Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naser Aliu: Ekstrakt nga enciklopedia gjermane e vitit 2200

Shko poshtë

Naser Aliu: Ekstrakt nga enciklopedia gjermane e vitit 2200 Empty Naser Aliu: Ekstrakt nga enciklopedia gjermane e vitit 2200

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 12:51 am



Naser Aliu: Ekstrakt nga enciklopedia gjermane e vitit 2200 U1_NaserAliuNaser Aliu

Ekstrakt nga enciklopedia gjermane e vitit 2200

Shqipëri - popullsia

(...) territori Shqipërisë sot nuk ka homogjenitetin që kishte dikur. Braktisja e vendit në mënyrë masive nisi pas shembjes së komunizmit dhe nuk pushoi deri në vitin 2045. Shqipëria, dikur vendi i shqiponjave, sot parajsë e turistëve, ka këtë përbërje kombëtare: 26 % shqiptarë, 23 % italian, 27 %, grek dhe pakica të turqve, kurdëve dhe kinezëve. Komunitetet greke, turke dhe italiane u vendosën në Shqipëri me investimet e tyre të mëdha: me ta erdhi edhe fuqia punëtore. Shqipëria dhe Turqia hynë së bashku në BEE në vitin 2015. Kurdët u ngulën kryesisht pas luftës qytetare dhe ndarjes së Kurdistanit nga Turqia, (viti 2021).

Numri i përgjithshëm i banorëve të rinj nga lindja arrin në 14%. Prej tyre rreth 4% janë pjesëtar të kombësisë kineze dhe janë një minoritet mjaft kompakt, luan një rol të madh në ekonominë e vendit dhe u strehuan në Shqipëri si azilkërkues, pas shembjes së rendit komunist dhe luftës qytetare në Kinë në vitin 2014 (...)

(...) deri në vitin 2045 nga Shqipëria u zhvendosën mbi 2,5 milion shqiptarë: në shtëpitë e tyre u vendosën gradualisht emigrantët e jashtëm. Ata u shpërngulën më së shumti në Greqi, Itali, SHBA dhe Kanada. Sot Shqipëria ka një milion banorë, prej tyre 261.025 shqiptarë, 230.454 italian, 269.750 grekë dhe mbi 140.000 pjesëtarë të minoriteteve turke, kurde dhe kineze. Bregdeti shqiptarë banohet kryesisht nga grekët dhe italianët, si dhe pakica tjera, që kanë blerë shtëpi në bregdet: gjerman, anglez, francez(...). Në vendet malore jetojnë kryesisht ata që fituan azil politik në Shqipëri dhe merren me blegtori dhe prodhojnë për tregun perëndimor (...) Qytetet me shumicë shqiptare janë Puka dhe Gramshi (...)

Gjuhët

Gjuhë zyrtare në Shqipëri: greqishtja, shqipja, italishtja, turqishtja dhe gjuha kurde, (...)

Rendi politik

(...) dhe në vitin 2013 Sali Berisha nuk pranoi humbjen në zgjedhjet e lira dhe erdhi te një kryengritje e popullit. Amerika dhe Kuba i ofruan strehim politik, mirëpo ai preferoi të dytën, për shkak të bindjeve politike dhe ideologjike. U arratis me një helikopter deri në Bari të Italisë dhe me avion vazhdoi për në Havanë. Pesë vite më vonë pati probleme shëndetësore dhe iu bë ndërrimi i zemrës. E quajnë Zemërluan pasi i kishin transplantuar zemrën e një luani(...) Në Kubë u bë dy herë kryeministër dhe dy herë kryetar. As atje nuk pranoi humbjen dhe në vitin 2152 u kthye në Shqipëri me fansat e vet. Ai posedon këta tituj: Pontifex Maximus, Zemërluani, Mbret i Hënës dhe Nderi i Kombit. I Madhi nuk e mori akoma dhe është një fenomen i pashpjegueshëm shkencor. Kundërshtarët e tij thonë se Zoti nuk e merr se ka frike se reformon parajsën dhe ferrin apo ua ndërron vendet(...)

Kosovë - politika

(...), pas pavarësisë, deri në vitin 2035 vazhdoi gati e njëjta strukturë politike. Hashim Thaçi, herë ishte kryetari i shteti, herë kryeministër. Në vitin 2015 Kuvendi Kosovës mundësoi dygjuhësinë në shkolla. Një kohë të gjatë kosovarët bënë rezistencë efektive kundër gjuhës letrare; në shtëpi flitej gegërisht, jashtë një përzierje, atëherë u mor vendimi që nxënësit të vendosin se cili variant të përdoret. Në vitin 2017 Kuvendi Kosovës shpalli gegënishten gjuhë kombëtare kosovare dhe gjuha letrare u bë fakultative. Dy vite më vonë, Kuvendi Kosovës anuloi përdorimin e gjuhës letrare shqipe nga përdorimi zyrtar. Tash nuk e flet askush. Edhe shqiponja u largua nga përdorimi dhe vendin e saj e zuri flamuri multinacional me gjashtë yje, të cilit do t´i vihen edhe disa tjerë. Këtë e kërkojnë pakicat e reja. Viti 2025 konsiderohet si vit i konsolidimit, i ndarjes së madhe dhe përfundimi i identitetit të ri: i kombit kosovar (...) Në vitin 2019 Hashim Thaçit iu ndërtua një përmendore 6 metra e pesë centimetra dhe Kuvendi Kosovës miratoi “Thaçi-Lex-in” i cili mbron personalitetin e tij. Dikur i njohur si delikt verbal. Përmendorja i ka kthyer shpinën Shqipërisë dhe në dorën e majtë mban kushtetutën e Kosovës, dorën e djathtë e mban lart me gishtin tregues të ngritur, në mënyrë kërcënuese, drejt Beogradit (...) Skënderbeu iu kthye Shqipënisë dhe vendin e tij e zuri Thaçi. Titujt që kishte gjatë jetës: Pontifex Maximus, Krijues i Kombit më të ri në botë “New nation” dhe Flakadan i kombit (...)

Popullsia

Sipas numërimit të fundit ( 25.02. 2198 ) Kosova ka 600.000 banorë. Edhe këtu u bën shkulje të mëdha drejt perëndimit. Në fillim, për ta fituar të drejtën e qëndrimit në vendet evropiane, ndërmjet viteve 1990 – 2015, kosovarët martuan të gjitha gratë e trasha nga 70-140 kg ose nga mosha 40 deri në 65 vjeçare. Kur gratë e trasha dhe plakat perëndimore u harxhuan, atëherë iu sulën vendeve lindore, që tashmë ishin në BEE, si Poloni, Çeki dhe Hungari. Deri në vitin 2039 Kosovën e braktisën 1.300.000 shqiptarë. (...) Në veri nisi dyndja e serbeve, në jug me investime erdhën turqit. Sot qytete me shumicë shqiptare janë Kaçaniku dhe Malisheva. Shteti ka këtë numër të popullsisë: 20 % shqiptarë, 30 % serb, komunitet i madh turk me 20% dhe 30 % të pakicave: rome, ashkali, goran, boshnjak, kroat e bullgarë (...)

Gjuhët

Gjuhët zyrtare në Kosovë: serbishtja, gegënishtja, turqishtja, boshnjakishtja, gjuha rome dhe bullgarishtja... (...)

Planet e Kombeve të Bashkuara dhe BEE-së : Shqipëria dhe Kosova gjenden nën mbrojtje të posaçme të UNESCO-s, si qypat e kohës romake. Brukseli ka marrë disa masa për shpëtimin e shqiptarëve dhe kosovarëve, sepse janë dy popuj të rrezikuar dhe mendohet se në vitin 2400 nuk do të mbetet asnjë për farë, madje, tash, edhe mortaliteti është më i lartë se nataliteti. Shqiptarët dhe kosovarët e emigruar janë asimiluar qysh në gjeneratën e dytë. Sot kryetar i parlamenti evropian është me origjinë shqiptare. Ministri i Italisë i HEKOHADA-së ( Ministria për Heroinë, Kokainë, Hashash dhe Dalldi) (...) Ministri i bujqësisë në Gjermani. Ministri i Mbrojtjes në SHBA, Ministri i Brendshëm në Greqi, kryetari i konfederatës Zvicerane, kryetari i Lituanisë, ministri i punëve të jashtme në Kanada dhe Australi etj (...)

(...) në Maqedoni dhe Luginë nuk ka më shqiptarë. As Maqedon, shumica e popullsisë ndjehen bullgarë ose turq (...) Pas krizave të njëpasnjëshme dhe mosinteresimit për investime, u shpërngulën, u asimiluan, respektivisht iu bashkëngjitën anëtarëve të familjeve të tyre nëpër vendet perëndimore (...)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi