Profesorët, roje nate
Profesorët, roje nate
Profesorët, roje nate
Një urdhëresë administrative gojore nga Ministria e Arsimit ka shkaktuar një situatë kaotike nëpër shkollat e komunës së Ferizajt. Në Shkollën e Mesme “Zenel Hajdini”, profesorët kujdestarojnë gjithë natën. Për këtë ka reaguar kryetari i Sindikatës së Arsimit, por edhe profesorët.
Nga Bardh Frangu
“Të premten në ora 13 kemi mbajtur një mbledhje urgjente me drejtorët e shkollave, ku është thënë se duhet të ketë kujdestari nëpër shkolla për 24 orë”, ka thënë zyrtari në Drejtorinë Komunale të Arsimit, Adem Muhaxhiri, i cili nuk ka mundur të komentojë më shumë, ndërsa drejtori i kësaj drejtorie gjendej në një udhëtim zyrtar.
Burime të konfirmuara mirë thonë se ka qenë një urdhëresë gojore nga Ministria e Arsimit të Kosovës për një kujdes të shtuar rreth objekteve mësimore, e nxitur nga rasti i helmimit të nxënësve në Fushë-Kosovë. Këtë urdhëresë drejtorët e shkollave në komunën e Ferizajt e kanë kuptuar në mënyra të ndryshme dhe kështu edhe kanë vepruar. Ndërsa në shumicën e shkollave barrën për këtë kujdestari ua kanë ngarkuar punëtorëve teknikë, në Shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini”, profesorët që nga e premtja bëjnë kujdestari gjithë natën.
“Natën e së shtunës isha kujdestar në shkollë. Të them të drejtën, kjo ma kujtoi kohën e rojeve politike që bënim në ish-sistemin”, thoshte profesori i biologjisë, Fehmi Abazi, në Shkollën “Zenel Hajdini”, ndërsa kolegët e tij krijonin humor të zi nga kjo situatë e krijuar. Drejtori i shkollës mungonte, ndërsa lista qëndronte e vendosur në murin e sallës së profesorëve, të cilët ishin të detyruar ta respektonin.
Dy ditë kujdestari nate kanë mbajtur edhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Pjetër Bogdani”, por ata kanë gjetur mënyrën që të shkarkohen nga kjo barrë. Ata janë marrë vesh që ta paguajnë një shërbëtor teknik, i cili do të kujdestarojë në emër të tyre. “Kështu jemi marrë vesh me mësimdhënësit. Objekti i shkollës sonë është nën një kulm me atë të Fakultetit Teknik, i cili i ka punëtorët e sigurimit të përhershëm të objektit”, arsyetohej drejtori Isuf Qalaj, i cili, sikundër edhe drejtorët e tjerë, nuk dinte si ta arsyetojë këtë roje nate. Nga kjo kujdestari janë kursyer vetëm femrat. Ato janë angazhuar më shumë në kujdestarinë e ditës, ndërsa kujdestarinë e natës ua kanë lënë burrave.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit për komunën e Ferizajt, Rexhep Sadiku, për herë të parë për këtë rast ka folur për Express. “Kam pritur që për këtë të reagojë SBASHK-u. Kam pritur edhe reagimet e punëtorëve të arsimit, por nuk ka pasur. Arsimtari nuk është i obliguar që të bëjë roje nate. Ai nuk është i obliguar që të përballet me huliganët e jashtëm. Ky veprim është kundërligjor”, ka thënë kryetari i sindikatave, Rexhep Sadiku.
I pyetur për këtë situatë të krijuar, zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, rreshteri Behxhet Krasniqi ka thënë për Express: “Ne nuk kemi të bëjmë me këtë kujdestari dhe as që jemi të njoftuar me këtë. Policia pas rastit në Fushë-Kosovë ka shtuar masat e sigurisë. Kemi shtuar patrullat përreth shkollave dhe kemi ngritur shkallën e vëzhgimit”.
Ende nuk ka ndonjë vendim të qartë për këtë, ndërsa drejtorët gjenden si të munden për sigurimin e objekteve shkollore, përkundër faktit që siguria në Kosovë është e drejtë ekskluzive e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Reagim nga profesorët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë
» Studentët frikacakë dhe profesorët “kapadainj të Fakultetit Ekonomik
» Harvardi udhëzon profesorët:Mos bëni seks me studentët
» Skënder Korça:Shtrydhur
» Vlora Viki:DHIMBJA E KOHES

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi