Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ré të zeza mbi RTK

Shko poshtë

Ré të zeza mbi RTK Empty Ré të zeza mbi RTK

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 11:06 pm

Ré të zeza mbi RTK

Ré të zeza mbi RTK 01astrit.agim_zatriqi_rtk-490x320


Pas tetë vitesh, Agim Zatriqi dha dorëheqje nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës. Nën menaxhimin e tij, RTK dominoi skenën mediale në Kosovë dhe u bë transmetuesi më i suksesshëm publik në rajon. Ikja e tij i vë një pikëpyetje të madhe të ardhmes së këtij mediumi. Ndoshta, defekti kryesor i punës së tij është se ai nuk la pas vetes asnjë trashëgimtar. E la vetëm një violonçel. Kush do t’i bie?

Nga Artan Behrami


Ré të zeza mbi RTK Gimshme

Agim Zatriqi, deri të shtunën drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës, pas tetë viteve u dorëzua. Ai nuk kishte më fuqi ta menaxhonte presionin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Dorëheqja e tij u aprovua menjëherë nga Bordi edhe më tutje i pandryshuar i RTK’së. “Po. Bordi i RTK’së e ka aprovuar dorëheqjen e Agim Zatriqit. Arsyetimi është personal”, thotë Vjosa Dobruna, kryetare e bordit të RTK’së.

Për Baton Haxhiun, drejtor i “Klan Kosova” dhe njohës i mirë i mediave në Kosovë, largimi i Zatriqit paraqet fundin e RTK’së si servis publik. Ndërsa, për Migjen Kelmendin, drejtor i “Rrokum TV”, i cili ishte edhe drejtor i Televizionit të Kosovës në periudhën 1999-2000, RTK gjatë menaxhimit tetëvjeçar të Zatriqit asnjëherë nuk ishte televizion në shërbim të publikut.

Sipas Baton Haxhiut, Zatriqi ka ndërtuar një institucion i cili që nga fillimi ka qenë i kosovarizuar. “Ka qenë institucioni i parë i pavarur nga politika dhe nga ndikimet kombëtare dhe ndërkombëtare. Por, ky është fundi i një institucioni të pavarur publik”, shton ai. Ndërsa, Migjen Kelmendi vlerëson se dorëheqja e Zatriqit është e vonuar. “Mendimi i jem asht rrafsh i kundërt me mendimet se tash që u largu Agim Zatriqi, shkoi edhe RTK’ja. RTK’në e shkatërroi Agim Zatriqi”, thekson Kelmendi.

Por, edhe Haxhiu edhe Kelmendi janë të bindur se largimi i Zatriqit nuk është bërë për arsye personale. Baton Haxhiu mendon se Zatriqi ka qenë i pafuqishëm t’i menaxhojë klanet brenda RTK’së, prandaj largimin e Zatriqit në këtë moment e vlerëson si hap të mençur. “Fakt është se nuk e kontrollon politikën redaktuese dhe programin si koncept, prandaj është e natyrshme që në prag të zgjedhjeve nuk i lejon vetes të ndodhin gjëra që mund të kushtojnë shumë në jetën publike. Agim Zatriqi ka bërë gjestin më të mirë për një profesionist. Ai është njeri që ka përgjegjësi për atë që bën”, vlerëson Haxhiu.

Nga ana tjetër, Migjen Kelmendi thotë se RTK’ja gjatë kësaj kohe u dëshmua se ka qenë gjithmonë një servis i personave të caktuar të interesit, por jo në shërbim të qytetarëve.
Sipas tij, përgjegjësi për rënien e RTK’së kanë edhe të gjitha Qeveritë që i ka pasur Kosova, por edhe partitë politike që nuk kanë lejuar që Kosova të kultivojë shërbim të qytetarëve. “Të gjitha Qeveritë, edhe kjo e Thaçit, e përdorën në mënyrën më flagrante RTK’në për nevoja partiake. Prandaj, RTK’ja ka arritur këtu me fajin e Agim Zatriqit”, potencon Kelmendi.

Pas largimit të Agim Zatriqit e ardhmja e RTK’së duket shumë e mjegullt. Kelmendi preferon një debat të gjerë publik mbi të ardhmen e RTK’së. Ai propozon që të hiqet dorë nga ambiciet për ta mbajtur RTK’në si televizion publik. Ndërsa, Baton Haxhiu thotë se pas largimit të Zatriqit, RTK’ja do të hyjë në betejën e klaneve dhe në luftë të feudeve të vogla brenda konceptit të lënë nga Zatriqi. Nuk e besoj se mund të ndërtohet një institucion me klane të sindikatave dhe njerëz që profesionalizmin dhe menaxhimin e kanë në emër të dikujt, e jo si koncept të ndërtuar nga vetja e tyre”, vlerëson Haxhiu.

Haxhiu, megjithatë, pranon se në Ballkan është vështirë të ndërtosh diçka që është publike, që ajo të jetë jashtë kontrollit të shoqërisë e cila çuditërisht e konsideron TV’në si pronë e jo si medium ku informohet dhe debatohet për probleme. Ndërkaq, Migjen Kelmendi thotë se tani po dëshmohet ajo që ai e kishte prognozuar qëmoti. “Ndodhi ajo që e kam thanë vite me radhë - servisi publik është një ambient shumë i madh për këtë shoqëri Prandaj, në një shtet që nuk i ka as dy vjet, në mungesë të shtetit ligjor me mendu se mundesh me e ndërtue një servis publik është një ambicie e madhe”, vlerëson Kelmendi.

Ndryshe nga Migjen Kelmendi, Baton Haxhiu vlerëson se Zatriqi ka ndërtuar një institucion i cili ka qenë i përbërë nga 5-6 gjenerata. “Ka qenë i vetmi që ka ndërtuar një institucion medial publik, i cili ka qenë më i miri në regjion dhe më i mirë se institucionet private televizive. Është rasti i parë në Ballkan që një institucion publik ka dominuar mbi dy institucionet e krijuara me fonde amerikane”, shton Haxhiu.

Por, Kelmendi mendon se në fundin e RTK’së nuk ka kontribuar vetëm Agim Zatriqi, por edhe personalitetet tjera publike. “Nëse e merrni edhe i skenon sms’at e Agim Zatriqit, numrat më të shpeshtë janë ata të Hashim Thaçit dhe Ramush Hradinajt”.

Në vitin 2001 Agim Zatriqi ishte emëruar në postin e Drejtorit të Televizionit të Kosovës. Më vonë, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës. Zatriqi më herët kishte punuar në Qendrën për Studime Humanistike “Gani Bobi”, kurse në vitet e ’80 kishte qenë Drejtor i RTP-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi