Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!”

Shko poshtë

Viktoria Xhako:Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!” Empty Viktoria Xhako:Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 04, 2012 2:29 pm

Viktoria Xhako:Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!” 260667_100000525636701_1887899921_n

Viktoria Xhako:Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!”

Makina qëndroi pak larg portës së hapur të varrezës së qytetit. D. zbriti shpejt, kaloi në krahun tjetër, i hapi derën dhe i zgjati G. të dy duart. Frynte një erë e lehtë. Me gjethet e pemëve në gojë, ajo pëshpëriste ngadalë melodinë e trishtë të vdekjes. G. zgjati me kujdes njërën këmbë jashtë makinës, pastaj tjetrën. D. e përfshiu me krahët e tij të fortë dhe e ngriti lehtë në këmbë atë pak gjë që kishte mbetur nga ajo gjatë atij viti lëngate. Djali i G., pasi fiku motorin dhe u çlirua nga rripi i sigurisë, doli nga makina. E mbylli, e kontrolloi, futi në xhep telekomandën dhe mori drejt portës. Në hapin e tij të nxituar u ndie padurimi i takimit. Sa vjet? G. u mbështet në krahun e D. Të dy ecën pas djalit. Mbi varret shtrihej një heshtje e thellë. Dëgjohej vetëm kënga e trishtuar e erës. Ajo hynte në skutat më të thella të shpirtit, zgjonte kujtimet, nxiste derdhjen e lotëve, pas të cilave fillonin ngashërimat mbytëse. Ata ecnin ngadalë pas djalit në rrugën e shtruar me kalldrëm, që gjithsesi i kish thyer konturet nga varret e shumta që shkaktoi lufta civile. Rrugicat e ngushta ishin dëshmitare të këngëve të vajit, kur mbi kurriz të tyre ecnin kortezhet e përmortshme. Mbi supet e kortezheve kishin ecur arkëmortet, mbushur me boshin e jetës, të futur në veshjen e fundit prej dërrase, që t’u ruheshin për pak kohë format e para. Mbi veshjen e dërrasës tufa zambakësh. Era u këndonte trishtueshëm këtyre bosh jetëve, por këngën e saj e dëgjonin vetëm kortezhet.
G. u shtrëngua pas krahut të D. Ai ecte ngadalë me hapin e saj. Pa hedhur shikimin andej – këtej, ai shihte varret buzë kësaj rrugice: në foto një nuse e re, veshur me fustanin e bardhë, më tej një fëmijë, më tej një burrë i vjetër. D. nuk e njihte këtë varrezë. Kohë më parë ia kishte përshkruar e bija. Atje, në të djathtë ishin shkallët e rrëpirta. Sytë e G. nuk i mbajtën më lotët. Ata ia veshën pamjen e lëndinës së vogël. Të katër varret me pllakat e mermerit të bardhë, të heshtura, prisnin vizitorët. Pema mbi varrin e nënës përkundej lehtë nga kënga e trishtë e erës.Trëndafili i egër jetonte. D. i shtrëngoi krahun. Kapërcyen me kujdes shkurret, iu afruan djalit. Ai u kish ndezur nga një cigare dhe i kish lënë mbi mermer. G. u ul me vështirësi në gjunjë pranë varrit të t’et. D. qëndroi pas saj, gati për ta ndihmuar në çastin e duhur. Pllaka e mermertë ishte e mbuluar nga gjethet e pemës. G. mbështeti faqen e majtë në mermer dhe sytë e lotuar ia nguli fotos së babait, nga ku e panë sërish sytë e tij të pikëlluar. Loti i syrit të saj rrëshqiti tek syri tjetër, ia mori lotin atij dhe të dy bashkë rrëshqitën nga cepi i syrit si dy pika gjak zemre duke ngrohur mermerin e ftohtë.
G. ngriti dorën. D. i gatshëm ta ndihmonte, u përkul mbi të. Ajo e tërhoqi. Ai u ul në gjunjë pranë saj. Shikonte në heshtje atë foto, duke shpresuar se gati – gati ajo do t’i fliste. Në vend të fotos, me dorën e tij shtrënguar në dorën e saj, foli G.:
-Kishe shumë të drejtë, baba, kur më thoshe ”është djalë i mirë ai që e ka pikturuar këtë kullë”. –
Era ia mori tingujt ngashërimit të saj dhe i futi në këngën e vet të trishtë. Cigaret po digjeshin mbi mermer, duke lënë hirin të paprishur. Pema këndonte pikëllimin...

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!” 562167_457835210910663_1615007714_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi