Luan Xhuli: “Një grua me Urdhrin e Ujkut” (+ fragment nga romani i Petraq Ristos)
Faqja 1 e 1

“Një grua me Urdhrin e Ujkut”
Nga Luan Xhuli
Një roman triller, me një regjizurë tepër poetike dhe bindëse. E lexon me një frymë, duke çlodhur frymëmarjen dhe freskuar kujtesën, me skena sa të vërteta, aq dhe imagjinare, që të bëjnë të harrohesh, duke të mbushur me emocione ngjethëse.
Modern në kompozicion, cilësor në mesazhe tërheqëse dhe rrënqethëse, me gjuhë metaforike dhe ritëm që dhe poezia do ta kishte zili, ky roman bëhet një arenë intriguese midis reales dhe imagjinares, midis mitit dhe së vërtetës, midis përrallës dhe stilit modern. I shkurtër, me një ngjeshje të asimilueshme vlerash, romancieri Petraq Risto, tjerrë ide dhe mendime, shtron probleme dhe enigma, duke na vënë për promotorr logjikën dhe traditën, me të gjithë elementët jetësorë. Pa slogane dhe moralizime, me heronj mistikë dhe përrallorë, tonon surealizmin në ngjyra të forta të rrethuara me korniza gri, në ngjyrën e ujkut. Pikëpyetjet e një dyshimi apo mëdyshjet, i ka zgjidhur me kaq poetizëm, sikur tregon një përrallë tradite, që ta merr gjumin duke të shkaktuar një shqetësim tepër qytetar. Dhimbja dhe dashuria, tradita dhe patriotizmi, besa dhe fjala ndërthuren në një kryqëzatë dashurie, ku ngjizin një subjekt bindës, që dhemb dhe pikon gjak, sa njerëzor, aq kohor dhe mistik. Subjekti tonohet në plane praktike dhe origjinale, duke të kujtuar një film gjithnjë me ekran gri, ku lëvizin fasha drite që të rrëmbejnë.
Heronjtë, sa mistikë dhe të kohës, kanë magnetin e tërheqjes, duke të marrë me vete.
Tragjikja dhe lirizmi, të gërshetuara me gjuhë poetike, shkaktojnë emocione të çuditshme dhe reale, duke të gllabëruar shpesh në ndjesi krenarie dhe frike.
Një subjekt tronditës, i gdhendur me emocione reale, të bën të dashurosh dhe të urresh, të jetosh dhe të mbash qëndrim qytetar dhe progresist.
Pa dashur të zbulojmë gjithë çka ndodh në romanin e Ristos, po perifrazoj linjën dominuese të tij…
Një subjekt i thjeshtë, por tepër i veçantë e hipnotizues. Një djalë, Destani, nga Veriu i Shqipërisë, bashkë me gruan e tij greke, Helenën, vijnë në prag të Krishtlindjeve në fshatin e largët të braktisur nga njerëzit, ku, për fat të keq, kanë zbritur ujqit. Në këtë fshat malor, mes dëborës së ngrirë, mes ulërimave të ujqve, shtjellohet, me një shkallëzim dramatik, gjithë fabula sureale e romanit. Në fshat bashkë me ujqit vërtitet dhe jeton edhe Virgjëresha e Maleve, një femër e kthyer në burrë, sipas zakoneve të vjetra shqiptare, ngaqë ia kanë vrarë të tre vëllezërit e ajo do që të hakmerret. Destani, dikur ka qenë i dashuri i Virgjëreshës, por kupton se edhe ai, edhe Helena “janë thirrur” nga Virgjëresha me “Urdhrin e Ujkut”. Madje, po me këtë Urdhër... janë thirrur edhe një nga vrasësit e vëllezërve të saj, edhe dy prokurorë të Hagës...., edhe të tjerë...
Një gërshetim artistik i reales me irealen, një psikanalizë e hollë, poetike, me një ritëm filmik, me ndodhi të pabesueshme e të besueshme, me një ekzotizëm të admirueshëm, një roman që lëviz në shkollën e realizmit magjik, gërshetuar me triller dhe që ia arrin qëllimit, duke përcjellë te lexuesi shumë mesazhe humane …
_____________
Petraq Risto
Një grua me Urdhrin e Ujkut
Roman
(Fragment)
... Varret e prindërve ishin pranë e pranë; ai i përkëdheli, hoqi borën e ngrirë që kish veshur fotot, vendosi një cigare te mermeri i varrit të babait, i puthi të dy fotografitë dhe bëri të largohej. Hodhi sytë rrotull, por pakujdesinë e mosardhjes së njerëzve, e mbulonte bardhësia e kujdesshme e borës. I erdhi për të qarë. Nuk kish më keq se braktisja e varreve. Edhe atje, në Greqi, veçanërisht në veri, kishte shumë fshatra të braktisur, po jo kështu, pa pikë njeriu, vetëm me një patkua qielli mbi krye, si për të kthyer në simbol Ujkun apo Ulërimën.
Duhej të bënte diçka që ta kthente fshatin në jetë e t’i gëzonte këto varre. Po çfarë, nuk e dinte. Rrotull nuk kish gjurmë ujqish, mbase qenë mbuluar nga dëbora që kish rënë edhe në mëngjes.
Tani duhej të kthehej, të merrte pak djathtas e të ndalej te mulliri, ku ishte Bozhurja. Nuk dinte çfarë të bënte. Ku do të shkonte në këtë mot të keq? Goditja që kish pasur Helena me shikimin, e kish tronditur dhe tani ai nuk dinte si të reagonte me Bozhuren, t’i hakërrehej, ta kërcënonte, ta denonconte... Martini i kish thënë në celular, nëse e kish takuar Bozhuren, pra, dilte që ata të dy qenë lidhur prej kohësh dhe Virgjëresha qe mbështetur nga një kushëri i saj në të gjithë këtë aventurë çmendurake, larg njerëzve. Mbase kjo mbështetje ishte diçka normale, por pse gjahu i parë i kësaj femreujkonjë të ishte pikërisht bashkëshortja e tij? Xhelozi? Përpjekje për të fituar dashurinë e humbur, për të cilën, para disa orësh, ajo kish marrë thjesht një akt seksual? Natyrisht edhe ai... Destani, tani që ishte në metrat e fundit të rrugës pranë mullirit, kishte një zemërim të çoroditur, si një minë që nuk dinte nga do t’i shkonin ciflat pas plasjes.
Sapo dëgjuan zhurmën e makinës, ujqit e Virgjëreshës ia plasën ulërimave në një kohë.
U zgjua dhe Bozhurja.
Ajo e priste ardhjen e Destanit. Kodi i saj nuk gabonte. Kish fjetur vetëm gjysmë ore dhe gjatë gjithë kësaj kohe kish menduar për fatin e saj, për fatin e dashurisë së parë, e cila qe kthyer në pluhur vetëm nga fati i lig i jetës. Ajo, e cila tashmë i njihte mirë llojet e armëve, e krahasonte veten me një ruletë ruse, që në lojën e vet nuk luante me një plumb, por me katër plumba, nga të cilët kish harxhuar një, dhe sot priste të ndizte plumbin e dytë e të vriste Agron Vratajn, që natyrisht ajo “e kish thirrur”. Pas tij do të vriste dhe vëllain e tretë të vrasësit të vëllezërve të saj... Plumbi i katërt i ruletës qe, ose për Destanin, ose për të shoqen e tij, greken, që siç thoshte Martin Ujkaj, ishte tepër e bukur. Destani ndali veturën para mullirit dhe shkoi drejt Virgjëreshës me një hap më të sigurt. Që nga dritarja ajo e kuptoi guximin e tij. Ia dha një ulërime të çuditshme dhe Destani shtangu te pragu. Çuditërisht, atë ulërimëkuje, ujqit e Bozhures nuk e pasuan. Edhe kafshët e kuptonin se ulërimëkuja më shumë i takonte pjesës njerëzore të Virgjëreshës. Destani bëri të trokasë, por papritmas dera e mullirit u hap dhe Bozhurja u shfaq më e bukur se kurrë: e egër, gjysmë e përlotur, e gatshme të përballte stuhinë e dashurisë së saj.
- Mirëmëngjes! – i tha ai.
- Mirëmëngjes – ia ktheu ajo.
- Aty janë ujqit? – e pyeti ai.
- Po, këtu janë. Për çfarë erdhe?...
- Erdha për ty, Bozhure, erdha të të them se nuk po vepron mirë, as me mua, as me gruan time.
- Çfarë i ka ndodhur asaj?...
- Nuk shikon mirë. Shikon vetëm bardhë e zi, si ujqit dhe i gjithë faji është i yti.
- Unë nuk kam faj...
- Po, ti e ke fajin. Martini më tha ne telefon se duhet ti japim qumësht ujkonje. A mund të gjejmë?
- Do gjejë unë. Po dhe qumështi i ujkonjës nuk do ta shërojë. – foli Virgjëresha dhe u ul në shtratin ku para disa orësh të dy qenë dashuruar.
- Si ka mundësi?! Po Martini më tha... – ia bëri Destani, i cili sërish qe befasuar nga ajo ftohtësi e Bozhures dhe nga ajo siguri që buronte nga një brendësi e errët shpelle.
- Unë di më shumë gjëra se Martini. Dil, Destan, shko te gruaja jote. Pas një ore do vijë dhe unë tek ajo.
- Do ta takosh Helenën?... Do që të më ndash me të?...
- Jo, nuk do të ndaj...Përkundrazi...Vetëm patjetër duhet ta njoh...Të japë fjalën e burrneshës.
Destan Logu u bind. Kish ardhur me qëllim që t’i hakërrehej e ta kërcënonte këtë gruaujk, por përballë saj zemërimi fashitej e kthehej thjesht në një flokë bore, që e dinte destinacionin e vet: tokën.
- Mirë, po kthehem, - i tha Destani, - veç të lutem mos më merr në qafë. Ajo është gruaja ime, nëna e fëmijëve të mi të ardhshëm... Unë gjithnjë kam qenë krah teje,... burrneshë...
Me një shkathtësi e befasi të habitshme, ajo iu hodh në krah, duke ia plasur sërish asaj kujës së errët, të cilën Destani tashmë e ndjeu brenda gjoksit të saj, që gufonte me ngulçin e njeriut në torturë. Për herë të parë Destanit iu dhimbs ajo femër e vetmuar, ndaj u ul në shtrat dhe ia morin kokën e bukur në prehërin e tij.
- Tërhiqu nga kjo jetë, Bozhure. Nuk është mirë të torturohesh kështu...
Ajo hungëriti në këmbët e tij, pastaj ngriti kokën me sy të çakërdisur. Destani e kuptoi se nga shpella e gjoksit të saj, nga thellësia e barkut, po vinte lukunia e instikteve, ndaj u ngrit për t’u larguar, por ajo e mbështolli me një fuqi ujkonje dhe e shtriu sërish në shtratin ku para pak orësh qenë dashuruar marrëzisht. Virgjëresha e puthte në buzë, në qafë, në shpatulla dhe, duke e puthur, zhvishej, pa pasur frikë e turp. Egërsia dhe zjarri me të cilën ajo kërkonte të bënte seks, e joshte sëtepërmi Destanin, por edhe ai përpiqej t’i ruante instiktet e tij mashkullore, që të mos kalonin kufirin e instikteve të asaj femre. Arriti t’i thoshte vetëm:
- Bozhure, mos më le shenjë...
Ajo nuk foli. Tashmë ishte cullak, me trupin e saj në ngjyrë eklipsi, i cili zjarrmonte dhe fërgëllonte epsh dhe, në atë çast seksual, Destani mendoi se Bozhurja ishte e çmendur. Dy gjinjtë e saj, a thua se ishin dy qingja të bardhë në një lëndinë me borë, dukej sikur s’kishin të bënin fare me atë ujkonjë, që kish mënyrën e vet të të argëtuarit. Destani i mori dy gjinjtë e bukur në fytyrën e tij, që kish nisur të djersinte, i përkëdheli, pastaj i shtërngoi mes gishtërinjve eshtakë. Ndjeu penisin që iu bind instikteve të asaj femre të marrosur dhe si një ujk i vogël rrëshqiti brenda në shpellën e nxehtë të nënbarkut. Këtë rradhë Destani nuk po ndjente kënaqësinë e disa orëve më parë, mbase sepse i dukej sikur po bënte seks me një të sëmurë psikik, mbase, sepse, ndjenja e fajit ia kish mpirë subkoshiencën, mbase sepse, duke u dashuruar me Virgjëreshën, ajo po e largonte nga Helena.
- Shtërngomi gjinjtë! - i pëshpëriste ajo - shtërngomi fort, fort...I bukuri im, i miri im, trimi im, shpirti im...
Sërish një ulërimë e thekshme dhe ujqit në dhomën matanë ia kuptuan gjendjen, sepse edhe ata ia dhanë ulërimës, madje, mes atij kori ujkor, Destanit iu duk sikur dëgjoi dhe një të qarë foshnjeje...
Të dy, femra dhe mashkulli ishin në këmbë, lakuriq, ngjitur me njeri – tjetrin, në kulmin e epshit e, në atë çast, ndodhi ajo që e la Destanin pa fjalë e pa mend: nga dy gjinjtë, nga ato dy qingja të vegjël, nisi të buroj qumësht... Destani mbajti frymën. Kish ngrirë nga befasia. Mendoi se Bozhurja duhej të ishte kthyer në ujkonjë, mbase kish dashuruar ujkun mbret dhe ai fëmijë që qante në dhomën matanë, duhej të ishte ndonjë foshnjë gjysmëujk e gjysmë njeri...
- O Zot! - arriti të pëshpërisë - Po foshnja matanë, e jotja është?...
Virgjëresha nuk foli, ngadalë u shkëput prej tij, shkoi në tryezën e vogël aty pranë, mori një filxhan kafeje, mbi të cilën derdhi qumështin e gjirit. Nga të dy thithkat buronte një qumësht i bardhë, a thua se ishte shpirti i ndonjë orteku, apo ajo, Bozhurja, ishte një Zanë që, me qumështin e saj, ushqente ndonjë kreshnik si Muji.
- Këtë qumësht jepja gruas ta pij. Shumë shpejt do ta shikoj botën me të gjitha ngjyrat, - tha ajo, tmerrësisht e qetë, si i sëmuri që sapo ka shpëtuar nga kthetrat e krizës.

Për ZSH: Jeton Kelmendi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» “Një grua me Urdhrin e Ujkut” – roman i ri i Petraq Ristos
» Botohet në Francë vëllimi poetik i Petraq Ristos
» POEZI NGA LUAN XHULI
» Kristaq Shabani:Sjell fragment Romani nga Didian Shtatori!
» Viktoria Xhako:Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi