LDK-ja ka traditë, të tjerët janë kopje ose fraksione të saj
Faqja 1 e 1

Intervistuan: Bajrush Morina e Lirie Hajdari
Intervista: Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së
Lutfi Haziri
Mund të provojnë që të bëhen të gjithë kundër LDK-së në Prishtinë, por unë besoj se kandidati ynë, profesor Isa Mustafa, do të zgjidhet kryetar që në raundin e parë, thotë në intervistën për “Bota sot”, Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.
Lutfi Haziri është emri më “i lakuar” në media nga radhët e LDK-së. Ai, në fakt është njeriu më i afërt me media për faktin se nuk e mbyll telefonin si shumë liderë të tjerë dhe gjithmonë gjen kohë që të bisedojë me gazetarë. Është lider politik që përgjigjen e ka në maje të gjuhës.
Në intervistën për “Bota sot” si asnjëherë ai është edhe optimist për rezultatin e partisë së tij, më shumë sesa herëve të tjera. “Njerëzit do të befasohen me rezultatet që LDK do t’i sjellë me implementimin e procesit të reformave përmes zgjedhjeve partiake” thotë për “Bota sot” Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.
“Bota sot”: Z. Haziri, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2007 është folur shumë për reforma në LDK. A janë reformat parulla politike apo realitet në partinë tuaj?
L.Haziri: Reformat janë realitet. Por proceset reformuese në çdo organizatë, në çdo institucion, aq më shumë në organizatat politike janë jashtëzakonisht të vështira. Janë procese që fillojnë me vështirësi serioze dhe natyrshëm kërkohet debat i brendshëm, kërkon gjithë përfshirje për të detyruar procesin reformues. LDK është në periudhën post independence dhe post rugoviane, sepse presidenti historik Rugova e la trashëgimin, e la vizionin dhe strukturën partiake ashtu siç e kish themeluar me bashkëmendimtarët në vitet e ‘90. Vizioni i tij është realizuar me pavarësinë e Kosovë, është realizuar me pranonim e Kosovës shtet dhe vizioni i tij vazhdon të jetë gjallë për ndërtimin e demokracisë në Kosovë dhe kjo ka mbetur më e mangët. Tani LDK si parti e trashëguar duhet të reformohet në kuptimin organizativ, programor dhe strukturor, por jo në kuptimin ideologjik, sepse ne jemi parti e qendrës së djathtë dhe vazhdojmë me qenë dhe me ecë në këtë drejtim.
Jemi treguar tolerantë për interes të atdheut
“Bota sot”: Çka ka LDK-ja më shumë sesa partitë e tjera?
L.Haziri: Ka shumë, jo vetëm historinë e mirë, të bujshme, vlerat që i ka ndërtuar në këtë shoqëri, vlerat tradicionale që i ka ruajtur në këtë shoqëri. LDK-ja vazhdon të jetë partia më e madhe demokratike në Kosovë, e cila përkundër rezultatit të zgjedhjeve të para dy viteve ka treguar prapë zemërgjerësi politike. Ne jemi treguar tolerant për interes të atdheut, jemi treguar të mirëkuptueshëm për interes të Kosovës, jemi treguar bashkëpunues për interes të Kosovës, kemi ofruar kompromis në dëm tonin për interes të Kosovës. Kjo edhe është dëshmuar. Te ne në qendër politike mbetet familja, atdheu, shteti, ekonomia e lirë e treguar, si vlera që ne po vazhdojmë t’i ndërtojmë dhe zhvillojmë. Të tjerët ose janë pasues të LDK-së, ose mund të jenë kopjues të filozofisë së LDK-së, ose mund të jenë ata që janë fraksionuar nga LDK-ja dhe kanë dalë në tregun e njëjtë.
“Bota sot”: Cila është “formula” magjike që ju duhet të përdorni që të riktheni elektoratin tuaj dhe të fitoni zgjedhjet e 15 nëntorit?
L.Haziri: Nuk ka ndonjë formulë magjike. Unë besoj në një qasje. Qasja e parë është ajo sapo e thash, LDK duhet ta vlerësojë dhe duhet ta ruajë atë që ka ndërtuar qe 20 vjet dhe LDK duhet t’i hap dyert për njerëz të rinj, gjenerata të reja, vlera të reja, shkollave të reja. Njerëz që kanë studiuar dhe kanë arritur rezultate të mëdha në Evropë e Amerikë, profil i ri politik të cilët në kombinim me këtë që duhet tradicional dhe me këtë që quhet vijë nacionale moderne e LDK-së si parti e djathtë, në kombinim mund ta sjellë rezultatin të cilës Kosovës i garanton prosperitet në vend, integrime euroatlantike të suksesshme dhe të shpejtë. LD vazhdon të mbetet forca e vetme politike që vazhdon të jetë ofertues për të gjithë dhe vazhdon të jetë e durueshme në partnerët politik, qofshin ata në PDK, AAK apo grupe të tjera politike. Ne jemi munduar të ndërtojmë shtetin në bashkëpunim me të gjithë dhe çmimi i këtij bashkëpunimi gjithmonë ka qenë i pagur vetëm prej LDK-së.
“Bota sot”: Bashkimi me LDD-në a është tashmë një rrëfim i përfunduar pa sukses, apo një “lëvizje” që po ndodh në terren?
L. Haziri: Unë nga ajo që kam parë ekziston një rrëshqitje e elektoratit për bashkim. Lëvizje kanë ndodhur jashtëzakonisht shumë dhe jo vetëm që kemi ardhur në konstatim s bashkimi ynë e rikthen LDK si forcë përkundër që funksionarët mund të kenë problem. Ju e dini se çfarë ndodhi me rastin kur z.Berim Ramosaj funksionar i vjetër i LDK më herët inicioi përmes një rruge politike mundësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit. Kjo fatkeqësisht shkaktoi inercion te udhëheqësi i LDD. Por isoja e tij ka bërë jehonë në terren dhe besoj se ajo do të shihet në këto zgjedhje lokale. LDK vazhdon të jetë e hapur për gjitha format e bashkëpunimit dhe integrimeve në një firmë çfarë është LDK-ja, sepse jo që e kemi amanet LDK-në, por është “firmë politike” e cila e ka ndërtuar dhe realizuar vizionin për shtetin e Kosovës. Dhe kjo figurë dhe ky emërim ka ndodhur nga një njeri, ai është Ibrahim Rugova, i cili fizikisht nuk është më me ne.
Me koalicionin LDK-PDK ka fituar Kosova, ka humbur LDK-ja
“Bota sot”: Është shkruar dhe folur mjaft për koalicionin me PDK-në. Nga pozicioni i sotëm kohor, a më shumë ka humbur apo ka fituar LDK-ja nga ky koalicion?
L.Haziri: Ka fituar Kosova, ka fituar jashtëzakonisht shumë. Nëse e shohim fotografinë e madhe të Kosovës, interesi nacional jo vetëm i Kosovës si shtet, por i shqiptarëve në Ballkan ka qenë që procesi i statusit të koordinohet dhe shpallet nga të gjithë. Ne agjendën zgjedhore e kemi pasur të imponuar, Kosova i ka pasur të imponuara zgjedhjet e kaluara dhe kemi hyrë në proces i cili ka dashur ta ndihmojë Kosovën. Dhe çfarë ndodhi. Në planin e brendshëm LDK kurrfarë përfitimi nuk ka pasur as nga qeverisja me PDK, s nga qeverisa më AAK, dhe as nga bashkëqeverisja e parë në kabinetin e Bajram Rexhepit. Ka mundur individ të ndihen komod, kam mundur që edhe unë të ndihem komod si ministër në qeveri, por në kuptimin politik LDK gjithmonë ka fituar zgjedhjet afër 50 për qind, ose mbi 50 për qind por asnjëherë nuk ka udhëhequr qeverinë e vendit. I ka takuar ta udhëheqë qeverinë, i ka takuar që t’i zbatojë politikat e veta të premtuara por nuk ka mundur asnjëherë ta qoj deri në fund premtimin e qytetarëve, por ka bërë kompromis gjithmonë në interes të vendit. Partneritet PDK-LDK është bërë vetëm për Kosovën dhe nëse e marrim në rrafshin politik humbësi i vetëm mbetet LDK-ja.
“Bota sot”: Prishtina duket se do të mbetet bastion i LDK-së. A keni “frikë” se në prapaskenë është duke u shfaqur qartë “koalicioni i heshtur” në mes të PDK-së dhe AKR-së kundër LDK-së, për faktin se PDK-ja ka nxjerrë një kandidat “të lodhtë” për kryetar të Prishtinës?
L.Haziri: LDK-ja mund të dal fituese që në raundin e parë dhe t’i fitojë zgjedhjet. Ne jemi në proporcion larg kandidatëve të tjerë. Gjithë kandidatët e tjerë nuk e kanë mbështetjen sikur të profesor Isa Mustafës. Prishtina është dhe do të jetë treguesi i mirë për mbështetjen mbarë vendore. Dhe është njëra prej arsyeve që unë shpesh e them duke u bazuar në këtë rezultat të zgjedhjeve se fitues moral i zgjedhjeve të kaluara është LDK-ja, pra fitues moral, ndërsa fitues i numrave është PDK-ja. Dhe këtë mund ta arsyetoj teorinë time pse jemi ne fitues moral. Treguesi kryesor pse jemi fitues moral edhe me numra është Prishtina. Edhe herën e kaluar të gjithë në Prishtinë janë bërë gjithë kundër LDK-së. Koalicioni i LDK-së ka qenë me qytetarët, me banorët, me njerëzit e mirë të Prishtinës dhe kemi arrit mbështetjen e madhe.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione
» Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre
» Spahiç: Janë kush janë kroatët me origjinë të pastër shqiptare në Kroaci
» Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?
» Nëse Agim Ramadani, Sali Çekaj... nuk janë heronj, atëherë kush janë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi