DY RË TË ZEZA MBI PRIZRENIN
DY RË TË ZEZA MBI PRIZRENIN
DY RË TË ZEZA MBI PRIZRENIN
Nga :Mr.sc.Nue Oroshi
Viti që e lamë pas, për qytetarët e qytetit të Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit do të mbahet gjatë në mend, por këtë herë për të keq. Do të mbahet mend për dy akte të shëmtuara, që të dyja të bëra nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Hashim Thaqi dhe Behxhet Pacolli. Ky tandem politik madje do të mbahet në mend, për të keqë, jo vetëm për Prizrenin, por për mbarë Kosovën për lëshimet e bëra në favor të politikës serbo-turke. Këtë favorizim serbo-turk që bëri e po e bënë tandemi fatkeq Thaqi-Pacolli, më së shumti në kurrizin e tyre, në fundvitin 2011, e ndjenë qytetarët prizrenas, të këtij qyteti të dy Besëlidhjeve Shqiptare, që fati gjeografik dhe historik ja ka dashur që të jetë qyteti që lidhë tri kryeqytetet shqiptare Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën.
Rëja parë e zezë, fitore e politikës së Serbisë
Fatkeqësisht, ligji mbi Qendrën Historike të Prizrenit i aprovuar nga Parlamenti i Kosovës i jepë kompetenca të paparashikushme ndonjëherë Kishës Ortodokse serbe, mbi komunitetet tjera fetare. Për këtë Parlamenti i Kosovës u mundua të ja lën „kopilin te dera“ Asamblesë Komunale në Prizren, por i hasi sharra në gozhdë - siç thonë. Me datën 08 Shtator 2011, Asambleja Komunale në Prizren e hodhi poshtë përmes një deklarate këtë projektligj, dhe, duke i sugjeruar Parlamentit të Kosovës mos ta aprovojë. Unë mbajta një fjalim në këtë Asamble, ku ndër të tjera thashë: Ky avancim që i bëhet kishës ortodokse serbe është i ndaluar me çdo konventë ndërkombëtare. Pse e ceki këtë, sepse shumica e kishave ortodokse serbe janë të ndërtuara mbi themelet e kishave katolike iliro-shqiptare. Duhet të mësohemi njëherë e përgjithmonë që, jo në dëm të njërit të dënohet historia jonë kombëtare shqiptare. Unë jam kundër këtij propozimi, dhe duhet që edhe Qeveria që t‘i shikon gjërat esull e syhapur. Edhe tjetrën dua t‘u bëj me dije. -Se, Prizreni nuk është qytet multietnik por qytet multikulturorë. Dallimi në mes të multietnicitetit dhe multikulturalitetit janë dy botra dhe një kufi i madh që i ndanë në mes vete. Një qytet multietnik është ai qytet i cili në përbërjen e tij ka katër deri në pesë etnitete të ndryshme me përafërsisht numër të njejt të banorëve 20-25 përqindë. Ndërsa, Prizreni me 90 përqindë shqiptarë dhe 10 përqindë minoritarë nuk është qytet multietnik siç trumbetohet, por është qytet multikulturorë, ku çdo pakicë etnike ka te drejtën e paraqitjes dhe ruajtjes se kulturës, traditës dhe historisë së saj. Pas këtij fjalimi dhe disa fjalimeve tjera, Asambleja Komunale e Prizrenit kundërshtoi ligjin mbi Qendrën Historike të Prizrenit, ku rezultoi edhe kjo deklaratë: „Prizren 8 Shtator 2011. Deklaratë me të cilën kërkon nga deputetët e Republikës së Kosovës, me përmbajtjen siç është paraqitur, mos ta miratoi. Kërkojmë, po ashtu, që ky projektligj të rishqyrtohet të zhvillohet një debat i mirëfilltë publik, me piqendër në opinionin e Prizrenit. Të mos trajtohet Kisha Ortodokse serbe si më e privilegjuara nga bashkësitë e tjera fetare. Po ashtu, konsiderojmë se edhe në aspektin juridik ky projektligj ka nevojë të jet më i qartë dhe më i plotë përkah përfshirja jo vetëm të ruajtjes së objekteve fetare, historike e kulturore, por edhe përkah ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit kulturorë.
Rëja e dytë e zezë, fitore e politikës së Turqisë
Derisa për fitorën politike të Serbisë me plotë të drejtë po kundërshtojnë qytetarët prizrenas, ata po heshtin për këtë Rë të dytë, të zezë, mbi Prizrenin fitorën politike të Turqisë.Dhe kjo fitore politike e Turqisë është arritur pikërishtë në momentin kur Gjykata Kushtetuse e Kosovës e hoqi vitin 1878 nga Logoja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, dhe pas një kundërshtie gati dy vjeçare, këtë e bëri edhe një pjesë e Asamblesë Komunale të Prizrenit, pikërisht 29 anëtarë të Asamblesë Komunale në Prizren, që, me datën 22 Dhjetor 2011 aprovuan vendimin famëkeqë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke e hequr vitin e mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 nga Logoja e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Dhe, mjerisht për këtë fitore të politikës së Turqisë mbi Kosovën, e në veçanti mbi Prizrenin, këtë qytet e ka kapluar një heshtje mortore. Këtu du ta bëj publik një fakt, se isha pikërisht unë që me përkrahjen e disa miqëve të mi brënda Asamblesë Komunale në Prizren, e kam bërë këtë bllokim për rreth dy vite. Por forcat e errëta brënda kësaj Asambleje Komunale e kishin ditur shumë mirë që unë personalisht do të festoj ditën e madhe të Krishtlindjes pranë familjes së ngushtë në Gjermani, dhe për dy muaj nuk kanë mbajtur fare mbledhje në Asamblenë Komunale të Prizrenit, por mbledhjen e kishin mbajtur vetëm dy ditë para Krishtlindjes, kur bota Evropiane përgaditet të festojë këtë festë të madhe. Qarqet e errëta antikombëtare pranë asamblesë komunale në Prizren, me ndihmën e 29 anëtarëve të Asamblesë, që në këtë rast ishin vetëm 29 robotë të politikës turke në Prizren, e aprovuan vendimin fatkeq të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për heqjen e vitit 1878 nga Logoja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, dhe kështu, duke bërë një tradhëti të pakontestushme që nuk do t‘ju falët asnjëherë. Dhe, pikërishtë këtu filloi ai rishikimi i qështjeve historike që kërkon Turqia nga Republika e Kosovës, për të na ndërruar historinë tonë kombëtare!
Madje, për këtë veprim antikombëtar, një kontribut të mbrapshtë përveç Degës së PDK-ës në Prizren, e cila tani më është e njohur për lëshime në dëm të qytetarëve prizerenas, e luajti edhe Dega e LDK-ës në Prizren, pa votat e të cilëve asesi nuk do të fitonte politika Turke mbi Prizrenin. Edhe protesta e OJQ-es, e mbajtur me plotë të drejtë në Prizren me 29 Janar 2012, me moton, Nuk e duam Ligjin, ishte protestë e duhur por e njëtrajtshme. Madje, atë protestë e kishin përkrahur edhe disa parti, të cilat vetem një muaj më parë e hoqen nga logoja e Komunës së Prizrenit vitin 1878,që është një dyftyrësi politike. Pra protesta për luftimin e këtyre dy rëve të zeza mbi Prizrenin duhet të jenë të plota dhe jo të njëtrajtshme. Pra, duhet të pengohet edhe dominimi i politikës serbe, por edhe dominimi i politikës turke në Prizren. E kur jemi tek ky dominim, nuk mundem pa e përmendë edhe Xhaminë e Sinan Pashës, e cila fatkeqësisht që një kohë të gjatë është hequr nga administrimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe është vendosur nën administrimin e Bashkësisë Islame të Turqisë! Që do të thotë, se kjo Xhami tani është pronë e Turqisë. Por, përkundër këtyre dy reve të Zeza që e kanë kapluar qytetin e Besëlidhjeve Shqiptare, Prizreninë, këtë qytet i cili gjatë gjithë historisë ishte qendër e organizimeve gjithëkombëtare asnjëherë këto Rë të zeza nuk do të mund ta kaplojnë tërësisht. Për këtë, poeti do të shkruan: „ bora i ka kapluar fushat dhe malet“,e rapsodi do të këndon me vonë: „në Kosovë pranverat s‘ndalen“.
Autori është Nënkryetar i Shoqatës së Intelektualëve Mbarëshqiptarë „Trojet e Arbrit“, si dhe Anëtar i Asamblesë Komunale të Prizrenit.
Lek- Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010
Similar topics
» Frikësohen nga listat e zeza
» Ré të zeza mbi RTK
» Ruzhdi Rexha, vëllau i ‘Komandant Drinit’ kandidat për Prizrenin
» Adnan Abrashi: Kur Artemije bëhet të vendosë për Prizrenin?!
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Ré të zeza mbi RTK
» Ruzhdi Rexha, vëllau i ‘Komandant Drinit’ kandidat për Prizrenin
» Adnan Abrashi: Kur Artemije bëhet të vendosë për Prizrenin?!
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi