Adnan Abrashi: Kot tentimi i pengimit të një rruge të nisur kaherë
Faqja 1 e 1

KOT TENTIMI I PENGIMIT TË NJË RRUGE TË NISUR KAHERË!
Nga Adnan Abrashi
Nëse, që nga viti 1911 (pushtimi sllav i trojeve shqiptare), e deri më ditët e sotme, e vështrojmë historinë e popullit shqiptar në përgjithësi, e posaçërisht atë të Kosovës në veçanti, mund të kemi një konkludim të përgjithësuar se, të gjitha qëllimet dhe politikat, si të nxitësve dhe përkrahësve indirekt të disa shteteve nga anash, ashtu edhe atyre që drejtpërdrejt na mbanin në sundim, kanë qenë kryekëput të orientuara në realizimin e me të gjitha mjete të lejuara dhe të palejuara të pengimi të bashkimit tonë si popull në një tërësi unike administrative-politike territoriale. Shkurt e trup, ajo që me çdo kusht është tentuar dikur, ngjashëm edhe sot po tentohet nga bashkësia Evropiane dhe ndërkombëtare e instaluar në Kosovë?!
Pak histori si përkujtim.
Nëse në këtë histori të shkurtë të parashtruar në vazhdim, më konkretisht do të përqendrohemi në periodën e pas luftës së dytë botërore dhe në kohën e formimit të shteteve të reja socialiste në Ballkan, atëbotë Kosova dhe shumë territore tjera të banuara me popullsi të pastër etnike shqiptare, u aneksuan me dhunë dhe ju ndanë padrejtësisht disa republikave të asaj fantom federate të re të porsaformuar socialiste shumëkombëshe të quajtur Jugosllavi. Në këto vite të kujtesës së tmerrshme të pasluftës “antifashiste nacional çlirimtare” nën Jugosllavi, neve si popull që me pushkë në dorë dhe gjakun e derdhur të shumë dëshmorëve për liri e luftuam fashizmin dhe i çliruam vetë trojet tona, nga “antifashistë” serbo-sllav na u imponua me dhunë Konferenca e Prizrenit (1945), në të cilën, kinse me “dëshirë dhe vullnet të lirë”, ne, njëzëri u shprehëm që t’i bashkohemi RPF të Jugosllavisë (së atëhershme), gjegjësisht të jemi krahinë autonome në përbërje të njësisë federale të Republikës Popullore të Serbisë. Se në çfarë rrethana është mbajtur ky tubim dhe me çfarë pasoja kaluan aty nacionalistët atdhetar shqiptar që refuzuan të pajtohen me këtë vendim, dihet?!! Pas këtij qëllimi të dhunshëm të realizuar sipas planit serbo-çetnik, në shtetin e porsakrijuar shumëkombësh federativ të Jugosllavisë së re Federative Socialiste, menjëherë ndaj shqiptarëve me të madhe filloi të aplikohet politika e “nxehtë” e dhunës dhe terrorit shtetëror, e cila në prapavijë kishte si qëllim të realizoj planin më të errët konspirative të hegjemonizmit serb: spastrimit etnik të këtyre trojeve përmes shpërnguljen sa më të madhe të shqiptarëve. Kur u pa se këso metoda të trysnisë ndaj pakicave kombëtare, e veçanërisht ndaj shqiptarëve, nuk dhanë rezultate të pritura, dhe ato, përkundrazi, para botës edhe më tepër e komprometonin këtë shtet shumëkombësh federativ, më vitin 1966, në “Plenumin e Brioneve”, duke e akuzuar atë si “fajtor kryesor” dhe përgjegjës të drejtpërdrejtë për këtë gjendje të rëndë të pakicave kombëtare, e posaçërisht të shqiptarëve, Tito-ja me mjeshtri e eliminon nga arena politike ministrin e atëhershëm famëkeq serb të punëve të brendshme, Aleksandar Rakoviqin. Kështu, dikur, politika e ashpër, thuaja e “nxehtë” e Jugosllavisë ndaj shqiptarëve, gradualisht filloi të zëvendësohet me atë më të “ftohtë” dhe më perfide të sundimit ndaj tyre. Që nga Plenumi i Brioneve (1966), e gjer tek ardhja e Millosheviqit në pushtet (1987), këtë etapë të ish Jugosllavisë, do ta quaja si periodë të vërtetë të Jugosllavisë “titiste”. Atëbotë, posaçërisht pas vitit 1974, shqiptarëve të krahinës së Kosovës, vërtet ju mundësua një autonomi me një pavarësia më të madhe administrative-juridike dhe politike, në fakt, edhe pse formalisht si krahinë me më shumë autonomi politike, tërthorazi, juridikisht dhe faktikisht, ajo ende ishte nën përbërjen dhe ndikimin e fuqishëm të Serbisë. Në këtë periodë, shqiptarët si popullsi shumicë që jetonin në të ashtuquajturën KSA të Kosovës, gradualisht filluan t’i realizojnë disa të drejta të veta politike dhe ekonomike, si: drejta e mbajtjes së flamurit kombëtar, universiteti, themelimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, mediet në gjuhën amtare, filloj të ndërtohet infrastruktura e prapambetur dhe të lulëzoj ekonomia etj..
Në këto rrethana të krijuara, për shumicën e neve si shqiptar u fitua përshtypja se çdo gjë ishte në rregull dhe ideale, andaj si autoritet i fuqishëm në pushtet, gradualisht filloj të sforcohet elita politike vendore, e cila në ruajtjen dhe kultivimin të kësaj ideologjie “titiste” mes popullit, u tregua si pararoja fanatike më besnike. Për shumë kë, vërtet në at kohë dukej se çdo gjë ishte mirë! Pas një dhune dhe frike sistematike afatgjate kolektive të ushtruar ndaj nesh në të kaluarën, të gjithë të etshëm për një relaksim politik, shumica nga ne shqiptarët, sinqerisht e përqafuam këtë sistem dhe ideologji.
Në fakt, edhe pse në këtë shoqëri “të re” në dukje çdo gjë ishte “OK”, në anën tjetër, nga po kjo elitë politike vendore dhe nga ana e po këtij regjimi komunist, në mënyrë më drakoniane me të madhe burgoseshin dhe persekutoheshin dhjeta dhe qindra shqiptar. Akuzat ndaj tyre ishin të ndryshme: në fillim etiketoheshin si “enverista”, pastaj, “nacionalista”, “separatista dhe iredentista ”, më vonë, si “terrorista shqiptar”, dhe në fund vetëm “terrorista”, sepse tanimë nënkuptohej se me këto etiketime të rënda politike kishin të bënin me shqiptarët.
Kush, në të vërtetë, ishin këta “enverista”, “nacionalista”, “irredentista dhe “separatista” shqiptar, që asokohe mbushnin burgjet e RSFJ-së që, nga i gjithë blloku socialist, konsiderohej si shtet më human dhe më demokratik në botë? Ata ishin atdhetarët tanë më të devotshëm, bijtë dhe bijat më të zgjedhura të popullit tonë që veten e konsideronin si shqiptar dhe pasardhës të një civilizim më të lashtë dhe më të përparuar në botë, ishin ata që kurrsesi nuk pranonin të jenë jugo-sllav (sllavë të jugut), duke dëshiruar të jetonin në një shtet të përbashkët dhe të natyrshëm shqipta. Për tu bindur këtij konstatimi, mjafton vetëm ta pyetni një të burgosur më të thjesht politik të asaj kohe se, cili ishte ideali themelor i sakrifikimit të tij shumëvjeçar nëpër burgjet jugosllave? Pa dyshim! Përgjigja patjetër do të jetë: realizimin i bashkimit të të gjitha trojeve të copëtuara etnike shqiptare në një shtet të vetëm SHQIPËRI. Dhe, sikur po shihet, edhe në atë kohë, çdo gjë mund të ishim, të kishim dhe të bënim si shqiptar, por kurrsesi ta kërkojmë haptas të drejtën tonë të pacenueshme si popull për vetëvendosje deri në shkëputje dhe bashkimin me shtetin tonë amë.
Dhe, së fundi, ta bëjmë një krahasim të vogël në mes të gjitha politikave të kaluara që janë zbatuar ndaj shqiptarëve të Kosovës, nga njëra anë, dhe situatën që aktualisht e kemi sot: Kosovën e “pavarur” dhe “sovrane” ahtisariane”. Do të shohim se, edhe dikur, por edhe sot, shqiptarët mund të lypnin gjithçka dhe të kenë çdo gjë, por kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë ta kërkojnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre të natyrshme të bashkimit me Shqipërinë.
Në Kosovën e sotme “ahtisariane” si shtet, një kërkesë e tillë popullore është e ndaluar edhe me Kushtetutë??!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adnan Abrashi: Ata na thonë...
» Adnan Abrashi:1+1=3
» Adnan Abrashi:KUQ E ZI
» Adnan Abrashi: Nuk po mërzitem se ata po na rrejnë, por...
» Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi