Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

2 posters

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:58 pm

Disa filluan të më shoqërojnë në vajë.
Kryetari u tremb. Brofi në këmbë, bëri disa hapa dhe m ’u afrua shumë afër:
-Zotëri Ajrush, Kosova gjithmonë ka bërë gjithçka për Shqipërinë; 
Shqipëria kurrënjëherë nuk ka bërë asgjë për Kosovën. Kjo është kështu dhe 
pikë, them unë Refat Agolli, kryetar i komunës së Progërit.
-Ne ku jemi, zotëri kryetar?,- e pyeta me një ton të ngritur.
-Tanimë është vonë,- tha.
Nuk pajtohem,- ia prita,-Shqipëria e dha provimin në çastin më të duhur. 
Sot, Ajo dha gjithçka për Kosovën. Kjo është kështu dhe pikë, them unë 
Hajrush Idrizi, mësues.
----------
* Emrat e nxënësve janë të saktë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:59 pm

NË XHAMI TË KORÇËS

E premte, 23 prill, 1999.
-Buq , sot është ditë e Xhuma, ti e din, u bënë më shumë se dy muaj që nuk 
kam falur asnjë namaz të Xhumasë. Këtu, në Progër nuk kishte xhami, por më 
kanë thënë se në Korçë ka . A bën të shkojmë në Korçë e ta falim Xhumanë?- 
më pyeti Ylberi me një ton tepër lutës.
-Bën or bir, bën, por është duke rënë shi i madh e çull do të bëhemi,- ia 
prita.
-Po, shiu do të ndalet,- m’ a ktheu dhe filloi ti lutet diçka Zotit.
Menjëherë pushoi shiu, rrezoi edhe dielli.
Ora është njëmbëdhjetë e tre çerekë.
-Eja buq, po nisemi! E shihni, po nxenë dielli-më tha.
U nisëm në këmbë për në aksin rrugor Bilisht-Korçë. Dolëm te lokali 
“Xixëllonja” ku është stacioni i autobusëve për në Korçë. Menjëherë futemi 
në një minibus dhe shumë shpejtë arritëm në qytet. Ne nuk i dënim xhamitë 
në atë vend. Disa qytetarë na orientuan për një xhami afër tregut të 
çaklave. E gjetëm. Xhamia është e vjetër, me oborr të parregulluar, pa 
shatërvan për të marrë abdesët. Aty, fare pranë xhamisë, kërkuam ujë tek një 
shtëpi. Një zonjë, me të kuptuar qëllimin tonë, fluturoi dhe pa u vonuar na 
e solli një shishe ujë. Morëm abdes dhe e falënderuam zonjën për shërbimin 
që na e bëri. Ajo u bë shumë kureshtare dhe:
-Ju lutem, mos jeni kosovarë?
-Po,- i themi.
-Zoti qoftë me ju!,- na uroi.
-Edhe me juve, zonjë! -ia kthyem.
Futemi në xhami. Ajo, për Brenda qenka shumë e rregulluar. Muret i paska të 
stolisura me shumë arabeska, citate Kur’ anore. Qenka shumë e pastër dhe 
mjaft mirë e shtruar. Në xhami ka shumë faltorë moshash të ndryshme madje 
edhe femra gjë që në Kosovë nuk praktikohet në namazin e xhumasë.
Ylberi është shumë i gëzuar që gjendet në mesin e xhematit. Me interesim 
vështron çdo hapësirë të xhamisë.
Po afrohet koha për faljen e namazit. Vjen edhe imami i xhamisë. Është një 
burrë afër të gjashtëdhjetave. I veshur pedant, me fes të kuq në kokë, me 
shall të bardh, me xhybe të zezë e të gjerë, i plotë, vital, thënë shkurt, 
hije i paska për imam. Pranë tij është një burrë rreth të tridhjetave. Ka 
mjekër të lëshuar, i shëndetshëm, me këmishë të bardhë e xhemper të 
blertë, pa kapuç. Imami i xhamisë ia dha fjalën burrit që është pranë tij.
Ky, u çua në këmbë, u kthye përballë nesh me:
-Bismil-lahir-rahmanir-rahim!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:59 pm

Vëllezër e motra myslimanë, sot kam paraparë të flas për “Abdesin”. E 
zgjodha këtë temë sepse më kanë rënë në sy disa njerëz, të cilët kur 
marrin abdes , nuk i përmbushin rregullat e caktuara dhe të domosdoshme që i 
kërkon Allahu i Madhërueshëm. Dhe nisi ta përpunojë temën në detaje. Edhe 
lutjet nga hudbeja i bëri ky i ri. Pasi mbaroi lutjet e zakonshme në hudbe, 
na u drejtua nga lart:
-Vëllezër dhe motra shqiptarë! Sot, populli i Shqipërisë, padyshim, është 
populli më i dashur tek Allahu i Gjithëditur. Thënë ndryshe, ne jemi fare 
pranë Tij. Përse po u them kështu?
Po u përgjigjem që tani:
Ju hapët zemrat tuaja, ju hapët portat tuaja, ju bëtë edhe të pamundurën për 
vëllezërit tanë nga Kosova. U siguruat strehë, bukë, kripë e ngrohtësi, u 
treguat të mëshirshëm, e Allahu i do mëshiruesit, mirëbërësit, i shpërblen 
ata, ngase Ai është Mëshirues dhe Mirëbërës. Ne, vëllezër e motra por edhe 
vëllezërit nga Kosova do shpërblehemi nga i Madhi Zot. Pasha Kur’ anin 
Famëlartë, vëllezërit tanë kosovarë shumë- shumë shpejtë do të kthehen në 
vatrat e tyre! Patjetër!,-thirri hoxha me zë të lartë.
-Amiiin!,-thamë me zë.
Pastaj imami vazhdoi faljen e namazit të Xhumasë sipas rregullave të 
caktuara.
Dolëm nga xhamia tepër të kënaqur ngase e kryem edhe një obligim ndaj Zotit 
të cilit i kemi tepër borxh por edhe iu lutëm që të na ndihmojë në këto 
çaste marramendëse nëpër të cilat po kalon populli ynë.
-Buq, e ndjeve hoxhën në hudbe?-më pyeti Ylberi
-Po.
-Ai u betua në Kur’ an se ne shumë shpejtë do të kthehemi në shtëpitë tona. 
Buq, unë i besoj Allahut por edhe hoxhës. Padyshim, fjalët e hoxhës janë të 
vërteta.
Amin!- i thash Ylberit.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:59 pm

DITËLINDJA E YLBERIT

E diele, 2 maj, 1999.
Sot, Ylberi, djali im më i vogël e ka ditëlindjen e gjashtëmbëdhjetë. Disi 
nuk më duket se është e vërtetë. Merreni me mend si e feston , ku e kremton 
dhe pse mu në Progër. Por kjo është e saktë.
Zgjohet nga gjumi. Nuk flet asgjë. Zbret tek burimi për të marrë abdesët. 
Merr abdes , kthehet prapë në “banesë” dhe e falë namazin e sabahut. Nuk 
mund ta di se çka po i lutet Zotit. E vështroj me shumë dhimbje . Pasi 
mbaroi faljen e namazit i them:
-Allahu ta pranoftë lutjen biri im!
-Amin!,-tha.
-Ore, sot e paske edhe ditëlindjen. Urime!,- i them.
Për ta thyer monotoninë, Enveri ia ngreh veshët gjashtëmbëdhjetë herë. Edhe 
e ëma vepron si Enveri.
-Hej, m’i bëtë veshët sa të gomarit të xhaxhit Yllnor!,-u mahit Ylberi.
Të gjithë qeshëm.
Unë nuk ndihesha mire. Pa dashje u ngrita në këmbë, eca nëpër dhomë, dhe 
papritur u gjeta para një pasqyre në formë rrethi që është e varur në mur. U 
tmerrova nga vetvetja. Me të shpejtë iu shmanga pasqyrës dhe dola në 
terasë. Nga terasa hodha shikimin në horizont. Duke soditur natyrën, m’ u 
ndal shikimi në majat e Malit Morava, emrin e të cilit e kisha dëgjuar në 
këngën popullore: ” E bardhë po m’ dukesh moj Hatixhe, si bora n’ Morav-e”. 
Ndonëse sot është dy maji, majat e Moravës shkëlqejnë nga bora, vërtetë e 
bardhë. M’ u duk sikur jam në Ferizaj e para meje kam Sharrin tim . Po 
shumë u përmallova!
Mora një karrige, u ula, mbështolla një cigare me duhan “Tarabosh” dhe paksa 
u qetësova. Poshtë, tek burimi shumë progare filluan të lajnë petka, sidomos 
qilimë e tepihë. Po thuaj se të gjitha më përshëndesin :“Emo, keni gdhirë 
mirë!”
Ndonëse akoma s’e kemi bërë një muaj që kur u vendosëm këtu, të gjithë 
progarët po na njohin, na i dinë edhe emrat por çka është më e rëndësishme, 
na respektojnë tepër shumë.
Në këtë moment erdhi Avdyli për të na vizituar. Sapo u përshëndet me mua 
pyeti:
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:00 pm

-Ku është Beka ?( Ylberit i thonë Bekë ). Dua t’ia zgjat veshët.
-Eu, po zavall të madh paskan sot veshët e mi!,-foli Beka brenda.
Në derë u përqafuan mes veti.
-Baci Hajrush, a ta ka marrë mendja se Beka do ta festojë ditëlindjen në 
Progër?!-më pyeti Avdyli i dëshpëruar.
-Jo Avdyl, nuk e kam ditur . Ne jemi shumë të vegjël për të ditur gjë. Këto 
punë i udhëheq Tjetërkush. Mos u brengosni aq shumë. Ne duhet të sillemi 
sikurse të jemi në shtëpi, në Ferizaj. Zoti është shumë i Madh. Ai qysh na 
solli këtu mund të na kthejë në shtëpitë tona.
-Kur ?!
-Po. Kjo do të ndodh atë ditë kur s’do të kemi ujë për të pirë në burimin e
Progërit. E harxhojmë ujin tonë dhe do të shkojmë atje ku do të kemi për të 
pirë. Kjo është vetëm kështu, dhe ndryshe nuk bëhet.
Avdyli më përcolli si me dyshim. Vetëm Ylberi u besoi fjalëve të mia 
plotësisht.
*
Pasdite erdhën shumë të rinjë e të reja progare për t’ia uruar ditëlindjen 
Ylberit. I sollën edhe dhurata modeste e gjëra ushqimore.
Padyshim se këtë ditëlindje të Ylberit nuk do ta harroj për së gjalli.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:00 pm

“ BOBO, Ç’ E GJETI PROGËRIN ! “


Pasdite, e martë, 11 maj 1999.
Kryeplaku i Progërit, Petrika është një burrë rreth të pesëdhjetave. Është 
burrë me shumë autoritet në tërë komunën e Progërit. Shoh se përpos detyrave 
të rëndomta të komunës, tash është i angazhuar edhe me hallet e kosovarëve. 
Angazhohet për strehimin, ushqimin dhe shëndetin tonë.
Sot erdhi tek unë. Duket shumë i disponuar. Fill pas përshëndetjes, pa u 
ulur, m’ u drejtua:
-Dëgjo zotëri Ajrush, të pata premtuar kohë më parë se do të bëj çmos për 
të vendosur në një shtëpi më të mirë. E zgjodhëm edhe këtë problem. Që nesër 
do të vendoseni në shtëpinë e Bilbilit. Është shtëpi e shkëlqyer, bile kjo 
shtëpi na ishte ish shtëpia e Maço Lakrorit, keni dëgjuar për të. Jam shumë 
i bindur se edhe juve do të ju pëlqejë dhe do të jeni të rehatuar në 
të,-foli me dashamirësi dhe vijoi,- Më besoni, sapo të shihja, fshihesha nga 
ju, sepse turpërohesha meqë s’ arrija të ta sigurojë një strehim të duhur. 
Tani që u zgjidh ky problem, jam shumë i gëzuar. Eja të vemi tek shtëpia që 
ta shohësh! Kam bindjen se edhe ju do të jeni të kënaqur.
-Ju faleminderit zotëri Petrika, por edhe këtu ku jemi, mirë është,- i 
them.
-Lere të lutem! Mirë i thua kësaj?! Pijetore na ishte kjo dhomë. Jeni në 
fushë të hapur,s’keni as banjo (w .c.) e as ku të bëni dush. Kam dëgjuar se 
po u pastruaki natën jashtë. Portën po e mbyllnit me guvertë për të mos hyrë 
qentë. Mik, e dimë ne ç’ është mirë. Mos e zgjat më shumë por çohu e të 
vemi tek Bilbili ngase është duke na pritur!- më urdhëroi.
Shkuam në shtëpinë e Bilbilit. Ai ishte aty. Na priti ngrohtësisht . Ishte 
i njohur me rastin tim. Na futi në të gjitha dhomat.
-Ja, këtu është kuzhina, keni sobën (shporetit i thënka sobë) e druve 
edhe të korrentit. Këtu mund të gatuani, zieni e të hani me komoditet. Lart 
keni dy dhoma për të fjetur, keni edhe dhomën e miqve. Besoj se këto ju 
mjaftojnë meqë kam dëgjuar se jeni katër frymë,-më tha.
Ma tregoi edhe tualetin, vendin për dush, disa çakla në një dhomë, gjendjen 
e njehsorit të rrymës elektrike etj.
-Miku im këto janë të tërat. Jam i bindur se do të kaloni çaste të 
rehatshme në këtë shtëpi. Askush, asnjëherë nuk do të ju trazojë,- m’ ë 
tha.
-Të faleminderit mik! Gjërat që m’i ofruat janë të mrekullueshme. Një 
gjë po ua them: Kjo shtëpi është shumëfish më e mirë se sa shtëpia ime që e 
kam lënë në Kosovë. Shumë, shumë po më pëlqen, por më duhet t’ua bëj me 
dije se shtëpinë duhet ta shfrytëzojmë në kohë të pacaktuar, se, fati ynë 
nuk dihet, mund të qëndrojmë gjatë këtu. Edhe një gjë po u siguroj: 
Shtëpinë do ta ruaj edhe më mire se sa shtëpinë time.
Ulemi në njërën dhomë ku na shtroi pije dhe llafosëm gjerë e gjatë. Petrika 
duket më i gëzuar se unë. Për darkën u morëm vesh, atë do ta hamë tek unë.
Shkuam në “banesën” time ku qëndruam deri pas mesnate duke ngrënë, pirë e 
biseduar me ta. Për çelësat u morëm vesh, ata do të m’i dorëzojë nesër në 
orën shtatë meqë po shkuaka herët për në Korçë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:00 pm

E mërkurë, 12 maj, 1999.
Në orën gjashtë e gjysmë shkova tek Bilbili për t’i marrë çelësat. U 
përshëndetëm miqësisht. Edhe njëherë më futi nëpër dhoma. Ma tregoi edhe 
oborrin, kopshtin m’i dha edhe disa këshilla shumë të dobishme.
-Dëgjo vëlla,- më tha,- shtëpinë e kam në Korçë. Atje banoj me dy çupka dhe 
gruan time. Këtu, në Progër, përpos kësaj shtëpie kam edhe ca dynymë tokë, 
të cilën e punoj, e , herë pas herë flemë edhe këtu por jo rregullisht . 
Shtëpia duket paksa e shëmtuar, e papastër, me baroja, por kam bindjen se 
ju do ta përterini e do t’i jepni jetë. Pra, të rroni me shëndet dhe paçi 
fat e lumturi në të! Dashtë Zoti e nesër të ktheheni në shtëpinë tënde 
ama, për të qëndruar-qëndroni sa të doni, pa kufizim kohe,-më tha dhe m’i 
dorëzoi çelësat.
Ai vajti për në Korçë kurse unë shkova në banesë ku më pritnin familja.
Djemtë u gëzuan shumë kur m’i panë çelësat në dorë. Me të shpejtë ia bëmë 
adetin mëngjesit. Gjësendet që duheshim bartur i bëmë gati. Një fqinjë sapo 
mësoi për shpërnguljen tonë, erdhi me një karrocë kali për të na ndihmuar në 
bartjen e çaklave. Për çudi, paskemi pasur bukur shumë gjëra, një karrocë 
përplot. I dërguam gjësendet në shtëpinë e re.
Djemtë dhe gruaja janë tepër të kënaqur sepse dhomat janë tepër të mira, 
të pajisura me orendi, me dyer e dritare të bukura, me oborr të rrethuar, me 
kopsht e gjelbërim të mrekullueshëm. Edhe familja e Rizahut dhe e Kudriut 
janë po ashtu të kënaqura. Që të gjithë kanë ardhur për të na ndihmuar në 
pastrimin e shtëpisë dhe të oborrit. Erdhën edhe disa vendas të cilët 
gjithashtu u angazhuan në pastrimin e shtëpisë.
Në mesin e tyre, një grua bukur e moshuar m’ ë ndau anash dhe me një zë te 
ulët m’ ë pëshpëriti:
-Dëgjo vëlla! Bilbili është shumë burrë i mirë, madje në Progër s’ka si ay, 
ama, gruaja nuk i bën fare, është shumë e ndyrë!
Kërceva sikurse të më kishte therur me thikë.
-Zonjë,së pari, unë as që ju njoh se kush jeni, së dyti, as që u pyeta dhe 
së treti,si keni guximin të më thoni fjalë të tilla për një grua që unë 
nuk e njoh fare e as që kam punë me të?!-i thash me një zë qortues.
-Ta them më plot mënd. Mbani mënd fjalët që ua thash!-më tha dhe shkoi 
dikah, u zhduk si hije.
Unë nuk ua vura veshin fjalëve të zonjës. Të pranishmit nuk morën vesh për 
llafosje që bëra me gruan, punonin pa u lodhur . Disa pastronin dyshemetë, 
ca të tjerë fshinin dyer e dritare, disa shkundnin qilima e batanije, disa 
pastronin shkallët e çka jo.
Unë, Kadriu dhe Rizahu qëndrojmë nën hije të një qershie të sapoçelur, 
pinim duhan dhe kënaqeshim me punën që bëhej, se, më në fund edhe familja 
ime u vendos në një shtëpi të përshtatshme.
Papritmas u fut një grua në oborr. Vjen me nxitim drejtë nesh. Është rreth 
të pesëdhjetave, me fytyrë shumë të shëmtuar, thatake, me leshra të 
shprishura, e verdhë si limoni dhe shumë e shqetësuar. Mendova mos është 
ndonjë vendëse e sëmurë e që erdhi për të na vizituar. M’ u afrua fare 
afër. U ngrita në këmbë dhe e përshëndeta miqësisht. I tregova se unë jam 
kryefamiljari kosovar që sapo u vendosëm në këtë shtëpi.
-Unë jam zonja e shtëpisë!- më tha me ters.
-Aq më mire zonjë,-ia prita pa e lënë ta përfundojë fjalinë.
-Gabim zotëri, gabim! Ju s’mund të hyni në shtëpinë time!
-? !
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:01 pm

-Ç është e vërteta,shtëpia s’është imja, është e tim vëlla, e Agimit. Ay 
është në Tiranë. Këtë shtëpi m’ a ka lënë mua, si motër që më ka,-foli me 
një shqetësim të papërshkrueshëm.
-Zonjë, ç’e keni Bilbilin?-e pyeta.
-Bilbili është im shoq, burrë e kam.
-Zonjë, fare s’po ju kuptoj! Pohoni se shtëpia është e juaja, s’është e 
juaja! Thoni se Bilbili është bashkëshorti juaj. Pikërisht ai, Bilbili m’i 
ka dhënë çelësat e kësaj shtëpie. Me te jemi marrë vesh. Mbrëmë ishte tek 
unë në darkë. Zonjë, unë nuk u futa me dhunë në këtë shtëpi, jo,- i thash.
Ajo nisi të flasë pa lidhje: Kinse unë paskam ardhur nga Kosova dhe ia 
paskam uzurpuar shtëpinë e saj(!) Duart dhe koka i dridheshin tmerrësisht 
por ku ta di unë përse dridhej ashtu.
Nuk e zgjata më shumë. Dhashë urdhër për ndërprerjen e punës. Të gjithë u 
befasuan. Gruaja, djemtë por edhe vendësit mbetën të shtangur. Disa ia 
filluan edhe të qajnë. U krijua një atmosferë e zymtë. I tubuam çaklat për 
t’i kthyer në vendin e mëparshëm, në lokalin e zonjës Elvirë.
Shumë progarë, me të kuptuar ndodhinë tonë u tronditën thellë. Qan Lela me 
motrën e saj, qan Yllnori me të shoqen , qan Elvira me Eminen e Maços, 
qanin edhe dy pleq, emrat e të cilëve nuk arrita t’ua mësoj. Dëgjova edhe 
këto fjalë prej tyre:
“Bobo, ç’e gjeti Progërin! I dëboi vëllezërit nga shtëpia. Kështu ua beri 
edhe serbi. Progërin e mbuloi turpi”.
-Jo o burra. Përkundrazi, le të mburret Progëri. Individi nuk paraqet 
terësinë. Nuk e di amorën vesh çka u thash, nuk di.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:01 pm

P R O G Ë R I

Në Progër, siç u kam thënë më herët, u vendosëm më shtatë prill 
tëvitit 1999.Progarët na pritën siç priten vëllezërit. Na siguruan strehë, bukë, kripë e zemër. Po të mrekullueshëm qenkan këta njerëz! Na shoqërojnë edhe kur qajmë. Kaloi afër një muaj që kur u vendosëm këtu. Disi kemi rilindur, 
sikur na shtohet edhe fuçia, na është rikthyer shpresa për të jetuar.
I vështroj këta njerëz për së afërmi, drejtpërdrejt , por jo vetëm 
njerëzit, edhe fshatin edhe hapësirën rreth e rrotull. Dashurohem në 
njerëz, në fshat e edhe në hapësirën më të gjerë. Më duken sikur 
shpëtimtarë. Po veprojnë si shpëtimtarë.
Falë angazhimit të tyre, këtu i kemi të gjitha të mirat, e kam fjalën për 
ushqim. Disa organizata humanitare na sjellin thuaja se çdo ditë ndihma në 
ushqim, mjete për higjienë personale, besa edhe veshmbathje. Bile kemi 
krijuar edhe rezerva(!).
Në anën tjetër, fshatarët na sjellin të mira nga shtëpitë e tyre, si bie 
fjala, tambël, djathë, perime të freskëta e madje edhe tëlyen bagëtie. Sa 
herë zgjohemi nga gjumi, para derës gjejmë nga tri-katër shishe (bidonka po 
u thënkan këtu ) qumësht por edhe kos. Nuk dimë se kush e ka sjellë. Po 
ndodhë që qumështi edhe po na prishet.
Vet fshati qenka i ngritur rrëzë Malit të Thatë, mal shumë i lartë, 
shkëmbor, me gurë gëlqeror, tërësisht i zhveshur. Progëri, buzë këtij mali, 
shtrihet në drejtimin juglindje- veriperëndim. Pranë tij, në të njëjtin 
drejtim rrjedh lumi Devoll, e gati paralel me të (lumin) shtrihet aksi 
rrugor Kapshticë-Bilisht-Korçë. Lumi por edhe rruga çajnë Fushën e Devollit 
në dysh.
Shtëpitë e fshatit qenkan të ndërtuara kryesisht me gurë të gdhendur. Kjo 
nuk është për t’u habitur, sepse,gurët janë aty, krejt pranë shtëpive. 
Shtëpitë, shumica qenkan përdhese por paska edhe njëkatëshe. Dyert dhe 
dritaret i paskan të kthyera nga jugu. Muret i kanë shumë të trasha e 
dritaret të vogla. Të mbuluara qenkan me qeremide të tipit klasik, me 
përjashtim të ndonjë shtëpie fort të re.
Shtëpitë qenkan të ndërtuara me një planimetri mjaft të mirë. Për së gjati, 
fshatin e përshkuakan dy rrugë anësore të cilat qenkan të lidhura me 
rrugica, kështu që hapësira qenka e ndarë në katërkëndësha. Nëpër këto 
hapësira në formë katërkëndëshash, qenkan ndërtuar tetë deri në dhjetë 
shtëpi. Oborret qenkan bukur të vogla dhe që të gjithë qenkan të rrethuara 
me mure guri dhe qenkan bukur të larta. Portat e oborreve i paskan shumë të 
forta. Ndoshta kjo dukuri ka ndonjë traditë apo ka domethënie tjetër 
(preventivë) ngase fshati është afër Greqisë e Maqedonisë. Oborret paskan 
edhe pemë, sidomos nuk paska shtëpi pa hardhi rrushi. Rrugët dhe rrugicat 
qenkan të shtruara me kalldrëm. Balta këtu nuk paska vend fare.
Progëri paska edhe infrastrukturë mjaft të zhvilluar: Paska shkollën 
fillore dhe atë të mesme (gjimnazin), ambulancën, postën( me sistem teli), 
ujësjellësin ( pa kanalizim), disa pijetore e shitore. Këtu paska pasur edhe 
sallë të kinemasë por tani po u shfrytëzuaka për tubime të ndryshme dhe 
dasma e gazmende të fshatit. Paska edhe dy gurëthyes pranë të cilëve qenkan 
furrat për prodhimin e gëlqeres (për çudi, këta po i thënkan k ë r q e l e)
Popullsia qenkan dykonfesionale: myslimanë dhe të krishterë(ortodoks) por 
të gjithë qenkan shqiptarë. Feja nuk po i penguaka fare. Martesat i paskan 
të përziera sikurse edhe varret. Asnjëra palë nuk paskan njohuri për fenë e 
vet. Si banorë fshati që janë, më duket se janë të arsimuar mjaft 
(njëanshmërisht) dhe qenkan të civilizuar. Gjuhën e folkan tepër 
rrjedhshëm, këndshëm me një toskërishte fort të lezetshme.
Natalitetin e paskan shumë të ulët. Paskan nga një ose dy fëmijë, fëmija i 
tretë qenka rast tepër i rrallë. Qenkan ithtarë të pijeve alkoolike por jo 
edhe të duhanit.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:01 pm

Në shikim të parë duken shumë të vuajtur por nuk janë mu siç thonë. 
Shumica ankohen në regjimin e Enverit, mirëpo, nuk qenkan të kënaqur as me 
pushtetin aktual. Qenkan tepër të politizuar. Pleqtë, plakat por edhe 
fëmijët folkan për politikë. Duket se po dominuaka PD e Berishës meqë 
kryetari i komunës së Progërit ( Progëri qenka komunë e prefekturës së 
Korçës) qenka i PD-së.
Pas rënies së diktaturës komuniste, tokën e kooperativave e paskan ndarë. 
Ndarjen e tokës e paskan bërë në mënyrë të barabartë: Një dynym (dhjetë ari 
në mos gabofsha) për kokë. Kjo ndarje dikën e paska dëmtuar rendë kurse 
dikën e paska favorizuar. Tash toka qenka copëzuar tepër shumë. Merreni me 
mend, Yllnori, tek i cili qesh vendosur përkohësisht, për shtatë anëtarë të 
familjes paska marrë shtatë dynymë tokë dhe atë në shtatë vende të ndryshme.
Banorët po u marrkan kryesisht me blegtori por edhe me bujqësi. Secila 
familje paskan lopë(dy ose tri) nga një gomar ose kalë samari me të cilët 
po bartkan dru për vete dhe për shitje.
Sigurimi i druve qenka shumë interesant.
Një ditë i pyeta ca druvarë:
-Ku po i merrni këto dru kaq të mira kur shoh se në këto male nuk ka asnjë 
dru?
-Në malet e Greqisë,- u përgjigjën druvarët njëzëri .
-Bëni shaka me mua,-u them.
-Nuk bëjmë shaka,- betohen - Vemi atje lart, matanë majave, futemi në 
territorin e Greqisë, ngarkojmë gomarkat ose kuajt dhe kthehemi prapë. Në 
kufi s’ka njeri as nga tanët e as nga ata. Atje ka dru për tërë Korçën, 
-thonë.
Çudi e vërtetë!
Bujqësia qenka ekstensive. Toka akoma po u punuaka me mjete primitive. 
Lërimin po e bëkan me gomarka (kështu u thënkan) e shumë rrallë me 
traktorë. Mbillkan grurë, patate, fasule panxharsheqeri( për bagëti), pak 
misër sepse “kërkon tepër punë”-pohojnë.
Toka qenka shumë e pëlleshme. Ajo shtrihet në të dy anët e lumit Devoll. 
Kjo fushë paska mundësinë të ujitet e tëra. Në kohën e Enverit e tërë 
sipërfaqja e kësaj fushe paska qenë e mbuluar me sistemin e vaditjes. Tani 
ky rrjet nuk po ekzistuaka fare. I tëri qenka shkatërruar krejtësisht. 
Për t’ a aktivizuar rishtas u dashkan shumë lekë, e, shteti për momentin 
nuk e ka mundësinë. Fshatarët po e mallkuakan veten për këtë shkatërrim por 
tani është vonë.
Lakmia e progarëve qenka paksa e tepruar. Të gjithë, ama bash të gjithë 
paskan dëshirë të pasurohen brenda një nate, me shkop magjik, si thuhet. Të 
shkojnë në botën e jashtme, të fitojnë lekë të shumtë,të kthehen, të blejnë 
“benza”e të bëjnë gara në ngasjen e tyre. Këtë uri e paskan sidomos të 
rinjtë, ama edhe pleqve po u pëlqyeka kjo garë. Poseduesit e “benzave” 
lëvizkan nëpër kalldrëmin e fshatit me dhjetëra herë duke rrapëlluar pa 
kurrfarë nevoje, thuati se këta lëvizkan me ujë. Kam bindjen se nuk ditkan 
t’i shfrytëzojnë lekët si duhet. Dëshiroj që pohimi im të jetë i gabuar.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:02 pm

E PABESUESHME , POR E VËRTETË(!)


E enjte, 13 maj, 1999.
Mesditë.
Të gjithë jemi brenda. E shoqja përgatit drekën. Me ne është edhe Avdyli. 
Bisedojmë për hallet tona.
Dëshirojmë të shkojmë në Pogradec për t’i vizituar fqinjët tanë , se, kemi 
marrë vesh se një numër i madh i banorëve të lagjes sonë janë të vendosur në 
Pogradec,diku buzë Liqenit të Ohrit, por s`kemi me çka të shkojmë, nuk e 
kemi asnjë lekë.
S’di pse doli Enveri në oborr. Dëgjova duke biseduar me dikë.
-Po. Po-po, unë jam,-tha.
-Unë jam shoqe e Sevdisë, e motrës sate në Zvicër, -u dëgjua një zë femre.
M’u duk sikur shoh ëndërr. Po përmendet emri i çupës sime, Sevdisë në 
Zvicër. Ku jam unë e ku ajo! Nuk u besova veshëve. “Halucinacionet” 
,-mendova.
Mirëpo, të gjithë brofën në këmbë dhe dolën jashtë. Dola edhe unë. Shoh dy 
gra dhe një çapëze. Njëra ishte bukur e moshuar kurse kjo e dyta që po 
bisedonte me Enverin, e re. Është ezmere, e gjatë, flokë të gjata e të 
zeza korb. Në dorë ka një fotografi të cilën e shikon herë fotografinë e 
herë neve. Enveri i buzëqeshi dhe e përshëndet me ngrohtësi. Edhe unë i 
afrohem dhe i dëshiroj mirëseardhje ndërsa në dorën e saj pashë fotografinë 
time(!)
-Anila, shoqe e Sevdisë, çupës sate në Zvicër,-më tha.
-Hajrushi, i ati i Sevdisë,- ia ktheva.
U kapëm dorë përdore. Mu duk sikurse dora e Sevdisë, aroma e saj. E 
përshëndeta edhe gruan e moshuar po ashtu edhe çupën e vogël. Edhe Shukrija 
i përqafoi që të tria dhe pa i pyetur fare i futëm brenda. Shukrija dridhej 
sikurse edhe unë këndej.
E shikoj Anilën dhe parafytyroj Sevdinë, atje, në Zvicër,dhëndrin Bejten, 
mikun Mustafën, mbesën time të vockël, Blertën që akoma s’e kam parë, s’e 
njoh e as zërin s’ia di se si e ka. I drejtohem mysafires:
-Ju lutem zonjë, a bën të njihemi më mirë?
- Po. Unë quhem Anila Laraku-Lika. Jam, siç u thash, shoqe e Sevdisë, vajzës 
sate në Zvicër. Jam e martuar me një kushuri (kështu thënkan) të dhëndrit 
tënd, Behlul Lika, përndryshe , e lindur jam në Pogradec. Kjo është nëna 
ime, Shpresa, kurse kjo çupka është një progare që na solli tek ju. Me 
Sevdinë jemi shoqe të pandara. I ndihmojmë njëra tjetrës dhe respektohemi. 
Ajo ishte në gjendje të vështirë shpirtërore gjersa mori vesh se ju shpëtuat 
nga lufta. Tani, kur kuptoi se jeni vendosur në Shqipëri, është shumë mirë, 
është stabilizuar plotësisht. Erdha tek prindërit e mi në Pogradec për të 
pushuar ca ditë, por i kam premtuar Sevdisë se unë patjetër do të takohem me 
prindërit e saj (me ju ) kudo qofshin në Shqipëri, dhe ja erdha, e kreva 
zotimin tim,-më tha.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:02 pm

-Zonjë, ju faleminderit shumë! Tepër na keni befasuar. Si t’u them, akoma 
nuk po besoj se është e vërtetë ardhja e juaj, po më duket si një ëndërr e 
mirë . Por fatmirësisht, ardhja e juaj është e vërtetë, zhgandërr është. 
Më bëhet sikur shoh Sevdinë time para vetës,-i them.
Pas kësaj bisede, Anila nxori ca fotografi të mbesës sime dhe të Sevdisë. 
Nuk ngopeshim së shikuari ato. Pastaj nxori edhe një zarf tjetër :
-Ja edhe këtë zarf ku keni një mijë marka, pesëqind ua ka dërguar 
vëllai, Besimi, nga Australia kurse pesëqind i keni nga dhëndri, 
Bejtullahu, nga Zvicra, - i tha të shoqes.
Në këtë moment tek unë u shfaqën dy ndjenjaëshpërimi dhe gëzimi.
Shikoni se çka na gjeti!
Me dekada pa liri, tash edhe pa atdhe, pa shtëpi, jashtë vendlindjes, pa 
punë, pa… , pa... , pa lekë,… Lypsa hej, lypsa! Kështu po i bie, hiq 
s’ke se si i thua ndryshe, hiq!
Këta që na i dërguan këto para, nuk i kanë gjetur në baltë, i kanë ndarë 
nga kafshata e gojës së tyre për të na e njomur gojën tonë. Po, po! 
Dëshpërim edhe i madh bile!
Po ku është gëzimi im?!
Është more, si jo! Anekënd rruzullit kemi miq që kujdesen për mua, familjen 
time , dashamirët e mi dhe gjithë neve. Sa bukur!
“O Perëndi e Madhëruar, ndihmoju të gjithë këtyre mëshiruesve , se Ti je 
më i Madhi Mëshirues! “-u luta në heshtje.
Në këto momente më qan zemra, ama lot nuk nxjerr. Se, nëse më dalin 
vetëm dy pika loti, këtu do të shpërthente vaji si në ndonjë vdekje të 
papritur. U përmbajta. Pa etje piva një gotë ujë dhe paksa u stabilizova.
Mysafirët kërkuan leje për të shkuar. Deshëm t’i ndalim për drekë por nuk 
arritëm. Duke i përcjellë, Anila m’ ë luti t’ia jap djemtë për ta marrë një 
valixhe me rroba në një veturë që qenka duke i pritur në qendër të 
Progërit. I përcollëm me shumë dashamirësi. Edhe djemtë shkuan me to. S’u 
vonuan shumë, erdhën. Sollën një valixhe të madhe dhe bukur të rendë. E 
hapën menjëherë. Djemtë desh fluturuan nga gëzimi. Mund ta merrni me mend 
përse. Megjithatë po u tregoj: Valixhja ishte përplot rroba të reja dhe fort 
të bukura. Djemtë u veshën përnjëherë dhe m’ u dukën tjerë djem, më të 
bukur, më të gjatë, më vital, më krenarë. Edhe për gruan ka plot rroba të 
ndryshme. Në një qeskë najloni shohim një palë rroba për mua. Edhe unë u 
gëzova mu sikurse fëmijët. Sa të bukura! Sikur t’i hulumtoja të gjitha 
shitoret e botës nuk do t’i gjeja aq të bukura! Të bukura, sepse, m’i 
dhuroi bija ime , dhëndri im, miku im Mustafa. Kjo ishte bukuria e këtyre 
rrobave, kjo.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:02 pm

Në qeskën e najlonit gjetëm edhe një copë letër, të cilën e paska shkruar 
Sevdija me dorën e saj.
Në mes tjerash lexova edhe këto fjalë:
“Buq, e di se aga Rizë dhe axha Kadri s’kanë pare. Parët që ua dërguam,
harxhoni bashkërisht!”
Tani nuk munda të përmbahem. Ia plas vajit si fëmijë. Më 
ndihmuan djemtë,
Avdyli edhe gruaja.
Besoj se po e kuptoni se ç’ lot ishin .
Bukuria e jetës që pat filluar të venitet tani po përtërihet .
Kjo është Sevdija ime, të cilën ma ka dhuruar Zoti, kjo .
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:03 pm

Kapituulli i shtatë

P O G R A D E C I


Një kapitull të tërë e kam shkruar në Pogradec, por jo në 
fletoren e Albanës, ngase atë e pata mbushur tërësisht. Shënimet i 
mbajta në ca fleta. Mirëpo, rastësisht, disa tregime më janë dëmtuar tepër 
shumë dhe gati-gati janë të palexueshme, pra ky kapitull është i mangët.
Tani, sikur të shkruaj diçka të tillë, më duket se nuk është origjinale, 
nuk janë shënime besnike, nuk janë shënime të vërejtura drejtpërdrejt dhe 
të shkruara aty-për aty, por do të jenë shënime kujtimesh, [memoare] e që më 
duken si krijime artificiale,të cilat unë nuk i adhuroj. Te gjitha 
tregimet e këtij ditari janë të vërejtura drejtpëdrejt dhe janë të 
shkruara në ditën dhe datën e cekur.
Këtu e tutje po i shkruaj disa prej shenimeve që i 
“deshifrova” me mund të madh.



SHKUARJA NË POGRADEC


E diele, 16 maj, 1999.
Më 15 maj të vitit 1999, diku rreth orës shtatëmbëdhjetë, Yllnor Dede 
erdhi tek unë. Menjëherë vërejta se është goxha i brengosur.
-Z. Ajrush, pak më parë isha në komunë. Aty patëm një takim urgjent lidhur 
me kërkesën tuaj për t’u larguar nga Progëri. I terë stafi i komunës tok me 
kryetarin janë shumë-shumë të brengosur.
Përse po ikni ? Ku është shkaku i largimit tuaj?! Vallë, mos po u trazon 
ndonjë progarë, apo, ndoshta ju provokojnë njerëz të pandërgjegjshëm, ose, 
nuk i keni kushtet elementare për të jetuar?! Përse?! ..., Përse?! ...,e 
përse?!
Unë s’i ndërhyra fare. Kur mbaroi, mora fjalën:
-Zotëri Yllnor, po vëreni sa me vëmendje u përcolla, sa durova. Unë kam 
vetëm ca pyetje:
-E keni parë kërkesën e shkruar në komunë?
-Po.
-E keni lexuar?
-Po, posi.
-Ishte e qartë?
-Fare.
-Keni diskutuar lidhur me të?
-Patjetër.
-Pati reagime ndonjëri në komunë?
-Jo. Kërkesa ishte shumë bindëse. Pranohet.
-Pra, z.Yllnor, unë asgjë nuk kam se çka të shtoj më shumë se në atë 
kërkesë, bash asnjë fjalë. Dëgjo mirë! Dje ishim në Pogradec për vizitë tek 
fqinjët tanë. Merreni me mend, mbi nëntëdhjetë banorë ( si e pa 
besueshme,ë?) të atij kampi ishin të lagjes sonë. Aty na u duk sikur 
jemi në Ferizaj, në mëhallën tonë. Fqinjët kërkuan që edhe ne të vemi 
atje. Atë kamp po e mbikëqyrte një italiane. Ajo na pranoi me kënaqësi 
sidomos kur mësoi se ne jemi fqinjë. Yllnor, me ta jemi rritur, me ta 
kemi ndarë gëzimin e hidhërimin, me ta jemi dëbuar nga vatrat tona dhe me ta 
dëshirojmë të bashkohemi e t’i kalojmë këto çaste dramatike të jetës sonë 
të pazakonshme. Pra, kjo është arsyeja e kërkesës për të shkuar në Pogradec. 
Kuptoni tani? Besoj se nuk ka nevojë të llafosemi më shumë për këtë punë.
Ju, progarët por edhe pushteti lokal keni bërë edhe të pamundurën për ne. 
Ju s’keni arsye për shqetësim, përkundrazi, mburruni. Unë, në emrin e tri 
familjeve ferizajase kam për të thënë vetëm një fjali:
Ju lumtë progarë e progare!
U ndamë duke u përqafuar përzemërsisht.
Yllnori fshiu lotët e tij ndërsa unë lotët e mi .
E?
Po. Sot, më 16 maj të vitit 1999, u larguam nga Progëri për ta vazhduar 
maratonën tonë, tash për tash për në Pogradec e pale. Autobusi ndaloi para 
kampit “Qendra Stërvitore”, tri kazerma të ushtrisë , buzë liqenit të 
Pogradecit në afërsi të Starovës. Futemi në oborrin e kazermave. Na u duk 
sikur jemi në lagjen tonë,në Ferizaj. Fqinjët e sidomos ne jemi shumë të 
gëzuar. Përqafohemi sikur të mos ishim parë me dekada të tëra. Gratë, 
nuset dhe vajzat qanin por edhe ne u dolëm në ndihmë.
Përgjegjësja e kampit, italiania, sapo mori vesh, na përshëndeti dhe na 
solli në dhomën ku kishte vendosur pesëmbëdhjetë krevate. Krevatet ishin 
të rinj dhe të rregulluar tepër mirë. Ishin të vendosur njëri mbi tjetrin, 
dy nga dy .
-Ja, këtu do të flini kurse për ushqim s’keni çka të brengoseni , atë do 
ta hani në kuzhinë si të gjithë të tjerët. Pastërtinë, rendin dhe qetësinë 
duhet ta mbani vet. Besoj se do të jeni të kënaqur, sidomos tani kur jeni 
bashkë me fqinjët tuaj. Kalofshi bukur!,- na tha dhe shkoi në punën e 
vet.
Mbrëmje.
Ne, tri familjet u vendosëm në anën e majtë të dhomës. Hapësirën tonë e 
kemi ndarë me perde për të mos i bezdisur banorët e mëparshëm që ishin nga 
Hasi i Prizrenit.
Ora ka kaluar përtej numrit njëzet e dy. Neve nuk na flihej. 
Bisedonim por edhe qeshnim me zë bukur të lartë. Roja e kampit, një 
polic, na qortoi për zhurmë. Na urdhëroi për të rënë dhe fikur dritat 
menjëherë.
Ramë për të fjetur si asnjëherë më parë. Unë me të shoqen ramë në 
krevatet e poshtëm ndërsa dy djemtë sipër nesh, në “katin e dytë”. Në 
anën e kundërt, Kadriu me të shoqen e sipër tyre nusja Hanushe me Agnesen e 
vogël, kurse sipër nuses , në “katin e tretë” dy vajzat. Avdyli ngeli për 
të fjetur në një dyshek skaj derës meqë krevatet po e pengojnë për tu 
hapur. Në anën time të majtë, fare pranë, është Rizahu me të shoqen e 
përmbi ta dy vajzat e tij, Merita me Afërditën.
Terr.
Hapësira në mes meje dhe Kadriut është shumë e vogël. Po të jemi 
pak më shtatgjatë, shumë lehtë mund ti përziejmë këmbët me njëri tjetrin. 
Kjo afërsi po i “konvenon ” Kadriut për të shkaktuar të qeshura të pa 
djallëzore.
-Hej, kush po ma ngucë Gruen?!-bërtiti Kadriu.
Të gjithë ia plasëm gazit, madje edhe hasjanët që janë matanë 
perdeve.
- Eu, po plak zavrak koka,- tha dikush andej perdes,- paska 
me na lanë pa gjumë sonte.
Në të vërtetë ashtu edhe ndodhi. Gati tërë nata e parë kaloi 
duke qeshur me shakat e Kadriut.
Kam shpresë se edhe ne do të ambientohemi në këtë jetë 
kolektive, kam .
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:03 pm

FRIKA NGA GAZETAT

E enjte, 
20 maj, 1999.
Në Pogradec u adaptuam shumë shpejtë. U mësuam me mënyrën e jetës 
kolektive, me kryerjen e obligimeve dhe detyrave të përditshme në kamp, me 
orarin e gjumit, të ushqimit, të larjes së rrobave dhe të pastrimit (bërje 
dush thënkan ). Këtu jemi shumë të sigurt: Natë e ditë jemi të 
siguruar nga policia dhe ushtria shqiptare. Askush nuk mund të hyjë në 
kamp por edhe të dalë pa u verifikuar mirë. Urdhrat e tyre i zbatojmë me 
përpikëri. Në krahasim me Progërin, këtu jemi mjaftë mirë të informuar 
rreth ngjarjeve në Kosovë. Drejtpërdrejt kemi kontakte me ushtarë të 
UÇK-së. Ata po na njoftojnë hollësisht me situatën në front , me trimërinë 
e ushtarëve tanë, me mënyrën e mobilizimit të të rinjve për 
luftë, etj.
Tjetër?
Po, çdo ditë marr plot gazeta ditore (gratis). Çuditërisht, këto 
gazeta më shumë po më dezinformojnë se sa po më informojnë(!). Sigurisht 
se do të habiteni edhe ju. Thash se marr shumë sosh si:,”Albania”, 
“Shekulli”, “Zëri i Popullit”, “Rilindja”, “ Rilindja Demokratike” por edhe 
ndonjë tjetër dhe pothuaj se të gjitha i lexoj me ëndje. E, kur analizoj 
artikujt e lexuar, trembem, humbëm, hutohem tërësisht. Po për Zotin ! 
Janë tepër kontradiktore, polarizuese, diametralisht të kundërta, e çka 
është edhe më keq, janë shumë armiqësore njëra me tjetrën. Cilës t’i 
besoj? Ku ta gjej të vërtetën ?! E vërteta nuk është në të gjitha. 
Megjithatë secila prej tyre ka ithtarët e vet. Tashti, ithtarët janë në 
përplasje me njëri tjetrin mu sikurse gazetat. Dhe, çka pastaj?! Thjesht: 
grindje në mes popullit, armiqësi, anarki. Kësaj dukurie po i frikësohem 
tepër shumë. S’di ku do ta shpijnë popullin këto gazeta kontradiktore, nuk 
di.
Jo mirë !
Po rehat paskam qenë në Progër pa to!



“ LUFTA E JONË ËSHTË LUFTË E DREJTË “


E premte, 21 maj,1999.
Ylberi u pastrua, veshi rrobat e pastra dhe shkoi në Pogradec për ta falë 
namazin e Xhumasë, gruaja ime, Shukrija, tuboi petkat e palara, i futi në 
një koritë plastike dhe vajti buzë liqenit për t’i larë, unë me Enverin, 
morëm një varkë për të lundruar nëpër liqe. U nisëm. U befasova kur pashë 
Enverin duke e drejtuar varkën. Vepronte sikurse të ishte rritur pranë saj, 
me të. Krahët dhe lopatat u ngjasonin krahëve të shqiponjës në fluturim. 
Shkuam bukur larg bregut të liqenit.
Pamje magjepse. Liqeni më duket si një pasqyrë gjigante. Uji shumë i 
kthjellët dhe tepër i qetë. Më bëhet sikur notojmë nëpër gjithësi. Peshq, 
llojesh të ndryshëm lozin rreth e rrotull varkës. Shkojmë tepër larg. E 
urdhëroj djalin për t’u ndalur. E ndalon lundrën.
Vështroj hapësirën rreth e përqark liqenit. Në juglindje,Shën Naumi, në 
veri lindje, qyteti i Ohrit, në veriperëndim Struga, ndërsa në anën 
jugore, prej pikës ku ne gjendemi, është Pogradeci i bukur i cili më 
duket sikur një amfiteatër gjigant.
Papritmas Enveri zhvishet dhe pa u hamendur, nga maja e varkës kërcen në 
ujë. Zhytet thellë. Larg varkës del mbi sipërfaqe. Noton herë në bark e 
herë në shpinë. Duket si delfin. I afrohet varkës, kapet për të dhe 
prapë përplaset në ujë. Kënaqet. Tash edhe unë po kënaqem me shkathtësinë 
dhe guximin e tij. Vjen drejtë lundrës, kapet për të dhe futet brenda. 
Fillon ta luhatë atë bukur shumë. E luhati sa që m’ u duk se do të 
përmbysemi tok me të. Ai qeshi me mua kur vërejti se po frikësohem. E 
qetëson fare. Merr një peshqir,fshiu fytyrën, flokët dhe trupin. Teret. Ulet 
ballë-përball me mua. Më vështron drejtë në sy. Ka njëfarë treme. Shoh se 
ka për të më thënë diçka me shumë rëndësi. Nuk flet. E nxis për të folur.
-Po buq, po flas,-ia filloi bisedës me një dozë frike,- kam vendosur të 
shkoj në UÇK, dhe s’ka bir nëne që mund të më ndalojë.
-As unë, ë?
-Jo, s’e pata mendjen tek ti, por njëri më tha se nuk do të më pranojnë, 
sepse akoma s’i kam mbushur tetëmbëdhjetë vjet. Kjo është e vërtetë, por 
ku e dinë ata se s’i kam tetëmbëdhjetë. Unë do t’u them se i kam kaluar të 
tetëmbëdhjetat dhe pikë. Buq, s’kemi kohë për të pritur më shumë. Në 
Progër nuk e kishim mundësinë të kontaktonim me njerëzit e UÇK-së. Atje 
ishte fshat, ishim të izoluar. Këtu, në Pogradec, menjëherë kemi rënë në 
lidhje me ta, jemi marrë vesh, dhe, shumë shpejtë do të shkojmë atje ku e 
kemi për detyrë të shkojmë. Se, ne, djemtë e Kosovës, para të gjithëve, 
duhet të luftojmë për ta çliruar Kosovën nga serbët. Unë, Enveri i bacit 
Zymer dhe Avdyli i axhës Kadri kemi vendosur definitivisht për t’iu bashkuar 
ushtrisë sonë. Sot edhe nesër do ta presim Fatonin e bacit Nazmi i cili 
është në Kumanovë. Erdhi Fatoni, mirë, s’erdhi ne ecëm. Do të shkojmë 
sikurse Culi i bacit Sokol, si Kila e Hajra të Bacit Bedri, Ymeri i bacit 
Nazmi e shumë të tjerë të cilët tanimë janë future në Kosovë dhe po 
luftojnë me armiqtë serbë.
Buq, Zoti është me ne. Padyshim, Ai do të na ndihmojë dhe ne do 
të dalim fitues. Lufta e jonë është luftë e drejtë.
Gjatë këtyre ditëve kam lexuar në Kur’an diçka shumë konkrete mu për 
luftën. Sipas Kur’anit, secili njeri ishte i obliguar, i detyruar të 
luftojë me armiq për ta mbrojtur familjen, për ta mbrojtur pragun e 
shtëpisë, për ta mbrojtur vendin. Pra, ne kemi të drejtë t’i vrasim ata që 
na vranë, ne kemi të drejtë t’i vrasim ata që masakruan vëllezërit e motrat 
tona, kemi të drejtë t’i vrasim ata që rrënuan shtëpitë tona, kemi të drejtë 
t’i vrasim ata që okupuan katundet tona, kemi të drejtë t’i vrasim ata që 
rrëmbyen qytetet tona , kemi të drejtë t’i vrasim ata që na dëbuan nga 
vatrat tona, kemi të drejtë t’i vrasim ata që na e more Kosovën tonë. 
Pastaj, vdekja në luftë është vdekje e lavdërueshme. Epo, njëherë kemi për 
të vdekur. Më mire të vdes sikurse duhet të vdiset. Fuqinë dhe guximin m’i 
ka dhuruar Zoti me bollëk. Këto mirësi dua t’i shfrytëzoj sot o kurrë, pra, 
në kohën dhe vendin më të duhur. Stërvitjet luftarake do t’i bëjmë këtu 
diku, në Shqipëri, dhe shumë shpejtë do të futemi në luftë. Një gjë e di të 
sigurt: Ti do të më përkrahësh, edhe vëllezërit po ashtu, përpos nënës së 
cilës po ia kam dronë. Ajo është e sëmurë nga zemra e po kam frikë mos po 
sëmuret. Por, buq, ty po të ngarkoj: gjeje mënyrën për ta bindur nënën, që, 
edhe ajo të m ’a japë bekimin, siç thuhet,-më foli me një ton tepër të 
pazakonshëm.
Asnjëherë nuk i ndërhyra. Vetëm e vështroja dhe befasohesha me ato që m’i 
thoshte.
-Po biri im, për nënën mos u merakos fare. Këtë punë e kryej pa kurrfarë 
vështirësie. Unë, por, sa e di edhe nëna, jemi shumë të kënaqur me 
qëllimin dhe guximin tënd. Jemi krenarë që të rritëm, të edukuam dhe u bëre 
i gatshëm për t’u flijuar për tokën tonë. Zoti ju ndihmoftë!
-Ma jep dorën,- më tha.
Ia zgjata. M’ a kapi dhe m’ u hodh në përqafim. Më shtrëngoi sikurse edhe 
unë atë.
Varka filloi të luhatet. Rreth saj filluan të përhapën valë në rrathë 
koncentrik në të gjitha anët.
Ia plasa vajit, diku, mbi sipërfaqen e Liqenit të Ohrit.
Lotët u përzien me ujët e liqenit.
Kini parasysh sa ujë ka liqeni i Ohrit!.
Më duket se kaq lot derdhëm gjatë këtyre ditëve, kaq !!!.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:03 pm

“ LUMJA UNË !”

Dhe, kur u kthyem në bregun e liqenit, Shukrijen e gjetëm duke 
qarë. Ishte bërë si limoni. E pamë se ishte frikësuar tepër shumë. 
S’kishte faj. Vërtetë patëm shkuar tepër larg.
Enveri la lundrën në vendin e duhur,bëri pak shaka me t’ ëmën, e përqafoi 
dhe shkoi tek shokët e tij. Buzë plazhit, në oborrin e një kafeneje të 
vogël, pashë Sokolin e vetmuar duke ndenjur në një tavolinë . Me qëllim të 
caktuar bashkë me të shoqen shkuam dhe u ulëm pranë tij. Për herë të 
parë porosita edhe pije.
-Paska krisë dishka,a?-pyeti Sokoli.
-Fakt,-ia ktheva.
-Ndonjë lajm të mirë?
-Shumë, sidomos për Shukrijen.
-He?!,-nxitoi Shukrija.
-Qëlloja vet,- i them.
-Jo, nuk di.
- E moj grue, po të kallëzoj dishka ** s’ta merr menja: Enveri ynë, 
Avdyli i Kadriut dhe Enveri i Zymerit kishin vendosë me shkue në UÇK 
..
-Boll mirë.
-Paj i ri bre grue, hala s’i ka mushë vjetët e munet me i nodhë naj e 
keqe. Nuk kanë me shkue n’darsëm po në luftë, munet edhe me u vra,- e 
provokova me qëllim.
-Po, mirë bre Hajrush, ata djel ** po luftojnë, lopët i kanë ba, a? Edhe 
ata kanë nana e baba, kanë motra e vllazën, kanë nuse e thmi. Janë vra e po 
vriten, bile hala kanë me u vra. Pa u vra dikush s’ka qare. E ke ni :” 
Darsëm pa mish s’ka”. Pra edhe luftë pa të vramë s’ka. Ku asht vëllai i 
Mirvetës* Hajdini,poashtu edhe djali i saj-Enveri,Culi i Sokolit, Hajra e 
Kila të axhës Bedri, Ymeri i Nazmiut, e shumë e shumë të tjerë, he , ku 
janë? Bile, ndash me ditë , ti më gëzove me këtë lajm. Gajle s’e kam. Udha 
e marë ju koftë e Zoti u nimoftë! Egjelitë do të shkojnë e ymërlitë do të 
kthehen. Ndryshe s’mujna me u kthye në Kosovë kurrë.
Sokoli nisi e po fshinë lotët.
-Grue, boll ma! Këqyre Sokolin, po kanë.
-Jo, Hajrush nuk po kajë për Culin tem, pasha Culin jo! Po kajë prej 
fjalëve të grues tane. Kurrë nuk ma ka marrë menja ** asht kaq burrneshë. 
Mësim po na ma, hej!,- ma priti Sokoli.
-Edhe ti Sokol, e teprove tash. Ku muj unë me ju mësue juve?!
-Mësim edhe të madh bile.
-Nejse, kur po u niskan?,-më pyeti Shukrija.
-Sot edhe nesër po e pritkan Fatonin e Nazmiut me ardhë prej Kumanove. Ha 
erdhi, ha s’erdhi Fatoni, kysmet masnesër në orën katër të mëngjesit po u 
niskan për Tiranë. Prej Tirane paskan me shkue në Feken apo Burrel për 
ushtrime nja pesëmbëdhetë ditë, e prej atyhi në front.
-E lumja unë! Zoti i ruejt! Kofshin në dorën e Tij!
-Amin!,- thamë.

PS:
Sot, më 23 maj, ditë e diele, në orën katër të mëngjesit, Enveri 
im,Enveri i Zymerit dhe Avdyli i Kadriut u nisën për Tiranë, Feken ose 
Burrel e, ...?
Më duhet të jem i sinqertë: Mua më rrodhën lotët, ndërsa gruas jo. Nuk 
di,u ruajt prej meje apo prej Enverit, nuk di.
Banorët e mëhallës,të cilët dolën për t’i përcjellë djemtë për në ushtri, u 
kthyen për ta vazhduar gjumin, kurse unë, Kadriu dhe Sokoli nuk ramë. Shkuam 
buzë liqenit të dallgëzuar dhe pritnim lindjen e diellit.
---------------------------------------
* Është fjala për motrën e Lum Haxhiut,alias,Hajdin Abazit.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:04 pm

I N T E R V I S T A


E enjte, 27 maj 1999.
Pasdite e ngrohtë.
Mora katër pesë gazeta dhe shkova afër liqenit në hije të një bliri për 
t’i lexuar. Më së shumti po më interesojnë lajmet për Kosovën. Po u them të 
drejtën, është hera e parë që lexoj lajme mjaft shpresëdhënëse. 
NATO-ja po vazhdon sulmet ndaj objekteve vitale të ekonomisë serbe. Serbia e 
Milosheviqit është dobësuar tepër rëndë. Edhe morali i ushtarëve serbë 
ka rënë dukshëm. Më në fund, edhe kriminelët më të mëdhenj si 
Milosheviqi, Shesheli dhe ortakët e tyre shihet se e kanë kuptuar se është 
e pamundur të luftohet me tërë botën.
E, sa unë marr vesh, kapitullimi i tyre s’është larg.
Mund të ndodhin mrekullira, mund.
Papritmas dëgjova një bisedë pranë meje.
-Ja, ky është,-u tha Gjeva dy burrave, të cilët nuk i 
njihja,-dhe iku.
-Zotëri, ne jemi gazetarë, jemi të interesuar të grumbullojmë 
sa më shumë dëshmi për Gjykatën e Hagës, bën ta bëjmë një intervistë të 
shkurtër me juve?,-foli njëri prej tyre, që më vonë e kuptova se ishte 
përkthyes.
-Bën, pse jo.
-Së pari, duhet t’ua bëjmë me dije se të dhënat që do të na i jepni duhet 
të jenë patjetër të sakta, sepse, ka mundësi që pastaj të ftoheni në Hagë 
për të dëshmuar për to. Pra, nëse thoni diçka të pa qenë e nuk mund ta 
argumentoni, mund të jepni edhe llogari për dëshmi të rreme.
-Natyrisht se do t’ua them të vërtetën,-u thash.
-Kush jeni ju?
-Quhem Hajrush Idrizi. Jam i lindur më 25. 06. 1945. I martuar,babë i pesë 
fëmijëve, me profesion jam (isha) mësues , banor i Ferizajt, rruga “S. 
Kovaçeviq” nr. 66, Kosovë.
-Ju faleminderit!
M’i shtruan disa pyetje, të cilave iu përgjigja saktësisht.
-Pse jeni larguar nga Kosova? Jeni dëbuar me dhunë apo jeni 
frikësuar nga NATO-ja?
-Këtë pyetje e kam pritur. Unë po ua tregoj dy raste e ju 
konstatojeni pse e lamë Kosovën:
Rruga ime është afër qendrës së qytetit.Në hyrje të saj gjendej një spital 
privat, kuptohet, pronari i tij ishte shqiptar. Spitali ishte i paisur me 
teknologjinë më moderne të kirurgjisë . Me 31 mars,forcat e ushtrisë serbe e 
uzurpuan. Pronarin dhe ekipin mjeksor por edhe pacientët i dëbojnë pa 
asnjë arsye apo vendim , vetëm me një fjali urdhëruese: ”Gubite,dok ste 
zhivi!” (“Hupni, deri sa jeni gjallë!”). Këtë spital,ushtria serbe e 
shndërron menjëherë në spital ushtarak,kurse rrugën e shpallin “zone 
ushtarake” e banorët e shumë shtëpive në afërsi të spitalit i dëbojnë 
duke i urdhëruar pashtu me “bezhite odavde!”(“hupni nga këtu!”)
E keni të qartë përse jemi këtu ku jemi?
Ose:
Është një fshat ku unë kam farefisin e gjerë. Surçinë quhet. 
Është i ngjitur me Babushin Serb. Në Babush ka pasë forca të mëdha 
ushtarake, policore e paramilitare. Kishte edhe tanke e topa kalibrash të 
ndryshëm. Këto forca, në pamundësi për t’iu kundërvënë forcave të NATO-s, 
tërë mllefin e shfrynin nëpër katundet shqiptare rreth Babushit. (Për 
viset tjera të Kosovës nuk po flas. Me siguri të intervistuarit tjerë do të 
flasin me faktet e tyre).
Kështu, më pesë prill , ditë e hënë na ishte, dy tanke të ushtrisë 
serbe futen në Surçinë me zhurmë e shpejtësi tmerruese. Me qëllim të 
caktuar disa herë bredhin nëpër fshat. Në fund të fshatit njëri tank ia 
kthen tytën shtëpisë së Tefik Kastratit. Tanku gjëmon dhe shtëpia shpohet 
anë e përtej. Ngrihet re pluhuri mbi fshat. Fshatarët përgatitin qerre e 
traktorë dhe presin më të keqen por nuk largohen. Ushtarët tremben nga 
“kokëfortësia” e banorëve shqiptarë. Serish nisen me tanke drejtë fshatit 
por tani duke gjuajtur me minahedhës e mitraloza të rëndë mbi çatitë e 
shtëpive. Tashti, fshatarët duarthatë nuk kanë çka të bëjnë, marrin 
familjet e tyre,disa çakla dhe me qerre kuajsh, traktorë,vetura e kamionë 
nisin karvanin drejtë Mirashit e pale se ku. Në fshat ngelën katër shtëpi 
më të mira nën flakë, bagëtia, qentë dhe pulat.
Po ju pyes: A është ky dëbim apo frikë nga NATO-ja?
-No coment,- thirri gazetari. - Ky është dëbim klasik.
-Krejt në fund, kemi vetëm edhe një pyetje:
-Urdhëroni!
- Sikur t’ju epet mundësia për t’u kthyer në Kosovë, do ta bëni këtë?
-Më falni zotëri,- i them;- kjo pyetje po më duket tepër provokuese. S’di 
pse ma bëtë, po nejse, kjo është punë e juaj! Tashti unë po ju pyes juve: 
Çfarë do të thoshte një i verbër sikur ta pyetshim: “ A dëshironi të shihni 
me sytë e tu ? ”. Përkthyesi i befasuar iu drejtua gazetarit dhe ia 
shtroi pyetjen time.
-Zotëri,-foli gazetari i turpëruar,- më falni për pyetjen që ua shtrova. 
Unë nuk e kam shkruar këtë pyetje. Kështu e kam marrë pyetësorin. Vërtetë, 
tani më vjen keq që ua bëra këtë pyetje ,-tha dhe më luti për ta firmosur 
intervistën, të cilën e nënshkrova me kënaqësi.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:04 pm

LIQENI DEPONI HEDHURINASH
E premte, 28 
maj 1999.
Këtu po zgjohem më herët se zakonisht. Edhe sot u zgjova goxha herët. 
Pastrova sytë dhe u nisa drejtë liqenit për tu ngopur me ajër të pastër. 
Ktheva në të djathtë drejtë Drilonit. Eca bukur shumë dhe dola përballë 
Shën Naumit, në Maqedoni të cilin e shoh si në pëllëmbë të dorës, siç 
thuhet.
Këtë manastir e kam pas vizituar disa herë. Herën e fundit, para 
nëntëmbëdhjetë viteve e patëm vizituar bashkë me arsimtarë dhe nxënës të 
klasave të teta. Atëbotë, nga oborri i manastirit vështronim vendin 
pikërisht ku unë jam tashti. Na dukej sikurse një pjesë parajse, por e 
largët sikur në ndonjë planet tjetër.
E sot, unë jam këtu, mu në atë pjesën e parajsës të cilën e pata parë nga 
oborri i manastirit, në atë planetin tjetër. Tashti ,unë, nga ajo pjesa e 
parajses, ai planeti tjetër, e vështroj Manastirin e Shën Naumit. Tani 
parajsa më doli atje, tek Shën Naumi, më iku sikurse ik ylberi.
Këtu, ajo parajsa e dikurshme, paska filluar të shndërrohet në ferr. 
Fortesat e shumta të Enverit paskan filluar të “ikin” nga bregu i liqenit. 
Ato qenkan futur në ujë dhe duken si breshka gjigante që donë ti përpijnë 
njerëzit të cilët kalojnë aty pari. Bregu i liqenit qenka shndërruar në 
d e p o n i mbeturinash.
Vazhdoj të ecë drejtë Drilonit, por pengohem nga mbeturinat e shumta: dhe e 
gurë, tjegulla e tulla, tenxhere e pjata, shporete e stufa të prishura, 
tepsia e kusia, xhama e tela të llojllojshëm, eshtra të kafshëve prej 
kasaphanave, pula, derra, mace e qenë të ngordhur. Madje, shoh edhe dy 
gomarë e një kalë të ngordhur, të cilët valët e liqenit po i shtyjnë 
kah bregu, por, cofëtinat si për inat të liqenit, prapë po kthehen në ujë. 
Kundërmo erë kërmash. Po më duket se kjo pjesë e liqenit paska mbetur nën 
mëshirën e askujt. Më bëhet sikur përpëlitet liqeni,sikur po kërkon ndihmën 
SOS. Nëse vazhdon kjo pakujdesi edhe pak ditë, liqeni do ti ketë ditët e 
numëruara.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:05 pm

“DASHURIÇKA” BUZË LIQENIT

U nisa drejtë kampit për të ngrënë mëngjesin. Në drejtim të Starovës, jo 
larg kampit hasa një burrë duke e hapur një gropë për një shtyllë 
elektrike.
-Puna e mbarë burrë!,-i them .
Starovasi nuk më foli. Mendova se nuk më ndjeu nga zhurma e valëve të 
liqenit të trazuar. Iu afrova fare afër. Ngriti kokën dhe më shikoi 
mrrolshëm.
-Kosovarë jeni, a po?-më pyeti.
-Ashtu është,- i përgjigjem.
-Jeni në “Qendrë në Stërvitore”?
-Po, aty jemi.
-Turp,turp! Keni lënë Kosovën e keni ardhur këtu për të bërë 
dashuriçka. Turp!
Po rëndë më erdhi!
-Ju lutem, mik i dashur, keni mundësi të jeni më konkret?
-Po,- ma priti me ters. Sot, një çift nga kampi i juaj kishin ardhur 
përballë shtëpisë sime dhe bënin dashuriçka.
-Në ç‘ vend ishin, ju lutem?
-Atje, tek ai bunkeri buzë liqenit .
-Shihet nga shtëpia e juaj ai vend ?
-Nga shtëpia jo por nga ara shihet.
-Ishte herët apo ?
-Aty, duke gdhirë dita.
-Zotëri, a keni durim të më dëgjoni vetëm pak? –e lus.
-Fol!,-tha.
-Dini ju se nga sa frymë flemë në një dhomë? Nëse jo, unë po të tregoj. 
Aty flemë nga gjashtëdhjetë e më shumë njerëz. Aty ka pleq e plaka, ka djem 
e vajza, ka nuse me burra, pra çifte bashkëshortësh, ka edhe fëmijë e 
foshnje. Aty , të rinjtë e martuar nuk kanë mundësi të bëjnë “dashuriçka”, 
siç thoni ju. Ka mundësi, ndonjë çift bashkëshortësh të kenë dalë atje ku 
thoni ju për të kryer punë, ka. Dhe, sipas meje asgjë të keqe nuk kanë 
bërë. Përkundrazi, kanë kryer punën në fshehtësi. Nuk bën t’ua zini për të 
madhe, janë të rinj e kanë nevojë, zotërote.
-Do të thotë se ju i arsyetoni?
-Patjetër.
-Unë assesi nuk pajtohem,- më tha starovasi.
-Doni tua them emrat e tyre?!- i bërtita
Starovasi i zbuti fjalët.
Bisedën na i ndërpreu Muhamedi, një pensionist i mençur nga Pogradeci, i 
cili për çdo ditë na viziton.
-Avash, avash Hajrush!,- më tha pak si me shaka,- E paskeni marrë punën me 
ters!.
-Keni të drejtë, zotëri. Ky, bashkëvendësi i juaj më rëndoi goxha si 
shumë. Sipas tij, ne paskemi ardhur këtu për të bërë dashuriçka,- i thash 
pa i analizuar pasojat e mundshme.
-Si thua, si?!-klithi Muhamedi.
-Mirëpo, tani e sqaruam këtë punë më mirë. Nuk ka nevojë të llafosemi 
më shumë për të ,-i thash për ta qetësuar.
-Ore bythpalarë, dini ju se kush janë kosovarët?! Si keni guxim t’i 
fyeni?! Mblidhni mendjen ore kokëbosh, se për Zotin ju vras sikurse rrfeja!.
-Zotëri, të lutem mos e bëni të madhe këtë punë. Fajin e kam unë, sepse 
e arsyetova gjestin e pahijshëm të atij çifti kosovar,-thash .
Starovasi na kërkoi falje si mua ashtu edhe Muhamedit. Ai vazhdoi punën e 
tij në mihjen e gropës kurse unë me Muhamedin shkuam ne një kafene ku 
qëndruam deri në drekë duke biseduar për situatën në Kosovë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:05 pm

GAZI I DHEUT



E diele, 30 maj, 1999.
Tyli e përplasi derën me rrëmbim dhe doli jashtë. Pothuajse të gjithë i 
zgjoi nga gjumi, madje, disa edhe u trembën. Me të shpejtë u vesha dhe dola 
pas tij. Dielli ende nuk kishte lindur por ishte gati për të dalë. Ecte 
drejtë liqenit. Unë i shkova pas. E hetova se është tepër i hidhëruar, 
por nuk e dija pse. Fliste vet me veti, shante dhe pështynte.
-He Tyl, çka je hallakatë kështu?!,- e pyeta me zë bukur të lartë, por 
nuk më foli gjë. Sharjet s’i ndalte fare.
“Pis bre, pis! Tuh nanën e pisit ia q…”!
-Kadale bre burrë, çka nami u ba?!,- i them.
-Qysh bre “çka nami u ba”?! Kiameti, kiameti u ba!
-Kiameti i madh a i vogël?
-O, i madhi, i madhi se i vogli u ba ma moti!,-më tha.
-Për hair na koftë! Çka paska krisë?!
-Mos më nguc po t’ thamë se Vallahi t’ a mëshova!
-Ani-ani, mëshoma, por fol se m’ kupe!,- i bërtita me zë të lartë.
-E bre, edhe ti je sikur rriçna. Jo! Ma mirë s’po foli, hiq s’po foli 
se ma merr ftyrën.
-Pse more?! Qysh ta marr ftyrën?! Për çka?!
-Qe bre burrë, po t ‘ kallxoj, edhe pse e di ** ki me m’ koritë. Po 
nashtë, le ta di edhe ai pisi, he nanën e nanës!
Tash edhe më shumë u bëra kureshtar. Pashë se ka për të më treguar diçka 
të pazakonshme , ama nuk e dija se ku “do t’i dalë tymi”.
-Ishte terr,- ia nisi rrëfimit,- ju, tetanë flejshi. Lakmi u marrsha. Mue 
nuk më merrte gjumi. Dikur u zdrit. U pashë edhe juve, dikush mlutë e 
dikush shplutë. Përballë meje pashë krevetin e Canit – thatë!. Menova se 
ka dalë përjashta. Prit-prit, s’ashtë me ardh Cani. Kur u zdrit ma mirë, e 
pashë pisin, i kishte hypë grues përmi. Niherë thash mos po m’ rrejnë 
sytë, po, kur i pashë katër kamë të kthyeme me gishta teposhtë e po 
shpurthin, u binda se sytë i kam në rregull. Pupë, kceva pi krevetit e iu 
afrova ngat . Dashta me kapë për kamë po nuk guxova, thash, mos po ia 
ngjes për kamë të grues e po bahna rezil. Pi sikletit, s’dita shka me ba, u 
vesha, e çela derën, e përplasa me pikë të kastit dhe dola jashtë. De ta din 
pisi ** po e sheh dikush e le t’i zhdrypë asaj pele, bre t’ amën e s’ 
amës ja q…!
-Po, e kujt ishte ajo pelë?,- e pyeta duke qeshur në mënyrë të 
shfrenuar.
-E tij more, e kujt kujtove?!
-E po, s’paska ba gja të keqe lum Tyli. Pse po e merr kaq me hez?
-Qysh bre s’ka ba gja t’ keqe?! Në midis shtatëdhetë vetëve, ashiqare 
me i kcye grues si tarak , mirë po të doket, a? Boll ma se m’ a plase 
mullanin!
-A qyky koka kanë kiameti i madh, a?
-Po pra!
-E, për kiametin e vogël p’ e di unë.
-He ?,- më pyeti me nxitim.
-Ti e paske provue para Canit, ama derën s’ta ka përplasë kurrkush.
-Tuh, t’ gjet e zeza, t’ gjet , po haram i madh je!,- tha dhe që të dy ia 
plasëm gazit.
-Mos ma merr ftyrën allahile!
-Jo Tyl, jo, pa u tubue krejt burrat, nuk ju kallëzoj.
- Çfarë hallalli je, edhe ktahen m’ a ban !,- më tha duke 
qeshur.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:05 pm

GJUNJËZIMI MILOSHEVIQIT


E mërkurë, 9 qershor,1999.
Bombardimet e NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe ekonomike të Serbisë, nuk u 
ndalën plot shtatëdhjetë e tetë ditë. Infrastruktura ushtarake dhe 
ekonomike e Serbisë pësoi humbje katastrofale. Dhe, më 9 qershor të vitit 
1999, Milosheviqi dhe ortakët e tij, më në fund, u gjunjëzuan para 
bashkësisë ndërkombëtare, para NATO-s por edhe para UÇK-së.
Serbia e nënshkroi kapitullimin në Kumanovë
Ky ishte lajmi më prituri dhe më i dëshiruari për popullin shqiptar , a 
në veçanti për popullin shqiptar të Kosovës. Këtë lajm e pritën me gëzim 
edhe popujt tjerë të botë së qytetëruar, madje, me siguri edhe vet serbët.
Lajmin e morëm përmes mediumeve elektronike shqiptare në orët e vona të 
mbrëmjes. Ndonëse nuk ishte lajm befasues, disi nuk na dukej sihariq i 
vërtetë. Sepse, asnjëherë nuk kemi dëgjuar lajme të mira për fatin tone, 
po, përherë, zi e më zi. E, tashti na duket sikur na mashtrojnë veshët, 
sikur shohim ëndërr. Po, fatmirësisht, lajmi është shumë i saktë.
Soldateska serbe, forcat paramilitare dhe bandat e ndryshme menjëherë dhe 
pa asnjë kusht do të largohen nga Kosova përgjithmonë. Ushtarët e NATO-s do 
të futen në Kosovë. Ato, tok me ushtarët e UÇK-së do të kujdesën për 
sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve të Kosovës për një kohë të pacaktuar.
Gëzimi është i papërshkrueshëm. Natë e hareshme. Festë. Oborri i 
kazermave në “Qendrën Stërvitore” të Pogradecit gumëzhinë sikur bleta kur 
lëshon. Nuk merret vesh kush çka thotë. Të gjithë nxitojnë për të folur 
diçka. Tollovi, urime, urime,vetëm urime. Klithje, por edhe lot, natyrisht 
se kësaj here janë lot gëzimi.
Shmangem pak nga turma dhe i vështroj këta njerëz krejtësisht të dalldisur. 
Në mesin e tyre jam edhe unë(!). Po po, edhe unë jam me ta(!).
Dhe në këtë çast më vajti mendje në Bllacë. Atje iu pata frikësuar vdekjes. 
Jo se kam frikë nga ajo, se atë , patjetër do ta shijojmë që të gjithë, por 
nuk dija se si do të përfundojë puna e jonë, ku do të shkojnë gjithë ata 
njerëz, në duar të kujt do të bien, çka do të bëhet me Kosovën. Atëbotë ( 
në Bllacë) iu pata lutur Zotit të mos ma merr shpirtin pa e marrë vesh 
epilogun e DRAMËS së quajtur KOSOVË.
E falënderoj Zotin që m’a mundësoj të kuptoj përfundimin e kësaj Drame; 
m’ë lejoi ta shoh armikun e gjunjëzuar dhe kam bindje të plotë se unë dhe 
bashkëkombësit e mi do të kthehemi në Dheun tonë, në mos në shtëpitë tona ( 
se shumica e tyre tanimë janë shkatërruar), në oborre, po. E, në oborret 
tona me gërmadha do të bëjmë strehë, do të thithim ajrin tonë, do të 
ngrohemi me Diellin tonë dhe do të flemë nën qiellin tonë të lirë, 
njëherë, e insh’Allah përgjithmonë!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:05 pm

HYRJA E NATO-s NË KOSOVË


E shtunë, 12 qershor, 1999.
Serbët detyrohen ta respektojnë ultimatumin. Ushtria, policia dhe forcat 
paramilitare serbe me gjithë hajdutët e tyre gllabëruan çka patën 
mundësinë të gllabërojnë dhe o shporrën nga Kosova.
Forcat e shumta të NATO-s, por jo vetëm të saj , se, ka edhe ushtarë të 
shteteve që s’janë anëtarë të NATO-s, tani të grumbulluara në Fushën 
Shkupit presin dritën jeshile për të hyrë në Kosovë.
Urdhërohen për marshim drejtë Saj.
Kolona e tankeve dhe e automjeteve të shumta të blinduara nisen drejtë 
Hanit të Elezit. Sipër kolonës, helikopterët më të përsosur të NATO-s 
përcjellin kolonën e vet dhe vëzhgojnë terrenin pëllëmbë për pëllëmbë. 
Gjëmon lugina e Lepencit . Kolona marshon. Tanket i afrohen Hanit të 
Elezit. Ato janë të gatshme për tu përballë me çdo forcë eventuale. 
Kameramanët dhe gazetarët nga i gjithë rruzulli tokësor janë përqendruar në 
pikën kufitare. Ata kanë përgatitur objektivat e aparateve të tyre për 
të kapur pamjen madhështore të futjes së NATO-s në Kosovë. Po. Tanket i 
afrohen vijës së kufirit, e kalojnë atë pa asnjë pengesë, futen në tokën e 
Kosovës. Xhiruesit bëjnë punën e tyre në mënyrë tepër profesionale: 
Shënojnë pamje atraktive të marshimit të tankeve në tokë dhe të 
helikopterëve në ajër drejtë Kaçanikut. Tundet dheu, ushton 
gryka,dridhen kodrat.
Këto pamje i pa tërë bota, i pashë edhe unë , këtu, në Pogradec i pashë, se 
këtu isha dhe ende jam fizikisht, me trup, por me shpirt e mendje jam në 
kolonë. Edhe unë po marshoj(!) bashkë me kolonën drejt Kaçanikut, 
Ferizajt, Prishtinës,...
Meqë, m’ u krua,mender me thënë ,të merrem me këtë temë, jam i obliguar 
t’ ju shpjegoj se për çfarë arsye ndërhyri NATO-ja në Kosovë.
O lexues të mi, kudo qofshi dhe kushdo qofshi: NATO, nuk e invadoi 
Kosovën, nuk e pushtoi atë. Ajo nuk pati qare as derman pa e marrë këtë 
hap. Se, ishin në pyetje jetërat e afër tre milionë njerëzve, hej! Merreni 
me mend , në këtë çast kur unë po i shkruaj këta pak rreshta, afër një 
milion shqiptarë ( të dëbuar tashti frik) të Kosovës janë të shkapërderdhur 
nëpër katër kontinentet e botës(!) : në Evropë, në Amerikë, në Australi dhe 
në Azi (Turqi). Pra, NATO nuk e okupoi Kosovën për hatrin e dikujt. Ajo e 
shpëtoi atë, shpëtoi afër tre milionë njerëz që ishin buzë shfarosjes nga 
krimineli Milosheviq dhe bandat e tij. E keni të çartë tani?!
Kjo është arsyeja e ndërhyrjes , kjo!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:06 pm

KTHIMI NË KOSOVË

Menjëherë pas futje së forcave të NATO-s në Kosovë, shqiptarët e 
strehuar në Maqedoni e Shqipëri vërsulen drejt trojeve të tyre . Fluksi 
është aq i madh sa që bllokohen edhe rrugët si ajo drejtë Hanit të Elezit, 
Glloboçicës e sidomos ajo Morinë - Vërmnicë. Edhe kolonat e NATO-s 
pengohen. Krijohet rrëmujë e paparë. Ndërkombëtarët sugjerojnë popullatën 
që të jenë shumë të kujdesshëm në këto çaste . Dihet, ushtria serbe ka 
minuar fusha të tëra , vendkalime kyçe, oborre madje edhe shtëpi, pra, 
mund të pësojnë tragjedi të papritura.
“Kujdes nga minat! Kujdes nga minat! Kujdes nga minat!,’’- thuhet në çdo 
anë.
Për çudi popullata s’ua vë veshin këtyre vërejtjeve. Ajo 
vërshon si lumi pas stuhisë.
Me autobusë, minibusë, maune, vetura e traktorë marshojnë, marshojë drejt 
vendlindjes së tyre. Duket sikur bëjnë gara se cili do të kthehet i pari.
Po magnetike qenka vendlindja!
S’kanë faj mileti, s’kanë!
Këtu, në kampin tonë, matrapazët e mjeteve të transportit fërkojnë duart.
-Emo, njëqind marka për frymë,s’janë shumë për t’ju shpjerë në 
shtëpi,-thonë.
E, ata që kanë para, s’bëjnë fjalë. Marrin minibusë, autobusë shkojnë, 
shkojnë. Për pak ditë , banorët e kampit u përgjysmuan. Ne u marrim lakmi 
atyre që po ecin. Neve që ngelëm për shkak të mungesës së parave na duket se 
kurrë nuk do të vemi në shtëpitë tona, ndonëse e dimë se dhe ne një 
ditë patjetër do të kthehemi, por si.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:06 pm

Titulli: Hajrush Idrizi - " Lufta ,o mesues ,lufta " -Roman 
FATI NË FATKEQËSI


E diele, 20 qershor, 1999.
Se, edhe ne do të kthehemi në shtëpitë tona, e dinim, ama, se do të 
kthehemi në mënyrë përrallore sikurse në përrallat e “Një mijë e një net”, 
bash si Alajdini me qilimin e tij fluturues, këtë as optimistët më të 
mëdhenj nuk kanë mundur ta imagjinojë.
Sot, në kamp erdhën tre nëpunës vendorë dhe një gjerman. Kërkesa e tyre 
ishte që ta mbajmë një takim urgjent dhe shumë të rëndësishëm. Tubimin 
e organizuam në sallën e kuzhinës. Pa u vonuar, gjermani e mori fjalën :
-Miq të mi, e di se jeni tepër të lumtur me përfundimin e gjithë kësaj 
drame që përjetuat ju por edhe ne. Lufta më në fund mori fund. Fitoi 
Kosova, fituat ju por fitoi edhe tërë bota. Ju, të gjithë do të ktheheni 
nëpër vendet e juaja, shtëpitë e juaja, që ndoshta shumica prej jush 
edhe s’i kenë. Unë jam i bindur se me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare do 
t’i ndërtoni edhe më të mira. (Duartrokasim gjatë). Për të mos e zgjatur më 
shumë po flas për qëllimin e ardhjes sonë këtu. Jam i njoftuar se një numër 
bukur i madh i të dëbuarve tani veç janë kthyerën në Kosovë. Nuk ka qenë 
dashur të nguten e të shkojnë në mënyrë të paorganizuar. Nejse, ajo është 
punë e tyre!. Ju që jeni këtu, mos gaboni!Ju do të ktheheni në mënyrë të 
organizuar. Deri në Kukës do të shkoni me helikopterët e NATO-s, e prej 
andej me autobusë të UNCHR-së deri në vendbanimet tuaja. (Ne të 
kthehemi me helikopterët e NATO-s(!), e pabesueshme hej!. Prapë duartrokasim 
në mënyrë frenetike).
Së pari do të shkojnë banorët që janë nën tenda matanë Pogradecit, ata të 
kampit të “Tekstilit”, pastaj këta të Çatromit, afër jush, ndërsa ju do 
të shkoni të fundit. Besoj se do të hasi në mirëkuptimin tuaj. Kjo radhitje 
është bërë sipas kushteve të banimit e jo për ndonjë arsye tjetër. (Sërish 
duartrokasim).
Ju keni një detyrë precize për ta kryer: Duhet ta bëni regjistrimin e 
banorëve të kampit për çdo familje, emrin dhe mbiemrin e kryefamiljarit, 
emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të familjes dhe numrin e tyre veç e veç. 
Këtë punë duhet kryer më së largëti deri nesër në orën dymbëdhjetë. 
Qartë?-na pyeti.
-Si urdhëroni zotëri!,- i thamë.- Kjo punë ka për tu kryer menjëherë.
Ata shkuan në punën e tyre kurse ne dolëm më shumë se të gëzuar. Na u 
duk sikur pamë një ëndërr të bukur. Por fati e deshi që kjo të mos jetë 
ëndërr. Lajmi gazmor menjëherë u përhap në tërë kampin.
“D të fluturojmë,do tëfluturojmë! Me helikopterët e NATO-s do të kthehemi në 
Kosovë!-thirrnin fëmijët. Ne, të rriturit po u ndihmojmë fëmijëve. Po për 
Zotin,jemi bërë tamam sikurse fëmijë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:06 pm

KTHI ME HELIKOPTERË TË NATO-s



E martë, 6 korrik 1999.
Qe dhjetë ditë, stadiumi i Pogradecit është shndërruar në pistë 
helikopterësh transportues të NATO-s. Aty zbresin, mbushen me udhëtarë të 
pazakonshëm, ngritën në ajër duke gjëmuar dhe shkojnë drejtë Kukësit, 
zbresin, zbrazen dhe prapë kthehen në Pogradec. Qarkullojnë pandërprerë.
Sipas planit, ne duheshim larguar të fundit.
Po, na erdhi radha.
Asnjëherë në jetën tonë nuk kemi përjetuar kënaqësi më të madhe.
Arsyeja e parë është se po kthehemi në vendin tonë, në shtëpitë tona. E 
dyta se po kthehemi me fitore. E treta, është dallimi se si jemi dëbuar e 
si po kthehemi. E katërta, gjatë dëbimit jemi torturuar e plaçkitur nga 
bandat serbe, kurse tashti po kthehemi me helikopterë, nën mbikëqyrje të 
ushtarëve të NATO-s, madje duke i marrë edhe nga pesëdhjetë marka gjermane 
për kokë njeriu. Dhe, së fundi, po fluturojmë me helikopterë të NATO-s gjë 
të cilën kurrë as në ëndrra nuk e kemi parë. Pra, kemi arsye për të qenë të 
gëzuar, apo?
Helikopteri i caktuar për ne ateron në stadium. Edhe plepat rreth stadiumit 
lakohen nga fryma që shkaktojnë dy palë flatra të helikopterit. Qetësohet 
helikopteri. Ne, tridhjetë e shtatë banorë të lagjes sonë, të gjithë fqinjë, 
nisemi drejtë tij. Me vete kemi edhe ca çakla. Ne nuk brengosemi për to. 
Ushtarët janë ata që me kujdes i ngarkojnë . Neve na radhitin dhe secilit 
na i mbyllin veshët me njëfarë mjeti të panjohur. Vetëm Kdriu nuk pranoi ti 
mbyll veshët. Po, kur ushtarët morën vesh se ai është i shurdhër, qeshën të 
gjithë. Futemi brenda dhe të gjithëve na lidhin me rripa sigurie. Derën e 
pasme se mbyllën fare. Piloti ndez makinën. Bubullima është trishtuese. 
Rreth e përqark pluhur, luhatje plepash. Ngadalë, gati se pa u diktua 
shkëputet nga toka dhe ngritët përpjetë drejtë qiellit. Ne nuk bëzajmë. 
Helikopteri shpejt doli mbi sipërfaqen e Liqenit të Ohrit. Për një moment, 
u ndal mbi liqen. Ktheva kokën në dritare dhe pashë valët e liqenit të 
trazuara nga forca e ajri të dy palë flatrave. Në këtë çast u tremba bukur 
shumë.
Se, shumë vite më parë pata parë një ëndërr identike me këtë pamjen që pashë 
tani mbi liqe.
Disi udhëtonim me një aeroplan mbi një det të hapur. Papritmas aeroplanit i 
hargjohet kerozina . Aeroplani sikur u ndal. Udhëtarët i kap paniku. Por , 
piloti i urtë, i qetëson udhëtarët që të mos brengosen fare se aeroplani ka 
për të rënë në ujë dhe se nuk do të pësojë asnjë udhëtarë. Atëbotë më pati 
dalë gjumi nga frika dhe qesh gëzuar që kisha qenë në ëndërr.
Tashti nuk jam në ëndërr. Jam vet i pesti (se edhe Muharremi ka ardhur nga 
Gostivari, kurse Enveri me 26 qershor është demobilizuar nga UÇK-ja) me 
tridhjetë e dy fqinjë, e sikur të ndodhte një e keqe, do të zhdukeshim disa 
familje të një lagjeje përnjëherë.
Po, për fat të mirë, helikopteri u ngrit më lart, bëri një gjysmë harku dhe 
u drejtua drejt Strugës. Fluturojmë nëpër luginën e Drinit të Zi bash 
sikurse Alajdini me qilimin e tij fluturues, por me një dallim, se, ai 
ishte fluturim përrallor, kurse ky i yni është fluturim i vërtetë. 
Kështu, për tridhjetë e shtatë minutë ateruam në Kukës.
Natën e kaluam në një tendë në afërsi të Kukësit. Të nesërmen, më shtatë 
korrik, një autobus, një kamion, një veturë e kryqit të kuq dhe dy makina 
karabinierësh italianë na pritnin për të vazhduar maratonën tonë për në 
cakun definitiv. Në autobus futen pesëdhjetë e katër banorë të mëhallës 
sime, e, në kamionë fusim ato pak sende që kishim sjellë nga Pogradeci. 
Nisim rrugëtimin drejtë Morinës. Së pari një makinë karabinierësh, autobusi, 
kamioni, vetura e ambulancës dhe në fund prapë një makinë karabinierësh. Në 
dalje të Kukësit marrim gjëra ushqimore, mjete për higjienë personale së 
pakut për një muaj, pastaj nga një sasi bukur të madhe najloni për të 
ndërtuar strehë po qe e nevojshme.
Karabinierët nisën makinën drejt Kosovës , pas saj autobusi, kamioni,...
Kufirin e kalojmë pa asnjë problem. Vazhdojmë drejt Prizrenit, Suharekës 
së shkrumbuar e të rrënuar krejtësisht. Trishtohen fëmijët me pamjet e 
gërmadhave. Makinat s’ndalen askund. Vazhdojnë drejtë Grykës së 
Carralevës , Shtimes, Ferizajt- cakut të maratonës sonë nëntëdhjetë e katër 
ditëshe. Po. Futemi në Ferizaj. Tani,disa nuk mund përballojnë. Qajnë. 
Qajnë por jo sikurse me një e dy prill. Tjerë lot janë këta, tjerë.
Futemi në lagjen tonë. Më duket se po na përshëndetin shtëpitë e mbetura 
por edhe gërmadhat. Të gjitha na njohin: edhe shtëpitë, edhe gërmadhat, 
edhe rruga. Futemi në oborr. Ne s’e njohim oborrin tone. Qenka bërë 
tebdil.Barojet paskan mbuluar gjithçka. Megjithate, jemi tepër të gëzuzr.
Këtu, ja, mu këtu është caku i maratonës sonë nëntëdhjetë e katër ditëshe..
Me germadhat e shtëpisë sonë bëmë një strehë të vogël, e mbuluam me najlon, 
shtruam disa shilte të vjetra që nuk i paskan marrë hajdutët. Ramë njëri 
pranë tjetrit për të fjetur.
Sa bukuuur!
Thithim ajrin tonë, shikojmë hënën tonë, sodisim qiellin tonë , kënaqemi me 
yjet tona. Edhe më shumë do të kënaqemi me Diellin tonë.
Tash, edhe në vdeksha , mos më qani!

FUND .
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 4 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi