Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raketa e re supersonike, më e shpejtë se zëri

Shko poshtë

Raketa e re supersonike, më e shpejtë se zëri Empty Raketa e re supersonike, më e shpejtë se zëri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 20, 2011 1:18 am

Raketa e re supersonike, më e shpejtë se zëri

Raketa e re supersonike, më e shpejtë se zëri Raketa-supersonike

Pentagoni aktualisht është duke testuar raketën e re supersonike, e cila udhëton pesë herë më shpejtë se sa shpejtësia e zërit. Kjo lloj arme e fuqishme mund të godasë cilindo lokacion në planetin tonë në afat brenda një ore.

Raketa “The Advanced Hypersonic Weapon” (AHW) është testuar suksesshëm nga Havajet, në ora 11:30, ka fluturuar mbi Oqeanin e Qetë dhe ka goditur cakun e planifikuar në
ishullin Marshall.


Pentagoni nuk ka bërë të ditur se sa kohë i janë nevojitur raketës për të arritur në cakun e largët prej rreth katër mijë kilometra.

Zëdhënësja Melinda Morgan ka thënë se testimet janë bërë për shkak të aerodinamikës, navigacionit, kontrollit dhe teknologjisë së mbrojtjes termale.

Testimi i raketës "AHW" është pjesë e programit “Prompt Global Strike” (“Sulmi i shpejtë global”), i cili synon t’i mundësojë ushtrisë amerikane të sulmojë me armë konvencionale cilëndo pikë në planet brenda orës.

Pentagoni ka investuar në këtë program 240 milionë dollarë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi