Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagim nga profesorët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë

Shko poshtë

Reagim nga profesorët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë Empty Reagim nga profesorët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 27, 2011 8:48 pm

Reagim nga profesorët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë

PERSONALIZIMI I BASHKESISE ISLAME TE KOSOVES PAS LARGIMIT TE Dr. REXHEP BOJES DHE NEPERKEMBJA E NORMAVE NJEREZORE, FETARE DHE LIGJORE NE KETE INSTITUCION !

Reagim nga profesorët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë Sejdiu-bajramNe profesorët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, të nënshkruar me poshte, të nxjerrur nga procesi mësimor dhunshëm dhe padrejtësisht nga ana e vet kryetarit Naim Tërnavës & ca shokëve te tij, me rastin e emërimit të z. Qazim Qazimit në postin e dekanit, pas ndërrimit te Statutit dhe përshtatjes se tij sipas tekeve te interesave te ngushta të tij dhe të disa personave teknik të kryesisë se BIK-së, larg çdo standardi bashkëkohor, si dhe pas suprimimit te autonomisë akademike dhe administrative të Fakultetit, deklarojmë si vijon:
Zgjedhja dhe emërimi javën e kaluar i z. Qazim Qazimit, dekan të FSI-së me profesion filolog i letërsisë shqipe, në moshën tij 65 vjeçare, është në kundërshtim edhe me ligjin e vendit, duke injoruar të gjithë kandidaturat e kandidatëve tjerë meritor, të paraqitur disa herë në konkurse zyrtare , me tituj shkencor në fushën e ngushtë të studimeve Islame, është veprim me prapavijë tendencioze, pas së cilit fshihen qëllime dhe interesa të ngushta të vet Tërnavës dhe shokëve të tij të ngushtë, nga të cilat veçojmë:
a. z.dr. Qazimi do t`i mundëson vet kryetarit Naim Tërnavës dhe ca shokëve të interesit të ngushtë të tij, që të mbizotërojnë në procesin mësimor të FSI-së, e kjo shihet edhe nga panoja –fotot e absolventeve te sivjetmë, duke emëruar e shkarkuar kuadro sipas preferimit e shijes individuale dhe jo sipas kritereve akademike dhe shkencore, siç në fakt edhe kanë vepruar deri më sot.
Asnjeri nga ana e kryesisë, përveç dr. Fahrushit, nuk plotësojnë kriteret për mësimdhënie si: Haxhi ef. Resul Rexhepi, Haxhi Ef. Ekrem Simnica, Haxhi Ef. Sabri Bajgora dhe vet kryetari Ef. Naim Ternva, të cilit të gjithë sot janë në procesin mësimor, kurse ne profesorët me tituj me te larte shkencor dhe me dokumentacion te rregullt bredhim rrugëve të pa punë vetëm pse nuk u pajtuam me politiken denigruese tw Fakultetit dhe suprimimin e autonomisë akademike të cilin e bëri Twrnava ne fillim të vitit akademik, i cili për te realizuar qellmini e tij rrezoj natën tinzishte, ndërtesën e FSI-se duke neperkembur edhe arkivin e tij.
b. Mundëson vazhdimin në mësimdhënie të “ ligjëruesve“, pa tituj shkencor ose të tillë me tituj false, me dokumentacion të pavërtetuar, të lëshuara nga institucione kinse arsimore, të pa akredituara askund në botë , të blerë me para në rrugët e Kairos, e të cilët besa janë të shumtë kohëve te fundit, të shpërndarë në FSI , në Medrese, dhe në institucionet tjera të BIK-së.
c. Mundëson ngritjen e profesorëve të dyshimtë , të ndikuar nga ideologjitë të huaja me orientime rigide dhe ekstreme, sepse normalisht pas të tillëve profesor qëndrojnë donator me para të majme, e bosët duhet ledhatuar, dhe shih për këtë edhe janë bërë hapa konkret, kur 3 „profesorëve“ të cilët përveç pagës që marrin në BIK-së, ata paguhen nga shoqata të huaja për përhapjen e doktrinës së tyre, bile këto ditë nga ana e FSI-së atyre ju janë dhëna edhe grada të larta akademike, me formën “unë ty, e ti mua”, kjo është metoda e cila po ndjekjet tani ne FSI .
d. Emërimi i z. Qazim Qazimit, padyshim do të ndihmojë në dezorientimin dhe qëllimin bazë të themelimit të Fakultetit duke nëpërkëmbur misioni i tij për çfarë është themeluar në vitin 1992.
e. z. Qazimi si vegël e plagjiatistëve qe është bere, do të ulë prestigjin dhe kriterin akademik, nga ai të cilin e ka pas dhe që duhet ta ketë Fakulteti, si institucioni më i lartë arsimor në kuadër të BIK-së, e kjo do t`i shtynë shumë studentë tanë që t`ia mësyjnë kurbetit në kërkim të ndonjë institucioni më të mirëfilltë akademik në fushën e studimeve islame, duke shpenzuar para te majme, por edhe duke i`u qasur rrezikut në rënien e ndonjë doktrine fetare me përmasa ekstreme dhe radikale.
f. z.Qazimi do të jetë edhe tani urë lidhëse e Kryesisë –stafit teknik te saj, i cili për hatër të tij edhe më tutje, do t`i lë profesorët meritor jashtë procesit mësimor, duke i lënë pa paga dhe duke u ndalur padrejtësisht kafshatën e bukës fëmijëve të tyre, kurse atyre që e kanë bërë dekan vetës sa për të lozur vallen, do t’u mundësojë që të marrin rroga të dyfishta, në shumën mbi 1000 Euro.
g. Fati i z. Qazim Qazimit do te jetë sikur fati edhe i z.Qemajl Morinës, i cili do te shfrytëzohet aq sa u nevojitet “bosëve”, e mandej do te largohet duke mbetur i pa nder si Morina që ngrëni kripen për sheqer, duke sakrifikuar gjithë shokët e tij dhe uli kredibilitetin e fakultetit, vetëm për t’u ulur në karrigën e dekanit për 8 muaj ditë.
l. Zgjedhja e z.Zija Abdullahut, në postin e prodekanit është edhe një argument shtese për interesin personal qe lidhet mes tij dhe disa shokëve të tij , e që këtë lidhje interesi do ta bëjmë publike më vonë.
z. Prof. Zija Abdullahu, i cili vie nga Maqedonia, njohës jo i mirë i rrethanave – nuk është dashtë te futet ne këtë lojë ne dëm të interesit të përgjithshëm dhe të profesorëve të viktimizuar padrejtësisht.

Prandaj, nisur nga kjo dhe shumë arsyeve tjera kërkojmë edhe nga institucionet tona, si Ministria e Arsimit dhe ajo e Drejtësisë, që në këtë drejtim të bëjnë punën e tyre, të mos rrinë duarkryq, duke u bërë si të shurdhër, duke mos vepruar për të parandaluar këto shkelje e këto marifetllëqe të pa skrupullta që nuk i kanë hije asnjë institucioni e më së paku BIK-se.
Kjo është një kërkesë shumë e arsyeshme e jona shoqërore dhe njerëzore , sepse në fund të fundit edhe BIK-së është institucion i vendit dhe pjesë e shoqërisë tonë, nuk është institucion dhe pronë private e askujt që të veprojë sipas inateve dhe tekeve ne dëmë të te tjerëve pa qar fare kokën dhe pa i dhënë llogari dhe përgjegjësi askujt, e ndërsa kuptohet se një mirëqenie e BIK-së nënkupton edhe mirëqenien e shoqërisë tonë.
1. Dr.sci. Musa Vila : musavila@hotmail.com,
2. Dr.sci. Lulzim Esati :
lulzim_esati@yahoo.com,
3. Dr.sci..Xhabir Hamiti::
xhabirhamiti@gmail.com
4. Mr.sci. Sabri Jonuzi : sabrijonuzi@hotmail.com,
5. Mr.sci . Enver Xhiha :
envoboss@hotmail.com,
6. Prof. Idriz Bilalli :
idrizbilalli@hotmail.com,
7. Prof. Emin Behrami,


26.05.2011

Marre nga http://www.rrokum.tv/?page=1,9,2173
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi