Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:24 pm

Përmbajtja
Dispozitat e përgjithshme 2
Aneksi I – Dispozitat kushtetuese 12
Aneksi II – Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të
komuniteteve 19
Aneksi III – Decentralizimi 23
Shtojcë Aneksit III – Përcaktimi i komunave të reja 33
Aneksi IV – Sistemi gjyqësor 35
Aneksi V – Trashëgimia fetare dhe kulturore 39
Aneksi VI – Borxhi i jashtëm 45
Aneksi VII – Prona dhe arkivi 46
Aneksi VIII – Sektori i sigurisë së Kosovës 50
Aneksi IX – Përfaqësuesi civil ndërkombëtar 53
Aneksi X – Misioni evropian për politika të sigurisë dhe mbrojtjes
58
Aneksi XI – Prania ushtarake ndërkombëtare 59
Aneksi XII – Agjenda legjislative 62
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:25 pm

Neni 1 Dispozitat e përgjithshme
1.1 Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, që do të qeveriset në mënyrë demokratike dhe
me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative,
ekzekutive dhe gjyqësore.
1.2 Ushtrimi i pushtetit publik në Kosovë do të bazohet në barazinë e të gjithë qytetarëve
dhe respektimin e nivelit më të lartë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të
pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe
pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
1.3 Kosova do të miratojë Kushtetutën. Kushtetuta e Kosovës do të përshkruajë dhe
garantojë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë, të cilët janë të domosdoshëm për t’u
siguruar se Kosova qeveriset sipas standardeve më të larta demokratike, dhe e cila do të
promovojë bashkëjetesën paqësore dhe prosperitetin e të gjithë banorëve të saj.
Kushtetuta do të përfshijë, por nuk do të kufizohet vetëm në parimet dhe dispozitat e
përfshira në Aneksin I të kësaj zgjidhjeje.
1.4 Kosova do të ketë ekonomi të hapur të tregut me konkurrencë të lirë.
1.5 Kosova do të gëzojë të drejtën e negociimit dhe lidhjes së marrëveshjeve
ndërkombëtare dhe të drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
1.6 Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe. Gjuha turke, boshnjake
dhe ajo rome do të kenë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal apo do të jenë në
përdorim zyrtar në pajtim me ligjin.
1.7 Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta nacionale, duke përfshirë flamurin,
stemën dhe himnin, të cilët pasqyrojnë karakterin e saj shumetnik.
1.8 Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë
shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti.
1.9 Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me të gjitha entitetet e përfshira në
implementimin e kësaj zgjidhjeje dhe do të ndërmarrë të gjitha obligimet që parashihen
për të me këtë zgjidhje. Kosova dhe Republika e Serbisë inkurajohen të bashkëpunojnë
në mirëbesim sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me implementimin dhe realizimin e
kushteve të kësaj zgjidhjeje.
 *** 4
1.10 Kosova dhe Republika e Serbisë inkurajohen që të themelojnë një komision të
përbashkët për të mundësuar bashkëpunimin e tillë, si dhe për të ushtruar dhe zhvilluar
marrëdhënie të mira fqinjësore.
1.11 Komuniteti ndërkombëtar do të kontrollojë, mbikëqyrë dhe do të ketë tërë pushtetin
e domosdoshëm për të siguruar implementimin efektiv dhe efikas të kësaj zgjidhjeje,
sipas përkufizimeve të ofruara në Anekset IX, X, XI. Kosova gjithashtu do të ftojë
bashkësinë ndërkombëtare që t’i ndihmojë Kosovës në përmbushjen e suksesshme të
obligimeve saja.
Neni 2 Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
2.1 Kosova do të promovojë, mbrojë dhe respektojë nivelin më të lartë të të drejtave dhe
lirive themelore të njeriut, duke përfshirë të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Deklaratën
Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën Ndërkombëtare për të Drejta Civile dhe
Politike dhe Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të
Njeriut dhe Protokolleve të saj. Kosova do të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme
drejt ratifikimit të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive
Themelore të Njeriut dhe Protokolleve saj.
2.2 Të gjithë njerëzit e Kosovës kanë të drejtë të gëzojnë të drejtat e njeriut dhe liritë
themelore, pa diskriminim të çfarëdo lloji në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,
mendimeve politike apo mendimeve të tjera, prejardhjes kombëtare apo shoqërore,
lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, lindjes apo statusi tjetër. Të gjithë njerëzit në
Kosovë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë, pa diskriminim, në mbrojtje të
barabartë ligjore.
2.3 Parimet e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë para ligjit do të zbatohen dhe
respektohen, posaçërisht në fushat e punësimit në administratën publike, në ndërmarrjet
publike dhe qasjen në financa publike.
2.4 Kushtetuta e Kosovës do të përshkruajë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për
mbrojtjen, promovimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut për të gjithë njerëzit e
Kosovës, siç përcaktohet në Aneksin I të kësaj zgjidhjeje.
2.5 Kosova do të promovojë dhe respektojë në tërësi procesin e pajtimit në mes të të
gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të tyre. Kosova do të zbatojë një qasje
gjithëpërfshirëse, me ndjeshmëri gjinore, për t’u ballafaquar me të kaluarën e saj, e cila
do të përfshijë një varg të gjerë iniciativash kalimtare të drejtësisë.
2.6 Të gjitha autoritetet kompetente në Kosovë do të bashkëpunojnë me mekanizmat apo
organizatat e pranuara ndërkombëtarisht për monitorimin e të drejtave të njeriut, dhe
atyre do t’u ofrojnë qasje të papenguar.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 5
Neni 3 Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre
3.1 Banorët që i përkasin të njëjtit grup kombëtar apo etnik, gjuhësor, apo grupi fetar
tradicionalisht i pranishëm në territorin e Kosovës (më tej komunitete) do të kenë të
drejta të veçanta, të përcaktuara në Aneksin II të kësaj zgjidhjeje, krahas të drejtave dhe
lirive themelore të njeriut të përcaktuara në nenin 2 të Aneksit I të kësaj zgjidhjeje.
3.2 Kosova do të garantojë mbrojtjen e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe
fetar të të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. Kosova do të krijojë mekanizma
kushtetues, ligjorë dhe institucionalë të nevojshëm për promovimin dhe mbrojtjen e të
drejtave të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve dhe për përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e
tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse, siç përcaktohet në Anekset I dhe II
të kësaj zgjidhjeje.
3.3 Autoritetet e Kosovës do të udhëhiqen në politikat dhe praktikat e tyre nga nevoja për
të promovuar frymë të paqes, tolerancës dhe dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar mes
komuniteteve saj dhe pjesëtarëve të tyre.
Neni 4 Të drejtat e refugjatëve dhe të personave të zhvendosur
4.1 Të gjithë refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit nga Kosova do të kenë
të drejtën e kthimit dhe kërkimit të pronës së tyre dhe posedimeve personale, në pajtim
me ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Çdo person do të ketë të drejtë të merr vendim të
lirë dhe të jetë i informuar për vendin ku ai kthehet.
4.2 Kosova do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mundësuar dhe krijuar një
atmosferë të favorshme për kthim të sigurt dhe të denjë të refugjatëve dhe personave të
zhvendosur, bazuar në vendimet e tyre të lira dhe të bazuara në informata të sakta,
përfshirë përpjekjet për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e tyre të lëvizjes dhe mbrojtjen
nga kërcënimi.
4.3 Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me Komesarin e Lartë për të Drejta të
Refugjatëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do t’i ndihmojë autoritetet
kompetente në ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës për të kthyerit, dhe i cili, mes tjerash, do
të kryejë vlerësime periodike dhe do të ofrojë raporte publike mbi kushtet e kthimit dhe
gjendjen e personave të zhvendosur brenda Kosovës, dhe gjithashtu do të ofrojë
bashkëpunimin me organizata të tjera të përfshira në procesin e kthimit.
Neni 5 Personat e zhdukur
5.1 Kosova dhe Republika e Serbisë, në pajtim me normat dhe standardet vendore dhe
ndërkombëtare, do të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të përcaktuar dhe ofruar
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:28 pm

informata sa i përket identitetit, vendndodhjes dhe fatit të personave të zhdukur, në
bashkëpunim të plotë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe
partnerët tjerë relevantë ndërkombëtarë.
5.2 Kosova dhe Republika e Serbisë do të vazhdojnë të marrin pjesë në mënyrë
kuptimplotë, efektive dhe pa vonesa të panevojshme në Grupin punues për persona të
zhdukur, të themeluar sipas kornizës së “Dialogut të Vjenës” dhe të kryesuar nga KNKKja
apo ndonjë mekanizmi tjetër pasardhës i cili mund të themelohet. Kryesuesi i Grupit
punues do të publikojë raporte periodike publike lidhur me përparimin e Grupit punues.
Kosova dhe Republika e Serbisë do të fuqizojnë institucionet përkatëse qeveritare të
ngarkuara me këtë çështje me mandat ligjor, autoritet dhe resurse të nevojshme për të
mbajtur dhe intensifikuar këtë dialog, dhe për të siguruar bashkëpunim aktiv të të gjitha
administratave gjegjëse.
Neni 6 Vetëqeverisja lokale dhe decentralizimi
6.1 Komunat do të jenë njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
6.2 Vetëqeverisja lokale në Kosovë do të bazohet në parimet e qeverisjes së mirë,
transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit gjatë ofrimit të shërbimeve publike, duke
i kushtuar kujdes të posaçëm nevojave dhe brengave të komuniteteve të cilët nuk janë
shumicë në Kosovë dhe pjesëtarëve të tyre.
6.3 Komunat në Kosovë do kenë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkufitar
në çështjet me interes të përbashkët gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre, siç parashihet
në Aneksin III të kësaj zgjidhjeje.
6.4 Kufijtë e komunave të reja do të përcaktohen në pajtim me Shtojcën e Aneksit III të
kësaj zgjidhjeje.
Neni 7 Trashëgimia fetare dhe kulturore
7.1 Kosova do të sigurojë autonominë dhe mbrojtjen e të gjitha konfesioneve fetare dhe
tërësisë së objekteve fetare brenda territorit të saj.
7.2 Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), duke përfshirë klerin dhe pjesëtarët,
aktiviteteve dhe pronave të saj saj, do t’u ofrohet siguri shtesë dhe masa tjera mbrojtëse
për gëzimin e plotë të të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve të tyre, siç parashihet me
Aneksin V të kësaj zgjidhjeje.
7.3 KOS do të jetë e pronarja e vetme e pronës së saj në Kosovë, me diskrecion të plotë
sa i përket menaxhimit të pronës së saj dhe qasjes në anekset përreth, siç parashihet me
Aneksin V të kësaj zgjidhjeje.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 7
7.4 Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) do të themelojë Këshillin Zbatues dhe
Mbikëqyrës (KZM), i cili do të mbikëqyrë dhe ndihmojë zbatimin e plotë të dispozitave
dhe masave mbrojtëse të posaçme të cilat i ofrohen KOS dhe lokacioneve fetare e
kulturore serbe, siç parashihet me Aneksin V të kësaj zgjidhjeje.
Neni 8 Çështjet ekonomike dhe pronësore
8.1 Kosova do të zbatojë politika ekonomike, sociale dhe fiskale të domosdoshme për një
ekonomi të qëndrueshme. Për të përkrahur veçanërisht sistemin e qëndrueshëm të
llogarive publike, Kosova do të themelojë një sistem të mbikëqyrjes fiskale, me
Komisionin Evropian dhe në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Gjatë përgatitjes së buxhetit të saj Kosova do të këshillohet me PCN-në.
8.2 Çdo borxh i jashtëm i Republikës së Serbisë, i cili i ngarkohet Kosovës, si rezultat i
procesit të alokimit të borxheve, siç parashihet me Aneksin VI të kësaj zgjidhjeje, do të
konsiderohet detyrim financiar i Kosovës.
8.3 Prona e luajtshme dhe e paluajtshme e Republikës Federative të Jugosllavisë apo e
Republikës së Serbisë, e cila ndodhet brenda territorit të Kosovës në momentin e
zgjidhjes, do t’i kalohet në pronësi Kosovës.
8.4 Ndërmarrjet publike dhe obligimet e ndërlidhura me to, dhe ndërmarrjet shoqërore
dhe asetet e tyre, aktualisht nën jurisdikcion të Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit
(AKM), do të rregullohen siç parashihet me Aneksin VII të kësaj Marrëveshjeje.
8.5 Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) do të vazhdojë të mbajë në trust
asetet private për pensione, dhe ato asete do t’i investojë në mënyrë të matur. Funksionet
e veta do t’i kryej në mënyrë të pavarur. Bordi drejtues i TKPK-së do t’i kryej detyrat e
veta fiduciare vetëm në interesin e përfituesve të tij.
8.6 Kosova do të njohë, mbrojë dhe fuqizojë ushtrimin e drejtave të personave mbi pronat
e tyre private të luajtshme dhe të paluajtshme në Kosovë, në pajtim me norma dhe
standarde të njohura ndërkombëtarisht. Kërkesat lidhur me pronat private të paluajtshme,
duke përfshirë pronat bujqësore dhe komerciale, sipas nevojës, do të vazhdojnë të
trajtohen nga Agjencioni Kosovar i Pronave (AKP) siç parashihet me Aneksin VII të
kësaj zgjidhjeje. Kosova do t’i trajtojë me prioritet të gjitha çështjet e kthimit të pronave,
përfshirë ato të Kishës Ortodokse Serbe, siç parashihet me Aneksin VII të kësaj
zgjidhjeje.
8.7 Kosova dhe Republika e Serbisë do të zhvillojnë lidhjet ekonomike ndërmjet tyre .
Ata gjithashtu do të tentojnë të zgjidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjitha
mosmarrëveshjet në mes tyre të cilat nuk trajtohen nga kjo zgjidhje, me pajtim të
dyanshëm, duke marrë parasysh normat dhe standardet relevante ndërkombëtare. Kosova
dhe Republika e Serbisë pritet të sigurojnë trajtim të barabartë dhe jodiskriminues ndaj
 *** 8
kërkesave pronësore dhe financiare të qytetarëve të njëra tjetrës, dhe do të sigurojnë qasje
të barabartë dhe jodiskriminuese në juridiksionet dhe mekanizmat e vet për zgjidhje të
kërkesave.
Neni 9 Sektori i sigurisë
9.1 Përveç në rastet e përcaktuara ndryshe me këtë zgjidhje, Kosova do të ketë pushtet
mbi zbatimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, shërbimet e inteligjencës,
reagimin emergjent civil dhe kontrollin e kufijve të territorit të saj.
9.2 Institucionet kosovare të sigurisë do të veprojnë në pajtim me standardet demokratike
të njohura ndërkombëtarisht dhe të drejtat e njeriut, dhe do të sigurojë përfaqësim të
barabartë proporcional të komuniteteve në të gjitha nivelet e gradimit, në pajtim me nenin
4.4 të Shtojcës II të kësaj zgjidhjeje.
9.3 Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe Prania Ushtarake Ndërkombëtare
(PUN), në pajtim me dispozitat e kësaj zgjidhjeje dhe sipas mandateve të tyre gjegjëse,
do të mbikëqyrin dhe udhëzojnë zhvillimin e mëtejmë të institucioneve kosovare të
sigurisë.
9.4 Do të themelohet një forcë e re profesionale dhe shumetnike, Forca e Sigurisë së
Kosovës (FSK), e cila do të paraqesë një komponentë të armatosur lehtë, e aftë për të
kryer funksione specifike të sigurisë, siç parashihet me Aneksin VIII të kësaj zgjidhjeje.
9.5 Kosova do të themelojë një organizatë civile brenda Qeverisë e cila do të ushtrojë
kontroll civil mbi FSK-në, në pajtim me këtë zgjidhje.
9.6 TMK-ja, pasi të ketë arritur qëllimet e parapara, përfshirë mundësimin e rimëkëmbjes
së Kosovës pas konfliktit, do të shpërbëhet një vit pas përfundimit të periudhës kalimtare,
të paraparë në nenin 15 të kësaj zgjidhjeje.
9.7 Të gjitha organizatat e paautorizuara me ligj për të kryer veprimtari në sektorin e
sigurisë në Kosovë do të pushojnë së vepruari.
Neni 10 Komisioni kushtetues dhe zgjedhjet
10.1 Menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje, Kryetari i Kosovës, në këshillim
me Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, do të thërret një Komision kushtetues për hartimin e
Kushtetutës, në këshillim me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, në pajtim me këtë
zgjidhje.
10.2 Komisioni kushtetues do të përbëhet nga njëzet e një (21) anëtarë kosovarë, të cilët
duhet të kenë kualifikimet relevante profesionale dhe ekspertizën e duhur për arritjen e
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 9
këtij qëllimi, dhe i cili do të pasqyrojë shumëllojshmërinë e shoqërisë së Kosovës, duke
marrë parasysh parimet e njohura ndërkombëtarisht të barazisë gjinore, siç parashihet me
instrumentet e të drejtave të njeriut të përcaktuara në nenin 2 të Aneksit I të kësaj
zgjidhjeje. Pesëmbëdhjetë (15) anëtarë do të emërohen nga Kryetari i Kosovës në
këshillim me Kryesinë e Kuvendit. Tre (3) anëtarë do të emërohen mes deputetëve të
Kuvendit që mbajnë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kosovë, dhe tre (3)
anëtarë do të emërohen mes deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëset e rezervuara
për komunitetet tjera joshumicë në Kosovë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:28 pm

10.3 Komisioni do të themelojë një mekanizëm kuptimplotë i cili do të informojë anëtarët
dhe opinionin publik mbi punën e vet. PCN-ja do të emërojë përfaqësues të cilët do të
ndihmojnë punën e Komisionit, përfshirë hartimin e rregulloreve të punës dhe vlerësimin
e modeleve ndërkombëtare për hartimin e Kushtetutës.
10.4 Kuvendi nuk mund të miratojë formalisht Kushtetutën përderisa PCN-ja mos ta
vlerësojë se ajo është në pajtim me kushtet e parapara me këtë zgjidhje. Kuvendi do ta
miratojë formalisht Kushtetutën brenda 120 ditësh nga hyrja në fuqi e kësaj zgjidhjeje,
me votim të dy të tretave të shumicës së deputetëve aktual të Kuvendit të Kosovës, me dy
të tretat e deputetëve të pranishëm që votojnë, pas këshillimeve të duhura me deputetët e
Kuvendit që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kosovë. Pas miratimit formal,
Kushtetuta do të vlerësohet si e miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe do të hyjë në fuqi
ditën e parë pas kalimit të periudhës kalimtare që parashihet me nenin 14.1 të kësaj
zgjidhjeje.
Neni 11 Zgjedhjet
11.1 Jo më vonë se nëntë muaj nga hyrja në fuqi e kësaj zgjidhjeje, Kosova do të
organizojë zgjedhje të përgjithshme dhe komunale në pajtim me kushtet e kësaj zgjidhjeje
dhe kufijve të ri komunal, të përcaktuar me Aneksin III të kësaj zgjidhjeje. Zgjedhjet do
të duhet të certifikohen se i kanë përmbushur standardet ndërkombëtare nga një autoritet
kompetent ndërkombëtar.
11.2 Të gjithë personat që e kanë moshën për votim,në ditën përkatëse të zgjedhjeve, të
cilët në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje janë regjistruar si banorë të përhershëm,
apo ata të cilët banojnë jashtë Kosovës dhe nga Kosova janë larguar më apo pas 1 janarit
të vitit 1998, dhe në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje i plotësojnë kriteret për t’u
regjistruar si banorë të përhershëm, do të kenë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje, në
pajtim me ligjin në fuqi.
Neni 12 Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar
12.1 Një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GND), i cili do të përbëhet nga akterët kyç
ndërkombëtarë, do të emërojë Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe do të
 *** 10
kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratimin e
emërimit. PCN-ja dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE), i emëruar nga
Këshilli i Bashkimit Evropian do të jenë i njëjti person.
12.2 GND do të përkrahë dhe do t’i japë udhëzime Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në
përmbushjen e mandatit të tij.
12.3 PCN-ja do të ketë përgjegjësi të përgjithshme për mbikëqyrjen, dhe do të jetë
autoriteti përfundimtar në Kosovë për sa i përket interpretimit të kësaj zgjidhjeje, siç
parashihet me Aneksin IX, e veçanërisht nenin 2 të kësaj zgjidhjeje.
12.4 Siç parashihet me Aneksin IX të kësaj zgjidhjeje, PCN-së do t’i besohet ushtrimi i
autoriteteve të caktuara për sigurimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të plotë të kësaj
zgjidhjeje, përfshirë autoritetin për të ndërmarrë masa, sipas nevojës, për parandalim dhe
përmirësimin e shkeljeve të kësaj zgjidhjeje. PCN-së do t’i barten kompetenca edhe në
cilësinë e tij si PSBE, siç parashihet me nenin IX të kësaj zgjidhjeje.
12.5 PCN-ja do të ketë rolin e përgjithshëm bashkërendues mbi aktivitetet e organizatave
tjera ndërkombëtare në Kosovë përderisa ato ndërlidhen me përgjegjësitë e PCN-së për
monitorimin dhe sigurimin e zbatimit të plotë të kësaj zgjidhjeje, siç parashihet në
Aneksin IX të saj.
12.6 Mandati i PCN-së do të vazhdohet përderisa Grupi Drejtues Ndërkombëtar të
vlerësojë se Kosova ka përmbushur kushtet e parapara me këtë zgjidhje. GND-ja do të
ofrojë udhëzime për zvogëlimin deri në tërheqjen përfundimtare të PCN-së.
12.7 GND-ja do të kryejë rishikimin e parë të mandatit të PCN-së, bazuar në gjendjen e
zbatimit të kësaj zgjidhjeje jo më vonë se dy vite pas hyrjes së saj në fuqi.
Neni 13 Përkrahja ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit
13.1 Bashkimi Evropian do të themelojë Misionin Evropian për Politika të Sigurisë dhe
Mbrojtjes (MEPSM).
13.2 MEPSM-ja do t’i ndihmojë autoritetet kosovare në përparimin e tyre drejt
qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë dhe në zhvillimin e fuqizimin e mëtejmë të gjyqësorit
të pavarur, shërbimit policor dhe doganor, duke siguruar se këto institucione veprojnë
jashtë ndikimit politik dhe në pajtueshmëri me standardet e pranuara ndërkombëtare dhe
praktikat më të mira evropiane.
13.3 MEPSM-ja do të përkrahë implementimin e kësaj zgjidhjeje dhe do të ofrojë
këshillim, monitorim dhe njoftim në fushën e sundimit të ligjit në përgjithësi, duke
mbajtur autoritete të caktuara, në veçanti sa i përket gjyqësorit, shërbimit policor, atij
 *** 11
doganor dhe korrektues, nën modalitetet dhe përgjatë një periudhe kohore të përcaktuar
nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në pajtim me Anekset IX dhe X të kësaj zgjidhjeje.
Neni 14 Prania Ushtarake Ndërkombëtare
14.1 NATO do të krijojë një Prani Ushtarake Ndërkombëtare (PUN) për të përkrahur
implementimin e kësaj zgjidhjeje, siç parashihet me Aneksin XI të saj.
14.2 Kjo PUN do të udhëhiqet nga NATO-ja dhe do të veprojë nën autoritetin e Këshillit
Veriatlantik dhe do t’i nënshtrohet udhëzimeve dhe kontrollit politik të tij, përmes
zinxhirit komandues të NATO-s. Prania ushtarake e NATO-s në Kosovë nuk parandalon
krijimin e një misioni përcjellës në të ardhmen nga ndonjë organizatë tjetër
ndërkombëtare të sigurisë, pas rishikimit të mandatit.
14.3 PUN do të bashkëpunojë ngushtë dhe do të përkrahë punën e PCN-së, MEPSM-së
dhe organizatave tjera ndërkombëtare që mund të jenë të pranishme në Kosovë, për të
mbikëqyrur dhe siguruar zbatimin e plotë të kësaj zgjidhjeje.
14.4 PUN-ja do të jetë përgjegjëse për ofrimin e një mjedisi të sigurt në tërë territorin e
Kosovës, në bashkëveprim me PCN-në dhe në përkrahje të institucioneve të Kosovës,
deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës të jenë në gjendje të marrin përsipër
përgjegjësitë, pas shqyrtimit të çdo rasti veçmas, sa i përket detyrave të sigurisë të kryera
nga PUN-i. Me kalimin e kohës, Kosova, përkrahur nga PCN-ja dhe PUN-i, do të
zhvillojë një proces për të parashtruar një plan të tranzicionit për bartjen e përgjegjësive
të sigurisë së PUN-it.
14.5 PUN do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zhvillimin dhe trajnimin e Forcës
së Sigurisë të Kosovës, dhe NATO-ja do të ketë përgjegjësi të përgjithshme për
zhvillimin dhe themelimin e një organizate civile të Qeverisë për të ushtruar kontroll civil
ndaj kësaj Force, pa paragjykim ndaj përgjegjësive të PCN-së, siç parashihet në Aneksin
IX të kësaj zgjidhjeje.
Neni 15 Rregullimet kalimtare dhe dispozitat përfundimtare
15.1 Pas hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje, do të parashihet një periudhë kalimtare prej
120 ditëve:
a) Gjatë periudhës së tranzicionit, UNMIK-u do të vazhdojë të ushtrojë
mandatin e vet në pajtim me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të
Kombeve të Bashkuara (KSOKB), në konsultim me Përfaqësuesin Civil
Ndërkombëtar (PCN). Gjatë periudhës së tranzicionit, KFOR-i do të vazhdojë
të ushtrojë mandatin e tij në pajtim me rezolutat përkatëse të KSKB-së. PCNja
do të ketë pushtet për të mbikëqyrur implementimin e zgjidhjes gjatë
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:29 pm

periudhës së tranzicionit dhe për t’i rekomanduar UNMIK-ut mbi veprimet që
duhet ndërmarrë për të siguruar pajtueshmërinë me këtë zgjidhje.
b) Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme dhe ligjet tjera në
fuqi do të mbesin në fuqi deri në përfundim të periudhës së tranzicionit,
përderisa nuk bien në kundërshtim me këtë zgjidhje.
c) Kuvendi i Kosovës do të miratojë formalisht Kushtetutën e re para
përfundimit të kësaj periudhe të tranzicionit në pajtim me kushtet e kësaj
zgjidhjeje.
d) Nëse deri në fund të periudhës së tranzicionit, Kushtetuta e re nuk
miratohet formalisht, UNMIK-u do të ndryshojë Kornizën Kushtetuese të
Vetëqeverisjes së Përkohshme në pajtim me kushtet e kësaj zgjidhjeje.
Korniza e ndryshuar Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme do të
mbetet në fuqi deri në momentin e miratimit të Kushtetutës së re nga Kuvendi.
e) Gjatë periudhës së tranzicionit, Kuvendi i Kosovës, në këshillim me PCNnë
do të miratojë formalisht legjislacionin e nevojshëm, në veçanti siç
parashihet me Aneksin XII të kësaj zgjidhjeje për të zbatuar plotësisht kushtet
e kësaj zgjidhjeje. Legjislacioni i tillë, i cili nuk kërkon miratimin e mëtejmë
apo shpalljen nga ana e UNMIK-ut, do të trajtohet si i miratuar formalisht nga
Kuvendi i Kosovës dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas përfundimit të
periudhës së tranzicionit, nëse është në pajtim me këtë zgjidhje dhe
Kushtetutën e re apo Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme
të ndryshuar nga UNMIK-u. Deri në hyrjen në fuqi të këtij legjislacioni,
autoritetet kompetente në Kosovë do të ndërmarrin të gjitha masat e
nevojshme për të siguruar që nuk merren veprime që janë në kundërshtim me
këtë zgjidhje.
f) Gjatë periudhës së tranzicionit, UNMIK-u dhe PCN-ja apo përfaqësuesi i
tij, do të bashkëkryesojnë grupet punuese për të formuluar me Kosovën detajet
dhe modalitetet për bartjen e kompetencave.
g) Në fund të periudhës së tranzicionit, mandati i UNMIK-ut do të skadojë dhe i
tërë pushteti legjislative dhe ai ekzekutiv që i është veshur UNMIK-ut do të
bartet tek autoritetet qeverisëse të Kosovës, përveç nëse me këtë zgjidhje
parashihet ndryshe. Në këtë kohë, PCN-ja dhe PUN-ja do të marrin përsipër
përgjegjësi të plotë për ushtrimin e mandatit të tyre, siç parashihet në këtë
zgjidhje.
h) Gjatë periudhës së tranzicionit, përmes një marrëveshjeje në mes të OKB-së
(UNMIK) dhe Kosovës dhe në konsultim me PCN-në, do të vendoset regjimi
ligjor që përcakton shpërbërjen e të gjitha përgjegjësive të mbetura të
UNMIK-ut.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 13
15.2 Në bashkëpunim të ngushtë me PCN-në, UNMIK-u do të sigurojë kalim të rregullt
të kornizës ligjore nga ajo që aktualisht është në fuqi në kornizën ligjore të themeluar
përmes kësaj zgjidhjeje.
15.2.1 Rregulloret e UNMIK-ut të shpallura nga PSSP-ja, në pajtim me Rezolutën 1244
të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë urdhëresat
administrative dhe vendimet ekzekutive të nxjerra nga PSSP-ja dhe ligjet e shpallura të
miratuara nga Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojnë së zbatuari, përveç nëse me këtë
zgjidhje përcaktohet ndryshe, deri në skadimin e vlefshmërisë së tyre apo deri në
anulimin apo zëvendësimin e tyre me legjislacionin që rregullon të njëjtën çështje në
pajtim me dispozitat e kësaj zgjidhjeje.
15.2.2 Kosova do të vazhdojë të jetë e obliguar, në baza të reciprocitetit, sipas nevojës,
nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe rregullimet tjera në fushën e bashkëpunimit
ndërkombëtar, të nënshkruara nga UNMIK-u për Kosovën dhe në emër saj dhe të cilat
janë në fuqi në datën e hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje. Obligimet financiare të
ndërmarra nga UNMIK-u për Kosovën dhe në emër saj, në pajtim me këto marrëveshje
apo rregullime do të respektohen nga Kosova.
 *** 14
ANEKSI I
DISPOZITAT KUSHTETUESE
Kushtetuta e ardhshme e Kosovës do të përfshijë por nuk do të kufizohet vetëm në
parimet dhe elementet vijuese.
Neni 1 Dispozitat themelore
Kushtetuta e Kosovës:
1.1 Në të gjitha dispozitat e saj do të jetë në pajtim me këtë zgjidhje dhe do të
interpretohet në pajtim me këtë zgjidhje; në rast të mospërputhjeve mes dispozitave të
Kushtetutës dhe dispozitave të kësaj zgjidhjeje, do të mbizotërojë e fundit.
1.2 Do t’i përfshijë dispozitat e parashikuara në nenin 1, parimet e përgjithshme të kësaj
zgjidhjeje.
1.3 Do të konfirmojë që Kosova është shoqëri shumetnike, që bazohet në barazinë e të
gjithë qytetarëve dhe në shkallën më të lartë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut
të njohura ndërkombëtarisht, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe
pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve të saja dhe pjesëtarëve të tyre.
1.4 Do të konfirmojë që Kosova nuk ka fe zyrtare dhe se do të jetë e paanshme në
çështjet e besimeve fetare.
1.5 Do të konfirmojë përgjegjësinë e autoriteteve kosovare për të promovuar dhe
lehtësuar kthimin e sigurt dhe me dinjitet të të gjithë refugjatëve dhe personave të
zhvendosur nga Kosova dhe për t’i ndihmuar ata në kthimin e pronave dhe posedimeve të
tyre.
1.6 Do të parashikojë të drejtën e të gjithë qytetarëve të ish Republikës Federative të
Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës më 1 janar të vitit 1998
dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë për ta fituar nënshtetësinë e Kosovës, pavarësisht
nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe çfarëdo nënshtetësie tjetër që ata mund të kenë.
Neni 2 Dispozitat për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut
2.1 Kushtetuta do të parasheh që të drejtat dhe liritë e parapara me instrumentet dhe
marrëveshjet ndërkombëtare në vijim do të jenë të zbatueshme drejtpërdrejt në Kosovë
dhe do të kenë prioritet ndaj të gjitha ligjeve të tjera; asnjë ndryshim në Kushtetutën e
Kosovës nuk do t’i pakësojë këto të drejta:
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:29 pm

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut
dhe Protokollet e saj;
Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Protokollet e saj;
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit kundër Gruas;
Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
Konventa Kundër Torturës dhe Trajtimeve dhe Ndëshkimeve tjera Mizore,
Jonjerëzore dhe Poshtëruese;
2.2 Kushtetuta do të afirmojë parimin që të gjithë personat në Kosovë gëzojnë të drejtat
dhe liritë themelore të njeriut, siç parashihet me nenin 2.1 të këtij Aneksi pa diskriminim
të çfarëdo lloji në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimit politik apo
mendimi tjetër, prejardhjes kombëtare apo sociale, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës,
statusit të lindjes apo ndonjë statusi tjetër. Kushtetuta gjithashtu do të afirmojë parimin që
të gjithë personat në Kosovë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë, pa
diskriminim, në mbrojtje të barabartë para ligjit.
2.3 Kushtetuta do të përfshijë nenet prej 1 deri në 3 mbi të drejtat e komuniteteve dhe
pjesëtarëve të tyre, siç parashihet me Aneksin II të kësaj zgjidhjeje, të cilët
drejtpërsëdrejti do të zbatohen në Kosovë.
2.4 Kushtetuta do të parasheh të drejtën për individët, të cilët pretendojnë se të drejtat dhe
liritë që u garantohen atyre me kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik, që të
parashtrojnë ankesë pranë Gjykatës Kushtetuese, pas shfrytëzimit të të gjitha mjeteve të
tjera juridike.
Neni 3 Kuvendi i Kosovës
Sa i përket Kuvendit të Kosovës, Kushtetuta do të parasheh, mes tjerash, si vijon:
3.1 Kuvendi do të ketë 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë në bazë të listave të
hapura, nga të cilët 100 ulëse do t’u ndahen të gjitha partive, koalicioneve, iniciativave
qytetare dhe kandidatëve të pavarur në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme që
ata i kanë marrë gjatë zgjedhjeve për Kuvend. Listat e kandidatëve do t’u kushtojnë një
kujdes të duhur parimeve të njohura ndërkombëtarisht për barazinë gjinore, siç
pasqyrohen në instrumentet e të drejtave të njeriut të paraqitura në nenin 2 të këtij
Aneksi.
3.2 Për dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës do
të ketë (20) ulëse të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve të cilat nuk janë shumicë
në Kosovë, në mënyrën vijuese: dhjetë (10) ulëse do t’u ndahen partive, koalicioneve,
iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë
komunitetin serb të Kosovës dhe dhjetë (10) ulëse do t’u ndahen komuniteteve të tjera si
në vijim: komunitetit rom një (1) ulëse; komunitetit ashkali një (1) ulëse; komunitetit
egjiptian një (1) ulëse; dhe një (1) ulëse shtesë do t’i jepet komunitetit rom, ashkali apo

egjiptas, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komunitetit boshnjak tri (3)
ulëse; komunitetit turk dy (2) ulëse dhe komunitetit goran një (1) ulëse. Çdo ulëse e fituar
përmes zgjedhjeve do të jetë ulëse shtesë, përveç dhjetë (10) ulëseve të rezervuara të cilat
ju ndahen komunitetit serb të Kosovës përkatësisht komuniteteve të tjera.
3.3 Pas dy mandateve të para zgjedhore:
3.3.1 Partitë, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë
deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës do të kenë numrin e ulëseve në
kuvend të fituar përmes zgjedhjeve të hapura, me minimum dhjetë (10) ulëse të
garantuara në rast se numri i ulëseve të fituara është më i vogël se dhjetë (10).
3.3.2. Partitë, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të cilët janë
deklaruar se përfaqësojnë komunitetet tjera, do të kenë numrin e ulëseve në kuvend të
fituara përmes zgjedhjeve të hapura, me minimumin e ulëseve të garantuara siç
parashihen me nenin 3.2, nëse numri i ulëseve të fituara nga secili komunitet është më i
vogël se numri i ulëseve të parashikuara me nenin 3.2.
3.4 Grupi i anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për
komunitetin serb të Kosovës si dhe grupi i anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të
rezervuara apo të garantuara për komunitetet tjera, do të kenë secili më së paku një (1)
përfaqësues në Kryesinë e Kuvendit.
3.5 Së paku një zëvendëskryesues i secilit komision parlamentar do të jetë nga radhët e
komunitetit tjetër nga ai të cilit i përket kryesuesi.
3.6 Kompetencat dhe procedurat e tanishme të Komisionit për të drejtat dhe interesat e
komuniteteve do të mbeten ashtu siç janë. Për sa i përket përbërjes së tij, pjesëtarët e
komuniteteve do të përfaqësohen, mirëpo jo më shumë se një e treta (1/3) e anëtarëve të
Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve do të përfaqësojnë grupin e
anëtarëve të kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara për komunitetin serb të Kosovës
dhe jo më shumë se një e treta (1/3) e anëtarëve të tij do të përfaqësojnë grupin e
anëtarëve të Kuvendit që mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për komunitetet
tjera të cilat nuk janë shumicë në Kosovë.
3.7 Për miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve të paraqitura në vijim do të
kërkohet shumica e anëtarëve të pranishëm dhe që votojnë të Kuvendit që u përkasin
partive, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të cilët janë deklarauar se u
përkasin komuniteteve të cilat nuk janë shumicë në Kosovë, siç është përcaktuar në nenin
3.2:
a. Ligjet të cilët ndryshojnë kufijtë komunal, themelojnë apo shuajnë
komunat, përcaktojnë shtrirjen e pushteteve të komunave dhe
pjesëmarrjen e tyre në marrëdhëniet ndërkomunale dhe tejkufitare;
 *** 17
b. Ligjet të cilat implementojnë të drejtat e komuniteteve dhe
pjesëtarëve të tyre përveç atyre të përcaktuara me Kushtetutë;
c. Ligjet për përdorimin e gjuhëve;
d. Ligjet për zgjedhjet lokale;
e. Ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore;
f. Ligjet për lirinë fetare apo për marrëveshjet me komunitetet fetare;
g. Ligjet për arsimin;
h. Ligjet për përdorimin e simboleve (përfshirë simbolet e komunitetit)
dhe festat publike
3.8 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 3.7 të këtij Aneksi, të gjitha ligjet e nevojshme për
implementimin e kushteve të kësaj zgjidhjeje, siç parashihen me Aneksin XII të saj, gjatë
miratimit të tyre fillestar, nuk do t’i nënshtrohen kërkesave të nenit 3.7 të këtij Aneksi.
3.9 Asnjëri nga ligjet që i nënshtrohen kërkesave të nenit 3.7 apo propozimeve të cilat
janë në kundërshtim me çfarëdo dispozite të kësaj zgjidhjeje, nuk mund t’i nënshtrohen
referendumit.
3.10 Kuvendi do të themelojë rregulloren e vet të punës, e cila do të jetë në pajtim me
parimet e transparencës dhe vendimmarrjes demokratike të hapur.
Neni 4 Kryetari i Kosovës
Sa i përket Kryetarit të Kosovës, Kushtetuta, mes tjerash, do të parasheh si në vijim:
4.1 Kryetari i Kosovës do të përfaqësojë unitetin e popullit.
4.2 Kryetari i Kosovës, mund t’i kthejë një herë Kuvendit për rishqyrtim çfarëdo
propozimligji që ai e konsideron si të dëmshëm për interesat legjitime të një apo më
shumë komuniteteve.
Neni 5 Qeveria e Kosovës
Sa i përket Qeverisë së Kosovës, Kushtetuta, mes tjerash, do të parasheh si në vijim:
5.1 Së paku një (1) ministër do të jetë nga komuniteti serb dhe një (1) ministër nga ndonjë
komunitet tjetër joshumicë i Kosovës; nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra,
do të jetë edhe një ministër i tretë që përfaqëson një komunitet joshumicë të Kosovës.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 18
5.2 Së paku dy zëvendësministra do të jenë nga komuniteti serb i Kosovës dhe dy
zëvendësministra nga komunitetet tjera joshumicë; nëse janë më shumë se dymbëdhjetë
(12) ministra, do të jetë edhe një zëvendësministër i tretë që përfaqëson komunitetin serb
dhe një zëvendësministër tjetër që përfaqëson komunitetin tjetër joshumicë të Kosovës.
5.3 Zgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave do të vendoset pas konsultimit
me partitë, me koalicionet apo grupet që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kosovë.
Nëse caktohen jashtë anëtarësimit të Kuvendit të Kosovës, për këto ministra dhe
zëvendësministra do të kërkohet miratim formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit të
cilët u përkasin partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të
cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë.
5.4 Përbërja e shërbimit civil do të pasqyrojë shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës
duke marrë në konsideratë parimet e barazisë gjinore të njohura ndërkombëtarisht siç
pasqyrohen në instrumentet e të drejtave të njeriut të paraqitura në nenin 2 të këtij
Aneksi. Një këshill i pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil do të sigurojë respektimin e
rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil dhe do të pasqyrojë
shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës.
Neni 6 Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë
Sa i përket Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kushtetuta, mes tjerash, do të parasheh si
në vijim:
6.1 Gjykata Kushtetuese do të përbëhet nga nëntë gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të
shquar dhe personalitete me moralin më të lartë.
6.1.1 Gjashtë (6) gjyqtarë do të emërohen nga Kryetari me propozim të Kuvendit. Nga
gjashtë gjyqtarët e emëruar për mandatin e parë, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, dy (2)
gjyqtarë do të shërbejnë për një mandat trivjeçar pa mundësi të rizgjedhjes, dy (2)
gjyqtarë do të shërbejnë për një periudhë gjashtëvjeçare pa mundësi të rizgjedhjes dhe dy
(2) gjyqtarë do të shërbejnë për një periudhë nëntëvjeçare pa mundësi të rizgjedhjes. Më
tutje, çdo gjyqtar i emëruar në Gjykatën Kushtetuese do të emërohet për një mandat
nëntëvjeçar pa mundësi të rizgjedhjes. Gjyqtarët, mandati i të cilëve pritet të skadojë në
fund të periudhës fillestare prej tre apo gjashtë vjetësh, do të zgjidhen me short nga
Kryetari i Kosovës menjëherë pas emërimit të tyre.
6.1.2 Sa u përket katër (4) nga gjashtë pozitat gjyqësore, vendimi për të propozuar një
person si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese do të kërkojë shumicën prej dy të tretave në
Kuvend; sa i përket dy (2) pozitave të tjera, do të kërkohet pëlqimi i shumicës së
anëtarëve të Kuvendit, duke përfshirë edhe pëlqimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit
të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të
cilët nuk janë shumicë në Kosovë.
6.1.3 Tre gjyqtarë ndërkombëtarë do të emërohen nga Kryetari i Gjykatës Evropiane për
të Drejtat e Njeriut pas këshillimit me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:31 pm

6.2 Dhjetë apo më shumë deputetë të Kuvendit, mes tjerash, do të kenë të drejtën që të
kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji apo vendimi të miratuar nga Kuvendi pranë
Gjykatës Kushtetuese, si në aspektin përmbajtësor ashtu edhe në atë procedural.
6.3 Pranë Gjykatës Kushtetuese, komunat mund të kontestojnë kushtetutshmërinë e
ligjeve apo të akteve të Qeverisë të cilat cenojnë përgjegjësitë e tyre apo zvogëlojnë të
hyrat e tyre.
Sa i përket sistemit të drejtësisë në Kosovë, mes tjerash, Kushtetuta do të parasheh si në
vijim:
6.4 Gjyqtarët dhe prokurorët do të emërohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Kosovës
vetëm pas propozimit të bërë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK). Të gjitha vendet e
lira për pozita gjyqësore apo prokuroriale duhet të shpallen publikisht dhe të jenë të
hapura për të gjithë kandidatët e kualifikuar të cilët do të përzgjedhen për propozim nga
KGjK-ja në bazë të meritave, në pajtim me ligjin në fuqi dhe dispozitat e nenit 6.6 të këtij
Aneksi.
6.5 Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ketë pavarësi të plotë në kryerjen e funksioneve të
tij me qëllim të sigurimit të një sistemi të integruar, të pavarur, profesional dhe të
paanshëm të drejtësisë, sigurimit të qasjes në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë
dhe garantimit që sistemi i drejtësisë së Kosovës është gjithëpërfshirës dhe pasqyron
plotësisht natyrën shumetnike të Kosovës. Kjo nuk do të paragjykojë themelimin, në
ndonjë fazë të mëvonshme, të ndonjë subjekti të posaçëm përgjegjës për çështjet që kanë
të bëjnë me emërimin, shqiptimin e masave disiplinore dhe shkarkimin e prokurorëve, i
cili nëse themelohet do të gëzojë të njëjtën pavarësi në kryerjen e funksioneve të tij.
6.6 Sa i përket rekrutimit, përzgjedhjes, emërimit, avancimit në detyrë dhe transferit të
gjyqtarëve dhe prokurorëve, autoritetet relevante në Kosovë do të sigurojnë që gjyqësia
dhe shërbimi i prokurorisë të pasqyrojnë karakterin shumetnik të Kosovës dhe nevojën
për një përfaqësim të barabartë proporcional të të gjitha komuniteteve në Kosovë duke u
kushtuar vëmendje të duhur parimeve të njohura ndërkombëtarisht për barazi gjinore, siç
pasqyrohet në instrumentet e të drejtave të njeriut të paraqitura në nenin 2 të këtij Aneksi.
6.7 Përgjegjësitë e tanishme dhe roli i Ombudspersonit mbeten ashtu siç janë.
Neni 7 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
7.1 Komisioni do të ketë njëmbëdhjetë (11) anëtarë përfshirë këtu edhe kryesuesin e
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili do të emërohet nga Kryetari i Kosovës nga radhët
e Gjykatës Supreme dhe gjykatave të qarkut.
7.2 Gjashtë (6) anëtarë do të emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare të
përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e ulëseve të
rezervuara. Nëse më pak grupe janë të përfaqësuara në Kuvend, grupi apo grupet më të
mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë. Një (1) anëtar do të emërohet nga deputetët e
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:32 pm

Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për komunitetin serb të
Kosovës dhe tre (3) anëtarë nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara
apo të garantuara për komunitetet tjera të cilat nuk janë shumicë në Kosovë.
Neni 8 Decentralizimi / vetëqeverisja lokale
Sa i përket vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Kushtetuta, mes tjerash, do të parasheh se:
8.1 Kosova do të përbëhet prej komunave të cilat do të gëzojnë një shkallë të lartë të
vetëqeverisjes lokale dhe të cilat inkurajojnë dhe sigurojnë pjesëmarrje aktive të të gjithë
qytetarëve në jetën demokratike.
8.2 Kompetencat dhe kufijtë e komunave do të përcaktohen me ligj.
8.3 Komunat kanë të drejtë për burime lokale të të ardhurave dhe pranim të financimit të
duhur nga autoritetet qendrore.
8.4 Komunat kanë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkufitar në fushat e
kompetencave të tyre vetjake dhe të zgjeruara.
Neni 9 Dispozitat ekonomike
Sa i përket sektorit ekonomik/financiar të Kosovës, Kushtetuta, mes tjerash, do të
parasheh se:
9.1 Kosova do të përdorë një valutë si monedhë të ligjshme.
9.2 Kosova do të ketë një autoritet të pavarur qendror bankar.
9.3 Kosova do të themelojë organet e pavarura rregullative të tregut.
Neni 10 Ndryshimet kushtetuese
Sa i përket ndryshimeve të Kushtetutës, Kushtetuta, mes tjerash, do të parasheh se:
10.1 Për çdo ndryshim të Kushtetutës do të kërkohet miratimi i dy të tretave të deputetëve
të Kuvendit përfshirë këtu dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë vende të
rezervuara apo të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilët nuk janë shumicë
në Kosovë.
10.2 Asnjë ndryshim i Kushtetutës nuk mund të pakësojë të drejtat dhe liritë e paraqitura
në nenin 2 të këtij Aneksi.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:32 pm

Neni 11 Dispozitat kalimtare
Kushtetuta gjithashtu do të parasheh që të gjitha autoritetet në Kosovë t’u japin fuqi
ligjore vendimeve apo akteve të autoritetit ndërkombëtar të cilit i është dhënë mandati për
mbikëqyrjen e zbatimit të zgjidhjes dhe do t’i përmbahen të gjitha detyrimeve të Kosovës
të parashikuara me këtë zgjidhje.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:32 pm

ANEKSI II
TË DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESËTARËVE TË TYRE
Neni 1 Dispozitat themelore
1.1 Banorët të cilët i përkasin të njëjtit grupi kombëtar apo etnik, gjuhësor apo fetar, të
cilët tradicionalisht janë të pranishëm në territorin e Kosovës (komunitetet) do të kenë të
drejta të posaçme siç parashihen me këtë Aneks, krahas të drejtave dhe lirive themelore të
njeriut të parashikuara me nenin 2 të Aneksit I të kësaj zgjidhjeje.
1.2 Çdo pjesëtar i komunitetit do të ketë të drejtë që lirisht të zgjedh të trajtohet apo të
mos trajtohet si pjesëtar i komunitetit dhe asnjë diskriminim nuk do të rezultojë nga
zgjidhja e tij apo nga ushtrimi i të drejtave të cilat janë të ndërlidhura me këtë zgjidhje.
1.3 Pjesëtarët e komuniteteve do të kenë të drejtë që lirshëm të shprehin, avancojnë dhe
zhvillojnë identitetin e tyre dhe atributet si komunitet.
1.4 Ushtrimi i këtyre të drejtave do të bartë me veti detyrimet dhe përgjegjësitë për të
vepruar në pajtim me ligjin e Kosovës dhe nuk do të shkel të drejtat e të tjerëve.
Neni 2 Detyrimet për Kosovën
2.1 Kosova do të krijojë kushtet e duhura të cilat u mundësojnë komuniteteve dhe
pjesëtarëve të tyre që të ruajnë, mbrojnë dhe zhvillojnë identitetet e tyre. Qeveria në
veçanti do të përkrahë iniciativat kulturore të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre
përfshirë këtu edhe nëpërmjet ndihmës financiare.
2.2 Kosova do të promovojë frymën e tolerancës, dialogut dhe do të mbështesë pajtimin
ndërmjet komuniteteve dhe do të respektojë standardet e parashikuara me Konventën
Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Kartën
Evropiane për Gjuhët Regjionale apo të Pakicave.
2.3 Kosova do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personat të cilët
mund t’i nënshtrohen kërcënimeve apo veprave të diskriminimit, armiqësisë apo dhunës
si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar.
2.4 Kosova, sipas nevojës, do të miratojë masat adekuate për të promovuar një barazi të
plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës
ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore. Masat e tilla nuk do të konsiderohen të jenë
vepër e diskriminimit.
2.5 Kosova do të promovojë ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të të gjitha
komuniteteve si pjesë përbërëse e trashëgimisë së Kosovës. Kosova do të ketë një detyrë
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:33 pm

të posaçme për të siguruar mbrojtje efektive të tërësive të objekteve dhe monumenteve të
rëndësisë kulturore dhe fetare për komunitetet.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:33 pm

2.6 Kosova do të ndërmerr veprime efektive kundër të gjithë atyre që pengojnë gëzimin e
të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve. Kosova do të përmbahet nga politikat apo
praktikat që kanë për qëllim asimilimin, kundër vullnetit të tyre, të personave të cilët u
përkasin komuniteteve dhe do të mbrojë këta persona nga çfarëdo veprimi që ka për
qëllim një asimilim të tillë.
2.7 Kosova do të sigurojë, në baza jodiskriminuese, që të gjithë komunitetet dhe
pjesëtarët e tyre të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre të specifikuara në vazhdim.
Neni 3 Të drejtat e komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre
3.1 Pjesëtarët e komuniteteve do të kenë të drejtën, në mënyrë individuale apo si
komunitet që të:
a. Shprehin, mbajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre dhe ruajtjen e
elementeve thelbësore të identitetit të tyre, gjegjësisht fesë, gjuhës,
traditave dhe kulturës së tyre.
b. Pranojnë arsimim publik të të gjitha niveleve, në njërën nga gjuhët
zyrtare të Kosovës sipas zgjidhjes së tyre;
c. Pranojnë arsimim publik parashkollor, primar dhe sekondar në
gjuhën e tyre, deri në masën e parashikuar me ligj, ku pragu për
themelimin e paraleleve apo shkollave të veçanta për këtë qëllim do të
jetë më i ulët se ai që zakonisht parashihet për institucionet arsimore;
d. Themelojnë dhe menaxhojnë institucionet private të arsimit dhe
trajnimit për të cilat mund të jepet ndihma financiare publike, në
pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.
e. Përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre lirshëm në jetën private dhe
publike;
f. Përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre në marrëdhëniet e tyre me
autoritetet komunale apo zyrat lokale të autoriteteve qendrore në
fushat në të cilat ata përfaqësojnë një pjesë të mjaftueshme të
popullatës, në pajtim me ligjin. Shpenzimet e bëra për përdorimin e
interpretuesit apo përkthyesit do të mbulohen nga autoritetet
kompetente.
g. Përdorin dhe shfaqin simbolet e komunitetit në pajtim me ligjin dhe
standardet ndërkombëtare;
h. Kenë emrat personale, të regjistruar në formën e tyre origjinale dhe
në shkrimin e gjuhës së tyre si dhe të kthejnë emrat e tyre në formën
origjinale nëse të njëjtat janë ndryshuar me dhunë;
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:34 pm

i. Kenë emërtime lokale, emërtime të rrugëve dhe tregues tjerë
topografik që pasqyrojnë dhe janë të ndjeshëm ndaj karakterit
shumetnik dhe shumëgjuhësor të zonës në fjalë:
j. Qasje të garantuar dhe përfaqësim të posaçëm në mediat
transmetuese publike si dhe programet në gjuhën e tyre, në pajtim me
ligjin dhe standardet ndërkombëtare;
k. E drejta për të krijuar dhe përdorur mediat e tyre vetjake, përfshirë
këtu ofrimin e informatave në gjuhën e tyre, ndër të tjera, përmes
gazetave ditore dhe shërbimeve kabllovike, dhe përdorimin e një
numri të rezervuar të frekuencave për mediat elektronike, në pajtim me
ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Kosova do të ndërmerr të gjitha
masat e nevojshme për sigurimin e një plani ndërkombëtar të
frekuencave, për t’i mundësuar komunitetit serb në Kosovë qasje në
një kanal televiziv të pavarur të licencuar në gjuhën serbe në mbarë
Kosovën;
l. Gëzojnë kontakte të papenguara në mes vete përbrenda Kosovës dhe
të themelojnë dhe mbajnë kontakte të lira dhe paqësore me personat në
cilindo shtet, në veçanti me ata me të cilët ndajnë identitetin etnik,
kulturor, gjuhësor apo fetar apo trashëgiminë e përbashkët kulturore,
në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare;
m. Gëzojnë kontakte të papenguara me dhe marrin pjesë, pa
diskriminim, në aktivitetet e organizatave joqeveritare lokale,
regjionale dhe ndërkombëtare;
n. Themelojnë shoqata për kulturë, art, shkencë dhe arsim si dhe
shoqata të studiuesve dhe shoqata tjera për shprehjen, avancimin dhe
zhvillimin e identitetit të tyre.
Neni 4 Pjesëmarrja e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në jetën publike
dhe në vendimmarrje
4.1 Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre do të përfaqësohen në Kuvend. Legjislacioni i
caktuar në mënyrë specifike me kushtetutë nuk mund të nxirret apo ndryshohet pa
pëlqimin e deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara
për komunitetet, siç parashihet me nenin 3.7 të Aneksit I.
4.2 Përbërja e Qeverisë dhe procesi i emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të
parasheh modalitetet e posaçme të cilat sigurojnë pjesëmarrjen e komuniteteve dhe
pjesëtarëve të tyre, siç parashihet me Anekset I dhe IV.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:34 pm

4.3 Do të jetë një Këshill konsultativ për komunitete në kuadër e Kryetarit të Kosovës në
të cilin do të përfaqësohen të gjitha komunitetet. Ky Këshill konsultativ për komunitete
do të përbëhet, mes tjerash, nga përfaqësuesit e asociacioneve të komuniteteve. Mandati i
Këshillit konsultativ për komunitete do të përfshijë:
4.3.1 Ofrimin e një mekanizmi për shkëmbimin e rregullt ndërmjet komuniteteve dhe
Qeverisë së Kosovës;
4.3.2 Jep mundësinë komuniteteve për të komentuar në një fazë të hershme iniciativat legjislative
dhe politike të cilat mund të përgatiten nga qeveria, për të sugjeruar iniciativa të tilla dhe për të
kërkuar që pikëpamjet e tyre të përfshihen në projektet dhe programet përkatëse.
4.3.3 Çdo përgjegjësi apo funksion tjetër i parashikuar me këtë zgjidhje apo në pajtim me
ligjin.
4.4 Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre do të kenë të drejtë për përfaqësim të barabartë
proporcional në punësim në organet publike dhe ndërmarrjet publike në të gjitha nivelet,
përfshirë këtu në veçanti shërbimin policor në zonat e banuara me komunitetin përkatës,
duke respektuar në të njëjtën kohë rregullat që kanë të bëjnë me kompetencën dhe
integritetin që qeveris administratën publike.
4.5 Në komunat në të cilat së paku dhjetë (10) përqind e banorëve i përkasin
komuniteteve të cilat nuk janë në shumicë në ato komuna, posti i zëvendëskryetarit për
komunitete të kuvendit komunal do të rezervohet për një përfaqësues nga radhët e këtyre
komuniteteve. Pozita e zëvendëskryetarit do të mbahet nga kandidati që i përket
popullatës joshumicë që ka marrë shumicën e votave në listën e hapur të kandidatëve për
zgjedhje për kuvend komunal. Zëvendëskryetari për komunitete do të promovojë dialog
mes komuniteteve dhe do të shërbejë si pikë formale e kontaktit për adresimin e brengave
dhe interesave të komuniteteve joshumicë në takimet e Kuvendit dhe punën e tij.
Zëvendëskryetari gjithashtu do të jetë përgjegjës për shqyrtimin e ankesave që
parashtrohen nga komunitetet apo pjesëtarët e tyre se aktet apo vendimet e kuvendit
komunal shkelin të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë. Zëvendëskryetari do t’ia
referojë këto çështje kuvendit komunal për shqyrtim të sërishëm të vendimit apo aktit. Në
rast se kuvendi komunal zgjedh që të mos shqyrtojë aktin apo vendimin e vet, apo nëse
zëvendëskryetari vlerëson se rezultati edhe pas shqyrtimit paraqet shkelje të të drejtave të
garantuara me kushtetutë, zëvendëskryetari mund të parashtrojë çështjen drejtpërdrejt në
Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të vendosë nëse do të pranojë këtë rast për shqyrtim.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:35 pm

ANEKSI III
DECENTRALIZIMI
Do të themelohet një sistem i avancuar dhe i qëndrueshëm i vetëqeverisjes lokale në
Kosovë për trajtimin e shqetësimeve legjitime të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të
tjera që nuk përbëjnë shumicë në Kosovë dhe pjesëtarëve të tyre, për të inkurajuar dhe
siguruar pjesëmarrje aktive në jetën publike dhe për të fuqizuar qeverisjen e mirë dhe
efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve publike anembanë Kosovës, në pajtim me
parimet dhe dispozitat në vijim:
Neni 1 Dispozitat themelore
1.1 Vetëqeverisja lokale në Kosovë do të bazohet në parimet e Kartës Evropiane për
Vetëqeverisjen Lokale dhe veçanërisht në parimin e subsidiaritetit.
1.2 Me vetëqeverisjen lokale në Kosovë do të mbrohen dhe promovohen standardet e
pranuara ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut, duke marrë veçanërisht parasysh
nevojat e komuniteteve joshumicë dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë.
1.3 Parimet kryesore të decentralizimit do të përcaktohen në Kushtetutë, siç parashihet në
nenin 8 të Aneksit I të kësaj zgjidhjeje.
Neni 2 Legjislacioni i Kosovës për vetëqeverisje lokale
2.1 Kosova do të nxjerrë ligjin e ri mbi vetëqeverisjen lokale brenda 120 ditëve nga hyrja
në fuqi e kësaj zgjidhjeje, i cili do të përforcojë kompetencat dhe organizimin e
komunave, siç parashihet në këtë Aneks dhe në pajtim me Aneksin XII.
2.2 Kosova do të nxjerrë ligjin e ri mbi kufijtë komunal brenda 120 ditëve nga hyrja në
fuqi e kësaj zgjidhjeje, me të cilin do të përcaktohen komunat e reja, siç parashihet në
këtë Aneks dhe në pajtim me Aneksin XII.
2.3 Kosova do të nxjerrë legjislacionin themelor në pajtim me parimet e përcaktuara në
këtë Aneks, në mënyrë që të sigurohet trajtim i paanshëm dhe standarde minimale për të
gjitha komunat, lidhur me rregullimin dhe menaxhimin e çështjeve publike që bien në
përgjegjësinë e tyre, veçanërisht duke respektuar parimin e subsidiaritetit, duke treguar
vëmendje të duhur për qëndrueshmërinë fiskale të komunave dhe qeverisë qendrore.
Neni 3 Kompetencat komunale
3.1 Komunat në Kosovë do të kenë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për aq sa ata
kanë të bëjnë me interesin lokal, duke respektuar standardet e përcaktuara në
legjislacionin në fuqi në fushat në vijim (më tej, kompetencat vetjake).
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:35 pm

*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 28
a. Zhvillimi lokal ekonomik;
b. Planifikimi urban dhe rural;
c. Përdorimi dhe zhvillimi i tokës;
d. Implementimi i rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve të kontrollit të
ndërtimit;
e. Mbrojtja lokale e mjedisit;
f. Ofrimi dhe mirëmbajtja e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, duke
përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të
zeza, menaxhimin e mbeturinave, rrugët lokale, transportin lokal dhe skemat e
ngrohjes lokale;
g. Përgjigjja ndaj situatave emergjente lokale;
h. Ofrimi i arsimit publik parashkollor, primar dhe sekondar, duke përfshirë
regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimin, pagimin e
rrogave dhe trajnimin e drejtuesve dhe administratorëve të arsimit;
i. Ofrimi i shërbimeve të kujdesit familjar dhe i atyre të mirëqenies sociale siç
është kujdesi për njerëzit e lëndueshëm, kujdesi për të birësuarit, kujdesi për
fëmijët, kujdesi për të moshuarit, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e
këtyre qendrave të kujdesit, rekrutimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e
profesionistëve të mirëqenies sociale;
j. Sigurimin Shërbimet familjare dhe shërbimet tjera;
k. Banimi publik;
l. Shëndetësia publike;
m. Licencimi i shërbimeve dhe objekteve lokale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me
argëtimin, aktivitetet kulturore dhe ato të kohës së lirë, ushqimin, strehimin,
tregjet, shitësit e rrugës, transportin lokal publik dhe taksitë;
n. Emërimi i rrugëve, lagjeve dhe vendeve të tjera publike;
o. Ofrimi dhe mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave publike;
p. Turizmi;
q. Aktivitetet kulturore dhe të kohës së lirë;
r. Çdo çështje tjetër që në mënyrë të shprehur nuk përjashtohet nga kompetenca e
tyre apo që nuk i është përcaktuar një autoriteti tjetër;
Neni 4 Kompetencat e zgjeruara vetjake komunale
4.1 Disa komuna të caktuara në Kosovë do të kenë kompetenca vetjake të zgjeruara si
vijon:
4.1.1 Komuna e Mitrovicës Veriore do të ketë kompetenca për arsimin e lartë, duke
përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, punësimin, pagimin e
rrogave dhe trajnimin e drejtuesve dhe administratorëve të arsimit;
4.1.2 Komuna e Mitrovicës Veriore, e Graçanicës dhe e Shtërpcës do të kenë kompetenca
për ofrimin e kujdesit shëndetësor sekondarë, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e
institucioneve të kujdesit shëndetësor, punësimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e
personelit dhe administratorëve të kujdesit shëndetësor;
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:36 pm

4.1.3 Të gjitha komunat në të cilat komuniteti serb është shumicë do të kenë:
a. Autoritetin për të ushtruar përgjegjësinë për çështje kulturore, duke përfshirë
mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore të serbëve dhe të tjerëve
brenda territorit komunal si dhe përkrahjen për komunitetet fetare lokale, në pajtim me
dispozitat e Aneksit V të kësaj zgjidhjeje;
b. Të drejta të avancuara pjesëmarrëse në zgjedhjen dhe shkarkimin e
komandantëve të stacioneve policore, siç përcaktohet në nenin 2.6 të Aneksit VIII të
kësaj zgjidhjeje.
4.2 Për sa u përket këtyre kompetencave të zgjeruara vetjake, Kosova do të nxjerrë
legjislacionin kornizë për të ofruar qasje të barabartë ndaj shërbimeve publike; standarde
minimale cilësore dhe sasiore në ofrimin e shërbimeve publike; kualifikime minimale të
personelit dhe objekteve të trajnimit; parimet e përgjithshme mbi licencimin dhe
akreditimin e ofruesve të shërbimeve publike.
4.3 Komunat që zbatojnë kompetencat e zgjeruara vetjake mund të bashkëpunojnë me
çdo komunë tjetër në ofrimin e shërbimeve të tilla.
Neni 5 Kompetencat e deleguara komunale
5.1 Autoritetet qendrore në Kosovë do të delegojnë përgjegjësi tek komunat mbi
kompetencat vijuese, në pajtim me ligjin:
a. Regjistrat kadastror;
b. Regjistrat civilë;
c. Regjistrimi i votuesve;
d. Regjistrimi dhe licencimi i bizneseve;
e. Shpërndarja e pagesave të ndihmës sociale (duke përjashtuar pensionet) dhe
f. Mbrojtjen e pyjeve.
5.2 Autoritetet qendrore, sipas nevojës, mund të delegojnë kompetenca shtesë tek
komunat në përputhje me ligjin.
Neni 6 Shqyrtimi administrativ i aktiviteteve komunale
6.1 Shqyrtimi administrativ i aktiviteteve komunale nga ana e autoriteteve qendrore në
fushat e kompetencave të tyre vetjake do të kufizohet në sigurimin e pajtueshmërisë me
Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin në fuqi.
6.1.1 Autoriteti mbikëqyrës administrativ mund të kërkojë nga komuna që të rishqyrtojë
vendimet apo aktet tjera ligjore që konsiderohen se janë në mospërputhje me Kushtetutën
apo ligjet e miratuara në pajtim me këtë zgjidhje. Kërkesa e tillë do të deklarojë shkeljet e
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 30
pretenduara ndaj Kushtetutës apo ligjit. Kërkesa nuk do të pezullojë ekzekutimin e
vendimit komunal apo ndonjë akti tjetër ligjor.
6.1.2 Nëse komuna pranon kërkesën në përputhje me nenin 6.1.1 të këtij Aneksi, ajo
mund të vendosë të pezullojë ekzekutimin e vendimit apo aktit tjetër ligjor në pritje të
shqyrtimit nga ana e autoriteteve komunale.
6.1.3 Nëse komuna refuzon kërkesën apo vërteton vendimin apo aktin e tij në shqyrtim,
autoriteti mbikëqyrës administrativ mund të kundërshtojë vendimin apo aktin tjetër ligjor
në gjykatën e qarkut kompetente për territorin e komunës. Gjykata e qarkut, si masë të
përkohshme, mund të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit të kontestuar apo aktit
tjetër ligjor.
6.2 Sa i përket kompetencave të deleguara komunale, autoritetet qendrore mund të
shqyrtojnë përshtatshmërinë e vendimit komunal të dhënë apo të aktit tjetër, krahas
pajtueshmërisë së tij me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim
me këtë zgjidhje dhe, së këndejmi, mund të pezullojnë, modifikojnë apo zëvendësojnë,
sipas nevojës, ekzekutimin e vendimit komunal apo të ndonjë akti tjetër.
Neni 7 Arsimi
7.1 Sa u përket planprogrameve arsimore të shkollave të Kosovës që ofrojnë mësim në
gjuhën serbe:
7.1.1 Shkollat të cilat ofrojnë mësim në gjuhën serbe mund të zbatojnë planprograme apo
tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, me njoftim
të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.
7.1.2 Në rast se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës kundërshton
përdorimin e planprogramit apo tekstit shkollor të veçantë, çështja do t’i referohet një
komisioni të pavarur për të shqyrtuar pajtueshmërinë e planprogramit apo tekstit shkollor
në fjalë me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me këtë
zgjidhje.
7.1.3 Komisioni i pavarur do të përbëhet nga tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga deputetët
e Kuvendit të Kosovës që mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për komunitetin
serb, tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
së Kosovës dhe një (1) anëtar ndërkombëtar i zgjedhur nga Përfaqësuesi Civil
Ndërkombëtar, i cili e përfaqëson atë.
7.1.4 Komisioni do t’i merr të gjitha vendimet me shumicën e votave, dhe kryesimi do të
bëhet përmes rotacionit në mes të përfaqësuesit të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të
Kosovës që mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për komunitetin serb të Kosovës
dhe përfaqësuesit të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së
Kosovës çdo vit.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 31
7.2 Sa i përket universitetit publik në gjuhën serbe:
7.2.1 Universiteti i Mitrovicës Veriore do të jetë institucion autonom i arsimit të lartë.
Universiteti do të miratojë statutin që do të saktësojë organizimin dhe qeverisjen e
brendshëm të tij si dhe procedurat dhe ndërveprimin me autoritetet publike, në pajtim me
legjislacionin kornizë qendror, i cili do të shqyrtohet nga një komision i pavarur, siç
parashihet në nenin 7.2.2 të këtij Aneksi.
7.2.2 Vendimet mbi pajtueshmërinë e Statutit me legjislacionin kornizë qendror,
standardet evropiane dhe praktikat më të mira dhe mbi çështjet që kanë të bëjnë me
akreditimin e Universitetit brenda sistemit universitar të Kosovës, do të merren nga një
komision i pavarur i përbërë nga tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga Universiteti, tre (3)
përfaqësues të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës
dhe një (1) anëtar ndërkombëtar i zgjedhur nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, i cili e
përfaqëson atë. Komisioni do t’i merr të gjitha vendimet me shumicën e votave dhe
kryesimi do të bëhet përmes rotacionit në mes të përfaqësuesit të zgjedhur nga
Universiteti apo përfaqësuesit e zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë së Kosovës çdo vit.
7.2.3 Komuna e Mitrovicës Veriore do të ketë autoritet për të zbatuar përgjegjësinë e këtij
Universiteti publik në gjuhën serbe, në pajtim me nenin 4.1.1 të këtij Aneksi. Universiteti
do të ketë Bordin e përbërë nga nëntë (9) anëtarë, nga të cilët dy do të caktohen nga
komuna dhe pesë (5) do të zgjedhen nga fakulteti apo nga organi i studentëve të
Universitetit. Dy (2) anëtarët tjerë do të zgjedhen në mënyrën e përcaktuar në statutin e
Universitetit. Komuna gjithashtu do të sigurojë që Universiteti të ketë objekte dhe
financim adekuat për veprimtarinë e tij.
7.2.4 Komuna e Mitrovicës Veriore mund të bashkëpunojë me çdo komunë tjetër për
drejtimin e universitetit.
Neni 8 Financat lokale
8.1 Komunat do të kenë të drejtë të caktojnë strukturën dhe lartësinë e buxhetit të tyre
vetjak që mbulon detyrat që bien brenda kompetencave të tyre. Legjislacioni qendror do
të përcaktojë kërkesat publike të menaxhimit dhe përgjegjësisë financiare të zbatueshme
për të gjitha komunat, në pajtim me standardet ndërkombëtare.
8.2 Komunat do të kenë të drejtë në burimet e tyre vetjake financiare, që do të përfshijnë
autoritetin për të vënë apo mbledhur tatimet lokale, pagesat dhe tarifat. Komuna nuk do të
vë apo mbledhë tarifa doganore, tatimet në të ardhura të personave fizikë dhe juridikë,
TVSh-në dhe detyrimet e akcizës, tatimet në kapital, përveç tatimit në pronën e
paluajtshme që gjendet brenda komunës apo tarifa të tjera ekuvalente me detyrimet dhe
tatimet e tilla.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:36 pm

8.3 Sistemi ekzistues i granteve kryesisht të rezervuara qendrore do të korrigjohet në
mënyrë që të përfshijë sistemin e drejtë dhe transparent të granteve të përgjithshme, duke
siguruar autonominë më të madhe komunale në ndarjen dhe shpenzimin e fondeve
qendrore.
8.3.1 Formula e shpërndarjes së granteve të përgjithshme do të sigurojë një shkallë të
arsyeshme të stabilitetit të të ardhurave komunale, një masë adekuate për barazimin e
komunave me baza të ndryshme tatimore, dhe një ndarje adekuate e burimeve për
komunitetet joshumicë në komunat përkatëse.
8.3.2 Formula e shpërndarjes së granteve të përgjithshme do të merr parasysh, në mes
tjerash, madhësinë fizike të komunës, numrin e banorëve duke përfshirë numrin e
pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në komunë, dhe qasjen përkatëse të banorëve të
komunës në shërbimet publike.
8.3.3 Baza e granteve të përgjithshme si përqindje e buxhetit të përgjithshëm të Qeverisë
dhe formula e shpërndarjes do të caktohen me ligj, në pajtim me standardet
ndërkombëtare.
8.4 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 8.3 të këtij Aneksi, komunat me përgjegjësi për
kompetenca të zgjeruara vetjake siç parashihet në nenin 4 të këtij Aneksi, do të kenë të
drejtë në fonde qendrore shtesë përbrenda kufizimeve të përcaktuara nga standardet
minimale cilësore dhe sasiore për ofrimin e shërbimeve publike lidhur me ushtrimin e
këtyre përgjegjësive, në pajtim me legjislacionin kornizë qendror.
8.5 Komunat do të sigurojnë auditime të brendshme të pavarura dhe objektive së paku një
herë në vit dhe do t’u nënshtrohen auditimeve të jashtme të pavarura të rastit të ndërmarra
nga një autoritet autonom, në mënyrë që të sigurojn menaxhim efektiv të burimeve
publike, rezultatet e të cilit duhet të publikohen.
Neni 9 Bashkëpunimi ndërkomunal
9.1 Duke u bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do
të kenë të drejtë të bashkëpunojnë dhe të krijojnë partneritete me komunat tjera të
Kosovës, për kryerjen e funksioneve me interes të përbashkët, në pajtim me ligjin.
9.1.1 Përgjegjësitë komunale në fushat e tyre vetjake dhe kompetencat e tyre të zgjeruara
vetjake mund të ushtrohen përmes partneriteteve komunale me përjashtim të ushtrimit të
kompetencave themelore komunale siç janë zgjedhja e organeve komunale dhe emërimi i
zyrtarëve komunalë, përcaktimi i buxhetit komunal dhe miratimi i akteve rregullative të
zbatueshme ndaj qytetarëve në përgjithësi.
9.1.2 Partneritetet komunale mund t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për
implementimin dhe ushtrimin e bashkëpunimit funksional, mes tjerash, përmes
themelimit të një organi vendimmarrës të përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 33
kuvendet e komunave pjesëmarrëse, punësimit dhe shkarkimit të personelit administrativ
dhe këshillëdhënës dhe vendimeve mbi nevojat për financim dhe nevojave tjera
operacionale të partneritetit.
9.1.3 Vendimet dhe aktivitetet e partneritetit do t’i nënshtrohen kërkesave të raportimit
tek autoriteti kompetent qendror dhe shqyrtimit administrativ për pajtueshmëri me
legjislacionin, në pajtim me dispozitat e nenit 6.1 të këtij Aneksi.
9.2 Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë
të drejtë të formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet e komunave të Kosovës për
mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, në pajtueshmëri me ligjin.
9.2.1 Anëtarësimi në asociacionet e tilla do të kufizohet në komuna të Kosovës.
Asociacionet e tilla mund të bashkëpunojnë me homologët e tyre ndërkombëtarë.
9.2.2 Asociacionet e tilla mund t’u ofrojnë anëtarëve të tyre disa shërbime, duke përfshirë
trajnime, ngritje të kapaciteteve, ndihmë teknike, hulumtim lidhur me kompetencat
komunale dhe rekomandime të politikave.
9.3 Komunat e angazhuara në një partneritet apo asociacion, në përputhje me dispozitat e
neneve 9.1 dhe 9.2 të këtij Aneksi, do të publikojnë të gjitha informatat që kanë të bëjnë
me aktivitetet dhe buxhetin e partneritetit / asociacionit, në pajtim me ligjin.
Neni 10 Bashkëpunimi me institucionet në Republikën e Serbisë
10.1 Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me
komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare të Republikës së Serbisë.
Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të ndihmës financiare dhe teknike nga
ana e institucioneve të Serbisë, duke përfshirë edhe ndihmën me ekspertë profesionistë
dhe pajisje, në implementimin e kompetencave komunale.
10.2 Komunat paraprakisht do të njoftojnë Ministrinë për Administrimin e Pushtetit
Lokal të Kosovës për çfarëdo qëllimi për t’u angazhuar në një bashkëpunim të tillë.
Njoftimi do të përfshijë projektmarrëveshjen ndërmjet komunës dhe institucionit të
propozuar partner të Serbisë.
10.3 Projektmarrëveshja e bashkëpunimit do të përcaktojë fushat e bashkëpunimit të
paraparë, ofrimin e ekspertëve dhe pajisjeve, nivelin e financimit dhe mekanizmat e vet
përpunues dhe rregullimet tjera relevante procedurale, në pajtim me kërkesat e
menaxhimit të financave publike që janë të zbatueshme për të gjitha komunat.
10.4 Qëllimi i tillë për të bashkëpunuar dhe projetkmarrëveshja e cila e shoqëron atë
mund t’i nënshtrohen shqyrtimit nga Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të
Kosovës për pajtueshmërinë e saj me legjislacionin qendror kornizë. Pavarësisht nga
dispozitat e nenit 6.1 të këtij Aneksi, Ministria në përputhje me shqyrtimin e tillë mund të
urdhërojë ndryshimet në projektmarrëveshjen e bashkëpunimit apo nëse shkelja e rëndë e
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 34
ligjit nuk mund të trajtohet me mjete juridike ndryshe, Ministria mund të pezullojë
bashkëpunimin e synuar. Komuna mund të kundërshtojë veprimin e tillë të Ministrisë në
gjykatën e qarkut kompetente për territorin e komunës.
10.5 Partneritetet ndërmjet komunave të Kosovës do të kenë të drejtë për marrëdhënie të
drejtpërdrejta me institucionet e Republikës së Serbisë vetëm deri në masën e nevojshme
për zbatimin praktik të aktiviteteve të partneritetit.
10.6 Do të themelohet një komision i përbashkët i Republikës së Serbisë / Kosovës për të
nxitur bashkëpunimin e tillë me institucionet në Republikën e Serbisë dhe për të trajtuar
çështjet posaçërisht të ndjeshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që kanë të bëjnë me
këtë bashkëpunim.
Neni 11 Financimi i aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisë
11.1 Komunat do të kenë të drejtë të pranojnë ndihma financiare nga Republika e Serbisë
që i nënshtrohen dispozitave në vijim:
11.1.1 Çdo ndihmë financiare për komunat e Kosovës nga Republika e Serbisë do të jetë
e kufizuar në qëllimin e vet për ushtrimin e përgjegjësive të komunës në fushat e
kompetencave të saja vetjake, do të jetë transparent dhe do të publikohet.
11.1.2 Komunat mund të pranojnë ndihma financiare nga Republika e Serbisë nëpërmjet
xhirollogarive në bankat komerciale të certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i
Kosovës. Thesari Qendror do të njoftohet për çdo pranim të tillë.
11.1.3 Komunat që pranojnë ndihma financiare nga Republika e Serbisë do t’i raportojnë
këto ndihma së bashku me shpenzimet gjegjëse në buxhetet e tyre komunale.
11.1.4 Ndihmat financiare nga Republika e Serbisë për komunat e Kosovës nuk do të
kompensojnë dhe zvogëlojnë ndarjen e granteve dhe burimeve të tjera që u ofrohen
komunave në pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 të kësaj zgjidhjeje dhe nuk do t’u nënshtrohen
tatimeve, tarifave dhe ngarkesave të asnjë lloji të shqiptuara nga ndonjë autoritet qendror.
11.2 Transferet individuale, përfshirë pensionet e qytetarëve individualë të Kosovës
mund realizohen nëpërmjet financimit nga Republika e Serbisë.
Neni 12 Krijimi i komunave të reja
12.1 Komunat e reja do të krijohen ashtu siç janë përcaktuar në shtojcën e këtij Aneksi
dhe do të përcaktohen me Ligjin e ri mbi kufijtë komunal.
12.2 Pas hyrjes në fuqi të Ligjit mbi kufijtë komunal, autoritetet e Kosovës dhe
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) do të ndërmarrin të gjitha përgatitjet e
nevojshme për të siguruar që deri në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të jenë
ndarë dhe themeluar të gjitha burimet, pronat dhe strukturat administrative të kërkuara
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:37 pm

për krijimin dhe funksionimin e këtyre komunave të reja. Përgatitjet e tilla do të
përfshijnë si në vijim:
12.2.1 PCN-ja, në këshillim me komunitetet lokale në komunat e reja, apo në rastin e
Novobërdës, në zonat e reja kadastrale dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,
do të emërojë ekipe përgatitore komunale (EPK) për t’u përgatitur për krijimin e
komunave të tyre të reja përkatëse dhe detyrat tjera të ndërlidhura siç kërkohet nga PCNja.
12.2.2 Gjatë përgatitjeve të tilla, funksionet ekzekutive përkitazi me komunat e reja dhe
ofrimin e shërbimeve publike për to, do të mbeten në përgjegjësi të komunave të
mëhershme në këshillim me EPK-të.
12.2.3 Sa i përket komunës së tanishme të Mitrovicës, rregullimet për krijimin e komunës
së Mitrovicës Veriore janë ato të parashikuara në nenin 13 të këtij Aneksi.
12.2.4 Këto dhe rregullimet tjera kalimtare ndërmjet komunave të mëhershme dhe
komunave të reja do të parashihen me Ligjin mbi kufijtë komunal.
12.3 Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, të gjitha funksionet dhe
kompetencat ekzekutive do të barten nga komunat paraprake tek qeveritë e
porsazgjedhura të komunave të reja, në pajtim me këtë zgjidhje. Autoritetet qendrore të
Kosovës do të sigurohen se i tërë financimi për komunat e reja iu është ndarë dhe është
pranuar nga to, dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për t’u siguruar që
komunat e reja të jenë në gjendje të fillojnë veprimtarinë e tyre si njësi efektive
territoriale të vetëqeverisjes lokale.
12.4 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 12.1 të këtij Aneksi, Kosova do të hyjë në
konsultime me komunitetet joshumicë, në rastet kur ky komunitet përbën së paku 75% të
popullsisë në një vendbanim të përqendruar me popullsi të gjithmbarshme prej së paku
5000 banorësh, me qëllim të krijimit të komunave të reja.
Neni 13 Mitrovica
13.1 Në territorin e komunës aktuale të Mitrovicës do të krijohen dy komuna të reja,
Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, me kufij komunal të përcaktuar në shtojcën e
këtij Aneksi III.
13.2 Do të krijohet një bord i përbashkët i komunave të Mitrovicës Veriore dhe
Mitrovicës Jugore, i cili do të zhvillojë bashkëpunim funksional në fushat e
kompetencave të tyre, sipas marrëveshjes mes vetë komunave.
13.3 Bordi i përbashkët do të përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë, me nga pesë (5)
përfaqësues të zgjedhur nga secila komunë dhe një (1) përfaqësues ndërkombëtar që do të
zgjidhet nga PCN-ja. Bordi i përbashkët do të udhëhiqet nga përfaqësuesi ndërkombëtar.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 36
13.4 PCN-ja do të hapë një zyrë të ndarë në Mitrovicë, e cila posaçërisht do të
përqendrohet në fushat e sigurisë / sundimit të ligjit, lirisë së lëvizjes / kthimit, të drejtat
pronësore / të banimit, dhe zhvillimin ekonomik, siç parashihet në Aneksin IX të kësaj
zgjidhjeje.
13.5 Gjatë periudhës tranzicionit prej 120 ditësh, PSSP-ja do të krijojë strukturat e
përkohshme komunale në bashkërendim me PCN-në për komunën e re të Mitrovicës
Veriore, sipas kufijve të përcaktuar në Shtojcën e këtij Aneksi. Pas përfundimit të
periudhës së tranzicionit, këto struktura të përkohshme komunale do të mbesin nën
autoritetin e PCN-së deri në mbajtjen e zgjedhjeve të para lokale në këtë komunë.
Neni 14 Regjistrimi i popullsisë dhe shqyrtimi i dispozitave të decentralizimit
14.1 Një vit pas hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje, Kosova, në këshillim me PCN-në, do të
bëjë regjistrimin e popullsisë, i cili do të kryhet në pajtim me standardet ndërkombëtare
dhe do t’i nënshtrohet vëzhgimit ndërkombëtar. Në këtë kontekst, Republika e Serbisë
dhe shtetet tjera fqinje do të autorizojnë regjistrimin përmes një agjencie ndërkombëtare
të refugjatëve dhe personave të zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.
14.2 Dispozitat e këtij Aneksi lidhur me krijimin e komunave të reja, përfshirë kufijtë
administrativë të tyre, mund të rishqyrtohen dhe të ndryshohen sipas nevojës nga PCN-ja,
në bashkërendim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës dhe Këshillin konsultativ për
komunitete, brenda gjashtë muajsh nga dorëzimi i rezultateve përfundimtare të
regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Shqyrtimi do të marrë në konsideratë zhvillimet
demografike në komuna dhe posaçërisht kthimin e refugjatëve dhe personave të
zhvendosur nëpër komuna, si dhe funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e autoriteteve
komunale dhe aktiviteteve të tyre.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 37
SHTOJCË E ANEKSIT III
PËRCAKTIMI I KUFIJVE TË KOMUNAVE TË REJA
Zonat kadastrale (ZK) që do të formojnë secilën komunë janë të përcaktuara në vijim:
Graçanicë (16)
ZK Badoc
ZK Batushë
ZK Çagllavicë (sipas përcaktimit në hartën e bashkëngjitur III A)
ZK Dobratin
ZK Graçanicë
ZK Gushtericë e Ulët
ZK Gushtericë e Epërme
ZK Llapllasellë
ZK Lepi
ZK Livagjë
ZK Preoc
ZK Skullan
ZK Sushicë
ZK Suhadoll
ZK Radevë
ZK Uglar
Novobërdë (24)
ZK Bostan
ZK Bolec
ZK Bushincë
ZK Carevc
ZK Dragancë
ZK Izvor
ZK Jasenovik
ZK Kllobukar
ZK Koretishtë
ZK Kufcë e Epërme
ZK Llabjan
ZK Makresh i Ulët
ZK Makresh i Epërm
ZK Manishincë
ZK Miganoc
ZK Mozgovë
ZK Novobërdë
ZK Parallovë
ZK Prekoc
ZK Stanishor
ZK Strazhë
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 38
ZK Tërniqec
ZK Tirincë
ZK Zebincë
Ranillug (13)
ZK Bozhec
ZK Domoroc
ZK Drenoc
ZK Gllogoc
ZK Hodec
ZK Kormnjan i Epërm
ZK Kormnjan i Ulët
ZK Pançellë
ZK Rajanoc
ZK Ranillug
ZK Ropotovë e Madhe
ZK Ropotovë e Vogël
ZK Tomanc
Partesh (3)
ZK Budrikë e Poshtme
ZK Pasjan
ZK Partesh
Kllokot / Vërboc (Cool
ZK Gërnçar
ZK Kllokot
ZK Letnica
ZK Mogillë
ZK Shashar
ZK Vërboc
ZK Vërnakollë
ZK Vërnez
Mitrovicë Veriore
ZK Mitrovicë (sipas përcaktimit të bashkëngjitur në hartat III B, C)
ZK Suhodoll i Epërm (sipas përcaktimit të bashkëngjitur në hartat III B, C)
ZK Suhodoll i Poshtëm (sipas përcaktimit të bashkëngjitur në hartat III B, C)
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:37 pm

ANEKSI IV
SISTEMI GJYQËSOR
Neni 1 Struktura e gjykatave
1.1 Gjykata Supreme siguron zbatimin e njëtrajtshëm të ligjit duke vendosur mbi
ankesat e paraqitura në pajtim me ligjin. Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) të
gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por në asnjë rast më pak se tre (3) gjyqtarë do të jenë
nga komunitetet joshumicë në Kosovës.
1.2 Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) të gjyqtarëve të secilës gjykatë të qarkut,
por në asnjë rast më pak se dy (2) gjyqtarë, do të jenë nga komunitetet joshumicë në
Kosovë.
1.3 Nëse në njërën nga komunat e reja të krijuara në bazë të Aneksit III nuk ka
gjykatë themelore, komuna me vendim të Kuvendit Komunal mund ta parqet kërkesën
pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për të vendosur mbi themelimin e
gjykatës themelore në territorin e saj, ose që një nga gjykatat ekzistuese themelore në
territorin e komunës tjetër të ketë juridiksion mbi territorin e komunës së re. Të
njëjtën të drejtë e ka edhe komuna ekzistuese, ku shumica e popullatës i takon
komunitetit joshumicë në Kosovës dhe në të cilën nuk ka gjykatë themelore.
1.3.1 KGjK-ja do të miratojë kërkesat e tilla, përveç nëse vlerësohet se ngarkesa e
lëndëve për atë juridiksion është e pamjaftueshme për ta arsyetuar ekzistimin e
gjykatës së ndarë.
1.3.2 Kur KGjK-ja e miraton kërkesën për themelimin e gjykatës së re themelore,
autoritetet kompetente do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se
cilado gjykatë e re që është themeluar është funksionale brenda periudhës gjashtë
mujore prej datës së vendimit.
1.3.3 Nëse KGjK nuk miraton kërkesën për krijimin e gjykatës së re themelore ose
kur komuna i kërkon gjykatës ekzistuese që të ketë juridiksion për territorin e vet,
autoritetet kompetente do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për përmirësimin
e qasjes në drejtësi për komunitetet lokale, e cila është vështirësuar për shkak të
izolimit gjeografik, mungesës së sigurisë ose për shkak të faktorëve të tjerë relevant[.
Këto masa mund të përfshijnë krijimin e një departamenti të gjykatës themelore
ekzistuese në kuadër të territorit të komunës së re, prej së cilës komuna e re ka
kërkuar të ketë kompetencë për territorin e vet, ose që gjykata themelore të mundësojë
mbajtjen e seancave në territorin e komunës së re.
Neni 2 Gjyqtarët dhe prokurorët
2.1 Përbërja e gjyqësorit dhe prokurorisë do ta pasqyrojë shumëllojshmërinë etnike të
Kosovës dhe nevojën për përfaqësimin e barabartë proporcional të të gjitha
komuniteteve, duke i dhënë rëndësi të duhur parimeve të njohura ndërkombëtare për
barazinë gjinore, ashtu siç pasqyrohen në instrumentet e të drejtave të njeriut të
parashikuara me nenin 2 të Aneksit I të kësaj zgjidhjeje.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 40
2.2 Institucionet gjyqësore të Kosovës, në veçanti do të pasqyrojnë përbërjen etnike të
territorit të juridiksionit të tyre. Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ndërmerr masa të
nevojshme për shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e
komuniteteve të Kosovës të cilët aktualisht nuk janë të përfaqësuara sa duhet në mesin
e gjyqtarëve dhe prokurorëve që shërbejnë në Kosovë dhe në çdo pjese të saj.
2.2.1 Për përmbushjen e përgjegjësive të veta në këtë drejtim, KGjK-ja, mes tjerash,
në mesin e kandidatëve me kualifikime të barabarta për funksionin e gjyqtarit dhe të
prokurorit, do t’u jep përparësi pjesëtarëve të komuniteteve të papërfaqësuar sa duhet.
2.2.2 Dhënia e përparësisë për kandidatët me kualifikime të barabarta nga komunitetet
e papërfaqësuar sa duhet, do të zbatohet deri atëherë kur përqindja e gjyqtarëve dhe
prokurorëve, pjesëtarë të komuniteteve joshumicë në Kosovë të jetë nën 15% dhe /
ose deri atëherë kur përqindja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë pjesëtarë të
komunitetit serb të Kosovës të jetë nën 8%.
Neni 3 Procesi i emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve
3.1 Shqyrtimi gjithëpërfshirës, i vazhdueshëm, i njëhershëm mbarë-kosovar për
përshtatshmërinë e të gjithë kandidatëve për emërime të përhershme për gjyqtarë dhe
prokurorë në Kosovë, deri në moshën e pensionimit të përcaktuar me ligj (“procesi i
emërimit”), do të vazhdojë të kryhet në pajtim me Urdhëresën administrative 2006 /
181 dhe nuk do të ndikohet nga përfundimi i mandatit të UNMIK-ut, ose me hyrjen në
fuqi të Kushtetutës së re, ashtu siç parashikohet me nenin 15 të kësaj zgjidhjeje,
përveç deri në masën e lejuar me këtë Aneks.
3.1.1 Të gjithë kandidatët e suksesshëm të cilët janë emëruar ose riemëruar për
gjyqtarë dhe prokurorë nga ana e PSSP-së, si pjesë e procesit të emërimit, do të
vazhdojnë të shërbejnë në postet e tyre deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të
tyre ose deri atëherë kur ata shkarkohen në pajtim me ligjin.
3.1.2 Siç parashihet me nenin 15 të kësaj zgjidhjeje, pas përfundimit të mandatit të
UNMIK-ut, Komisioni i pavarur gjyqësor dhe prokurorial (KPGjP) do t’ia paraqesë
me shkrim Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) rekomandimet për kandidatët për
emërim dhe riemërim si gjyqtarë dhe prokurorë, i cili e ushtron pushtetin suprem që
t’ia propozojë Kryetarit të Kosovës kandidatët për emërim dhe riemërim si gjyqtarë
dhe prokurorë.
3.1.3 Të gjithë kandidatët e suksesshëm të cilët janë emëruar ose riemëruar nga
Kryetari i Kosovës si gjyqtarë dhe prokurorë, sipas propozimit të KGjK-së si pjesë e
procesit të emërimit, do të vazhdojnë të shërbejnë në këto poste deri në skadimin e
natyrshëm të mandatit të tyre ose deri atëherë kur ata shkarkohen në pajtim me ligjin.
3.2 Me përfundimin e periudhës tranzitore të paraparë me nenin 15 të kësaj zgjidhjeje,
përbërja KGjK-së dhe procedurat në procesin e emërimit, lidhur me implementimin e
Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/25 mbi kornizën rregullative të sistemit të
1 Zbatimi i Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/25 për kornizën rregullative të sistemit gjyqësor të Kosovës.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 41
drejtësisë në Kosovë, përzgjedhja e gjyqtarëve për pozitat gjyqësore të cilat janë të
rezervuara për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë, do të krijohen dhe
zhvillohen në pajtim me dispozitat e nenit 4 të këtij Aneksi.
Neni 4 Këshilli Gjyqësor i Kosovës
4.1 Do të jetë një Këshill Gjyqësor i Kosovës (KGjK) përgjegjës, mes tjerash, për
vendimet mbi propozimet për kandidatët për funksionin e gjyqtarit, avancimin dhe
transferimin e gjyqtarëve si dhe për procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve. Me ligj do
të përcaktohen kompetencat dhe procedurat e KGjK-së, përfshirë këtu edhe çështjet
që kanë të bëjnë me disiplinën dhe shkarkimin e anëtarëve të vet. KGjK-ja do të ketë
pavarësi të plotë në kryerjen e funksioneve të veta.
4.2 KGjK-ja do të përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë.
4.2.1 Në mesin e trembëdhjetë anëtarëve pesë (5) prej tyre do të jenë anëtarë kosovarë
të KPGjP-së që janë verifikuar nga KPGjP-ja si pjesë e fazës 1 dhe 2 të procesit të
emërimit, në pajtim me Urdhëresën administrative 2006/18. Prej këtyre pesë
anëtarëve, një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror të zgjedhur sipas metodës së rastësisë,
do të shërbejnë në KGjK deri në skadimin e natyrshëm të mandateve të tyre
ekzistuese, me ç’rast do të zëvendësohen me një (1) gjyqtar dhe një (1) prokuror të
verifikuar nga KPGjP-ja dhe që janë zgjedhur nga ana e kolegëve të tyre, duke iu
përmbajtur metodave të cilat kanë për qëllim sigurimin e përfaqësimit sa më të gjerë
të shërbimit të gjyqësisë dhe prokurorisë. Dy (2) gjyqtarët e mbetur dhe një (1)
prokuror nga radhët e pesë anëtarëve kosovarë të KPGjP-së do të shërbejnë në KGjK
për një mandat plotësues njëvjeçar (1) pas skadimit të natyrshëm të mandatit të tyre,
me ç’rast ata do të zëvendësohen me procedurë të njëjtë sikur edhe ish-kolegët e tyre
të KPGjP-së. Në rast të themelimit të një subjekti përgjegjës për çështjet e emërimit,
disiplinës dhe shkarkimit të prokurorëve, të gjithë anëtarët e mbetur të KGjK-së do të
jenë gjyqtarë.
4.2.2 Nga radhët e tetë anëtarëve të mbetur, dy (2) prej tyre do të zgjidhen nga
deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët mbajnë ulëse të rezervuara ose të garantuara
për përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës, dy (2) anëtarë do të zgjidhen nga
deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë ulëset e rezervuara ose të garantuara për
përfaqësuesit e komuniteteve tjera, dhe dy (2) anëtarë do të zgjidhen nga deputetët e
Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të ulëseve. Në
secilin rast, së paku një nga dy anëtarët do të jetë gjyqtar i verifikuar nga KPGjP-ja.
Dy (2) anëtarë ndërkombëtarë, ku njëri prej të cilëve duhet të jetë gjyqtar do të
përzgjidhen nga PCN-ja sipas propozimit të MEPSM-së.
4.2.3 Të gjithë anëtarët e KGjK-së duhet të posedojnë kualifikime relevante
profesionale dhe ekspertizë të nevojshme për punën e KGjK-së.
4.3 Kandidatët për pozita gjyqësore të cilat janë të rezervuara për pjesëtarët e
komuniteteve joshumicë në Kosovë, mund të propozohen për emërim vetëm nga tërë
KGjK-ja, nga shumica e anëtarëve të KGjK-së të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të
cilët zënë ulëse të rezervuara ose të garantuara për pjesëtarët e komuniteteve
joshumicë në Kosovë. Nëse ky grup i anëtarëve të KGjK-së nuk e propozon
kandidatin për këtë pozitë pas dy seancave të njëpasnjëshme të KGjK-së, atëherë të
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:38 pm

ANEKSI V
TRASHËGIMIA FETARE DHE KULTURORE
Neni 1 Emri, organizimi i brendshëm dhe prona e Kishës Ortodokse
Serbe
1.1 Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë do t’i mundësohet mbrojtja dhe gëzimi
i të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve të veta, ashtu siç parashikohet me këtë
Aneks. Ushtrimi i këtyre të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve bart me vete edhe
detyra dhe përgjegjësi për të vepruar në pajtim me ligjet e Kosovës dhe për të mos
shkelur të drejtat e të tjerëve.
1.2 Kosova do ta njeh Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, duke përfshirë manastiret,
kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare si pjesë integrale e Kishës
Ortodokse Serbe me seli në Beograd.
1.3 Kosova do ta respektojë emrin edhe organizimin e brendshëm të Kishës
Ortodokse serbe, duke përfshirë hierarkinë dhe aktivitetet e saja.
1.4 Kosova garanton se prona e luajtshme dhe e paluajtshme si dhe asetet tjera të
Kishës
Ortodokse Serbe do të jenë të paprekshme dhe nuk do t’i nënshtrohen eksproprijimit.
1.5 Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë do të ketë liri të plotë veprimi në menaxhimin e
pronës së vet, në rindërtimin e pronës dhe qasjes në objektet e veta.
1.5.1 Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat përbëjnë pronën e
Republikës së Kishës Ortodokse Serbe vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha ose, në
rastet kur lëshohet urdhër gjyqësor në lidhje me aktivitetet joligjore, ose në rast të
rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin.
1.5.2 Kisha Ortodokse Serbe inkurajohet që popullit t’i ofrojë qasje në hapësirat e
veta për të nxitur dhe promovuar kuptimin më të mirë dhe vlerësimin e rëndësisë
religjioze, kulturore dhe historike.
1.6 Kosova nuk do të ndalojë në mënyrë arbitrare hyrjen në Kosovë apo banimin
brenda Kosovës të priftërinjve, kandidatëve për priftëri, murgve, murgeshave, të
personave laikë apo të ftuarve të tjerë dhe pjesëtarëve të Kishës Ortodokse Serbe.
1.7 Kosova do të konsultohet me Kishën Ortodokse Serbe në promovimin e
trashëgimisë ortodokse serbe për qëllime turistike, shkencore, arsimore apo qëllime të
tjera publike. Promovimi i tillë në tërësi do të respektojë traditat historike dhe
religjioze serbe në Kosovë.
Neni 2 Përkrahja ekonomike dhe përkrahja tjetër
2.1 Kisha Ortodokse Serbe në Kosovës do të jetë e lirë të pranojë donacione dhe të
përfitojë nga përkrahja tjetër nga çdo institucion brenda ose jashtë Kosovës. Këto
donacione do të jepen në mënyrë plotësisht transparente.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 44
2.2 Kosova do t’i ofrojë Kishës Ortodokse Serbe privilegje doganore dhe tatimore,
krahas atyre privilegjeve të cilat i gëzojnë të gjitha fetë në Kosovë, për aktivitetet
ekonomike të Kishës që janë specifike për vetëqëndrueshmërinë financiare, siç janë
qëndistaria dhe veshjet fetare, qirinjtë, pikturimi i ikonave, punimet e drurit dhe
zdrukthëtarisë, dhe produktet tradicionale bujqësore. Këto privilegje do të përfshijnë
importimin dhe blerjen e produkteve relevante, materialeve, makinerisë dhe bagëtisë;
dhe eksportimin e produkteve të cilat rezultojnë nga aktivitetet e lartpërmendura.
Neni 3 Siguria për objektet fetare dhe kulturore
3.1 Kishës Ortodokse Serbe, manastireve të saj, kishave dhe objekteve tjera fetare dhe
kulturore të rëndësisë së veçantë për komunitetin serb të Kosovës, do t’u ofrohet
siguria e nevojshme.
3.1.1 Përgjegjësia kryesore për të ofruar sigurinë e trashëgimisë fetare dhe kulturore të
Kosovës do të bie mbi organet kosovare të zbatimit të ligjit, e në veçanti Shërbimin
Policor të Kosovës (ShPK). Mbrojtja e objekteve fetare dhe kulturore serbe do të jetë
detyrë e veçantë operacionale e ShPK-së. Misioni i sundimit të ligjit të EPSM, në
konsultim me Praninë Ushtarake Ndërkombëtare (PUN), do ta mbikëqyrë, udhëheqë
dhe këshillojë ShPK-në në zbatimin e kësaj detyre.
3.1.2 Në periudhën kalimtare menjëherë pas zgjidhjes, PUN-ja do të ofrojë sigurinë
për manastirin e Graçanicës, Deviçit, Zoçishtit, Arkangjelit të Shenjtë, Budisavcit,
Gorioçit, Deçanit, Patrikanës së Pejës dhe monumentit memorial të Gazimestanit.
Ofrimi i sigurisë për këto objekte do të vazhdojë deri atëherë kur PUN-i, pas
konsultimeve me PCN-në dhe misionin e MEPSM-së, të vendosë se janë plotësuar
kushtet për bartjen e këtyre përgjegjësive tek ShPK-ja.
3.1.3 Për shkallën dhe kohëzgjatjen e masave specifike për ofrimin e sigurisë fizike
për këto objekte, nga ana e PUN-së do të merren parasysh, në mes tjerash i) vlerësimi
i sigurisë i kryer nga PUN-i; ii) këshillat e pranuara nga Këshilli Zbatues dhe
Mbikëqyrës (KZM), dhe në pajtim me nenin 5 të këtij Aneksi.
3.1.4 KZM-ja ka për qëllim ndërtimin e nivelit më të lartë të besimit dhe vetësigurisë
dhe që të punojë drejt normalizimit të gjendjes së sigurisë përreth këtyre objekteve.
Kapacitetet e ShPK-së do të zgjerohen sa më shpejtë që është e mundur me qëllim që
PUN të ketë mundësi të lirohet nga këto detyra jo-ushtarake.
3.2 Kosova do të garantojë lirinë e lëvizjes për klerin dhe anëtarët e Kishës Ortodokse
Serbe brenda Kosovës dhe, sipas nevojës, për këto lëvizje do të ofrojë masat e
nevojshme të sigurisë.
Neni 4 Zonat e mbrojtura
4.1 Një numër i zgjedhur i manastireve, kishave dhe objekteve tjera fetare të Kishës
Ortodokse Serbe, si dhe objektet historike dhe kulturore të rëndësisë së veçantë për
komunitetin serb të Kosovës, do të gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të
zonave të mbrojtura. Objektivat e zonave mbrojtëse janë: të sigurohet një ekzistim
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 45
dhe funksionim paqesor i objekteve të mbrojtura; të ruhet mjedisi historik, kulturor
dhe natyral, duke përfshirë mënyrën e jetës monastike të klerit; dhe të parandalohet
zhvillimi negative përreth tyre, duke siguruar kushtet më të mira të mundshme për
zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat
përreth këtyre objekteve. Pa prejudikuar pronësinë e pasurisë në kuadër të zonës
mbrojtëse, do të zbatohen kufizimet vijuese:
4.1.1 Ndalohet çdo aktivitet i ri nga fushat vijuese:
a) Ndërtimi ose zhvillimi industrial siç është: zbulimi dhe eksploatimi i
resurseve minerale; ndërtimi i pendave, i centraleve për prodhimin e
energjisë ose rrjetit të energjisë elektrike, furrave dhe fabrikave, dhe
rrugëve transit në viset rurale.
2
Zona e mbrojtur për Manastirin e Deçanit është identike me “zonat e veçanta” të përcaktuara me
Vendimin Ekzekutiv të UNMIK-ut 2005/5 të 25 prillit 2005 dhe me vendimet ekzekutive pasardhëse.
3
Kjo zonë e mbrojtur përfshin Kompleksin Memorial të Isa Boletinit
b) Ndërtimi ose zhvillimi që shpie në shpyllëzimin ose ndotjen e
ambientit.
4.1.2 Çdo aktivitet i ri nga fushat vijuese mund të kufizohet ashtu si e
arsyetojnë rrethanat. Para kryerjes së aktiviteteve nga fushat vijuese, komuna
përkatëse do të kërkojë pëlqimin e KOS. Nëse nuk arrihet marrëveshje, palët
ia drejtojnë çështjen KZM-së (Këshillit Zbatues dhe Monitorues) për
rishikim, në pajtim me nenin 5.4 të këtij Aneksi.2
a) Ndërtimet komerciale ose zhvillimet siç janë: ndërtesat apo godinat
më të gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor që duhet mbrojtur,
rrugët/rrugicat, ndërtimet, ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve,
restoranteve, bareve, kafiterive, hoteleve/moteleve, kiosqeve dhe
stendave të ushqimit, popave të benzinit dhe qendrave për riparimin e
automjeteve, supermarketeve, klubeve të natës dhe çdo ndërtim në
përmasa më të mëdha nëpër rajonet rurale;
b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse;
c) Urbanizimi i tokës bujqësore.
4.1.3 Kosova do të sigurojë që planet hapësinore për rajonet brenda zonave të
mbrojtura të jenë në pajtim me kufizimet e përcaktuara në 4.1.1 dhe 4.1.2
4.1.4 Zonat e mbrojtura për lokacionet vijuese do të përcaktohen me hartat e
bashkëngjitura:
Manastiri i Deçanit/Deçan 2
Patrikana e Pejës/Pejë
Manastiri i Graçanicës/Prishtinë
Kisha e Shpalljes së Virgjëreshës/Lipjan
Manastiri i Deviçit/Skenderaj
Manastiri i Gorioçit/Istog
Manastiri i Budisavcit/Klinë
2 Në rast të ndonjë aktiviteti të tillë brenda zonës mbrojtëse për hapësirat vijuese, komuna përkatëse
drejtpërsëdrejti konsultohet me KM: Monumenti memorial në Gazimestan, Kështjella mesjetare në
Zveçan, qyteti mesjetar në Novo Bërd dhe Ura mesjetare Vojnovic/Ura e vjetër.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:38 pm

Manastiri i Sokolicës/Zveçan 4 3
Manastiri i Draganacit/Gjilan
Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë/Prizren
Manastiri i Banjskës/Zveçan
Manastiri i Zoçishtës, Zoqishtë/Rahovec
Fshati Hoqë e Madhe/Rahovec
Manastiri Duboki Potok/Zubin Potok
Kisha e Shën Gjergjit, Gornjasellë/Prizren
Manastiri i Soçanicës/Leposaviq
Kisha e Hermitëve, Uljaricë/Klinë
Monumenti memorial i Gazimestanit/Obiliq 4
Kështjella Mesjetare e Zveçanit/Zveçan
Qyteti Mesjetar i Novobërdës/Novobërdë
Ura Mesjetare e Vojnoviqëve/Vushtrri
Vetmia e Petrit të Shenjtë, Korishë, Prizren
4.1.5 Zona e mbrojtur për objektet vijuese do të përkufizohet në 100 metra hapësirë
rreth perimetrit të tyre:
Manastiri i Premtit të Shenjtë, Leposaviq
Manastiri i Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq
Manastiri i Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos, Skenderaj
Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren
Manastiri i Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë, Prizren
Manastiri i Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj
Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti
4.1.6 Zona e mbrojtur për objektet vijuese do të përkufizohet në 50 metra hapësirë
rreth perimetrit të tyre:
Manastiri i Dollacit, Klinë
Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri, Mushtisht, Suharekë
Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë
Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë
Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
3 Zona mbrojtëse për Manastirin e Deçanit është identike me hapësirën e zonës së veçantë, ashtu siç
është përkufizuar në Vendimin ekzekutiv të UNMIK-ut 2005/5 të datës 25 prill 2005 dhe të vendimeve
të mëvonshme ekzekutive.
4 Zona mbrojtëse është zonë e përbashkët mbrojtëse për Manastirin e Sokolicës dhe Kompleksin
Memorial Isa Boletini. Komuna në fjalë duhet të kërkojë pëlqimin edhe nga KOS edhe nga
Administrata e Muzeut të Isa Boletinit për çfarëdo aktiviteti të ri të paraparë në nenin 4.1.2 të këtij
Aneksi
5 Rekomandohet që Tyrbja e Bajraktarit të përfshihet nën zonën e njëjtë të mbrojtur, që kjo e fundit më vonë
të zgjerohet në mënyrë të përshtatshme ose të krijohet një zonë e veçantë e mbrojtur për këtë monument.
Gjithashtu rekomandohet që të krijohet zonë e mbrojtur edhe për mauzoleun e Sulltan Muratit.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 47
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
Kisha e Shën Gjergjit, Biti e Epërme, Shtërpcë
Kisha e Nikollës së Shentjë, Mushnikovë, Prizren
Kisha e Nikollës së Shentjë, Bogoshevc, Prizren
Kisha e Nikollës së Shentjë, Drajçiq, Prizren
Kisha e Nikollës së Shentjë, Sredskë, Prizren
Kisha e Apostujve të Shenjtë (ose Premtit të Shenjtë), Mushnikovë, Prizren
Kisha e Shën Gjergjit, Serdskë, Prizren
4.1.7 Zona e mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit do të përcaktohet nga
organet komunale të Prizrenit në bashkëpunim me KZM-në dhe do të përfshijë
objektet e Kishës Ortodokse, objektet otomane, katolike, laike dhe objektet tjera të
rëndësisë së veçantë historike dhe kulturore. Objektet kulturore dhe fetare serbe
vijuese do të përfshihen në zonë të mbrojtur: Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë e
Levishës; lagja e vjetër “mëhalla Marash”; Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë; Shkolla
Ortodokse për Priftërinj e Kirilit dhe Metodit të Shenjtë; dhe Rezidenca Episkopike
me Kishën e Shën Gjergjit.
4.2 Fshati Hoqë e Madhe do ta ketë të drejtën që, në konsultim me komunën e
Rahovecit, të ushtrojë autorizime të kufizuara në aktivitetet nga fusha e mbrojtjes dhe
promovimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore dhe nga fusha e planifikimit rural në
lidhje me zonat e mbrojtura, në pajtim me nenin 5.2 të Rregullores së UNMIK-ut
2000 / 45 për vetëqeverisjen e komunave të Kosovës. Këshilli zbatues dhe
mbikëqyrës (KZM) do t’i lehtësojë këto konsultime në pajtim me nenin 5.4 të këtij
Aneksi.
Neni 5 Këshilli zbatues dhe mbikëqyrës
5.1 Do të themelohet Këshilli zbatues dhe mbikëqyrës (KZM) dhe ai do të takohet
rregullisht për të mbikëqyrur dhe lehtësuar zbatimin e dispozitave të kësaj zgjidhjeje
që kanë të bëjë me mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në Kosovë.
5.2 KZM-ja do të kryesohet nga një zyrtar i lartë ndërkombëtare i cili do të caktohet
nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) i Kosovës.
5.3 Përveç kryesuesit, KZM-ja do t’i ketë shtatë (7) anëtarë tjerë. Në KZM do të
shërbejnë përfaqësuesit e institucioneve vijuese: Ministria e Kulturës e Kosovës,
Institucioni për Mbrojtjen e Monumenteve në Prishtinë, Kisha Ortodokse Serbe,
Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Leposaviq, OSBE-ja, Këshilli i Evropës
dhe UNESCO.
5.4 KZM -ja do të:
a) Këshillojë dhe paraqesë rekomandime për PCN-në lidhur me zbatimin e
dispozitave të zgjidhjes e që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë fetare
dhe kulturore serbe në Kosovë;
b) Mbikëqyrë përkufizimin e zonave të mbrojtura në terren dhe zbatimin e
tyre;
c) Rekomandojë ndryshimet në kufijtë administrativ të zonave të mbrojtura
dhe zbatojë kufizimet atëherë kur këto t’i arsyetojnë rrethanat;
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:39 pm

ANEKSI VI
BORXHI I JASHTËM
Neni 1 Dispozitat e përgjithshme
1.1 Kosova do të merr përsipër pjesën e vet të borxhit të jashtëm të Republikës së
Serbisë. Pjesa e Kosovës do të përcaktohet përmes negociatave ndërmjet Kosovës dhe
Republikës së Serbisë, duke pasur parasysh parimet vijuese, në marrëveshje me
kreditorët relevantë: borxhi i caktuar i jashtëm do të jetë detyrim i Kosovës kur
përfituesi përfundimtar është i vendosur në Kosovë; borxhi i jashtëm i papërcaktuar
do t’ju ndahet palëve sipas një çelësi proporcional, i cili do të caktohet me
marrëveshjen ndërmjet palëve, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar
(FMN).
Neni 2 Detyrimi për pagimin e borxhit
2.1. Përderisa borxhi nuk është barazuar plotësisht dhe nuk është rindarë në
marrëveshje me kreditorët, Republika e Serbisë në pajtim me përgjegjësitë e veta si
huamarrëse/ garantuese sovrane, do të sigurojë vazhdimësinë e pagimit të borxhit.
Kosova do t’i kompensojë Republikës së Serbisë pjesën e caktuar në mënyrë të
rregullt të pagimit të borxhit të cilin Republika e Serbisë e ka paguar në pritje të
kompletimit të procesit të përmbushjes së borxhit.
Neni 3 Arbitrazhi
3.1. Nëse brenda gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje, Kosova dhe
Republika e Serbisë nuk janë pajtuar për barazimin dhe ndarjen e borxheve, Grupi
drejtues ndërkombëtar, pas konsultimit me palët, do të emërojë një arbitër
ndërkombëtar për ndarjen e borxhit të jashtëm të Republikës së Serbisë në mes të
Republikës së Serbisë dhe Kosovës ose atë pjesë të borxhit të jashtëm për të cilin nuk
është arritur ujdi nga palët, në marrëveshje me kreditorët relevantë.
3.2. Caktimi i borxhit nga arbitri do të jetë i parevokueshëm dhe ai do të vendosë se
cilat borxhe do t’i transferohen Kosovës që ajo t’i merr përsipër.
5
UNMIK-u do të nxjerr një rregullore ose urdhëresë administrative gjatë periudhës tranzitore, me të cilën do
të transferohen të drejtat pronësore dhe obligimet e ndërlidhura të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, dhe do
të përcaktohen të drejtat pronësore dhe obligimet e ndërlidhura për NSH-të individuale ndërmjet nivelit
qendror dhe komunave të caktuara në përputhje me nenin 1.1. të këtij Aneksi. Kjo rregullore ose urdhëresë
administrative hyn në fuqi menjëherë pas periudhës tranzitore.
6
UNMIK-u do të nxjerr një rregullore për themelimin e institucionit pasardhës të AKM-së gjatë periudhës
tranzitore, e cila do të përfshijë dispozitat nga neni 2 i këtij Aneksi dhe parimet përcjellëse. Kjo rregullore
hyn në fuqi menjëherë pas periudhës tranzitore.
• Prona private do të mbrohet në tërësi sipas parimeve të KEDNJ;
• Procesi i privatizimit i NSH-ve do të vazhdojë të kryhet me transparencë nga institucioni
pasardhës i AKM-së, me pjesëmarrjen përkatëse ndërkombëtare;
• Do të vazhdojë të zbatohet parimi i kompensimit në vend të kthimit fizik. Rregullat e detajuara
mbi metodën e përcaktimit të kompensimit të tillë do të përfshihen në legjislacionin kosovar, të
cilat do të marrin për bazë standardet relevante të KEDNJ-së;
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 50
• Procesi i likuidimit të ndërmarrjeve të privatizuara dhe aseteve do të vazhdojë të kryhet me
transparencë nga komisionet e pavarura të likuidimit të emëruara nga institucioni pasardhës i
AKM-së;
• Përcaktimi përfundimtar i pronësisë dhe shqyrtimi i ankesave do të vazhdoj të kryhet nga
mekanizmi i Dhomës së Posaçme pranë Gjykatës Supreme, në përputhshmëri me nenin 3 të këtij
Aneksi;
• Fondi i mirëbesimit i AKM-së i përbërë nga mjetet e privatizimit apo likuidimit do të ruhet për të
përmbushur kërkesat valide të kreditorëve dhe ankesat mbi pronësinë. Këto fonde do të
shfrytëzohen për investime, sipas investimeve të klasifikuara nga agjencitë ndërkombëtare për
klasifikim;
• Pas skadimit të çdo periudhe kohore për dorëzimin e një kërkese të tillë dhe pas përmbushjes së të
gjitha kërkesave valide të kreditorëve dhe të atyre mbi pronësinë – brenda kufijve të fondeve në
dispozicion për secilin rast – fondet e mbetura të AKM-së (prona shoqërore dhe mjetet e
grumbulluara nga procesi i privatizimit dhe likuidimit të pronës shoqërore) do të transferohen në
Qeverinë e Kosovës.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 51
ANEKSI VII
PRONA DHE ARKIVI
Neni 1 Ndërmarrjet publike
1.1.Të drejtat e pronësisë në ndërmarrjet publike (NP) dhe obligimet e ndërlidhura,
duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në detyrimet para korporatizimit, do t’i
transferohen Kosovës. Të drejtat e pronësisë dhe obligimet e ndërlidhura të NP-ve të
cilat ofrojnë shërbime vetëm në ndonjë komunë specifike apo në numër të kufizuar të
komunave, posaçërisht në fushën e furnizimit me ujë, hedhurinave, ujitjes dhe
ngrohjes do t’i transferohen asaj komune ose komunave përkatëse.7 Kosova do të
respektojë standardet evropiane lidhur me menaxhimin e ujit, menaxhimin e
hedhurinave dhe mbrojtjen e ambientit.
1.2.Pavarësisht nga këto të drejta pronësore, organet kompetente të Kosovës marrin
masa të duhura për implementimin e parimeve relevante ndërkombëtare për
qeverisjen dhe liberalizimin e korporatave. Masat e theksuara më lart do të
përjashtojnë posaçërisht rikthimin e statusit të NP-ve të inkorporuara si shoqëri
aksionare dhe strukturave qeverisëse të korporatës të cilat janë zbatuar brenda tyre.
Neni 2 Ndërmarrjet shoqërore
2.1. Administrimi i ndërmarrjeve shoqërore (NSH) dhe aseteve të tyre do të ushtrohet
nga institucioni i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) ashtu siç është paraparë
në Rregulloren e ndryshuar të UNMIKU-ut 2001/12. 8 6
Zgjidhja e ankesave do të bëhet në pajtim me dispozitat e parapara në nenin 3 të këtij
Aneksi.
2.2. Me qëllim të monitorimit, posaçërisht të përputhshmërisë me parimet e
Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut
(KEDNJ) dhe me legjislacionin përkatës të privatizimit dhe likuidimit të NSH-ve
PCN emëron:
a. Tre (3) anëtarë ndërkombëtarë të Bordit të drejtorëve të institucionit
pasardhës të AKM-së;
b. Drejtorin e sekretariatit ekzekutiv të Bordit të drejtorëve të institucionit
pasardhës të AKM-së;
c. Një (1) anëtar nga secili komision i likuidimit.
2.3. Anëtarët ndërkombëtarë të Bordit të drejtorëve kanë kompetenca, që duke
vepruar bashkarisht dhe unanimisht, të pezullojnë vendimin e institucionit pasardhës
të AKM-së nëse ata gjejnë se një vendim i tillë është në kundërshtim me parimet e
KEDNJ-së dhe Protokolleve të saj dhe ligjit në fuqi, dhe çështjen t’ia drejtojnë
Dhomës së Posaçme pranë Gjykatës Supreme për të marrë vendim. Për raste të tilla,
Dhoma e Posaçme vendos me urgjencë.
2.4. Për çdo pagesë individuale nga mjetet e privatizimit dhe likuidimit të
grumbulluara në fonde të mirëbesimit, kërkohet pajtimi i anëtarëve ndërkombëtarë të
bordit të drejtorëve, të cilët veprojnë bashkarisht dhe unanimisht, përveç nëse Dhoma
e Posaçme ka lëshuar vendim për pagesat që duhet bërë.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:39 pm

Neni 5 Procesi i shqyrtimit të ankesave në AKP
5.1. Ankesat kundër vendimeve të Komisionit për shqyrtimin e ankesave të AKP-së
vendosen nga kolegjet prej tre gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të përbëra prej dy (2)
gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një (1) gjyqtari vendor.
5.2 Posedimi i paligjshëm i pasurisë së paluajtshme private nuk jep të drejta
pronësore. Nëse parashtruesi i ankesës mund të vërtetojë se nuk ka pasur qasje në
institucionet relevante për dorëzimin e një ankese sipas afatit të paraparë, në mënyrë
që ajo të trajtohet në kuadër të afatit të paraparë, ankesa e tillë nuk do të konsiderohet
se nuk është pranuar nga gjykata kompetente apo nga organi tjetër gjyqësor apo gjoja
gjyqësor.
5.3. Në konsultim me PCN-në Kosova do të zbatojë masa shtesë për të siguruar që
procesi i shqyrtimit për kthimin/kompensimin e kërkesave pronësore të jetë efikas dhe
vendimet të zbatohen në mënyrë efektive.
Neni 6 Kthimi i pronës
6.1. Kosova gjithashtu do të trajtojë çështjet e kthimit të pronës, duke përfshirë edhe
ato që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe, si çështje me prioritet. Kosova do të
krijojë mekanizma të pavarur për formulimin e politikave, kornizave legjislative dhe
institucionale për trajtimin e çështjeve të kthimit të pronës. Përfaqësuesit e
komunitetit ndërkombëtar ftohen për të marrë pjesë në mekanizma të tillë, të cilët
përfshijnë përfaqësues të komuniteteve joshumicë.
Neni 7 Arkivi
7.1. Arkivi, duke përfshirë regjistrat kadastral dhe dokumentet e lidhura me Kosovën
dhe banorët e saj të cilat janë zhvendosur nga Kosova, do të kthehen në Kosovë.
Pjesët e arkivit shtetëror të Republikës së Serbisë, të nevojshme për administrim
normal të Kosovës do të transferohen në Kosovë sipas parimit të rëndësisë
funksionale, pavarësisht se ku ka qenë apo është i vendosur arkivi.
7.2. Republika e Serbisë do të kthejë apo transferojë të gjithë arkivat brenda gjashtë
muajve nga hyrja në fuqi e kësaj zgjidhjeje. Derisa arkivi të jetë kthyer apo
transferuar, Republika e Serbisë do të lejojë qasje të lirë, të papenguar dhe efektive në
të.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 54
ANEKSI VIII
SEKTORI I SIGURISË SË KOSOVËS
Neni 1 Siguria e Kosovës
1.1.Përveç aty ku është specifikuar në këtë zgjidhje, Kosova do të ketë kompetenca
mbi zbatimin e ligjit, sigurisë, drejtësisë, sigurisë publike, inteligjencës, organeve
civile emergjente dhe kontrollit të kufijve në territorin e saj.
1.2.Institucionet e sigurisë në Kosovë do të operojnë në përputhshmëri me standardet
demokratike dhe të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, ashtu siç është
paraparë në Aneksin II.
1.3.Kosova do të themelojë një komision parlamentar për mbikëqyrje të sektorit të
sigurisë në përputhshmëri me këtë zgjidhje.
1.4.Kosova do të themelojë Këshillin e Sigurisë së Kosovës (KSK) i cili i raporton
Kryeministrit. KSK zhvillon strategjinë e sigurisë në përputhshmëri me këtë zgjidhje.
Kosova do të hartojë kornizë legjislative mbi komponentët e sektorit të sigurisë në
përputhshmëri me këtë zgjidhje, me dispozita të duhura buxhetore dhe të mbikëqyrjes.
1.5.Në ato fusha të sektorit të sigurisë ku vazhdon përfshirja ndërkombëtare në
përputhshmëri me këtë zgjidhje, Kosova në bashkëpunim me PCN-në dhe PUN-në,
me kohë do të zhvillojë strategji për transferim të plotë të përgjegjësisë tek autoritetet
kosovare.
1.6.Procesi i zhvillimit të sektorit të sigurisë në Kosovë do të jetë plotësisht
transparent ndaj fqinjve të Kosovës, dhe Kosova do të krijojë masa të duhura të
ndërlidhjes dhe ndërtimit të besimit me homologët e saj rajonal.
1.7.Kosova do të përmbushë standardet e OKB-së, OSBE-së dhe BE-së dhe praktikat
në fushën e sigurisë dhe kontrollit të armëve si dhe marrëveshjet tjera rajonale dhe
deklaratat nën fushëveprimin e OSBE-së.
Neni 2 Policia
2.1. Në tërë Kosovën do të ruhet një zinxhir i unifikuar i komandës së shërbimeve
policore.
2.2. Kufijtë e stacioneve policore rajonale do të jenë të njëjta me kufijtë komunal.
2.3. Përbërja etnike e policisë brenda komunës do të reflektojë, për aq sa të jetë e
mundshme, përbërjen etnike të popullatës në komunë.
2.4 Këshillat e përbërë nga përfaqësuesit komunal dhe të policisë duke përfshirë edhe
komandantët e stacioneve do të bëhen plotësisht funksional në mënyrë që të
lehtësojnë
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 55
bashkëpunimin në mes të Shërbimit Policor dhe autoriteteve komunale/udhëheqësve
lokal të komunitetit. Këshillat udhëhiqen nga kryetarët e komunave.
2.5. Komandantët e stacioneve lokale paraprakisht informohen për operacionet nga
forcat policore qendrore apo speciale brenda perimetrit të stacioneve policore lokale,
përveç nëse sipas kërkesave operacionale kërkohet ndryshe.
2.6. Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, komandantët e stacioneve lokale
zgjedhen sipas procedurës vijuese: Kuvendi komunal propozon së paku dy emra për
komandant stacioni të cilët i përmbushin kërkesat minimale të profesionit, ashtu siç
është paraparë në legjislacionin e Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme mund të
emërojë një kandidat nga kjo listë brenda 15 ditëve nga pranimi i listës. Në rast se
asnjëri nga kandidatët nuk pranohen nga Ministria, kuvendi komunal do të sigurojë
listën e dytë me së paku dy kandidatë të ndryshëm për shqyrtim nga Ministria, të cilët
janë nga radhët ekzistuese të Shërbimit Policor të Kosovës dhe të cilët përmbushin të
gjitha kërkesat minimale të profesionit, ashtu siç kërkohet nga legjislacioni i Kosovës.
Pastaj, Ministria obligohet që të emërojë një kandidat nga lista e dytë brenda 15 ditëve
nga pranimi i saj.
Neni 3 Kufiri
3.1. Kosova në bashkërendim me PCN-në dhe PUN-në zhvillon një strategji për
mundësimin e dorëzimit të përgjegjësive mbi kontrollin e kufijve dhe udhëheqjes së
tyre të asociuar dhe të integruar në Shërbimin Policor të Kosovës sipas fazave të
parapara.
3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste
Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu
siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës
kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të
Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001. 9
3.3. Kosova do të angazhohet me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për
themelimin e një komisioni të përbashkët teknik brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e
kësaj zgjidhjeje, për të përkufizuar vijën fizike të kufirit dhe për trajtimin e çështjeve
tjera që dalin nga zbatimi i marrëveshjes së vitit 2001 në mes të Republikës
Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Puna e
komisionit teknik do të përfundojë brenda një viti nga data e themelimit të tij. PCN
dhe PUN do të përfaqësohen në këtë komision për të lehtësuar diskutimet në mes të
dy palëve dhe ata mund të marrin pjesë në procesin e demarkacionit të kufirit me
kërkesë të cilësdo palë.
9
Në deklaratën e tij të 7 marsit 2001, kryesuesi i Këshillit të Sigurimit, ndër të tjera përmendi: “Këshilli i
Sigurimit bën thirrje për nevojën e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të ish Republikës
Jugosllave të Maqedonisë. Në këtë kontekst thekson se marrëveshja mbi demarkacionin e kufirit, e
nënshkruar në Shkup më 23 shkurt 2001… duhet të respektohet nga të gjithë.”
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 56
Neni 4 Shërbimet e inteligjencës
4.1. Kosova do të themelojë një agjencion vendor të sigurisë për të mbikëqyrur
kërcënimet ndaj sigurisë së brendshme në Kosovë në përputhshmëri me Aneksin IX.
Ky agjencion do të jetë profesional, apolitik, shumetnik dhe nën mbikëqyrje të
Parlamentit dhe administratës civile.
Neni 5 Forca e Sigurisë së Kosovës
5.1 Në Kosovë do të themelohet një Forcë e re e Sigurisë (FSK) e cila do të jetë
profesionale dhe shumetnike. Ajo nuk do të krijojë një barrë të panevojshme
financiare për resurset e Kosovës. Qeveria do të themelojë një organizatë civile për të
siguruar një kontroll civil mbi FSK-në, në përputhshmëri me anekset IX dhe XI.
5.2. FSK-ja do të jetë e armatosur lehtë dhe nuk do të posedojë armë të rënda si tanke,
artileri të rëndë apo kapacitet ajror ofanziv. FSK-ja do të përbëhet prej jo më tepër se
2500 pjesëtarëve aktiv dhe 800 pjesëtarëve rezervë.
5.3 Ndryshimet ndaj kufizimeve të përcaktuara në nenin 5.2 të këtij Aneksi do të
përcaktohen nga PUN-ja, në bashkërendim me PCN-në. Një shqyrtim i plotë i këtyre
kufizimeve do të bëhet jo më herët se 5 vite nga data e hyrjes në fuqi të kësaj
zgjidhjeje.
5.4. Fillimisht, FSK-ja do të jetë kryesisht përgjegjëse për përgjigjen ndaj krizave,
asgjësimin e mjeteve eksplozive dhe mbrojtjen civile. Gjithashtu, FSK-ja do të
konstruktohet dhe përgatitet për përmbushjen e funksioneve tjera të sigurisë, të cilat
nuk janë të përshtatshme për policinë apo organizatat tjera të zbatimit të ligjit. PUN-ja
në bashkërendim me PCN-në do të themelojnë një proces të standardizuar të
monitorimit me qëllim të përcaktimit se kur do të autorizojnë FSK-në për angazhim
në këto funksione të sigurisë.
5.5. Pjesëtarët e FSK-së do të rekrutohen nga gjithë shoqëria. Një procedurë formale e
përzgjedhjes do të zhvillohet nga Kosova së bashku me PUN-në. Rekrutimi do të
fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje në mënyrë që të sigurohen
aftësitë fillestare operacionale brenda një viti nga përfundimi i periudhës së
tranzicionit, ashtu siç është paraparë në nenin 15 të kësaj zgjidhjeje.
5.6. Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të
pajisur FSK-në pasi të jenë siguruar fondet dhe burimet. Kosova do ta njoftojë PUNnë
për të gjitha burimet, fondet dhe pajisjet e siguruara për FSK-në nga jashtë.
Neni 6 Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK)
6.1. TMK-ja do të shpërbëhet pasi t’i ketë përmbushur objektivat e veta, duke
përfshirë edhe mundësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit. PUN-ja, në
konsultim me PCN-në dhe Kosovën, do të ushtrojë mbikëqyrje ekzekutive të TMK-së
dhe do të vendosë për kohën e shpërbërjes së saj. Shpërbërja do të bëhet brenda një
viti nga përfundimi i periudhës së tranzicionit, ashtu siç është paraparë në nenin 15 të
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 5:40 pm

kësaj zgjidhjeje. Bashkësia ndërkombëtare do të zhvillojë një proces për çmobilizimin
dhe i riintegrimin e pjesëtarëve të TMK-së që do të pensionohen.
Neni 7 Kontrolli i hapësirës ajrore
7.1. Kosova do të merr përsipër pronësinë, përgjegjësinë dhe llogaridhënien e plotë
për hapësirën e saj ajrore. Kosova do të themelojë Autoritetin Civil të Aviacionit
(ACA) për të rregulluar veprimtaritë e Aviacionit Civil në Kosovë, dhe PUN-ja do të
ketë të drejtë të rivendosë kontroll ushtarak ndaj hapësirës ajrore, ashtu siç është
paraparë në nenin 2 të Aneksit XI. ACA gjithashtu do të caktojë një kompani për
shërbimet e lundrimit ajror.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 58
ANEKSI IX
PËRFAQËSUESI CIVIL NDËRKOMBËTAR
Neni 1 Objektivat
1.1 Kosova do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e çështjeve të veta bazuar në
parimet demokratike të sundimit të ligjit, përgjegjshmërinë e Qeverisë dhe mbrojtjen
dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të pjesëtarëve të të gjitha
komuniteteve dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të saj. Duke ditur se
përmbushja e përgjegjësive që i janë caktuar Kosovës sipas kësaj zgjidhjeje kërkon
zhvillimin e një sërë veprimtarishë të ndërlikuara dhe të rënda, një Përfaqësues Civil
Ndërkombëtar (PCN) do ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj zgjidhjeje dhe do t’i
mbështesë përpjekjet relevante të autoriteteve të Kosovës.
Neni 2 Mandati dhe pushteti i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar
2.1 Sa i përket mbikëqyrjes së përgjithshme të zbatimit të kësaj zgjidhjeje, PCN-ja do
të:
a. ketë pushtetin suprem në Kosovë sa i përket interpretimit të aspekteve civile
të kësaj zgjidhjeje;
b. sigurojë zbatimin efektiv të kësaj zgjidhjeje përmes ekzekutimit të detyrave
specifike që i janë caktuar PCN-së në pjesët tjera të kësaj zgjidhjeje;
c. ndërmarrë masa korrigjuese për ta përmirësuar, sipas nevojës, çdo veprim
që ndërmirret nga autoritetet e Kosovës, që PCN-ja konsideron se përbën
shkelje të kësaj zgjidhjeje, se e rrezikon seriozisht sundimin e ligjit apo se, në
ndonjë mënyrë tjetër, bie ndesh me kushtet dhe frymën e kësaj zgjidhjeje.
Masat e tilla korrigjuese mund të përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në
anulimin e ligjeve apo të vendimeve që miratohen nga autoritetet e Kosovës;
d. në rastet e dështimeve serioze apo të vazhdueshme në vënien në jetë të
thelbit apo frymës së kësaj zgjidhjeje dhe në rast të pengesave serioze në
punën e PCN-së dhe MEPSM-së, PCN-ja do ta ketë autorizimin ta sanksionojë
apo largojë nga detyra çdo zyrtar publik apo të ndërmarrë masa të tjera, sipas
nevojës, për ta siguruar respektimin e plotë të kësaj zgjidhjeje;
e. mbikëqyrë, nëpërmjet zyrës së tij apo nëpërmjet krijimit të mekanizmave të
duhur raportues nga akterët dhe organizatat e tjera ndërkombëtare që mund të
jenë të pranishme në Kosovë, implementimin e të gjitha aspekteve civile të
kësaj zgjidhjeje.
2.2 Krahas autorizimit të tij për të emëruar, siç është përcaktuar në pjesët tjera
të kësaj zgjidhjeje, PCN-ja do ta ketë autorizimin e emërimit të drejtpërdrejtë apo
dhënies së pëlqimit për emërimin e posteve si vijon:
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 59
a. Revizori i përgjithshëm do të jetë ndërkombëtar që do të emërohet nga
PCN-ja.
b. Pas skadimit të mandatit të anëtarëve ndërkombëtarë të tanishëm të Bordit
të Drejtorëve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPT), PCN-ja
do ta emërojë një përfaqësues ndërkombëtar si anëtar të Bordit të Drejtorëve të
TKPT-së.
c. Gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë do të përzgjedhen nga MEPSM-ja
për emërimin e të cilëve do të kërkohet pëlqimi i PCN-së para emërimit të
tyre;
d. Drejtori i përgjithshëm i shërbimit të doganës, drejtori i administratës
tatimore, drejtori i thesarit dhe drejtori menaxhues i Autoritetit Qendror
Bankar të Kosovës (AQBK) do të emërohen nga autoritetet kompetente për
emërim, pas marrjes së pëlqimit nga PCN-ja;
e. Gjatë ushtrimit të kompetencave të tij për emërime, PCN-ja do t’i marrë
parasysh kualifikimet profesionale të kandidatëve, reputacionin e integritetit të
tyre dhe do të zbatojë ligjin në mënyrë të paanshme dhe strikte.
2.3 Pushteti dhe kompetencat e PCN-së dhe pushteti dhe kompetencat e
PSBE-së do t’i mvishen të njëjtit person. PSBE-ja do t’i ketë kompetencat vijuese në
fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë, në veçanti, gjyqësorin, policinë,
kontrollimin e kufijve, doganën dhe shërbimet korrektuese, të cilat do të ushtrohen në
emër të tij nga MEPSM-ja, siç parashihet me nenin 13 të kësaj zgjidhjeje, nëpërmjet
modaliteteve që do të përcaktohen nga Këshilli i BE-së në përputhje me këtë zgjidhje:
a. Autorizimin që të sigurojë zbatimin e duhur të hetimeve ndaj rasteve të
krimeve të luftës, terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit, krimeve
ndëretnike, krimeve ekonomike/financiare dhe krimeve të tjera të rënda sipas
ligjit, duke përfshirë, kur konsiderohet e duhur, zbatimin e këtyre hetimeve
nga hetues ndërkombëtarë që do të veprojnë së bashku me autoritetet e
Kosovës apo në mënyrë të pavarur;
b. Autorizimin që të sigurojë që rastet që janë përshkruar në nenin 2.3 a. të
këtij Aneksi të ndiqen në mënyrë të duhur, duke përfshirë, kur është e
nevojshme, sto të ndiqen nga prokurorë ndërkombëtarë që do të veprojnë së
bashku me prokurorët e Kosovës apo në mënyrë të pavarur. Përzgjedhja e
rasteve për prokurorë ndërkombëtar do të bazohet në kritere objektive dhe
masat mbrojtëse procedurale, siç janë përcaktuar nga kryesuesi i MEPSM-së.
Prokurorët ndërkombëtarë do të shërbejnë sipas legjislacionit të Kosovës;
c. Autorizimin për të siguruar që rastet e përshkruara në nenin 2.3 a. të këtij
Aneksi dhe rastet civile që kanë të bëjnë me pronësinë të gjykohen si duhet,
duke përfshirë, nëse është e nevojshme, këto të gjykohen nga gjyqtarët
ndërkombëtarë që do të punojnë në mënyrë të pavarur apo në panele me
gjyqtarë të Kosovës në gjykatën përkatëse që ka juridiksion mbi rastin e
dhënë. Përzgjedhja e rasteve për gjykim ku përfshihen gjyqtarë ndërkombëtarë
do të bazohet në kriteret objektive dhe masat mbrojtëse procedurale, siç janë
përcaktuar nga kryesuesi i MEPSM-së. Gjyqtarët ndërkombëtarë do ta gëzojnë
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PËRKTHIM JOZYRTAR *** 60
pavarësinë e plotë në kryerjen e detyrave të tyre gjyqësore dhe do të shërbejnë
në sistemin gjyqësor të Kosovës në pajtim me ligjin;
d. Përgjegjësinë për të siguruar që vendimet që mirren për rastet që janë
përshkruar në nenin 2.3 a. të këtij Aneksi të zbatohen si duhet dhe sipas ligjit
nga autoritetet kompetente të Kosovës;
e. Autorizimin për të marrë përgjegjësi të tjera në mënyrë të pavarur apo nën
mbështetjen e autoriteteve kompetente të Kosovës për të garantuar ruajtjen dhe
promovimin e sundimit të ligjit, rendin publik dhe sigurinë;
f. Në konsultim me PCN-në dhe sipas nevojës, autorizimin për t’i kthyer për
rishqyrtim apo për t’i anuluar vendimet operative që merren nga autoritetet
kompetente të Kosovës për ta garantuar ruajtjen dhe promovimin e sundimit të
ligjit, rendin publik dhe sigurinë;
g. Autorizimin për të mbikëqyrur, për të udhëhequr dhe për të ofruar këshilla
në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Autoritetet e Kosovës
duhet t’i lehtësojnë përpjekjet e tilla dhe të ofrojnë qasje të menjëhershme dhe
të plotë tek çdo vend, individ, veprimtari, procedurë, dokument apo çështje a
ngjarje tjetër në Kosovë;
h. Autorizimin për ta siguruar zbatimin e efektshëm të kësaj zgjidhjeje përmes
kryerjes së detyrave që i janë caktuar PSBE-së në pjesët tjera të kësaj
zgjidhjeje;
i. Autorizimin për t’i emëruar anëtarët e personelit të MEPSM-së për t’i kryer
detyrat që i janë caktuar MEPSM-së.
2.4 PCN-ja do ta mbikëqyrë zhvillimin e institucioneve civile të Kosovës,
duke përfshirë kontrollin civil mbi institucionet e saja të sigurisë, pa paragjykuar
përgjegjësitë e NATO-s dhe të PUN-së në zhvillimin e FSK-së dhe mbikëqyrjen e saj
civile, siç parashihet me nenin 14.5 të kësaj zgjidhjeje.
2.5 PCN-ja do ta mbikëqyrë zhvillimin e Agjencisë vendore të sigurisë, siç
është përcaktuar në Aneksin VIII të kësaj zgjidhjeje.
2.6 PCN-ja do të ketë autorizimin për krijimin e një mekanizimi për rishikimin
e kompetencave të tij dhe të PSBE-së, pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet që i
gëzon PCN-ja dhe PSBE-ja sipas kësaj zgjidhjeje.
Neni 3 Bashkërendimi me akterët ndërkombëtarë
3.1 Për të siguruar koherencë dhe efektivitet në angazhimin ndërkombëtar në Kosovë,
PCN-ja do t’i themelojë mekanizmat e duhur për bashkërendimin e aktiviteteve të të
gjithë akterëve ndërkombëtarë. Këta akterë do t’i mbështesin përpjekjet e tilla duke ia
ofruar PCN-së informatat relevante për ushtrimin e funksioneve të tij.
3.2 Nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-ja) kërkohet që
edhe më tutje ta zhvillojë misionin e saj në Kosovë, përfshirë një prani
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Propozimi gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e statusit të Kosovës Empty Re: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi