Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:23 pm

Pro.Ruzhdi Berisha ka lindur më 1952 në fshatin Buçe të komunës së Sharrit. Me fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, Ruzhdiu (edhepse ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së në Sharr (ish-Dragash) aktivisht mori pjesë në shtrirjen dhe organizimin e UÇK-së në këto anë. Për këtë qëllim Prof.Ruzhdi Berisha ( pa e ditur “shokët”e tij në LDK) disa herë do të udhëtojë për në Shqipëri për të vënë kontakte bashkëpunimi me disa nga drejtuesit UÇK-së.

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Profrberishacx5



Prof.Ruzhdi Berisha

Për të mësuar më gjerësisht lidhur me aktivitetin e Ruzhdiut dhe lojërat qëllimkiqja të luajtura në adresë të Ruzhdi Berishës, nga dy zyrtarë të LDK-së në Sharr, Halim Shemsidini Kryetar i LDK-së (aktualisht edhe kryetar i komunës së Sharrit) dhe Shaban Halimi sekretar i LDK-së (aktualisht deputet i kësaj partie në Parlamentin e Kosovës) - dhe për të ditur për odisejadën deri te vrasja e tij, lexoni shkrimet e gazetarit Bedri Halimi:
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:24 pm

Përkujtim

RUZHDI BERISHA: NJË JETË PËR DIJE DHE LIRI

Ruzhdi Berisha është i lindur më 1952 në fshatin Buçe të komunës së Sharrit. Shkollën fillore e kreu në Bellobrad, duke udhëtuar nga 12 kilometër në ditë. Ishte kjo koha kur Kosova e robëruar, robërohej edhe më shumë nga kthetrat e Rankoviqit në të ashtuquajturin aksion për mbledhjen e armëve. 
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:24 pm

Bedri HALIMI 

  Një nxënës i urtë, i etshëm për dije nga një fshat i thellë malor në komunën e Sharrit, ishte tepër i njomë për të kuptuar kohën në të cilën po rritej. Kosova e tij, m’u kur ai po e mësonte germën shqipe, jetonte një nga kohët më të vështira të historisë: kohën e Rankoviqit. Dhe, po në këtë kohë, Ruzhdiut i kishte lënë përshtypje shpjegimi i arsimtarit të emëruar të gjeografisë, i cili duke ligjëruar gjeografinë e Evropës në klasën e gjashtë kishte thënë për Shqipërinë se “Shqipëria është shtet i varfër me 1.200.000 banorë, kryeqyteti i saj është Tirana dhe mos pyetni më shumë”. Kaq, dhe prerë. Me këtë kuptohej se sa e kishte UDB-ja dorën e zgjatur atëbotë edhe tek intelektualët shqiptarë. Ishte kjo koha e “borës së kuqe”, e varfërisë së skajshme në Kosovë. Kjo gjendje detyrimisht kishte ndikuar në shpirtin e njomë të Ruzhdiut për t’u përballuar me sfidat e vazhdueshme që i nxirrte koha. Një përshtypje jashtazakonisht të mirë, i kishte lënë mësuesi Rexhep Kryeziu nga Breznja i cili kudo që i jepej mundësia nëpër ndeja të ndryshme, me punën e frytshme dhe patriotike që bënte, la mbresa të pashlyeshme te gjeneratat e reja, duke i frymëzuar dhe duke i brumosur ata me ide të reja përparimtare. 
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:25 pm

Mësuesi i urtë në kohë të egra

  Kah mbarimi i viteve të 60-ta, Ruzhdiu mbaroi shkollën Normale në Prizren për t’u kthyer pastaj si mësues për të vazhduar kështu veprimtarinë e mësuesit të tij, Rexhep Kryeziut. Ruzhdiu ishte i dashur me shokë, tolerant, i urtë dhe mjaft i përshtatshëm në biseda. Fillimisht punoi në shkollën e Llapushnikut. Ndërsa studimet i kreu në fakultetin filozofik në degën e letërsisë dhe gjuhës shqipe në Prishtinë. Që nga viti 1976/77 ka punuar si mësimdhënës në gjimnazin “Emin Duraku”. Në fillim të viteve të 90-ta, e filloi aktivitetin e tij patriotik si anëtar i kryesisë së LASH-it për komunën e Dragashit. Që nga fillimi ishte edhe anëtar i kryesisë së LDK-së së Dragashit, pastaj veprimtar i KMDLNJ-së për Sharr, si dhe deputet i parlamentit të pakonstituar të Kosovës nga kjo komunë. Ruzhdiu ishte zemërgjërë, ai i gëzohej çdo aktiviteti kombëtar, pa marrë parasysh kush e bënte. Kështu në atë kohë kur klubi letrar “Luigj Gurakuqi” kishte filluar aktivitetin me seriozitet, duke botuar libra letrar të autorëve opojanë dhe duke e nxjerrur organin e vet “Sharri” si revistë informativo-kulturore, artistike e shkencore opojane, ky aktivitet disa shpirtëngushtëve të kryesisë së LDK-së nuk u pëlqente, dhe ata kishin filluar të merreshin me politikën e mohimit të vlerave. Këto qëndrime të kastës së “rojeve të mjegullës”, Ruzhdiu jo vetëm që nuk i përkrahte por, ai i ndihmonte dhe i stimulonte kurdoherë ata që punonin, që shprëndanin vlera dhe, kur i takonte, i mbështetste dhe i përgëzonte. Kështu kishte ndodhur edhe me shfaqjen e dramës “Nita” të realizuar nga profesori Ismet Lecaj me nxënës, ku në mes tyre një rol me rëndësi e luante edhe djali i Ruzhdiut – Kushtrimi. 
  Për shkak të veprimtarisë së tij dhe para së gjithash për shkak të vendosmërisë së tij, Ruzhdiu shpeshherë merrej në biseda informative nga policia serbe, por ai nuk frikësohej, prandaj edhe nuk e ndalte veprimtarinë e tij. Mbante vazhdimisht kontakte me njerëz të vendosur si Salajdin Braha, Skënder Berisha nga Prizreni etj. Nuk i mungonte as aftësia për të treguar barcoleta në çaste të lira për t’i disponuar nxënësit, kolektivin e shkollës dhe shokët e pranishëm, qoftë edhe në momente të vështira. Ishte profesor i nderuar për kolegët dhe nxënësit.
  Ruzhdiu, nuk i thoshte kurrë jo, detyrës. Kur Adem Berisha vdiç nga torturat, Ruzhdiu në një rast pati deklaruar se: “Ademi na mësoi të gjithve se si vdiset për atdhe“. 
  Kur filloi lufta në Kosovë, Ruzhdiu në gjysmën e dytë të qershorit të vitit 1998, kishte shkuar në Tiranë duke e kaluar ilegalisht kufirin. Atje ishte takuar me Esat Krasniqin, epror i UÇK-së dhe eprorë të tjerë të ish Ministrisë së Mrojtjes. Biseda, ishte përqëndruar në organizimin e njësiteve të UÇK-së në trevën e Opojës. Kishte marrë planin dhe strategjinë nga Esat Krasniqi, i cili atëkohë ishte në detyrën e G-1-it. Gjithashtu, ishte takuar edhe me Xhafer Jasharin përgjegjës i Logjistikës me të cilin kishte biseduar për grumbullimin e armatimit. 
Që atëherë, i kishte thënë Esat Krasniqit: “Me disa udhëheqës të tashëm në komunë, nuk mund të punohet në këtë drejtim, për shkak të bindjeve politike që i kanë, edhe pse i kam shokë. Prandaj, e kam pak si problem me i gjetë njerëzit e vendosur, edhe pse kësaj pune, do t’i hyj”. 
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:25 pm

Lidhjet me UÇK-në, paknaqësia dhe takimi me Halil Bicajn, organizimet ushtarake të Ruzhdiut…

  Përveq që kishte pasur kontakte me Esatin, Ruzhdiu kishte tentuar të vëjë kontakte edhe me personat e tjerë të UÇK-së, të cilët vepronin në Tiranë. Nga Esat Krasniqi, kishte marrë formularët për formimin e formacioneve ushtarake. Pastaj, bashkë me Esatin kishin punuar në disa harta topografike ushtarake për t’u njoftuar lidhur me mundësitë e organizimit ushtarak, në rajonin e Opojës. Propozimi i tij ishte që në Opojë, fillimisht mund të formohej një formacion në nivel të togut: 30 deri në 40 veta.
  Gjithashtu Esat Krasniqi tregon se si gjatë bisedave që ishin bërë për parlamentin, ai i kishte thënë, se: “nuk ka asgjë nga kjo punë, dhe se si deputet, e kam humbur besimin e plotë të këtij parlamenti”. Pas qëndrimit prej afro dy javësh në Tiranë, Ruzhdiu ka qenë i kënaqur me gjërat që i ka parë lidhur me organizmin ushtarak të UÇK-së dhe, nga Tirana është kthyer me një bindje krejtësisht tjetër. Pasi që është kthyer nga Tirana e ka telefonuar herë pas here Esatin, ku bisedat për shkak të përgjimeve kanë qenë të lira. 
  Herën e dytë, në janar të vitit 1999, përsëri Ruzhdiu ka shkuar ilegalisht në Tiranë ku ka qëndruar 5-6 ditë, me ç’rast ka insistuar që bisedat e tij në këtë drejtim të jenë biseda përfundimtare rreth grumbullimit të shumë njerëzve rreth UÇK-së. Në këtë rast, Ruzhdi Berisha nuk ishte i kënaqur me njësitet e ministrisë së qeverisë së Bukoshit që silleshin në Shqipëri, dhe ishte i mendimit se ato duhej kaluar në terren. Për këtë qëllim ai, kishte kërkuar të takohej me Halil Bicin - si ministër i mbrojtjes së Qeverisë së Bukoshit. Takimi është bërë përmes Esat Krasniqit (i cili tashmë ishte komandant i reparteve të UÇK-së në Vlanë dhe Cahan), dhe Xhymshit Krasniqit, epror përgjegjës për furnizim me armatim. 
  “Qysh është ky organizim, ju këtu, e ata po luftojnë atje, unë nuk po ju kuptoj…” – i kishte thënë Ruzhdiu Halil Bicit. Pasi i kishte vizituar të gjitha vendet ku janë stërvitur njësitet e UÇK-së, ku, kësaj radhe kishte vërejtur me sytë e vet diçka që vërtet nuk ishte në rregull, prandaj këtë shqetësim ja kishte thënë Halil Bicit se: “UÇK-ja është në Kosovë dhe, jo në Tiranë. Prandaj, unë jam për një UÇK që lufton në Kosovë dhe, jo për ndonjë ushtri çfarëdoqoftë që sillet nëpër Tiranë”. Gjithashtu i kishte thënë edhe Esat Krasniqit se: “sa të kthehem në Opojë, s’i të marrin vesh që jam me UÇK-në, kushedi se çka do të mendojnë ata të LDK-së për mua”.
  Në këtë rast Ruzhdiu i mllefosur kishte kërkuar nga Esati që edhe ai të kyqej në stërvitje ushtarake në Vlanë, por Esati duke ia ditur gjendjen shëndetësore Ruzhdiut, i thotë që duhet të qëndrosh edhe një kohë dhe pastaj, do të shohim. Me Esatin tashmë ishin më tepër se shokë, ai kishte qëndruar në banesën e Esatit, sepse tek ai kishte besim të madh. Sa herë kishte shkuar te ai kishte kërkuar që: “nëse e sheh dikend nga Opoja, të lutem mos i thuaj që jam këtu”. 
Gjithashtu është i njohur edhe roli i Ruzhdiut në betejën e Buçes kur ushtarët e UÇK-së ranë në pritë të forcave serbe. Eprori Xhemshit Krasniqi, dëshmitar i ngjarjes thekson se: “Po mos të ishte Ruzhdiu humbjet tona do të ishin shumë të mëdha. Ai me bisedat që i bëri me policinë serbe, i bëri asi soji që e ngadalsoi procesin e sulmit të tyre deri sa ne e morrëm veten”.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:26 pm

I tradhtuar nga shokët e LDK-së: Halim Shemsidini, Shaban Halimi…

  Kur është kthyer herën e fundit, vetëm edhe njëherë ka folur në telefon me Esatin. Kur popullata nga vende të ndryshme të Kosovës kishte filluar të shpërngulej me dhunë për në Shqipëri, ishte e qartë se kjo gjë do të ndodhte edhe në Opojë. Kësi soji, kryesia e LDK-së më 29 mars 1999, e kishte mbajtur një mbledhje në shtëpi të Shaban Halimit, ku kishin vendosur që “nese vjen deri te shpërngulja e popullatës nga Opoja ne si kryesi e LDK-së asesi nuk duhet të shpërngulemi por duhet të qëndrojmë këtu”.
Ruzhdiu këtë e kishte marrë seriozisht, ashtu siç kishte qenë serioz tërë jetën. Kur disa pleq të fshatit të tij e kishin lutur që të shkonte me ta, pra me kolonën e njerëzve për në Kukës, ai u thotë se “ua kam dhënë besën që do të rri dhe nuk bën të largohemi nga këtu”
  Dhe vërtet nuk u largua. Ndërsa tërë antarët e tjerë të kryesisë së LDK-së, përfshirë edhe kryetarin e LDK-së për Dragash (aktualisht – kryetar i komunës së Dragashit) dhe sekretarin e saj (aktualisht – kryeshef i ekzekutivit dhe kandidat i LDK-së për deputet për zgjedhjet e 23 tetorit) ua kishin mbathur që të dy për në Kukës. Në Kukës edhe Halim Shemsidini edhe Shaban Halimi duke u bazuar në vetën e tyre që nuk e kishin mbajtur fjalën që vet që e kishin dhënë në mbledhje, kishin filluar ta kërkonin nëpër Kukës duke menduar se edhe ai ja kishte mbathur si ata, por, më kot. Ruzhdiu kishte mbetur në Buçe, ai nuk kishte qenë as kryetar i LDK-së e as sekretar i saj, dhe përkundër saj ai nuk kishte pranuar të shpërngulej sepse fjalën e kishin bërë mes vete kryesia e LDK-së. Ruzhdiu nuk ishte mësuar të mos e mbaj fjalën. Për të besa shqiptare ka qenë si virtyt dhe moral. Ai këtë e kishte kuptuar me kohë se besa te shqiptarët ekziston që para organizimit të shoqërisë në formacion shtetëror. Besa për Ruzhdiun ashtu si për çdo shqiptarë të vërtet, mbështetej në kult të fjalës së dhënë, e cila ka marrë tipare të detyrimit juridik popullor. Kështu te Ruzhdiu, besa, në këtë rast fjala e dhënë, u ruajt, jo vetëm si kult, por edhe si besim. 
Ruzhdiu e dinte se besa nuk mund të thehet. Ai që e then besën, që nuk e mban fjalën, duhet të përbuzet nga shoqëria, dhe nga rrethi i vet duhet të merret si shembull i njeriut që nuk e mban fjalën. Ruzhdiu e dinte se pasojat e njeriut besëthyer do të jenë përbuzja, dhe mosbesimi që duhej të bënte rrethi ndaj tij. Ai gjithashtu e dinte se po të njëjtat pasoja negative mund t’i bartte jo vetëm ai, por edhe familja e tij, duke u marrë si shembull se nga kjo familje është filani – njeriu besëthyer. 
  Pas luftës Ruzhdiu në shtator 1999, u gjet i vrarë në Pikëllimë. Trupi i tij ishte i dekompozuar dhe me shumë pak shenja identifikimi. Dokumentet personale të tij i gjenden në disa vende, si në Prizren (në shtepinë e djemve të serbomadhit të njohur Krsta Tanaskoviqit, të cilët kanë qenë paramilitarë) si dhe në një shtëpi të një shqiptari (Sadri Sadikut) në Sharr. Me mbledhjen komemorative në hollin e gjimnazit në shtatorin e parë të pasluftës, e dha lamtumirën e tij në këtë shkollë, me lotët e kolegëve, të bashkëfshatarëve, të familjes e bashkveprimtarëve duke lënë mbrapa fotografinë e tij si fletëpërkujtim të ngjitur në dyert hyrëse të gjimnazit. 
Vrasja enigmatike e tij ka mbetur e pasqaruar, si u bë që Ruzhdiu që ishte vetëm një anëtar i kryesisë së LDK-së së Sharrit të mbetej fillikat i vetëm kur popullata ishte shpërngulur dhe kur të gjithë veprimtarët e LDK-së ishin shpërngulur?!…
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:26 pm

Manipulimet me emrin dhe vepërn e Ruzhdiut

  Manipulimet me luftën, në emër të Ruzhdi Berishës u bënë që në zgjedhjet e para lokale, për të vazhduar edhe në këto zgjedhje. Halim Shemsidini, tani kryetar komune dhe Shaban Halimi kryeshef i ekzekutivit që tani i kërkojnë votat për deputet të LDK-së në Parlamentin e Kosovës (në emrin e Ruzhdiut, gjakut të tij dhe shokëve të tij) nuk ngurrojnë të thonë se kanë qenë me filanin e fistekun në këtë shtab, apo atë shtab. Ndërkohë që evidenca e ushtarëve të UÇK-së ishte dhe vazhdon të jetë nëpër zonat e TMK-së, në shtabin qendror të TMK-së, si dhe në Asociacionin e veteranëve të UÇK-së, ku emri i asnjërit nga ata që e lan fillikat vetëm Ruzhdiun (Halimi, Shabani dhe të gjithë antarët e kryesisë së LDK-së së atëhershme) as nuk kanë figuruar, e as nuk figurojnë në asnjë listë. Atëherë, në cilin shtab të cilës ushtri kanë qenë? Në ushtrinë e Ruzhdi Berishës, jo. Sepse po të ishin në të a do të mund të kalonin lirshëm nëpër kufirin e Morinës? 
  Edhe pse është e njohur, nuk duam të lëshohemi në fjalët që qarkullojnë se kanë qenë në shtabin e ushtrisë jugosllave për të lidhur paktin e „paqes dhe të mossulmit“, sepse “dy ushtri ky vend nuk i duron”-siç u kanë thënë oficerët serbë. Por, ata si argument të të qenurit të tyre në UÇK, vazhdojnë ta përmendin Ruzhdi Berishën. Madje Ruzhdiut i organizuan (vetëm një herë) edhe akademi përkujtimore, ku në këtë rast nuk ishte në plan të parë Ruzhdiu e as veprimtaria e tij, por vetja e tyre, e Halimit dhe Shabanit. Në këtë akademi përkujtimore, nuk mori pjesë asnjë ushtar e oficer i UÇK-së. As shokët e tij Esat Krasniqi, Xhemshit Krasniqi etj. Ata vazhdojnë të përfitojnë në emrin e Ruzhdi Berishës, por deri më tani as Halim Shemsidini e as Shaban Halimi, nuk e përmenden, se si u bë që Ruzhdi Berisha mbeti në Opojë në kohën kur u shpërngul e tërë popullata? Kush i tha Ruzhdiut të qëndrojë në Opojë vetëm? Me cilën detyrë dhe për cilën arsye? Kë e priti atje? Me kë kishte për tu takuar? Pastaj përderisa Ruzhdiu nuk paska patur mundësi të shpërnulej me popullatën, si është e mundur që Halimi dhe shokët e Ruzhdiut të shpërngulen me popullatën, pa u vënë re fare nga ushtria dhe policia serbe? Pra, si shpëtuan pa thërrë në këmbë ata që Ruzhdi Berishën e lanë vetëm në Opojë?

  Dhe Halim Shemsidini me Shaban Halimin, nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por pas luftës organizuan mbledhjen e parave në opinion, gjoja për ta ndërtuar lapidarin për Ruzhdi Berishën. Kurse në fakt, lapidari u ndërtua i tëri me paratë e të afërmëve të Ruzhdiut, kurse paratë e mbledhura në emër të Ruzhdiut u përdorën për fushatën e kaluar elektorale të LDK-së.

Gazeta:”Epoka e re“ , 27 shtator 2004
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:26 pm

Reagim

VËRTET, KUSH E LA VETËM RUZHDI BERISHËN NË OPOJË ?!

  Në gazetën “Epoka e re” më 28 shtator botova artikullin: “Ruzhdi Berisha: një jetë për dije dhe liri”. Ndërkaq më 27 tetor, plotë një muaj e një ditë pas, në gazetën “Bota Sot” u botua shkrimi me titull “ SHM e Dragashit ta mbaj emrin e profesorit dhe dëshmorit të kombit Rushdi Berisha” nga autori Muharrem Qafleshi. Ndonëse për tërë atë që e kam thënë në shkrimin tim, nuk është arritur të dëshmohet me asgjë e kundërta, megjithatë për disa gjëra të pasakta që thuhen në këtë artikull, jam i detyruar për t’ia sqaruar opinionin lexues.
  Përderisa, Halim Shemsidini (kryetari aktual i komunës së Dragashit siç ka qejf ta quaj ai, dhe kryetar i LDK-së së kësaj komune) “evokuon kujtime për Ruzhdi Berishën, mikun e tij të ngushtë të jetës dhe të veprës kombëtare”- çuditërisht (sikur deri më tani), as me këtë rast, nuk “evokuon” e as nuk i sqaron publikisht pyetjet, që i kam bërë në shkrimin tim: “...deri më tani as Halim Shemsidini e as Shaban Halimi, nuk e përmenden, se si u bë që Ruzhdi Berisha mbeti në Opojë në kohën kur u shpërngul e tërë popullata? Kush i tha Ruzhdiut të qëndrojë në Opojë vetëm? Me cilën detyrë dhe për cilën arsye? Kë e priti atje? Me kë kishte për tu takuar? “
  Këtyre pyetjeve nuk u është përgjegjur as Halim Shemsidini e as Shaban Halimi. Natyrisht, s’ka se si t’u përgjigjet as M. Qafleshi, autor i tekstit në “Bota Sot”. Këto pyetje duan përgjigjje apo jo? Përgjigje, nuk mund të gjenden as përmes paraqitjes në gazetë të fotografisë së Ruzhdi Berishës me Ibrahim Rugovën. Ky nuk është kurrëfarë argumenti, sepse edhe në artikullin tim e kam potencuar se Ruzhdi Berisha ka qenë anëtar i LDK-së (madje i kryesisë së saj që nga fillimi). Por të mundohesh t’i kamuflosh gjërat me vetëdije duke bërë obstruksione të tilla rreth fotografisë së Rugovës në momentin kur popullta po shpërngulej nga vise të ndryshme të Kosovës dhe një fat i tillë po i kërcnohej edhe popullatës opojane, është një fyerje e re për Ruzhdiun. Sepse Rugova ishte në Prishtinë dhe policia serbe këtë e dinte, kurse një ditë pas shprënguljes së popullatës Rugovën e quan në Beograd. Prandaj, kush u vra apo u maltretua për shkak të Rugovës apo fotografisë së tij e që kjo të ndodhte edhe me Ruzhdi Berishën? Por kjo është e kundërta e asaj që ia kishte thënë Ruzhdi Berisha eprorit të UÇK-së Esat Krasniqit: „Sa të kthehem në Opojë si të marrin vesh që jam me UÇK-në kushedi se çka do të mendojnë që jamë unë, ata të LDK-së”. Këto ishin fjalët e Ruzhdiut që ia kishte thënë Esat Krasniqit në gjysmën e dytë të qershorit 1998 në Tiranë: “Me disa udhëheqës të tashëm në komunë, nuk mund të punohet në këtë drejtim, për shkak të bindjeve politike që i kanë, edhe pse i kam shokë. Prandaj, e kam pak si problem me i gjetë njerëzit e vendosur, edhe pse kësaj pune, do t’i hyj”. 
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:27 pm

E vërteta është e dhembshme, por nuk mund të zhbëhet

Gjithashtu edhe për Parlamentin e pakonstitouar, Ruzhdiu gjatë bisedave që kishte bërë me Esat Krasniqin, kishte konstatuar se: „ Nuk ka asgjë nga kjo punë, dhe se si deputet, e kam humbur besimin e plotë të këtij parlamenti“. 
Esat Krasniqi është gjallë dhe Xhemshit Krasniqi gjithashtu. Jo vetëm me vargun e Nolit: „Atje nisi atje mbaroi...“, por as me çfardo vargjesh të tjera, nuk mund të mohohet fakti se Ruzhdi Berisha, u la vetëm në fshatin e tij të lindjes në Buqe nga shokët e tij (të kryesisë së atëhershme të LDK-së) të cilët kanë marrë pjesë në mbledhje të 29 marsit në shtëpinë e Shaban Halimit.
Sa i përket revistes „Sharri“ ku citohen emrat e dëshmorëve dhe martirëve nga treva e Opojës, është e saktë, por si duket në këtë rast, nuk e keni ditur faktin se Ruzhdi Berisha u shpall dëshmor në vitin 2000 nga Azem Syla, në cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së që ishte, dhe atë pas dëshmive që janë mbledhur lidhur me veprimtarinë e tij. Kurse numri i përmendur (32-33) i revistës “Sharri”, është botuar në tetor të vitit 1999. Kaq informacion të paktën ka mundur të merret nga familja e dëshmorit Ruzhdi Berisha.Ndërkaq sa i përket pyetjes së Halim Shemsidinit se përse nuk u shkrua për Ruzhdiun më përpara, si duket vet Halimi nuk ka qenë i interesuar të dijë, se për Ruzhdi Berishën, është shkruar megjithatë, edhe pse jo sa duhet. Pikërisht revista “Sharri” (nr. 46-47, viti 2001), e boton portretin e Ruzhdi Berishës. Gjithashtu për Ruzhdi Berishën kam shkruar edhe në librin tim: “Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj” faqe 71-72 ku përpos tjerash thuhet: “Ende ka mbetur e pasqaruar lidhja dhe veprimtaria e tij në UÇK prandaj, për Ruzhdiun duhet të shkruhet në mënyrë të veçantë në të ardhmën e afërt. Vrasja enigmatike e tij ka mbetur e pasqaruar, si u bë që Ruzhdiu që ishte një anëtar i kryesisë së LDK-së së Sharrit, të mbetej fillikat i vetëm, kur popullata dhe të gjithë veprimtarët e LDK-së ishin shprëngulur?!...” Pra për Ruzhdiun që atëherë kam thënë se duhet të shkruhet në mënyrë të veçantë. Dhe jo vetëm kaq! Për Ruzhdiun kam shkruar edhe në gazetën “24 orë” derisa dilte, por edhe gjatë verës së vitit të kaluar në gazetën “Fokusi javor”. Por nuk u kam faj unë pse nuk i keni lexuar.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 4:27 pm

Familja e Ruzhdiut nuk mund të indinjohet e as të injorohet!

Tani, janë mbledhur materiale të bollshme për figurën e Ruzhdiut. Për Ruzhdiun kam botuar vetëm një pjesë të materialeve të shumta lidhur me veprimtarinë e gjërë të tij. Ai nuk është më i asnjë partie politike e as i familjes së tij, ai tashmë i përket tërë kombit. Që të shkruash për dëshmorët nuk ka nevojë të merret leja nga askush por, të shkruash për dëshmorët është përgjegjësi sepse duhet thënë të vertetën dhe vetëm të vërteten.
Familja e Ruzhdi Berishës nuk ka pse të indinjohet kur shkruhet për babain, birin apo bashkëshortin sepse para se të indinjohen, ata sigurisht që e kan pyetur veten të paktën njëherë: vërtet, kush u bë shkaktar që ata mbetën pa baba, pa djalë e pa bashkëshort?! Deri tani asnjë familje dëshmori nga 2047 dëshmorë të UÇK-së, sa njihen nuk është nënshtruar e as nuk është mashtruar nga kurrfar presioni apo premtimi i kujtdoqoftë. Prandaj nuk ka as më të voglën arsye që familja e Ruzhdi Berishës të bënte përjashtimin e vetëm në këtë drejtim. Sepse nënshtrimi apo mashtrimi i kujdo qoftë, sikurse edhe manipulimi i kujdo qoftë, do të ishte vrasje për së dyti e dëshmorit në fjalë. Kush nuk e sheh të vërtetën në sy sot, koha do ta detyroi ta shoh nesër. Por janë të gjallët ata që duhet t’u dalin zot, të vdekurve.
Halim Shemsidini thotë se: Për Ruzhdiun qenkan bërë shpifje dhe gënjeshtra në shkrimin tim, por nuk sjell asnjë argument për ta provuar të kundërtën e asaj që kam thënë në shkrimin tim, ka edhe shumçka që duhet të shkruhet por “miku i ngushtë i Ruzhdiut” do t’i quante shpifje për çfardo që ta pyesnin për Ruzhdiun. 
  Ndoshta do t’i quante shpifje edhe poqëse do ta pyesnim publikisht se cili ishte roli i tij në procesin e përjashtimit nga shkolla e mesme “Emin Duraku” të nxënësit Vahidin Hajrizit nga Kuklibegu, për shkak të aktivitetit të tij në ngjarjet e vitit 1989?! Arsyeja për t’iu bërë një pyetje e tillë bazohet në faktin se Halim Shemsidini ishte kujdestar i klasës së Vahidinit, i cili si pasojë e këtij largimi u kthye në arkivol nga Divulje e Splitit më 1990, ku ishte në shërbim ushtarak!
  Sa për fyerjet që i shpreh Halim Shemsidini në adresën time, ato janë të denja vetëm për karakterin e tij. Unë nuk dua të lëshohem në atë nivel. Kam bërë vetëm pyetje që kanë mbetur pa përgjigjje dhe këtyre pyetjeve nuk mund të ju jap përgjigje madje as duke e thirrur në ndihmë as Cvajgun, e madje as “M.J”-në. 
Megjithatë pyetjet e mia kanë përgjigje. Prandaj, të vërtetën nuk mundet ta varros askush. Kurrë!  
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha Empty Re: Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi