Parimet udhëheqëse të Grupit të kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës
Faqja 1 e 1

Grupi i kontaktit ka shqyrtuar letrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe raportin e
Ambasadorit Kai Eide mbi shqyrtimin gjithëpërfshirës të gjendjes në Kosovë, që i janë
paraqitur Këshillit të Sigurimit më 7 tetor 2005.
Grupi i kontaktit mbështet rekomandimet e Sekretarit të Përgjithshëm të paraqitura para
Këshillit të Sigurimit të bazuara në këtë raport për të nisur procesin e përcaktimit të statusit
të ardhshëm të Kosovës në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Grupi
mirëpret qëllimin e Sekretarit të Përgjithshëm për caktimin e një emisari special, i cili do të
udhëhiqte këtë proces. Grupi i kontaktit me kënaqësi do të mbështesë përpjekjet e emisarit
special dhe ekipin e tij.
Një zgjidhje negociuese duhet të jetë një prioritet ndërkombëtar. Procesi i filluar nuk mund
të bllokohet por duhet të përfundojë. Grupi i kontaktit thërret palët që të angazhohen me
besnikëri dhe në mënyrë konstruktive, që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të
refuzojnë çdo formë të dhunës. Ata të cilit e përkrahin dhunën nuk do të kenë asnjë rol.
Emisari special mund të ndërmarrë veprime të duhura në kuadër të mandatit të tij në
Kombet e Bashkuara për të suspenduar apo përjashtuar çdo individ apo grup nëse mendon
se veprimet e tyre nuk shpien drejt përparimit.
Grupi i kontaktit thërret të gjitha palët që të themelojnë ekipet negociuese të unitetit dhe të
pajtohen mbi pikëpamjet e përbashkëta.
Procesi duhet të sigurojë pjesëmarrjen efikase të serbëve të Kosovës dhe qytetarëve dhe
komuniteteve tjera të Kosovës. Fqinjët rajonal dhe palët tjera të interesuara doemos duhet
të konsultohen.
Përparimi i procesit të statusit do të varet jo vetëm nga niveli i angazhimit të palëve por
edhe nga kushtet në terren. Zbatimi i standardeve të caktuara nga Kombet e Bashkuara
duhet të vazhdojnë gjatë procesit të statusit dhe ato do të jenë faktor i përcaktimit të
përparimit të bërë.
Grupi i kontaktit riafirmon rëndësinë që lidhet me dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm
në të gjitha nivelet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mes komuniteteve të ndryshme në
Kosovë. Grupi kërkon nga autoritetet në Beograd që në mënyrë aktive të nxisin serbët e
Kosovës për të zënë vendet e tyre në Institucionet e Kosovës.
Këshilli i Sigurimit do të mbetet aktivisht i preokupuar me këtë çështje. Vendimi
përfundimtar mbi statusin e Kosovës duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit.
Prandaj, Grupi i kontaktit informon të gjitha palët e kyçura se rezultati i procesit të statusit
duhet të bazohet në parimet në vijim:
1. Vendosja e çështjes së Kosovës duhet të jetë plotësisht në pajtim me standardet
ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare dhe
duhet të kontribuojë në sigurinë e rajonit.
2. Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të jetë në përputhje me vlerat demokratike dhe
standardet evropiane dhe duhet të kontribuojnë në realizimin e një Kosove me perspektivë
evropiane, në veçanti në përparimin e Kosovës në procesin e stabilizim-asocimit, si dhe
integrimin e rajonit të gjithmbarshëm në institucionet euroatlantike.
3. Zgjidhja duhet të sigurojë shumetnicitet të qëndrueshëm në Kosovë. Duhet të ofrojë
garancinë efikase kushtetuese dhe mekanizma të përshtatshme për të siguruar zbatimin e të
drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët në Kosovë, dhe të drejtat e anëtarëve të të gjitha
komuniteteve në Kosovë, përfshirë të drejtat e refugjatëve dhe të personave të zhvendosur
për t’u kthyer të sigurt në shtëpitë e tyre.
4. Zgjidhja duhet të ofrojë mekanizma për sigurimin e pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve
kosovare në qeverisje, të nivelit qendror dhe lokal.
5. Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të përfshijë kujdesin specifik të sigurimit për mbrojtjen
e trashëgimisë kulturore dhe religjioze në Kosovë. Kjo duhet të përfshijë cilësimin e
statusit të institucioneve të Kishës Ortodokse serbe, vendndodhjeve dhe pronës në Kosovë.
6. Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të konsolidojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Në këtë
mënyrë, kjo do të sigurojë që Kosova të mos kthehet në gjendjen e para marsit të vitit 1999.
Çdo zgjidhje që është e njëanshme apo është rezultat i përdorimit të forcës nuk do të jetë e
pranueshme. Nuk do të ketë ndryshime të territorit të tanishëm të Kosovës, që do të thotë
nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe bashkim të Kosovës me ndonjë shtet tjetër apo me
ndonjë pjesë të ndonjë shteti tjetër. Integriteti territorial dhe stabiliteti i brendshëm i
fqinjëve rajonal do të respektohet plotësisht.
7. Zgjidhja e statusit do t’i sigurojë Kosovës siguri. Kjo do të sigurojë gjithashtu që Kosova të
mos paraqesë kërcënim ushtarak apo kërcënim të sigurisë për fqinjët e saj.
8. Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të avancojë mekanizma efikas për të konsoliduar
mundësitë e Kosovës për të zbatuar sundimin e ligjit, për të luftuar krimin e organizuar dhe
terrorizmin dhe për të mbrojtur karakterin shumetnik të policisë dhe gjyqësorit.
9. Zgjidhja duhet të sigurojë se Kosova mund të zhvillohet në një mënyrë të qëndrueshme
ekonomikisht edhe politikisht, dhe se ajo mund të bashkëpunojë në mënyrë efikase me
organizatat ndërkombëtare dhe me institucionet ndërkombëtare financiare.
10. Për një kohë Kosova do të vazhdojë të ketë nevojë për një prani ndërkombëtare civile dhe
ushtarake për të ushtruar mbikëqyrjen e duhur të përputhshmërisë së kushteve të parapara
në zgjidhjen e statusit për ofrimin e sigurisë dhe, në veçanti, për të siguruar mbrojtjen e
minoriteteve, si dhe të vëzhgojë dhe të mbështesë autoritetet në zbatimin e vazhdueshëm të
standardeve

Rrebele- Moderator
- Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009
Similar topics
» Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës
» Tetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri
» Wikileaks: Qeveria Gruevski, pranoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së
» Edita Tahiri udhëheqëse e Kosovës për dialog me Serbinë.
» Rumania: NATO të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi