Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private

Shko poshtë

Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Empty Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 2:40 am

Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private



Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Images2yb

Unë,shkrimeve të rregullta për mes E.Mail postës më shokë,miq e dashamirë kah i kam nuk ju kam ndal. Tani e shumë vite radhazi komunikoj opinionet e mia të rregullta dhe me vjen mirë qe tani e sa ditë u lidhëm në ueb faqen facbook,një mundësi kjo larg më e mirë,më e përshtatshme,më e lehtë dhe më efikase se ato 500 lidhje E.Mail adresash. E them dhe konstatova këtë realitet pa e përbuzur lidhjen e vjetër me E.Mal adresa,formë komunikimi kjo e cila me ka mbajt gjallë...



Unë pas shumë ngjarjeve,lodhjes time në komentimin e atyre ngjarjeve,hapave qe marr për të u rezistuar stuhive jo vetëm fizikisht por edhe moralisht,jo rrallë ndalëm dhe pas shumë vitesh bëj krahasime për të konstatuar ndryshimet dhe për të parë se sa rezultate ka pasur. E bëj këtë gjithsesi duke mos harruar se jemi në shekullin XXI pra jo të vetëkënaqem me ato ndryshime pozitive të cilat gjithsesi janë shumë të vogla krahasuar me mundin që ka bërë populli ynë.



Kësaj radhe si juve miq e dashamir të Facbook-ut ashtu juve nga E.Mail adresat private po ju postoj pak krahasime në kohë,ku fati im e kupton më lehtë se sa ndryshime ka pasur për këto 30 vitet e fundit. Për të u ngushëlluar me fatin tim pa asnjë gëzim në suksese politike,unë ndalem dhe ngushëllohem pak,por shumë pak me faktin se Kosova është e lirë. Mjerisht edhe këtë ngushëllim të vogël qe pata po ma lëndojnë disa të cilët tentojnë të ma mbyllin gojën në kritika politike dhe për çudi me po këtë realitet të vogël se Kosova na qenka pa asnjë pushtues serb brenda saj. Kjo ma neverit jetën e lere politikën aq më tepër kur ma thonë bash ata qe kurrë nuk kanë ditur se Kosova është e pushtuar,ma thonë bash ata të cilët kanë festuar vrullshëm për ta fshehur befasinë e pavarësimit të Kosovës e cila mjerisht akoma po lufton për këto atribute pavarësimi.



Pa u lodhur fare po marr vetëm pak shkrime të gatshme atje në kopshtin e përmbledhjeve neper kohë dhe më pas krahasimet përpiquni tì bëni vet. Ju thash po marr vetëm pak qe te mos ju ngarkoj me shkrime ngase të gjithë kemi nevojë për relaksim e jo ngarkime shqetësuese.



Po ju dërgoj dilemat e mia për jetën dhe hapat çfarë me prisnin që në momentin e lirimit tim nga burgu pas mbi tetë (Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Icon_cool vitesh. Letër kjo nga dita e parë në të quajturën liri,pra pa ngrenë mëngjesin e asaj dite as gëzimi po as hidhërimi,ishte disi e ngjashme si dita e shpalljes se pavarësisë se Kosovë 1990 po me pak ndryshim kuptohet tani pak më i gëzueshëm me shpalljen e pavarësisë me 17.02.2008.

Si krahasim po ja bashkëngjiti dilemat e mia për jetën e re po ashtu pa perspektiva jete nëse kthehem nga mërgimi në Kosovë. Letër kjo të cilën miku im Riza Demaj nuk pranoj te ma përkthej si përkthim zyrtar për çka edhe është në këtë nivel me zyrat e veta në Araao te Zvicrës. Nuk pranoj ta përkthej miku im R. Demaj dhe ishte kategorik qe te mos e dërgoj këtë letër ngase po e vrugu politikën e Kosovës tani pas çlirimi. Kështu me bindi aj por tani po shoh se politika e vrugët nuk zbardh fatin e popullit siç është rasti tani në Kosovë.



Dy Krahasime :



XUN CETA

DESTRADIJEV TRG 11

66000 KOPER

1.Kryesisë së RSFJ



2.Sekretariatit Federativ për pune te brendëshme Beograd



3.Kryetarit të kryesisë së KK të LK të Kosovës Rrahman Morinës



4. Sekretarit të Sekretariatit Krahinor për punë të brendshme Isuf Krakushit Prishtinë





K Ë R K E S Ë







Unë i lartpërmenduri Xun Ceta i lindur me 29.05.1956 në fshatin Trubuhovc Komuna Istog, biri i Mustafë Ceta dhe nënës Cyme Ceta (Berisha) i dënuar politikisht, plotësisht si i pafajshëm. Dënim verbal dhe brutal të cilin më shqiptoi Gjykata e Qarkut Prishtinë P.nr.149/81 të datës 30.08.1981 si dhe marrëzisht vërtetoj gjykata e lartë e Kosovës Ap.nr.487/81 të datës 5.07.1982 Prishtinë. E që sot pas plotë tetë (Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Icon_cool vite e sa ditë vuajtje, mjerimi dhe maltretimi, në vend të rigjykimit të serishëm për çka insistoj tani tetë vite, por pa sukses, ja tani propozuan dhe vendosën të organizuar dhe një zëri këtu në Slloveni, që s’paku të më lirojnë me kusht nga kjo vuajtje e këti dënimi klasik, laik e brutal që po më han shpirtin dhe mbet për së gjalli, jo vetëm mua por edhe familjen time, fqinjët e mij miqtë dhe dashamirët e lirive njerëzore.



Sot më anët e kësaj shkrese ju lutem merreni parasysh kërkesën time të flaktë e të sinqertë si dhe plotë arsye që të më siguroni liritë më elementare të njeriut të cilat më i garantojnë disa marrëveshje konvencionale ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut nënshkruese e të cilave është edhe Jugosllavia, me çka vetëm kështu do të marr guxim të i kthehem popullit tim, prindërve të mijë miqve dhe dashamirëve të cilët derdhin lot tani tetë vite.



Ju lutem mos u bazoni aspak në aktakuzë, aktgjykim dhe etiketat tendencioze, vulgare dhe për plotë aventura politike të cilat janë lëshuar kundër meje dhe ashtu murrën pjesërisht tetë vjet jete më murrën plotësisht rininë, si dhe shëndetin pa të cilin sot nuk po mundëm ta gëzoj jetën normale.



Nëse dikujt i ka mbet si i vetmi problem arrestimi im i serishëm dhe dënimi edhe më brutal se sa para tetë vitesh, atëherë ja me anën e kësaj shkrese veç sa ju bëj me dije se me datën ___Korrik 1989 kam vendosur të futem sërish në Kosovë dhe të vazhdoj luftën paqësore e me argumente konkrete për verifikimin e pafajësisë time, për çka edhe kërkoj ndihmë humanitare nga të gjitha forcat progresive, organet më kompetente juridike, politike dhe ato të sigurimit shtetëror, e as se si të mos lindin dyshime të reja paranoikë se gjoja Xun Ceta po merret me veprimtari nacionaliste irredentiste, kontrarevolucionare, antijugoslave e ku të di çka tjetër. Si dhe njëherit luti organet në fjalë që të zbusin zemrën dhe të shkarkohen,të lirojnë shpirtin e tyre nga mëkatet shumë vjeçare ndaj meje dhe popullit tim të pafajshëm, me çka vetëm kështu do të bindeshin se edhe shpallja eventuale zyrtare e pafajësisë time nuk do të dobësonte moralin juridik e shtetëror por përkundrazi do të forconte me dëshmi se judikatura dhe vet ky far shërbimi etike-moral i organeve më të lartë të pushtetit, po punojnë dhe korrigjojnë punën dhe veprimtarinë e tyre brenda për brenda ndërgjegjes së tyre.



Historikisht edhe teoria ashtu siç edhe praktika kanë dëshmi se gabime të tilla kanë ndodh po ndodhin dhe kanë me ndodh brenda vet sistemit gjegjësisht gjatë funksionimit dhe zbatimit të cilit do sistemi qoftë, kuptohet herë si sistem ose formacion shoqëror më pozitiv e herë më negativ, herë më demokrat e herë më shumë gabime e keq përdorime e herë më park, herë më me shumë shkelje të të drejtave të njeriut e herë me pak etj. Etj. Pra kur është fjala tek periudha e viteve 1981-1989 në Kosovë me tëra ato arrestime, dënime dhe maltretime masive, sot është e qartë edhe opinionit botëror se kjo është dhe do mbetet periudhë historike e cila ka përfshi shumë viktima të pafajshme a si viktime e rëndë e pafajshme e vitit 1981 deri 1989 pa dyshim jam unë vetë për çka edhe kam tërhjek vërejtjen rregullisht me shkresa të pa pushuara vetëm që mos të thuhet se ke mbet i harruar askush nuk na sjellke në mend rastin tënd. Pra shpallja e pafajësisë time nuk do të ishte asgjë e re dhe e pa pritur, por përkundrazi kthimi i besimit të popullit ndaj institucioneve legale të pushtetit.



Shoku sekretar Isuf Karakushi, para sa muajsh ka than:

Ne nuk do të e përlyejmë askënd pa fakte, a unë po i përkujtoj se tani tetë vite ngriti zërin kundër dënimit të montuar, pa asnjë fakt konkret çka është edhe më e keqe flaket e vërteta dhe faktet e mija ç’do të thotë më grabitet e drejta për vetëmbrojtje e kjo është antikushtetuese dhe dënohet me ligj.



01.07.1989.

Kopër Xun Cetta,





Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



PS:



Vlen të theksohet se vetëm tre (3) muaj më parë,konkretisht më 23 03.1989 ishte suprimuar autonomia e Kosovës. Në atë akt luftënxitës,ndërtesa e Kuvendit të Kosovës kishte pësuar një rrethim total policor në vinë e parë dhe ushtarak nga distanca si vi e dytë ,aty shteti kishte dal me tankësa dhe autoblindat nga më të ndryshmet. Brenda në sallën e kuvendit,ku gjoja po votonin kishin vërshuar edhe njerëz të cilët nuk ishin fare në cilësinë e delegatit. Kisha mjaft informacione nga qarqet Sllovene se krejt pak delegatë kanë dalë kundër suspendimit të autonomisë për çka ishin befasuar edhe Sllovenet.



Kisha parasysh faktin se pak ditë më vonë Serbia kishte filluar dhe feston kushtetutën e re të një anshme për mes të cilës Serbia tani gëzonte pushtet të plotë dhe absolut mbi Kosovën.

Populli i Kosovës ishte ngritur në protesta por pa forcë të bënë diçka,demonstratat masive shpërthejnë anekënd Kosovës,por pa sukses edhe përse tani me Serbinë kishte bërë qejf edhe burokracia jonë politike. Qindra mijëra njerëz marrin pjesë në ato protesta ku më vonë si vazhdim vriten rreth 30 shqiptarë dhe qindra të plagosur.

Gjitha këto që u than më lartë mjaftonin për të thirrur mendjen time dhe ta kuptoj faktin se nga po marr rrugë dhe ku po shkoj...



Isha tepër i sigurt se tani burokracia jonë politike do jetë edhe vet kundër politikës serbe e cila nuk u la asgjë në dorë dhe se kjo burokraci tani do të viktimizoj tutje ,kuptohet politikisht njerëzit më të sinqert të këtij fillimi të ri dhe kjo viktimë pa dyshim do isha unë.



Lirimi dhe shkuarja ime në Kosovë në atë kohë kur burokracia kërkonte viktima të reja,kjo për ta ishte thjesht sikur të thuash :Po vjen kurbani i këtyre i proceseve të radhë.



Demonstratat e pa ndërprera vazhdojnë herë më të ashpra e herë më të qeta dhe herë në periudhë të organizimit të tyre,kështu kanë qenë ditët e lirimit tim ku deri në shkurt të vitit 1990 kur mbajtëm demonstratat më të ashpra dhe krejtësisht të përgjakshme,gjithsejtë janë vrarë mbi 80 shqiptarë e shqiptare.



Pra isha i vetëdijshëm se ku po shkoj dhe çfarë me pret,andaj me duhej të lëshoj alarmet e tilla publike në mënyrë qe burokracia jonë e cila edhe ashtu deri diku kishte humbur besimin tek pushteti serb,tani të mos ketë guxim të me viktimizoj krejt ashtu për llogaritë e veta politike,gjë kjo e cila u vërtetua se kam vepruar drejtë dhe janë analizat e proceseve,ngjarje tjera rreth meje qe dëshmojnë këtë realitet..



Unë u ktheva në Kosovë por si u ndjeva pas burgut atje :







XUN CETA

FSH. TRUBUHOVC

38332 BANJA E PEJËS





1. Kryesisë së RSFJ

2. K.Q.të LKJ.-së BEOGRAD

3. KK të LK të Kosovës

4. Sekretariatit për punë të brendshme

5. Sekretariatit të jurisprudemcës së

KSA të Kosovës

6. Gjykata e Qarkut Prishtinë



PËRSE UNË NACIONALIST DHE SEPERATIST SHQIPTAR ???




Unë i lartpërmenduri ish i dënuari politik Xun Ceta, biri i Mustafë Ceta dhe nënës Cyme Ceta (Berisha), i lindur me 29.05.1956 në fshatin e quajtur Trubuhovc, Komuna e Istogut, edhe më tej si zakonisht jam i shtyrë të bëjë thirrje në organet kompetente, zyrtare, legale të shoqërisë lidhur me padrejtësitë drastike që më janë bërë dhe pasojat e rënda që po ndihen tani në të gjitha poret e jetës time pa asfare perspektive.



Thirrjet e rregullta në tri (3) adresa, kësaj radhe e shoh si nevojë të momentit që të zgjerohen nga tri (3) në katër (4) pesë(5) e më shumë sosh nga se papërgjegjësisë nuk guxohet larguar.



Me 6.06.1981 u arrestova, akuzova, maltretova dhe u gjykova pranë gjykatës së qarkut në Prishtinë, me dënim në trembëdhjetë (13) vite. Kuptohet pa fakte e dëshmi juridike pa u pranuardhe dëshmuar gjërat, veç se ashtu brutalisht në mënyrë paushalli e kuturu siç është edhe vet neni 114 i kodit penal të RSFJ vetëm kontrarevolucionar pa definuar se në çka kryhet vepra penale.



Prej ditëve të para kam filluar të shkruaj ankesat parashtresat dhe kërkesat e mija, përmes të cilave kam shpreh indinjatë të thellë dhe mospajtimet e mija lidhur me këso pjelljesh dhe montimesh juridike por mjerisht pa sukses përfunduan rreth një mije (1000) faqe ankesash dhe kërkesa për rigjykim të serishëm. Sot pas diçka mbi tetë (Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Icon_cool vitesh sekretariati I jurisprudencës së RS të Sllovenisë vendosi të më liroj me kusht ngase edhe u gjenda në rezerva të gjendjes shëndetësore si pasojë e pafajësisë time tetë (Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Icon_cool vjeçare prapa mureve duke u maltretuar psiqikisht e fizikisht, për çka rregullisht kam shkruar mbi sjelljet aq shtazarake ndaj meje.



Gjatë tri viteve të fundit pjesa dërmuese e nivelit të gjithmbarshëm si nga radha e organeve më kompetente juridike, politike e shoqërore ashtu edhe gjyqtarët e vendit pa dallim kanë zbuluar faktin e pafajësisë time si dhe janë befasuar me heshtjen zyrtare të gjykatës së lartshënuar, me çka tani më është mundësuar vetëm lirimi me kusht pa vullnetin e ca vampirëve. Por ja sot gjendem në një gjendje kritike shëndetësore, mjekimi dhe kontrollet e rregullta qfare filluan viteve të fundit në Slloveni, tani më janë ndërprerë e unë tani jam I pa punë, nuk kam sigurim shëndetësor e as librezë shëndetësore për çka kërkova nga jurisprudence e Kosovës që të arrijnë një marrëveshje me jurisprudencën e RS të Sllovenisë që të paguajnë ato shpenzime për gjysmë ashtu që unë të I vazhdojë edhe më tej kontrollimet e rregullta dhe me nevojë urgjente pranë klinikave në Sllovenisë e cila mbi baza humanitare do të i ngarkonte vetes si obligim moral shërimin tim si ish i burgosur politik ku në burgjet e tyre kam vuajt dënimin tetë (Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Icon_cool vite.



Disa shokë nga jurisprudence e Kosovës më than se kjo nuk parashihet me ligj më than se ata në Slloveni ju kanë lirue pa pajtimin tonë, por unë përkujtoj se dëshira e tyre ka qenë që unë të mos shoh diellin e lirisë individuale por kështu i sëmurë të vdes burgjeve siç edhe dhjetëra tjerë të cilët i shlyen nga vuajtja e dënimit vetëm atëherë kur i shlyen edhe nga jeta. Shokët nga jurisprudence e Kosovës me than që unë këto kërkesa kaq kategorike të I parashtroj para shokëve të sigurimit shtetëror nga se ata edhe do të kuptojshin rastin tënd më mirë, me çka edhe veprova diç të ngjashme por atje duhej të kontaktoja me ca ishin inspektor të cilët u murrën me rastin tim që në vitin 1981 të cilët tani është e vështirë të i sjellësh para sysh, nga se janë të vetëdijshëm me pafajësinë time si dhe kërkesat e mija të rregullta për rigjykim të serishëm e kjo dikujt i ja nxinte dhe po ja zen rrugën nuk di përse !!!



Disa shokë nga jurisprudence e Kosovës, më këshilluan edhe kështu: që unë të sigurohem si bujk dhe me librezën në fjalë të vazhdojë kontrollet e më tejshme çka edhe e kuptova si një interesim s’paku formal por ata harrojnë gjendjen e mjerueshme materiale të prindërve të mijë fshatar, ata harrojnë se unë tetë (Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Icon_cool vite kam qenë në mardhënie pune pranë prodhimit të drejtë për drejtë burgjeve e jo pranë babait tim, ata harrojnë apo I largohen faktit se shëndetin e humba si I dënuar dhe burgjeve tetë (Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Icon_cool vjeçare si dhe krejtësisht i pa fajshëm.



Jo rrallë po ndalëm dhe pyes: pse unë nacionalist dhe separatist? Por duke menduar, si përgjegjëje më vjen kjo: për arsye se vetëm kjo etiketë do të më dërmonte, shkatërronte dhe kështu më lehtë largohen nga papërgjegjësia ata montuesit gjegjësisht fabrikuesit e etiketave në fjalë, ata burokrat të stërvitur që me këso montimesh dhe procese kuturu si dhe me këso fabrikimeve etiketash kanë mbulua dhe po mbulojnë të gjitha keqpërdorimet, papërgjegjësitë si dhe lloj lloj kriminalitetesh tjera siç janë ato korrupsion, (ryshfet) vjedhje, dhe keqpërdorime tjera pozitash. Ja pra nga isha dhe mbeta viktimë e pafajshme nga këso lajkave të ndryshme politike.



Në kushte të tilla dhe praktikën e tillë, liria ime individuale tani pas tetë (Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Icon_cool vitesh, nuk është asgjë tjetër veçse të kontaktosh për ditë me autorët e aktakuzës dhe aktgjykimeve të mija qfare më humben jetën rininë dhe shëndetin e që tani plasi kur shikoj se si manipulojnë me popullin, liria ime individuale pas tetë vitesh tani nuk qenka asgjë tjetër port ë shoh armiqtë e popullit tim dhe Jugosllavisë edhe më për së afërmi si merren me lloj lloj kriminalitetesh nga pozitat e tyre Brenda për Brenda pushtetit e në kurriz të popullit dhe klasës punëtore e që si mbrojtja e tyre më efikase ishte dhe ende po mbetet gjoja lufta kundër nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar (pra sa më shumë gjeja nacionalist e separatist aq më e fortë mbrojtja e tyre burokratike, karjeriste, anarkiste dhe unitariste, edhe nëse nuk ka nacionalist e separatist ata duhen pjellë e fabrike si metodë e mbrojtjes së tyre) mu këta armiq të stërburokratizuar dhe të unitarizuar në emër të gjoja internacionalizmit jugosllav kanë shtyp popullin shqiptar dhe të drejtat e tyre deri në infinit, kështu pati tendenca edhe ndaj tjerëve por tjerët murrën përvojë me Kosovën gjegjësisht shqiptarë. Të cilëve iu ndryshuan flamurin e tyre nacional pa vullnetin e tyre iu kanë deformua programet mësimore, iu pezulluan haptë mbledhjen e Bujanit si njëra ndër vendimet më historike pas AVNOJ-it iu grabitën të gjitha të drejtat në kushtetutën e tyre gjegjësisht të Kosovës. Mu këta armiq si impotent politik edhe imponuan gjakderdhjen masive, vrasjen e qindra të pafajshëm dhe fëmijëve në rrugë. Këta të mjerët e historisë shitën në rend të parë Kosovën e pa dyshim edhe Jugosllavinë për një Serbi të madhe me oreks të pangopur shekullor dhe fanatizmin e mesjetës si dhe karrierat e tyre politike.



Të gjitha po i la anash i kthehem fatit të zi të cilin më imponuan personalisht mua, ata me humbën shkollimin, rininë, tetë vjet jete e çka është edhe më e zezë më lan pa shëndet kështu të sëmurë pa të drejtë spitali kthehem dhe pyes: cila është perspektiva e jetës? A mos vallë dikush shikon të më shtyn në terrorizëm kriminal? Jo jo unë jam kundër dhunës, diktaturës së pushtetit si dhe jam aj që luftoj terrorizmin.



Unë jam për liri, demokraci, vetëvendosjen e kombeve gjegjësisht popullit në jugosllavi veç e veç, sejcini në republikën gjegjësisht krahinën e vet, nga se vetëm kështu Jugosllavia si shtet shumëkombësh e Sovran do të forcohej, e assesi me pretendime njëri ndaj tjetrit siç vepron Serbia, me çka futi dyshim dhe frikë në të gjitha republikat e vendit. Për çka je vetëm përse është e drejtë por edhe frika e Serbisë I shtyri sllovenët në këto ndryshimesh kushtetuese, kritika ndaj RS të Sllovenisë lidhur me aplikimet e aso ndryshimeve kushtetuese janë mos pjekuri politike dhe turp i atyre që kundërshtojnë Slloveninë them turp dhe mos pjekuri e tyre politike për arsye se mu ata psedokritik aprovuan ndryshimet kushtetuese në Serbi të cilat jo vetëm të një populli a republike por me dhunë dhe polici e ushtri, derdhi gjakun e popujve tjerë vetëm të feston populli serb e të vajton aj shqiptar e hungarez. Pyes vallë cilat janë ndryshime demokratike dhe dëshirë e popullit?



Të gjithë ata impotent politik dhe shërbëtorët e tyre, që janë mësuar vetëm të sulmojnë e kurrë të analizojnë dhe të i kthehen vetëkritikës si dhe gjendjes reale në të cilën gjendet vendi ynë, tani më këto shkresat e mija veç sa po mllefosen dhe sigurisht se do të thotë dikush: kjo shkresë si edhe ato një mijë (1000) faqe të shkruara më parë, janë plotësisht të pa qarta, ky Xun Ceta, kërkon e se din se çka kërkon, ankon e s’dinë çka ankon mendon e s’dinë se çka mendon, por jo jo. Ata që janë studiues dhe analizues përciz të ankesë-, kërkesave apeleve dhe letrave të mija tani tetë vjeçare dijnë shumë mire se çka më mundon, ata kuptojnë dhimbjet e mija. Por ja momentalisht në këtë shkresë kërkoj:



1 Rigjykim të serishëm

2 Kontrollimin e shëndetit tim dhe shërimit gradual si dhe

3 Kërkoj mbrojtjen time nga intrigantët e kësaj politike, mbrojtje nga burokracia e cila është në gjendje të i kafshoj edhe fëmijët e vet.



Shpresoj se edhe me kaq kjo shkresa ime do të mbetet e qartë në kokat e atyre që janë kompetent të më kuptojnë dhe ndihmojnë



30.09.1989

Trubuhovc



vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Oct 04, 2009 2:43 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private Empty Re: Xun Çetta:Të nderuar anëtar,shokë,miq e adhurues të dy gjinive të facbook-ut dhe ju nga E.mail adresat private

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 2:41 am

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Dilemat e pas mërgimit për të shkuar në Kosovë :



Xun çetta

Haldenstr.27

6020 Emmenbrücke

Tel.041-2606665

E.Mail:xun26@hotmail.com



1. Sozialamt Gemeinde Emmen

Rüeggisingerstrasse 22

6021 Emmenbrücke





2. Sozialdienst Asylsuchende und Flüchtlinge

Caritas Luzern

Brünigstrasse 25

6005 Luzern



Luzern 07.02.2008





Falënderim + Informim personal



Unë Xun çetta i lindur më 29.05.1956 në fshatin Trubuhovc Komuna Istog Kosovë,tani nga viti 1991 banues në Emmenbrücke (CH) pra pas gati 17 vite si i strehuar këtu,mjerisht sot u përplasa më gati të njëjtin fat krizash si ato politike,ekonomike e sociale.



Dallimi sot nga ato vitet e mjerimit çfarë ishin për mua dikur është fakti se:

Persekutimi,ndjekja dhe rreziku për likuidimin tim fizik nuk është ashtu siç ishin dikur,por tani kur vendi im i çliruar Kosova po përgatitët që të jetë e pavarur e kjo e quajtura pavarësi të cilën vështirë ta shpjegoj tani më këta pak rreshta,mjerisht po vjen e shoqëruar më të gjitha krizat e jetës normale,duke filluar nga ato politike,ekonomike e sociale deri tek krizat tjera shtesë pra ajo psikike dhe morale,kriza të reja këto të cilat nuk i kam pasur kurrë më parë pa dallim gjendjes së vështirë atëherë.



Sot më 07.02.08 kur mora formularin për aplikimin e ndihmave sociale 2008 pranë Komunës Emmenbrücke,vetëm këtu kuptova faktin se gjendja ime morale dhe shpirtërore paskan ren për toke,kuptova se shpirtërisht dhe më ndjenja qenkam i thyer krejtësisht.



U shtriva në shtratin të cilin e lava më lot duke qarë si fëmiu dhe kështu duke qarë i mendova të gjitha prej deri...



Ajo që nuk më lente të qetë ishte fakti se :vendi im për të cilin dhashë plotë 30 vite,tani edhe përse në varfëri të skajshme,papunësi totale,padrejtësi politike e tjerat kështu më radhe ! ajo pra Kosova me gjithat po fillon pavarësimin e saj,pavarësim ky të cilin pas shpalljes gradualisht por shpresoj se do ta përmbush atë obligim të sakrificave tona në shekuj.



Më vështirësi dhe jo sa duhet i bindur,u pajtova se edhe mund të vjen pavarësimi i vendit tim dhe gradualisht përmirësimi i jetës qytetare atje,por pavarësimi i jetës time po mbetët krejtësisht i pa mundur,pa dallim ndihmave humanitare dhe ligjore të cilat nuk më kanë munguar këtu në Zvicër.



Shtrohet pyetja përse ?.



Përgjigja ime nëse kam konstatuar drejtë është se :

Gjithë herë kam menduar dhe punuar për vendin tim më shpresën më të madhe se shpejt do të kthehem në Kosovën e lirë dhe të pavarur,kjo është ajo e cila nuk më ka motivuar të bëjë diçka për vete dhe ata të cilët më shpëtuan jetën pra për njerëzit,ligjet humanitare dhe vet shtetin Zviceran.



Kosova,sot ka edhe Ministri të kthimit por jo për Shqiptarët,ajo është ekskluzivisht për Serbet gjë që nuk është e drejtë dhe unë padrejtësitë nuk i kuptoj ndryshe veçse derivate të problemeve të reja atje ku njeriu nuk është i barabartë më njeriun.



Duhet bërë gjithë çfarë është e mundur për kthimin e Serbëve dhe mbrojtjen e tyre më ligj të barabartë në Kosovë,por jo të shkelet e drejta e tjetrit në këtë rast e imja si i larguar më dhunë nga Kosova.



Rezervimi i 20 vendeve në parlamentin e Kosovës është po ashtu shkelja më flagrante e demokracisë së një vendi ku akoma nuk është instaluar demokracia,problem ky ku në llogaritë e para një Serb mund të futet si deputet qoftë vetëm më votat e familjes dhe farefisit tij prej 30 anëtarëve që do të thotë më 31 vota kurse në rastin e shqiptarëve tani së fundit është ngritur kuota gati në 4000 vota.



Kosova qoftë edhe e pavarur në këto përmasa imponimi,mjerisht ajo nuk është ëndrra ime për të cilën dhashë pjesën më të mirë dhe më të gjatë të jetës time,nuk është kjo shpresa për ditët e Kosovës pa konflikte nder etnike ku njeriu do të jetë afër njeriut pa dallim nga vjen aj.



Investimet në këto padrejtësi po edhe të natyrave tjera si : gjetja dhe subvencionimi në njerëzit servil,imoral dhe të korruptuar në Kosovë,janë dështimi më i dhimbshëm i politikave ndërkombëtare atje.

Po të mos ishin këto realitete në Kosovë sigurisht se unë do bëja valixhet gati dhe pas një falënderimi publik Zvicrës,duke qeshur dhe me kënaqësinë më të madhe veç do isha i kthyer dhe tani duke jetuar në ëndrrën time pra në Kosovën Shtet ligjor.



Edhe kështu si është tani,unë jam në përpjekje të rrezikoj kthyerën time atje,pa dallim sakrificave të reja për jetën e re,por në moshë tani më të vjetër gjithsesi energjik për ëndrrën time.,Qenka katastrofë humanitare,morale,shpirtërore dhe njerëzore të mos jetë në gjendje të bën t`paktën diqka për kthim,vendi im për të cilin dhashë djers,mund po edhe gjak si dhe sakrifica të pa ndërprera gjatë tërë jetës time !!!



Kjo më shtyn jo vetëm të ju falënderoj juve si akt normal falënderimi,por më bënë që për kundër natyrës time aspak servile,të përkulëm para humanizmit tuaj njerëzor dhe shtetit Zviceran i cili bëri kaq shumë për mua pa bërë asgjë unë për të.



Këto dy dallimet e fundit janë paralele ndaj meje të cilat ma marrin të drejtën të aplikoj tutje për ndihmë sociale aq më tepër tani kur kaloj në komune nga institucioni i shenjët për mua çfarë ishte dhe do mbetët Caritasi i Luzernit të cilin e falënderoj për jetë.



Mbase i revoltuar por më arsye mbetëm më shpresë se do më kuptoni dhe ndihmoni në vendim marrjen e kthimit tim në Kosovë.



Emmenbrücke 07.02.08



Xun çetta



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Tani dallimet me poezi,satira politike apo si të doni quani këto,ngase as nuk jam penda e poezisë dhe as i satirave të mirëfillta politike,por zemra ime për vendin tim është gjithë çka,pra është poezi,satirë politike,roman,shkencë e çfarë të duash tjetër është kjo...Por unë të jetoj i lirë dhe më dinjitet në trojet e mia !!! kjo po vazhdon te jetë e pa mundur fal politikave të mbrapshta çfarë janë ndjekur dhe po vazhdojnë te ndiqen në dhe ndaj vendit tim.



Dallimet në kohë :


Djepit tim





O djep i femërisë time qofsh i bekuar për jetë e mot

po si më rrite për të vdekur sot.



Për të vdekur sot po e kërkon liria nuk lejoj të robërohem nga tirania,

tiranitë shpesh herë na kanë robëruar herë më dhunë e shpesh duke na mashtruar



Sot mashtrim s`lejon rinia,s`lejon ajo sot më shkollim,arsimim dhe më faqe të bardhë duhet të mburremi se jemi shqiptar



Se jemi shqiptar dikur s`na njihte Evropa erdhi dita t`na njeh tërë bota

Të na njeh bota dhe t`mendon mirë për ne se si po vdesim për atdhe.



Xun Cetta



Burgu i Lubjanës Vetmi Mars 1985



PS:



Video incizimi duke recituar para djepit origjinal dhe nënës time pas daljes time nga burgu,filmuar 1990 është ne arkivin tim tani edhe në DVD.

Kjo ka kuptimin dhe qon mesazh tek disa që ta kuptojnë faktin se internacionalizimi i çështjes se Kosovës nuk ka filluar 1990 por ishin ditët dhe kohëra të më hershme e kryesisht pas vitit 1981.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



PS:

Intervistë e imagjinuar më përmbledhje nga përditshmëria-Zvicër-Shqipëri. Inspirim ishin provokimet nga shërbëtor diplomatësh të huaj dhe vendor në kohërat e vështira për një vetë kontroll timen diplomatike dhe urtësi të cilat po më mungonin. Më mungonin ato ditë dhe isha ekstrem ngase vendi ishte në vlugun e luftës,organizimi institucional dhe më përgjegjësi të ndara nuk ekzistonin. Në Zvicër pritsha lindjen e djalit tim të parë edhe pse më vonesë kjo ishte kënaqësia ngase po vinte djali gati e gati në të njëjtën kohë kur erdhi liria.



Intervista e imagjinuar në kokën time:



1. Ju më pyetni :

çfarë po kërkoni ju majmunët e Serbisë në Kosovë ?

Kështu e kuptoj pyetjen tuaj nëse nuk më provokoni.



Përgjigjën e keni në kontra pyetjen time :

Përse na trajtoni si majmun të Evropës pjellë e Serbisë kjo.



2. Më pyetni :

çfarë po ndodh në Kosovë nga e cila po ikni si lepuj që ta dimë edhe ne këtë ?.



Përgjigjën e keni :

A shihni se Kosova akoma nuk qenka praktikisht në Evropë por gjeografikisht e pa njohura e sajë !!!. Ne lepujt e butë shqiptar po ikim nga bishat e egra Sllave që po rrezikojnë xhunglën politike në Evropë.



3. Më pyetni :

Përse u dashka të intervenojmë ushtarakisht atje në Kosovë siç kërkoni ju derisa edhe vet Serbia është Evropë ?.



Përgjigjen e keni :

Të intervenoni ushtarakisht mbi të keqën e fundit pjesë e Evropës kjo e cila po gjeneron krime lufte dhe spastrime etnike në truallin tuaj Evropë,apo ndoshta edhe në këtë pikë Kosova vërtetë na qenka diku në Azi apo Afrikë ku edhe ashtu do duhej të intervenoni për ta shtypur te keqen e njerëzimit zotëri.



4. Më pyetni :

çfarë bëni ju për Evropën që të intervenojmë ne atje ?.



Përgjigjën e keni :

Ndaleni luftën të cilën e nisëm nen presion e te këqijave antinjerëzore për të ju treguar se çfarë bëjmë ne për Evropën në paqe.



Xun Cetta



Prill 1999---



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx


Kosova për Çamërinë





Çamëri oj Çamëri ku jam unë e ku je ti.

Ne të dyja ishim Shqipëri, ku jam unë e ku je ti

Çamëri oj Çamëri.



Ndoshta ne nuk ishim krejt fajtore

Jo fajtore përse ne ishim binjake

Por nëna politikisht paksa na qëlloj dinake.



Jo Çamëri nuk je krejt fajtore

Nga një nënë paksa dinake tani po të bëhen dy

Dy gjysmë nëna bëjnë sa një ndoshta edhe ti do të jesh Shqipëri

Çamëri oj Çamëri ku jam unë e ku je ti.



Çamëri oj Çamëri Ulqini, Presheva dhe trojet në Maqedoni

Nuk po të lënë të vetmuar ty,ato bashkë po mbesin si ti Çamëri oj Çamëri

dy gjysmë nëna bëjnë sa një ndoshta edhe ju do të jeni aty



Çamëri oj Çamëri aty ku më mungon ti jam pa fe e pa Shqiptari

Çamëri oj Çamëri kah do që shkoj e sëmurë jam pa ty

Çamëri oj Çamëri nuk po qetësohem dot pa ty



Evropë 01.01.2008.

Durim Ballkani-atë kohë,pra isha unë Xuni



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx


Mitrovicës se plagosur 2004-2008





Nëse ne,nuk po bëjmë asgjë për ty Mitrovicë

Nëse ne individualisht në llogari të plagëve tua karrierë politike po bëjmë,nëse ne po heshtim dhe me heshtje materialisht si individ po përfitojmë,nëse ne ,,fshehurazi”kështu po tradhtojmë dhe tradhtia para se të përfundoj krimin tonë po zbulon,te lutëm ti Mitrovicë qëndro !!!.



Qëndro Mitrovicë,se pakicë politike tradhtarët tuaj janë,qëndro Mitrovicë se gjenerata jo politike si shumicë,kështu nga ti kërkon,qëndro Mitrovicë se edhe bishat e ndarjes se Ibrit këtë realitet shpejt do ta kuptojnë,qëndro Mitrovicë e plagosur se vetëm qëndresa plagën ta shëron,qëndro Mitrovicë se pa ty nuk kemi ku shkojmë. Vonesa në reagim sigurisht do të na kushton.



Ata që mbrojnë dhe fshehin krimin mbi ty Mitrovicë,edhe vet kriminel janë,ata që bëjnë politikë qorre pa vetëdije a me të,po këtë punë po e bëjnë.

Ata qe thonë se në Mitrovicë nuk ka ligj as organizim,veç si në xhungul njeriu jeton,ata vet bëjnë krim,ngase përgjegjësinë e Beogradit nga krimi i organizuar po largojnë dhe kështu ministër drejtësie vetës i thonë.



Ata të cilët me deklaratat e tyre politike vetëm rezultate po numërojnë,kështu bëjnë krimin e dyfishtë kur,nga pozita e pushtetit,neve kritikëve na kërcënojnë.

Ata nuk po shohin fatin tuaj Mitrovicë se kah po e çojnë,kjo padyshim do të u kushtoj,po,po do të u kushtoj.



Luczern Mars 2008



Xun çetta.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Në përmbyllje të kësaj do ju përkujtoja ju dhe redaksisë se facbook.com :



Më nderime redaksi e Facbook-ut,pyetja juaj në faqen e rregullt ku rregullisht mbetet e hapur pyet:



çfarë ke në mendje ?



Kjo nuk po tingëllon bash qartë se për çfarë është fjala,është fjala për mendim aktual,për mesazh,thirrje,plasim artikujsh,për ta zbuluar mendjen e veprimit sekret qe mund te trondit shoqërinë,a çfarë te bënë njeriu.



Por unë mendoj,se njeriu duhet punuar për ditë e për natë,në dimër dhe verë pa marr parasysh se ka hapësira publikimi apo nuk ka,pa varësisht se te i sabotojnë apo gjurmojnë veprat tua,të i sabotojnë qofshin gazeta,radio apo TV ato. Obligim veja vetës qe të punosh dhe krijosh mundësisht më ndërgjegje se po punon mirë.

Të punosh e veprosh dhe përmbledhësh ato si vepra,në momentet e fundit gjithsesi e gjënë mënyrën se si ta bësh një vepër të fundit për të cilën deshe apo jo,mediat do detyrohen të jenë aty dhe nga aj moment fillon dhe pasqyrohet e vërteta e fshehur me vite.



Luzern 03.10.09-



Xun çetta



FTESE:



Ju të nderuar/a nga E.Mail adresat qe nuk jeni ne www.facbook,com-

Ju ftoj te lajmëroheni dhe preferoj të i ftoni te tjerët në këtë lidhje njerëzish. Aty kam plasuar edhe foto albume te cilat gradualisht do seleksionoj tutje se çfarë mund ta i bëj publike e çfarë jo



Gjithë të mirat uron Xuni
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi