Dhjetë fjalimet më të çmendura të OKB-së
Faqja 1 e 1
Dhjetë fjalimet më të çmendura të OKB-së
Dhjetë fjalimet më të çmendura të OKB-së |
Nga Jaser Arafati, Fidel Kastro e deri tek Ghedafi Historia është e mbushur plot me fjalime të cilat kanë mbetur në kujtesën e mbarë njerëzimit. Disa madje kanë nxitur dhe revolucione dhe ndryshime të mëdha sociale. Por njerëzit që i kanë shpalosur me zë të lartë para turmave të mëdha nuk kanë asnjë ngjashmëri me gjërat më të çmendura që janë thënë ndonjëherë gjatë një fjalimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përgjatë këtij gjysëm shekulli të fundit. Nuk janë njerëz dosido, por lider shtetesh, të cilët kanë qënë në qëndër të incidenteve politike, duke prishur ekuilibret gjeopolitike me vendimet e tyre. Në të shumtën e rasteve, të përbashkët kanë pasur akuzat kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Kanë qënë të apasionuara, provokuese e deri tek ato më të çuditshmet dhe të çmendura. Ato janë të pasura me fjalime të paharrueshme, në konvokimin e diskutimeve dhe çështjeve kritike të ditës që janë mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Revista prestigjoze “Foreing Policy”, ka publikuar dhjetë prej këtyre fjalimeve të cilët kanë pasur në shumicën e rasteve diktatorët më të njohur në glob, duke nisur nga lideri emblematik komunist Fidel Kastro, duke vazhduar me rusin Nikita Hrushov e duke përfunduar me atë libian Gedafi. Për ata që nuk e dinë në vitin 1960 Kastro i cili mbajti një prej fjalimeve më të gjata dhe zgjati rreth katër orë. Në të ai akuzonte presidentin e asokohe Kenedi si një milioner dhe se revoltë kundër fshatarëve është e pamundur. Shumë do të kujtojnë ende shpërthimin e kryeministrit rus Nikita Hrushov i cili hoqi këpucën dhe filloi ta përplaste mbi tavolinë duke tërhequr vëmendjen e gjithë sallës, ndërkohë që i drejtohej delegacionit filipinas me frazën “ne do t’iu varrosim”. Po ashtu i paharrueshëm mbetet edhe fjalimi i parë i liderit palestinez Jaser Arafat i cili arriti të aprovonte lëvizjen “sionizëm baraz racizëm” duke prishur në këtë mënyrë raportet e Izraelit me OKB-në. Gjithashtu një tjetër fjalim që ka mbetur në histori është edhe ai i liderit teatral Hugo Chavez, i cili arriti të paralelizonte presidentin amerikan Xhorxh W.Bush, me djallin, apo ish-presidenti nikaraguan Daniel Ortega i cili bëri Rambon me ish-presidentin Ronald Regan. Ndaj gazeta “Tirana Observer” po boton sot dhjetë gjërat më të çmendura që janë thënë ndonjëherë në fjalimet e OKB-së. Diplomati indian arrin afër vdekjes Viti: 1957 Citimi: “Këshilli i Sigurisë mendon se kjo është një kundërshti. Nuk është një konflikt vetëm për territorin. Ka vetëm një problem përpara jush....se problemi është problemi i agresionit”. Impakti: Me këtë ostriunizëm epik gjatë një debati për Kashmirin, i dërguari indian në Kombet e Bashkuara Krishna Menon mban rekordin për fjalimin më të gjatë në historinë e Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Në total ky fjalim zgjati tetë orë. Menon ra përtokë nga lodhja dhe iu desh të shtrohej në spital. U kthye më vonë dhe vazhdoi edhe për një orë tjetër, ndërkohë që mjeku i kontrollonte presionin e gjakut. Fidel Kastro shkoi përtej Viti: 1960 Citimi: “Nëse Kenedi nuk është një milioner, analfabet, injorant, natyrisht që do ta kishte kuptuar që nuk është e mundur një revoltë kundër fshatarëve”. Impakti: Ai nuk është krejtësisht i qetë në ligën Menon, por fjalimi debutues i presidentit kuban Fidel Kastro pranë OKB-së, është zgjati katër orë e gjysëm dhe është më i gjati në Asamblenë e Përgjithshme. Vizita e parë e Kastros në Shtetet e Bashkuara në 1959 ishte pak miqësore, por nga viti 1960 ai firmosi me kampin sovietik duke përdorur fjalimet e tij kundër imperializmit amerikan dhe duke fyer Xhon Kenedin dhe Riçard Niksonin, kandidat për president në SHBA, në atë kohë. Kastro la edhe një kujtim të çuditshëm në atë vit në Asamble duke mbajtur pula të gjalla në dhomën e tij të hotelit. Hrushovi vë këmbët jashtë Viti: 1960 Citimi: “Zoti president, ju ftoj të thërrisni me rrallë imperialistët amerikanë” Impakti: Kryeministri sovietik Nikita Hrushov, dha një nga provat më të mëdha të luftës së ftohtë, në një moment ikonik kur në një tentativë për ti mbyllur gojën një delegati filipinas, i cili po fliste kundër imperializmit sovietik, ai i lëshoi epitetin e mësipërm dhe filloi të godiste tavolinën me këpucë. Gjesti u kthye në shembullin e një retorike të nxehur, por nuk do të ishte kthyer në ndonjë gjë të madhe nëse nuk do të kishte surprizuar me frazën “Ne do t’iu varrosim”. Lozha e agjentëve dhe përgjuesi Viti:1960 Citimi: “Ky është rasti që unë jam sot këtu dhe një shembull konkret i spiunazhit sovietik, në këtë mënyrë që mund ta shikoni vetë” Impakti: Kolin Powell, përdori në mënyrë të njohur një flakon me anktraks duke kërkuar që të fitojë mbështetjen e Këshillit të Sigurisë për aksionin ushtarak në Irak. Por ka momente kur objektet e skenës janë përdorur me më shumë efikasitet. Gjatë debatit për rrëzimin e një avioni spiun amerikan U-2 në territorin sovietik, ambasadori i SHBA-së, Henry Cabot Lodge vendosi të kalojë në sulm. Ai nxorri jashtë një ngjitëse prej druri që ishte prezantuar në ambasadën amerikanë në Moskë nga shoqata miqësore sovietiko-amerikane dhe procedoi duke nxjerrë një mikrofon të vogël nga sqepi i një shqiponje me një palë pinca. Rezoluta sovietike që dënon fluturimet e avionëve spiun amerikan humbi. Përgatitjet e Arafatit për luftë Viti:1974 Citimi: “Një rregull i ri botëror po shpërbëhet nën sytë tanë, si imperializmi, kolonianizmi, neokolonianizmi, racizmi, ku forma kryesore është sionizmi” Impakti: Presidenti i Organizatës për lirinë e Palestinës ishte i ftuar që ti drejtohej Asamblesë së Përgjithshme për herë të parë, kjo e kërkuar nga lëvizja jo e alienuar, një koalicion vendesh në zhvillim e sipër të cilat kanë qënë në OKB historikisht kritikë ndaj Izraelit. Lideri palestinez Jaser Arafat zuri vendin në skenë duke nisur një sulm mbi sionizmin. Një vit më pas lëvizja e njohur “sionizmi baraz racizëm” u aprovua dhe raportet e Izraelit me OKB-së kanë qënë të vështira. Ortega bëri Rambon me Reganin Viti: 1987 Citimi: “Përpara se të konsultonin kokat e nxehta që prezantonin opcione të ndryshme ushtarake, si një sulm ushtarak: kujton presidenti Regan, Rambo ekzistonte vetëm në filma”. Impakti: Presidenti nikaraguan Daniel Ortega, përdori platformën e OKB-së për të përvetësuar politikën amerikane ne Amerikën Qëndrore, në veçanti për financimet e rebelëve Kontras dhe të mbështeste diktaturën Somoza për të cilën Ortega ka thënë se “ka përgjakur popullin nikaraguajan”. Fjalimi me tone nervoze çoi më pas në largimin e delegacionit të SHBA-së. “Populli i nikaraguas mund të ulet dhe ta dëgjojë atë, por unë jo” tha ambasadori amerikan Vernon Ëalters. Chavez shfryn jashtë mëkatorin Viti: 2006 Citimi: “Djalli erdhi këtu dje dhe akoma mban erë squfuri” Impakti: Presidenti teatral i Venezuelës Hugo Chavez, i ka dashuruar gjithmonë dritat e publicitetit që Asambleja e Përgjithshme të jep, dhe nuk është më në evidencë që kur me një fjalim, ka paralelizuar presidentin amerikan Xhorxh W.Bush me Djallin. Chavez ka filluar gjithashtu që të përdorë rregullisht në fjalimet e tij pjesë nga autori i planit të parë të së majtës, kur ka në dorë një libër të profesorit amerikan Noam Chomsky. Chavez i është referuar këtij momenti të famshëm në fjalimet e tij në këtë vit, duke thënë se “nuk ka më erë squfuri”, tani që Barack Obama është president. Bashir mohon genocidin Viti: 2006 Citimi: “Imazhi që organizatat vullnetare janë përpjekur për ti dhënë një asistencë më të madhe dhe më shumë ndihma kanë dhënë një rezultat negativ”. Impakti: Në fjalimin e vtiti 2006, presidenti sudanez Omar al-Bashir ka thënë se masakra në Darfur, që atëherë presidenti Xhorxh W.Bush e kishte quajtur “genocid”, ishte në të vërtetë një sistem i gatuar nga organizatat humanitare perëndimore për të thithur financime. Në vazhdim të mbledhjes Bashir shkoi edhe më tej, duke akuzuar Izraelin dhe organizatat sioniste për shpërndarje gënjështrash me qëllim dobësimin e qeverisë sudaneze. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka bërë të njëjtin afirmim. Ahmadinexhad urren sionistët Viti: 2008 Citimi: “Dinjiteti, integriteti, dhe të drejtat e popullit amerikan dhe europian po luhen nga një numër i vogël, por mashtrues personash të quajtur sionistë. Edhe pse ata janë një minorancë shumë e vogël, ata kanë dominuar një pjesë të rëndësishme të qëndrave monetare dhe financiare, ashtu si edhe qëndrat e politikbërjes të disa shteteve të Europës dhe SHBA-së në mënyrë mashtruese dhe komplekse”. Impakti: Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka përdorur rregullisht OKB-në, si një platformë për t’iu vënë kundër fuqive perëndimore, në mënyrë të veçantë kundër armikut të tij Izraelit. Në fjalimin e tij të vitit 2008 ai akuzoi “entitetin sionist” për një seri krimesh duke përfshirë edhe luftën në Osetinë e Jugut. Një tjetër karakteristikë e njohur e fjalimeve të Ahmadinexhadit është edhe përdorimi i rëndë i retorikës fetare dhe të mësimeve shiite. Çfarë është duke bërë Gedafi? Viti: 2009 Citimi: “Nuk duhet thirrur Këshilli i Sigurisë, por duhet thirrur këshilli i terrorit”. Impakti: Pas 40 vjet në pushtet, lideri libian Muamar Gedafi ka folur në Kombet e Bashkuara për herë të parë me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të këtij viti dhe sigurisht që rekuperoi të gjithë kohën e humbur. Në fjalimin e tij 100 minutësh Gedafi listoi një gjysëm shekulli ankesash, dhe teori komplotiste duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë zhvilluar gripin e derrit dhe duke pyetur për versionin zyrtar të vrasjes së Kenedit. Pjesa më e madhe e inatit të Gedafit iu rezervua Këshillit të Sigurisë së OKB-së, që e paralelizoi me Al Kaedën. Dhomat e Gedafit kanë dhënë një tjetër show në Asamble në këtë vit. Si lider libian, atij iu refuzuan tentativat për të krijuar një tende beduine në vende të ndryshme në New York. Por më në fund arriti të bëjë kampin e tij në oborrin e Donald Trump. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjon Keka: Idetë e çmendura
» Islami: Qosja ia ka shkruar fjalimet edhe Sinan Hasanit
» Dhjetë sekretet që u varrosën
» Alba Se: DHJETE IDETE QE NDRYSHUAN BOTEN
» 24 Marsi Dita kur duhej flijim
» Islami: Qosja ia ka shkruar fjalimet edhe Sinan Hasanit
» Dhjetë sekretet që u varrosën
» Alba Se: DHJETE IDETE QE NDRYSHUAN BOTEN
» 24 Marsi Dita kur duhej flijim
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi