Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia maqedonase harton 'skenar' kundër shqiptarëve

Shko poshtë

Policia maqedonase harton 'skenar' kundër shqiptarëve Empty Policia maqedonase harton 'skenar' kundër shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 30, 2009 10:16 pm

Policia maqedonase harton 'skenar' kundër shqiptarëve

Një skenar tjetër i ngjashëm me atë të Brodecit përgatitet të ndodhë në malësinë e Tetovës, ndërsa përmendet se në shënjestër të policisë maqedonase është fshati Gjermë.


Policia maqedonase harton 'skenar' kundër shqiptarëve SKENARI
Policia maqedonase me skenar kundër shqiptarëve


Paralajmërimet fillimisht në mënyrë publike erdhën nga ish-deputeti Xhezair Shaqiri – Hoxha gjatë një interviste për gazetën "Lajm" të Maqedonisë, ndërsa më vonë i ka zbardhur këto pohime edhe Gafur Adili, ish-zëdhënësi i AKSH-së.
Në një intervistë Xhezair Shaqiri tha: "Po ju them edhe këtë se kemi informatë se shumë shpejt pritet të sulmohet një fshat në Tetovë ose sërish të sulmohet Tanusha nga policia maqedonase".
Përveç tij, Gafurr Adili, aktualisht kryetar i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, ish-zëdhënës i AKSH-së, kohë më parë paralajmëroi një aksion policorë në malësinë e Tetovës, duke precizuar se kjo pritet të ndodh në fshatin Gjermë. Ai këtë e përsëriti edhe një herë në një deklaratë për "Lajm" dhe sipas tij aksioni në fjalë pritet të ndodh nga dita në ditë.
"Kam pasur dhe kam informacione të mjaftueshme se prej shumë kohësh në Gjermë të Malësisë së Tetovës është duke u përgatitur skenari i llojit të Kondovës dhe të Brodecit", tha Adili. Ai për këto skenarë akuzon kryeministrin Gruevski dhe Akademinë e Shkencave të Maqedonisë.
Kryeorganizatori i të gjitha këtyre skenarëve ka qenë dhe mbetet Nikolla Gruevski dhe satelitët e tij, prapa të cilit ka qëndruar dhe qëndron e ashtuquajtura ASHAM, që nuk është asgjë tjetër përveç se një filiale e ASHA të Serbisë", tha Adili.
Nga Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë, as nuk pohojnë por edhe nuk mohojnë informacionet e këtilla, por thonë se kjo ministri do ta vazhdojë luftën kundër kriminalitetit.
"MPB as nuk ka lajmëruar e as që do të paralajmërojë aksione dhe punë të këtilla në kompetencë të saj deri sa ata nuk realizohen. MPB ka vepruar dhe vepron kryesisht në përputhje me përgjegjësitë ligjore për luftë kundër kriminalitetit", tha për "Lajm" Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
Sipas burimeve të kësaj të përditshmeje, arsyetimet për një intervenim të tillë policor në fshatin Gjermë janë që të tërhiqet vëmendja nga gjendja aktuale me enciklopedinë, me pretekstin e ngjashëm sikur në Brodec se sillen grupe të armatosura kriminele shqiptare.
Gruevski me politikën e tij po kërkon edhe një "fije kashte" që të dëshmojë se shqiptarët janë destabilizues të rajonit, konstaton kjo gazetë.
Më 7 nëntor të vitit 2007, policia maqedonase pas një aksioni të quajtur "stuhia malore" vrau 6 persona dhe u arrestuan 13 të tjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi