Kosovë Rexhë Bala:Bardhë e zi rreth Drinit
Faqja 1 e 1

Tregimi i së dielës në diasporë
- Po të lypte Aqif Pazari me u shitë te knjazi e krali, nuk isha çuditë - ndërhyni Riza-beg Kryeziu i Gjakovës - se ai e din gjuhën e tyne, veçse lyp Adem Zajmi me u shitë te knjazi e krali, nuk ma ka rrokë mendja kurrqyshë. Por ata Zajmin e mashtrojnë ma lehtë se ai nuk i merr vesh pa pasë ndoj shka për turxhiman - foli Riza Kryeziu dhe kështu ia lau Zajmit hakun e Aqifit. Unë nuk jam për shitje - vazhdoi. Turku nuk na ka mbajtë krahin, theksoi - por nuk besoj se nuk na don, se mos me na dashtë kishte hjekë dorë prej nesh se moti janë kah e lusin edhe knjazi, edhe krali, edhe cari. Na duhet me ia kjajtë hallin Sulltanit e me lypë qeverisjen e vendit me njerëzit tonë, beglerë e pashallarë të vendit, se kush mohon Sulltanin çon ujë në mulli të hasmit - përfundoi Riza-begu tue çue ujë në mulli të Turkut.
- Të lumtë goja, o Riza-beg ! - ndërhyni Rifat-begu i Pejës. Si të tanë turqit, ashtu edhe na duhet të qindrojmë për dinë e për vatan.
Shum pjesëmarrës - agallarë, bejlerë, bajraktarë - dikush pse nuk dinte, e dikush pse nuk donte ndryshe, përkrahën mendimin turkofil të Riza - begut dhe të Rifat - begut. Katër ditë u tubuen dhe biseduen këta prisja për ardhmënin e vendit. Edhe kur shpërndaheshin nëpër konaqe, ata nuk i prejshin fjalët, madje aty parashtroheshin ma imtësisht faktet për padrejtësit e Turkut ndaj Shqipëtarëve.
Mësue me ndejtë qetë mbi shilte të butë, me u shtri e andërrue në minder të veshun me mëndafsh, me çibuka sermi e me qelibar në buzë, të mbuluem me tym duhani tatlisert, disa e mohojshin njimendësin shqipëtare për të ruejtë rendin e kalbun shoqnor, disa e kishin vështirë me pa, me kuptue, se kishte tjetër shtegdalje veç shpëtimit o humbjes me sulltanin, disa mendojshin se pa sulltanin, i cilli ishte tue hjekë shpirt. Shqipëtarët mbeteshin jetima, dhe, pa shpëtim. Të pakët ishin ata që mendojshin se do të mund të qëndrojshin më vehte si komb e si shtet po të bashkoheshin e po të mbështeteshin në forcat e veta tua përdorë armët me trimnin e njoftun malsore.
- Unë nuk kam mësue shkolla si disa prej jush e nuk dij me dhanë as imza - muer fjalën Isa Boletini - por dij nji mesele dhe po due me jua përmendë. - Veshet Nastradini me cukla si rrogtari i zotnis së keq e shkon në nji imaret. Askush nuk i ban temena e në trapazan i japin me hangër do mbeturina të sofrës së mbrame. Shkon e veshet Nastradini si zotni i randë dhe vjen të nesërmen në të njejtin imaret. Të gjithë i bajnë temena, çohen në kambë e i bajnë vend në ball t’oxhakut, e ulin në krye të sofrës së parë si zotni të madh. Merr Nastradini me hangër dhe e rrasë edhe mangën e qyrkut në tepsin me mish e oriz e thotë me mend: “Merr, qyrk, se kjo asht ndera e jote!” N’diçi, burra, ne nuk na ban kush temena në mos e nderofshim vehten me armë si dikur Skenderbegu. Unë kam krye vetëm nji shkollë, shkolla e luftës, e kalemi jem janë armët. Në daç sulltani me vali e pashallarë, në daç cari me krala knjaza, nuk çajnë kryet për ne në mos u bafshim dritë te hunda me flakë të barotit. Mirë asht me pasë shkolla e libra shqipe, por ato na i qesin poshtë kush të dojë nëse nuk i mbrojmë me flakë të barotit. Pra, shpëtimi ynë asht me ngjeshë armët i madh e i vogël, burra e gra në daçim mos me ra prej gojës së ujkut në gojë të arushës.
- Të lumtë goja, o Isë Boletini, se qashtu flet shqiptari! - uroi Sadik Rama i Gjurgjevikut. Qe pesëqind vjet nën Turk jemi e Turkut hala s’dijmë me i dhanë haber. Ai si koftë - voftë. Na as e kemi prue, as mund e mbajmë - ai vetë asht kah ikë iu ka sosë ujt. Sa sulltana e pashallarë, sa krala e knjaza shkojnë e vijnë, me nisë e me u ba temena, bahemi gërmuç e na del gunga. Unë nuk dij as turçe as nashke e zotni në truell tem të huejin nuk e duroj.
- Si po flasim këtu shqip, - muer fjalën Hafiz Mekuli nga Plava - dij me folë turçe e nashke e jam gati me u marr vesh në daç me sulltana e pashallarë, në daç me krala e knjaza, me më lanë rahat, zotni në truell temin e mos me më hypë mbi krye i hueji, se fjala e mbrame s’duhet thanë ma së pari, por në mos daçin me pleqnue drejt, edhe unë merrem vesh me ta me grykë të pushkës si Isa e Sadiku e shum prej nesh. Edhe Sulltani e Cari dhe shum mbretni të vogla e të mëdha së pari luftojnë me fjalë e mandej me pushkë dhe së mbrami prap merren vesh me fjalë. Pra, fjala i çelë dhe i mshelë rrugën plumbit të pushkës - përfundoi me urti burri i pashëm e i këndueshëm plavian.
Ditën e katërt, Rifat-begu me disa shokë, bejlerë si ai, kishte hartue nji rezolucion njimbëdhetë pikash. Kur Rifat-begu, me pelqimin e pushtetit turk në zyrën e bashkis ia paraqiti Haxhi Zekës propozimin, Haxhi Zeka u çudit qysh turkofilët kishin ndërrmarrë nji gja të tillë kundër regullave të kuvendit.
- Për këte - u përgjegj ai me zemrim të përmbajtun - Kuvendi duhet me zgjedhë nji këshill, i cili duhet të hartojë propozimin në bazë të pikpamjeve të shumicës e mandej Kuvendi vendosë për pranimin ose mospranimin ose për ndryshimin e rezolucionit.
Çdokush ka të drejtë me ba propozim, e Kuvendi vendos çka me pranue. Na do ta parashtrojmë këte e jemi të sigurtë se shumica, mos të gjithë përveç teje, do ta pranojmë. Ti edhe të tjerë si ti keni të drejtë me folë kundër, por mundi ka me ju shkue huq - ia preu Rifat - begu tue shkund me zemrim fletën e shkrueme me shkronja arabisht.
- Nuk dij a asht kjo pjellë e mendjes së juej, apo hajmali e Sulltanit e dergueme me kasnec prej Stambollit. Më vjen keq që edhe këte herë jeni kah e mashtroni popullin - u përgjegj i skuqun nga zemrimi dhe duel prej zyrës me hapa të shpejtë. Kur e lutën të udhtonte me serem të bashkis nuk pranoi - Po heci me i shpi kambët.
Gjatë rrugës mendoi: “Duhet me u folë, me ua thye mendjen”. Derisa mbërriti në Kuvend hartoi kët fjalim me mend: “Vëllazën! Të nji gjaku jemi, por të nji mendje nuk jemi. Ndigjomëni me vemendje si ju ka hije si prijsa e pleqnarë që jeni. Dikur kanë me ju ra ndermen fjalët e mija, por ka me qenë vonë. Para njizet e tre vjetve, në Rajhshtat, Austro - Hungarija dhe Rusija janë marrë vesh për ndamjen e tokave shqiptare, mandej Turku mbas gjashtë muejsh pranon shpalljen e autonomis së Bullgaris, tue përfshi viset shqiptare - Kaçanikun, Tetovën, Gostivarin dhe Dibrën. Pyteni Sulltanin sa bullgarë ka n’ato vise! Ai ndoshta nuk e din, por ne e dijmë - asnji. Njikohësisht na mohoi neve autonomin simbas kërkesës nga Janina. Na i ndihmuem sulltanit në luftë kundër nesh. Ndërsa krali hap shkolla, ngreh kisha, dërgon mësues e prifta, boton gazeta, dërgon idhtarë e konsuj dhe përgaditet me shkelë Kosovën e Shqipëtarët, me pelqimin e sulltanit, hyqymeti turk na ndjek, na shkoklon dru, na vret e na djeg për nji shkrolë shqipe, kurse na hapin sibjan mektebe në vakufe me mësue përmendësh disa dovë arabisht e me thanë: “Turk elhamdylyla”. Pra, na hapin shkolla ku nuk mesohet as sa me dhanë imza, ose na hapin iptidaje ku mesohet elifi dhe hesapi deri në nji mijë, mandej kalemxhijtë e këtuhit i çojnë n’Anadolli e nuk i lanë me shërbye në vendet e veta shqipëtare. Kët selam duhet me ia përciellë sulltanit e me i kërkue vetëm nji gja - me na njoftë autonomin si popujve të tjerë se na kemi me qeveris vehten madje ma mirë se kojshitë”.
Kështu mendoi ai me folë para krenëve në Kuvend, por nga përkrahja që krenët i dhanë rezolucionit të bejlerëve, sigurisht hartue në Stamboll, kuptoi se fjalët do ti shkojshin huq, prandaj i ruejti për nji rast ma të përshtatshëm.
Kur filloi Kuvendi në Pejë ishte pazar i madh, kurse kur mbaroi ishte pazar i vogël, por këte herë kishin ardhë ma njerëz, jo aq për shitblemje, sa për të marrë vesh se ç’ka kishin vendosë krenët e Kosovës në këte Kuvend.
Telalli i ra pazarit anembanë dhe bertiti me za ma të naltë se të hoxhës në minare: “Ndigjoni, o milet, ndigjoni! Parija e tubueme në Kuvend në Pejë katër ditë ka pleqnue për hallin e miletit e të davletit dhe kërkon n’emën të mbretit:
1. Të mos njihet kurrfarë sundimi tjetër, pos sundimit të Sulltanit.
2. Të paguhen taksat e tokës dhe renta.
3. Mashkujt prej 18 - 40 vjet duhet të shkojnë asqer të mbretit.
4. Ndalohet hakmarrja deri në Shen Mitër, dmth, deri me 7 nandor 1899.
5. Në rast sulmi nga çdo i huej, t’i jepet përgjigje në të njejtën mënyrë.
6. Bashibuzukëve do t’u blehen armë me paret e njerëzve ma të dalluem, e fyshekët do të mirren nga xhephanet e hyqymetit.
7. Nëse ndokush mbrenda tetë muejve vret ndokend, do ti digjet shtëpija.
8. Shtëpija digjet edhe për rrahje e plagë mbrenda kësaj kohe.
9. Kush tremb miletin pa nevojë tue shpraze pushkë kot, do të nxirret para hyqymetit për denim.
10. Hajnat e kaçakët do ti dorëzohen hyqymetit, e nëse ikin do t’u digjet shtëpija.
11. Krejt mileti duhet me marrë vesh se hyqymeti asht kah mirret me punë të mëshefta.
12. Ky vendim, si ferman i padishahut, do të ngjitet në derë të bashkis e nëpër dyer të xhamijave e të dyqaneve me e mësue mileti e me veprue simbas këtyne pikave”.
Mbasi falën drekën, krenët e Kuvendit duelën në qytet dhe biseduen me njerzit e krahinave të veta, të cilët kishin ardhë kush për pazarllëk e kush për takime e bisedime me miq e dashamirë dhe për të ndigjue në vend lajmet nga puna e Kuvendit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zef Ndrecaj: Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese
» Rabie Bala:LDK-LDD përplasen rreth trashëgimisë së presidentit të ndjerë
» A është harruar ndërtimi i “Shtëpisë së Bardhë” në Kosovë?
» Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?
» Sabit Rrustemi:LE TË SHKUNDET AJO MAJE KODRE(Në kujtim të dajës Rexhë)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi