Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veteranët, Ahmeti të mbrojë interesat shqiptare

Shko poshtë

Veteranët, Ahmeti të mbrojë interesat shqiptare Empty Veteranët, Ahmeti të mbrojë interesat shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 2:32 am

Veteranët, Ahmeti të mbrojë interesat shqiptare




Veteranët, Ahmeti të mbrojë interesat shqiptare UQKK
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka theksuar se interesat personale dhe grupore po vazhdojnë të jenë metoda të veprimit dhe funksionimit politik të shqiptarëve në Maqedoni.

Dy shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së në Maqedoni i kanë tërhequr vërejtjen kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për marrëveshjet e tij të fshehta me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE, kur bëhet fjalë siç thuhet për interesa gjithëshqiptare.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka theksuar se interesat personale dhe grupore po vazhdojnë të jenë metoda të veprimit dhe funksionimit politik të shqiptarëve në Maqedoni.
“ Fatëkeqësisht shqiptarët ranë në një kurthë të tyre dhe po kalon një muaj dhe po merremi me këtë problematikë. Tani gjoja që janë marrur vesh kryeministri Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti për t`a përmirësuar këtë problem, të cilin vet e lindën e tani dalin si shpëtimtarë. Nga gjithë kjo, neve na vjen keq për qasjen që kane pasur ne veçanti faktori politik shqiptarë në Maqedoni, i cili pavarësisht ofendimit të rëndë që i`u bë shqiptarëve, vazhdojn me politikën e lutjes dhe lypsares”, ka theksuar kryetari i OVL të UÇK-së, Besim Hoda.
Sipas tij, kjo “Enciklopedi” u nxorrë për të matur pulsin e shqiptarëve dhe për të verifikuar paaftësinë e subjektit politik shqiptar. “Maqedonasit do të vazhdojë të provokojnë shqiptarët, ashtu siç po provokojnë dhe diskriminojnë për çdo ditë. Është ky një fenomen i njohur për të përfituar kohë, duke prodhuar probleme, me të cilat shqiptarët do të merren”, ka theksuar Hoda.
Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja” kërkon përgjegjësi nga Qeveria dhe BDI se si ka lejuar që t`u rriten rrogat akademikëve si dhuratë, siç thuhet “për të fyer pastaj shqiptarët”. Sipas kësaj shoqate, takimi Gruevski-Ahmeti s’ishte asgjë tjetër, vetëm blerje kohe dhe për t`i manipuluar ndërkombëtarët se do të korigjojnë enciklopedinë.
“Ne si shoqatë e dalur nga lufta kemi një përvojë të hidhur po me këtë person Ali Ahmetin, sepse nuk bëri asgjë për familjet e dëshmorëve, as për invalidët, e as për veteranët e luftës, duke rikujtuar moton e tij te njohur se ai e mban fjalën, në këtë rast vetëm ndaj partnerit të vet qeveritar dhe jo elektoratit”, theksohet në komunikatën e SHVL-së “Kalaja”.
Nga ana tjetër, Fazli Veliu nga SHVL-ja e UÇK-së ka theksuar se e përshëndet veprimtarinë e Ali Ahmetit dhe personaliteteve tjera kundër “Enciklopedisë”. “Nëse ky reagim nuk do të ketë ndryshime rreth kësaj, ne do të dalim prap me platformë dhe do të marrim një iniciativ më të fuqishme që të përmirësohet kjo gjendje që mbizotëron tani”, ka theksuar Veliu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi