Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik)

Shko poshtë

Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik) Empty Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 12:19 pm



Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik) U1_EkremAjruliEkrem Ajruli

BINI BURRA

Bini, burra, bini
Poshtë e lart
Pushtetit
Sa të mundni
Vidhni rripni
Në llogari t'miletit
Vërsuluni natë e ditë
Tryezave të rakisë
Burrërisht me besa-besë
Në llogari t’partisë
Le të çirret sa të dojë
Opozita anembanë
Edhe ajo është soji juaj
Mos e prishni Sevdanë
Hani çka të mundeni
Veç salltanateve të miletit
Po i hëngrët dhe ato
Vjen dita e kijametit

MALLI PËR ATDHE

U bënë ca dekada
Nën thundër t’mizorit
Patriotët morën azil
T’i shpëtojnë terrorit
Kurse ne të tjerët
Nuk ndihemi të gjallë
Se një grup banditësh
Na mbyllën n’tinar
Rënkon vendlindja
E shtrirë gjërë e gjatë
E shndëruan kopilat
Sot në rezervat
Mbi tokën e shejtë
Hordhitë marshojnë
Burrat e dheut
N’fotele lotojnë

KU E GJETA FERRIN

Gjersa ti pas hyjnive
Rend poshtë në Purgator
Unë këtu në gji të Evropës
Përleshem me cerber e kremator
Kot zbrite poshtë ti Dante Aligeri
Ja këtu në cep të Ballkanit
Sundon Luciferi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi