Rama: Më 10 tetor, opozita në rrugë për hapjen e kutive
Rama: Më 10 tetor, opozita në rrugë për hapjen e kutive
Rama: Më 10 tetor, opozita në rrugë për hapjen e kutive |
Ashpërsohet qëndrimi i opozitës ndaj qeverisë Partia Socialiste nis të radikalizojë qëndrimin e saj kundrejt mazhorancës. Me një dalje publike ditën e djeshme, shefi i selisë rozë i ka bërë thirrje gjithë popullit opozitar të dalin në protestën e organizuar nga PS-ja në datën 10 tetor. Rama ka argumentuar protestën me vjedhjen e votës që është bërë sipas tij më 28 qershor në zgjedhjet e përgjithshme. Rama i ka cilësuar protestat me rëndësi patriotike duke theksuar se transparenca e zgjedhjeve është kushti themelor që e mban opozitën jashtë sallës së Parlamentit. Kryesocialisti, theksoi se protesta e opozitës do të jetë e vazhdueshme, nëse nuk do të ketë një reagim nga mazhoranca. Rama mori këtë vendim ekstrem në demokraci menjëherë pas konfirmimit të tij në krye të partisë më të madhe opozitare. Nisja e protestave nga opozita Partia Socialiste ka zgjedhur datën 10 tetor për të nisur protestat popullore për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Edi Rama thirri popullin të hidhet në protesta për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen nga qeveria Berisha-Meta. “Erdhi koha që Berisha të përballet me popullin opozitar”, tha Rama. Në deklaratë, Kryetari i Socialistëve bëri të ditur hapin tjetër që do të ndjekë opozita pas bojkotit të Kuvendit. Sipas Ramës, gjendja e rëndë që ka përfshirë shoqërinë shqiptare është e patolerueshme, dhe pas veshit të shurdhër të qeverisë, opozita do të vijojë me formën tjetër, demokratike, manifestimet. “Partia Socialiste i fton të gjithë, të shtunën e ardhshme 10 tetor, në manifestimin e parë të protestës për hapjen e kutive të votimit ku fshihet e vërteta e 28 qershorit, ku mbahen peng liritë e të drejtat e shumicës, ku është burgosur ligji dhe ku e kanë burimin padrejtësitë që po shtohen në kurrizin e njerëzve”, tha Rama duke venë në dukje se më 10 tetor do të zhvillohet manifestimi i parë, pasi të tjerë do të pasojnë atë, nëse nuk merret përgjigje. Rama është treguar mjaft i ashpër me kryeministrin, kur i ka kërkuar plotësimin e kushteve ose në të kundërt do të përballej me popullin opozitar. “I them kryeministrit se do përballet me popullin opozitar se do të na ketë përballë më të vendosur se kurrë për t’i dhënë fund pushtetit të tij, nëse pushteti i tij nuk i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve”, theksoi Rama. Organizimi i protestës Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se këto dhjetë ditë do të thirren të gjithë njerëzit që kundërshtojnë këtë qeveri nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Nëse nga protesta që do të zhvillohet në Tiranë nuk do ë ketë një reagim të qeverisë, PS-ja do të organizojë protesta paralele në të gjitha qytetet kryesore të vendit, për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve. Në datën 10 tetor, përveç Partisë Socialiste do të jenë të pranishëm dhe aleatët tradicionalë të tyre, si anëtarë të PDS-së, anëtarë të PSD-së, të G99-ës dhe PBDNJ-së. Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka marrë mbështetje dhe nga dy kundërshtarë të tij në zgjedhjet e 28 qershorit. Pikërisht Nard Ndkoa dhe Spartak Ngjela janë pro protestave popullore dhe do të jenë të pranishëm në shesh, së bashku me opozitën. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Salihaj: DEGRADOHET AUTOSTRADA,NGA RRUGE E KOMBIT,SHNDERROHET NE RRUGE KRAHINORE DHE LOKALISTE
» Erdogan e Rama në Kosovë më 23 tetor
» Opozita i kundërshton edhe në rrugë marrëveshjet me Serbinë, protestë më 28 nëntor
» Berisha per vizat: Jemi në rrugë të mbarë, opozita të vijë në Kuvend
» Opozita zbret në shesh, Basha: Rama-Meta damkosën votën e lirë
» Erdogan e Rama në Kosovë më 23 tetor
» Opozita i kundërshton edhe në rrugë marrëveshjet me Serbinë, protestë më 28 nëntor
» Berisha per vizat: Jemi në rrugë të mbarë, opozita të vijë në Kuvend
» Opozita zbret në shesh, Basha: Rama-Meta damkosën votën e lirë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi