Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Irani vë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjata veprimi

Shko poshtë

Irani vë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjata veprimi Empty Irani vë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjata veprimi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 7:18 pm

Irani vë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjata veprimi

Kreu i politikës së Jashtme evropiane Havier Solana shprehu shqetësim sot për provat me raketa, të cilat ishin pjesë e manovrave ushtarake për të treguar aftësitë mbrojtëse të Republikës Islamike.


Irani vë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjata veprimi ---tehran
Rusia i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë të tregohet i përmbajtur në reagimet ndaj provave me raketa.


Irani thotë se ka vënë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjatë veprimi për të cilat analistët e mbrojtjes thonë se mund të arrijnë të godasin Izraelin dhe Evropën jugore.
Televizioni shtetëror transmetoi sot pamje të një rakete tokë-tokë që po lëshohej nga një shkretëtirë me një re pluhuri.
Kreu i politikës së Jashtme evropiane Havier Solana shprehu shqetësim sot për provat me raketa, të cilat ishin pjesë e manovrave ushtarake për të treguar aftësitë mbrojtëse të Republikës Islamike.
Disa analistë perëndimorë të mbrojtjes thanë se të paktën një nga këto raketa është në gjendje të bartë mbushje bërthamore.
Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera të botës duan ta detyrojnë Iranin të bëjë të njohura veprimtaritë e tij bërthamore gjatë një takimi në Gjenevë të enjten.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha dje se kundër Iranit do të konsiderohen sanksione më të rrepta nëse bisedimet dështojnë.
Rusia i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë të tregohet i përmbajtur në reagimet ndaj provave me raketa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Irani vë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjata veprimi Empty Perëndimi i shqetësuar për aktivitetet e Iranit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 10:31 pm

Perëndimi i shqetësuar për aktivitetet e Iranit



Vendet e Perëndimit kanë shprehur shqetësime lidhur me testet raketore që Irani i kreu në dy ditët e fundit.
Garda Revolucionare e Iranit tha se ka shkrepur raketa me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.
Ministria e Jashtme e Francës sot kërkoi që Teherani menjëherë t’i ndalë “aktivitetet thellësisht shqetësuese”. Ajo i bëri thirrje Iranit që ta zgjedhë rrugën e bashkëpunimit e jo të konfrontimit.
Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Havier Solana u shpreh i shqetësuar për testet dhe tha se Irani duhet menjëherë t’i zgjidhë çështjet që kanë të bëjnë me uzinën e dytë për pasurimin e uraniumit.
Javën e kaluar Irani pranoi se po zhvillon një uzinë të panjohur nëntokësore afër qytetit Kom.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi