikeve që dëshironin të shihnin. Kishte aty për shëmbull mes kakërdhive të pushtetarëve lokalë edhe një copë të madhe, të tharrë dhe jokundërmuese, nga porcioni që kryeministri i vendit kish prodhuar mes shtërzimesh pas një darke të bollshme me homologun e tij nga vendi fqinj.)
Në të majtë të dyqanit tim ndodhet një punishte këpucësh, ku një këpucar i stërlashtë ka marrë përsipër riparimin dinjitoz të këpucëve të grisura të qytetit tonë plot rrugë të shkatërruara. Në të djathtë ndodhet një parukeri që menazhohet nga një homoseksual tullac që e quajnë Ruzhdi, por që dashamirësit e thërrasin Manjola. Dhe në mes ndodhet dyqani im. Krenari e ligjshme për mua: Tani kam dyqanin tim dhe do fitoj aq para sa t’i dhuroj Klarës sime dhuratën më të shtrenjtë të vitit. Kjo gjë më entuziazmon, por jo përtej kufinjve të vetëkënaqësisë.
* * *
Fillimisht duhet të përgatis një listë çmimesh dhe menynë që ofroj. Për të pasur një ide më të saktë shkoj tek këpucari dhe shoh tabelën e tij të çmimeve: Gjysma sholle - 2000 lekë, gjysma gome- 1000 lekë, taka të plota- 5000 lekë, këpucë me posrosi- 50 mijë lekë, Bojatisje- 500 lekë, Ndrrim boje- 1500 lekë. Taban të ri- 3000 lekë…Hmmmm jo keq…
Kaloj edhe nga Manjola i/e cila sapo mëson qëllimin e vizitës sime me tregon duke u përdredhur menynë dhe çmimet që ofron parukeri “Platoni”. Prerje flokesh… Ngjyrosje…Çngjyrosje…Ruajtje…Kruajtje (dmth krehje…) dhe në vijim një listë e gjatë modele flokesh dhe parukesh me çmime të kripura…
Kthehem ne dyqanin tim dhe nis të përgatis menyne time dhe çmimet përkatëse.
Poezi dashurie për nën 15 vjeçare, poezi dashurie për mbi 60 vjeç, poezi erotike per marinaret, poezi heroike për banditet e qytetit, ( të vrarë e të gjallë bashkë), Eposi i Kreshnikëve-remix, Eposi i vitit 97-të, poezi për oficerë në pension, ninulla, bejte, elegji, këngë vaji per trevat e Laberisë, ballada për hipite brekegrisura të kryeqytetit dhe hymne religjioze për fetarë të vonuar, poezi elektorale, hymne partish politike.
Në një tabelë tjetër përpiloj atë pjesë të letërsisë së kërkuar nga femrat. Letra dashurie të çastit, Ditare gjimnazistesh, Manuale për gra të dëshpëruara, Poezi për pasmesnate, Poezi banjoje, Poezi masturbimi. Erotikë për lëneshat, Romance azilesh,etj…
Fantazia ime merr zjarr dhe shoh që pak nga pak menuja ime përfshinë edhe koncepte letrare të cilat nuk e dija se ekzistonin në tërë këto dekada që bëj letërsi si një anonim i dështuar. Krijoj në çast edhe një zë të ri në menynë time: Homopoezi, kjo për hir të Manjoles dhe klientëve të tij. Me vjen keq që këtë nder nuk mund t’ia bëj këpucarit plak, por gjithsesi ku i dihet. Ndoshta edhe ai mund të këtë ndonjë brengë shpirtërore të cilën mund t’ia lehtësojnë vargjet e mia me porosi.
* * *
Klienti im i parë është një djalosh me flokët si të qethur me zdrukth i cili mban në dorë një dosje të grisur. Me kërkon 15 poezi erotike, gjysma e të cilave të fillojne me fjalën “Zemra ime” dhe të mbarojnë me ” syri yt i pagjumë”, gjithashtu 3 poezi të cilat të mos kenë asnjë pyetje brenda tyre, si edhe dy poezi vargu i tretë i të cilave të mos ketë fjalen “qiell” të permendur më shumë se dy herë. Pasi i hedh një vështrim të imtë menysë sime djaloshi që mesa duket është çirak në zdruktharinë pran porosit edhe një prozë poetike e cila të mos ketë hiç brenda saj poezi.
“E bën dot këtë gjë?”, me pyet tër kërshëri çiraku. “Sigurisht! Ti nuk e ke idenë se sa i rëndësishem është për mua klienti dhe porosia e tij! Ok djalosh…pas 3 orësh i ke gati të gjitha…”
I jap faturën dhe ai iken i kënaqur nga siguria që përçova tek ai me fjalet e mia të fundit.
Pas një gjysëm ore në dyqan hyn një tip i rëndë dhe turiderr i cili tërë dyshim tregon me bastun menynë e varur pas kokës sime.
“Zotëri, dua të besh shpejt e shpejt gati nja 3 copë ditarësh të çastit..por të jenë ditare të shkruara nga një njeri që rri lakuriq dhe me cizme! Ok? Kur të vi t’i marr?”
“Sot pasdite kur të doni”, i them tërë kënaqësi duke menduar se në darkë do çoj në shtëpi për herë të parë në vitet e fundit një tufë të bollshme me para…
Klientja e tretë është nga të Manjoles. Një zonjë gjashtëdhjetëvjeçare me floket që të kujtojnë një papagall penderrjepur me një vath të vetëm në njerin vesh e cila porosit “Letra dashurie për ushtar kufiri”. Duke u larguar zonja nuk harron të më thotë në konfidence që kufitari sigurisht nuk është nipi i saj.
* * *
Ora po shkon dhjetë e darkës dhe po bëj bilancin e ditës së parë. Klientët e mi të parë kanë marrë porositë e tyre dhe kanë paguar paratë. Uroj të jenë të kënaqur dhe kështu pak nga pak të krijoj klientelen time në dyqanin tim të pazakontë SHKRIME ME POROSI.
Kaq para sa kam bërë sot nuk i kam fituar kurrë as brenda një muaji…Nesër do paguaj të gjitha faturat dhe ndoshta deri për Krishtlindjet do ia kem blere Klarës atë gëzofin e shëmtuar që asaj i pëlqen aq shumë… (Eh sa të çuditshme janë këto femrat…Gjoksi im ka më shumë lesh se i tërë ai gëzof njëmilionesh… Vertetë si nuk hapa një biznes që të kishte lidhje edhe me leshin eee? )
* * *
“Zotëri, mund të shoh disa modele nga Homopoezite?”.
Ngre koken dhe shoh përballë meje një djalosh të ndrojtur i cili i skuqur nga ndjesi të përafërta me turpin shton ” jam miku i Manjoles”
I përgjigjem që akoma nuk është gati ai zë i menyse, por që mund ta ndihmoja me “Elegji për Anën e Pasme të Medaljes”, një vargëzim që me pak fantazi mund të përdoret edhe në ambiente homoseksualesh…Faqeskuquri miraton me kokë dhe thotë ” Manjola sigurisht ka fantazi tepër të zhvilluar”, nxjerr paratë…blen Elegjitë anale dhe largohet pothuajse me vrap…
* * *
“Dëgjo…dua dy poezi dhe një tregim të shkurtër…poezitë për të dashurën time që sot feston 3 vjetorin e ndarjes nga i shoqi, kurse tregimin e dua për babain tim…te jetë erotik dhe… me figura!”
Klienti duket shumë i sjellshem dhe i sinqertë. Por që të jem më cilësor në punën time e pyes të më tregojë më shumë rreth karakterit të dashnores së tij edhe të babait adrenalitik.
“E dashura ime është natyrë e ndrojtur dhe e turpshme dhe pothuajse pa përvoja me meshkujt …aq e turpshme saqë një herë ndërsa po më bënte oral e po më vriste me dhëmbet e saj, iu ankova dhe e di si m’u pergjigj? “Çudi…je i pari që ma bën këtë vërejtje” dhe u largua nga unë e skuqur nga turpi…”
“Kuptoj…kuptoj…besoj e kam të qartë tani natyrën e saj…”, e ndërpres rrëfimin e sinqertë të klientit dhe pa ia zgjatur shumë i them që porosinë e ka gati nesër në mëngjes…
“Nuk bëhet dot sot?”
“Hmmm…kanë ca punë ato figurat e tregimit…prandaj vonohet deri nesër në mengjes

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Doli libri i Dashnim Hebibit “Intervista në tranzicion -1”
» Freedom House: Kosova, përjashtim pozitiv mes vendeve në tranzicion
» Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar
» Artan Gjozi: Sa e vështirë të jesh njeri
» Arrestohet Artan Kristo për nxitje të terrorizmit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi