Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë ndodhi?

Shko poshtë

Çfarë ndodhi? Empty Çfarë ndodhi?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 11:04 pm

Çfarë ndodhi? Petrit_rrahmani_-_nxansat_e_fushkosoves__1063-490x320

Çfarë ndodhi?


Me vështirësi frymëmarrje, lodhje dhe shtrëngime në bark, 123 nxënës të shkollës “Hivzi Sylejmani” nga Fusha Kosova kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKU. Dyshohet të janë helmuar në shkollë përmes ajrit. Nxënësit me këto simptoma, shumica femra, tregojnë se kanë ndier një erë të rëndë në objektin shkollor. Ekipet e specialistëve të Ministrisë e as ata të QKU’së nuk kanë bërë të ditur se çfarë u ndodhi nxënësve të Fushë Kosovës.

Nga Nebih Maxhuni


Rreth njëqind e njëzet e tre (123) nxënës të shkollës “Hivzi Sylejmani “ dhe “Selman Riza “në Fushë Kosovë janë sjellë në Qendrën Emergjente në Prishtinë si dhe në Klinikën Infektive. Ata janë “helmuar nga një helm misterioz” në dy ditët e fundit përmes ajrit. Nxënësit e kësaj shkolle janë sjellë në QKU përmes autoambulancave, policisë së Kosovës, Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe njerëzve me vetura private.

Të gjithë nxënësit e helmuar janë vajza dhe mosha e tyre sillet prej 14 deri në 16 vjeç.
Nxënëset e këtyre shkollave janë sjellë në QKU me simptoma që kryesisht kanë të bëjnë me vështirësi në frymëmarrje, lodhje dhe shtrëngime në bark.

Ata janë trajtuar në Emergjencë dhe Klinikën Infektive, dhe pas tretmanit shumica prej tyre janë liruar për në shtëpi.

Erza Zogiani, nxënëse në shkollën Hivzi Sylejmani”, rrëfen për shoqen e saj, sipas të cilës ajo për një moment është rrëzuar për toke në momentin që ka hyrë në objektin e shkollës.

“Jam kon me to në shkollë veç kur i ka ra si të ligsht. Mas pak minutave edhe do shoqeve të tjera ju ka ndodh njësoj dhe i kanë dërguar te mjeku”, thotë ajo.

Ajo ka treguar se nuk kanë ngrënë ose pirë asgjë në shkollë, duke thënë se në momentin që kanë hyrë në shkollë kanë ndier një erë të rëndë, e cila edhe ka shkaktuar që rreth 100 nxënës të kësaj shkolle të sillen në Emergjencë dhe Infektivë.

Një natë më herët, 18 nxënës të kësaj shkolle janë shtruar në Klinikën Infektive me simptoma të njëjta të helmimit nga ajri.

Drejtori Ekzekutiv i QKUK, Jusuf Ulaj, ka thënë para gazetarëve se të gjithë nxënësit kanë një “reagim kolektiv psikik” si frikë, zënie frymëmarrjeje dhe shtrëngim barku.
“Nuk ka nevojë për panik, të gjithë nxënësit e shtrirë janë trajtuar dhe shumica prej tyre janë liruar në shtëpi. Po presim analizat përfundimtare për të vërtetuar shkaktarët e gjithë kësaj”, ka thënë Ulaj.

Në shkollën Hivzi Sylejmani mësojnë nxënës serbë dhe kosovarë. Serbët mësojnë në paralele të ulëta, duke filluar nga ora 8 e deri në 12 të mes ditës. Në të njëjtën shkollë nxënësit e shkollës së mesme, e që janë shqiptarë, fillojnë mësimin rreth orës 14 të mbas ditës.

Profesoresha e anglishtes në këtë shkollë, Shkëndije Rrustemi thotë se nuk di asgjë si ka ndodhur helmimi i nxënësve.

Ajo, njësoj si nxënësit e tjerë që kanë shpëtuar pa u prekur nga ky “helmimi”, thotë se vetëm ka parë nxënëset duke rënë për toke.

“Në dy ditët e fundit ka ndodhur kjo. Nxënëset janë alivanosur dhe janë dërguar në spital. Kemi kontrolluar të gjithë shkollën nuk kemi gjetur asgjë, përveç që kemi vërejtur një erë të rëndë në shkollë”, rrëfen ajo.

As mjekët e QKU e as ministri Alush Gashi nuk kanë mundur të saktësojnë se çfarë ka shkaktuar që këta nxënës të kenë simptoma të tilla, duke mos dashur të nguten me deklarata deri në nxjerrjen e një raporti detaj nga këshilli i mjekëve i emëruar nga ministri Alush Gashi , në kryer të të cilit është vetë drejtori i QKU, Jusuf Ulaj.

Ministri Alush Gashi ka vizituar nxënësit e shtrirë në Emergjencë dhe Infektivë. Ai ka thënë se gjendja e tyre shëndetësorë është e mirë duke bërë thirrje të mos krijohet panik.
Ankesat kryesore të nxënësve, sipas zyrtarëve të QKU dhe MSh, kanë qenë vështirësitë në frymëmarrje, marramendje, plogështi dhe alivanosje. Në disa raste është evidentuar hipotensioni, ekspirium i zgjatur, shtangie e muskujve dhe shqetësim psikik e motorik.

Mjekët thonë se të gjithë të vizituarit janë trajtuar me tretje infuzive, ndërsa te disa raste janë përdorur qetësues, kurse në raste të veçanta janë dhënë kortizonikë.

“Janë marrë të gjitha mostrat dhe analizat toksikologjike do të vërtetojnë se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë Gashi.

Ministria e Shëndetësisë ka dërguar në këtë shkollë inspektoratin sanitar për të shikuar në detaje se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës është duke bërë hetime intensive për zbardhjen e rastit.

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka thënë se, gjatë një vizitë që u ka bërë nxënësve, ndihet i shqetësuar me këtë duke apeluar se nuk ka nevojë për panik.

Ai ka thënë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e shkollës dhe në konsultim e sipër janë dakorduar që mësimi mos të ndërpritet për ditën e enjte.

“Rastin e parë të disa nxënësve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore (Të mërkurën) e kemi parë si rast të izoluar dhe kemi vendosur që mësimi të vazhdojë. Ne do të kemi takime edhe sonte (e enjte) me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, drejtorin e shkollës dhe do të vendosim për të vazhduar mësimi të premten apo jo “, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se e ndjen dhimbjen e përbashkët me prindërit e nxënësve .

Qeveria: S`ka vend për panik

Qeveria e Kosovës, nëpërmes një deklarate për media, ftoi të enjten në mbrëmje opinionin publik që të përmbahet nga përfundimet e ngutura që mund të sjellin konfuzion dhe panik në opinion, pas rastit të helmimit të nxënësve në Fushë Kosovë. “Qeveria e Republikës së Kosovës po përcjell me kujdes rastet e sëmurjes së papritur të rreth 50 nxënësve të Shkollës së Mesme ‘Hivzi Sylejmani’ dhe Shkollës Fillore ‘Selman Riza’ të Fushë Kosovës, gjendja e të cilëve konfirmohet se është stabile”, thuhet në një deklaratë të Qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi