Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studentët frikacakë dhe profesorët “kapadainj të Fakultetit Ekonomik

Shko poshtë

Studentët frikacakë dhe profesorët “kapadainj të Fakultetit Ekonomik Empty Studentët frikacakë dhe profesorët “kapadainj të Fakultetit Ekonomik

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 30, 2011 1:29 am


Studentët frikacakë dhe profesorët “kapadainj të Fakultetit Ekonomik

Arta Beqiri - Bota sot
Janë dhjetëra profesorë në Universitetin e Prishtinës të cilët sillen si “kapadainj” para studentëve por këta të fundit nuk guxojnë të flasin haptas kundër këtyre profesorëve!
Studentët frikacakë dhe profesorët “kapadainj të Fakultetit Ekonomik 30stud


Ministri

“Konsideroj se detyrë e parë e pedagogut është që të ketë sjellje të mirëfillta pedagogjike dhe gjithmonë jam kundër atyre sjelljeve që bëjnë disa profesorë të Universitetit” u shpreh ministri Buja.



Mungojnë pa arsye në ligjërata. Nuk i lejojnë as të marrin nënshkrime e as të hyjnë në provim pa i blerë librat e tyre. Mbajnë ligjërata politike, ekspozojnë para studentëve bindjet e tyre politike. Madje i fyejnë studentët me fjalë e fjalor më të ulët dhe askush nuk i merr në përgjegjësi.

Ky është profili i një kategorie të profesorëve të Universitetit të Prishtinës të cilët fatkeqësisht nuk janë të paktë në numër. Dhe që fatkeqësia të jetë më e madhe, kategoria e tillë e profesorëve, “kapadaillëkun” e tyre e theksojnë vetëm në Universitetin e Prishtinës por jo edhe në universitetet private.

Luboteni, Kutllovci e Merovci, “kapadainjtë” e Fakutltetit Ekonomik!

Por përballë këtyre profesorëve “të pafytyrë” studentët tregohen frikacakë. Madje ata nuk guxojnë të shfaqin kundërshtimin e tyre as në Këshillin e Studentëve sepse kanë frikë se profesorët do të hakmerren në provime apo në vlerësimin e notës. Edhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, pranon se është detyrë primare e një profesori që të ketë sjellje korrekte ndaj studentit apo nxënësit kushdo qoftë ai. “Konsideroj se detyrë e parë e pedagogut është që të ketë sjellje të mirëfillta pedagogjike dhe gjithmonë jam kundër sjelljeve të cilat mund të mos jenë të koordinuara me ato gjëra të cilat duhet t’i bëjnë profesorët e Universitetit” u shpreh Buja.

Sipas kryetarit të Këshillit të Studentëve të Fakultetit Ekonomik Kushtrim Morina, ndër profesorët më rigorozë konsiderohet të jenë Gazmend Luboteni, Enver Kutllofci, Safet Merofci, ndërkaq problemin kryesor të cilin e kanë studentët me këtë profesor është se profesor Gazmend Luboteni është mjaftë strikt në përgjigjet e pyetjeve të testit, “Ai gjithmonë kërkon që përgjigja e studentit të jenë ashtu siç është e shkruar edhe në libër dhe jo ashtu siç e mendon studenti”, u shpreh Morina. Ndërsa për arsye të numrit shumë të madh të studentëve që ka Fakulteti Ekonomik profesorët nga një herë nuk mund të jenë edhe aq pedagogë me studentët për shkak të mbi ngarkesës dhe të numrit të madh që përmban ky fakultet. “Në fakultetin tonë ka profesor mjaftë cilësorë por edhe numri i madh i studentëve është njëra nga arsyet pse nganjëherë profesorët nuk janë në gjendje të sillen mirë me studentë”, arsyetohet Morina. Ndërkaq ai përmendi një rast që ka ndodhur vite më parë kur një student ka tentuar të përleshet me një profesor dhe profesori i është hakmarrë studentit duke e lënë 5 vite me radhë në provim. Ndoshta kjo është arsye pse studentët tani nuk i paraqesin ankesat e tyre.

Ndërsa Fadil Ademi kryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin Juridik, ndryshe nga Kushtrim Morina, nuk mendon se në Fakultetin Juridik apo në përgjithësi në Universitet të Prishtinës ka profesorë të rrezikshëm të cilët janë pengës apo e bllokojnë studentin në provime për një kohë të gjatë. Ai thotë se mund të ketë ndonjë rast por ato mund të jenë raste të izoluara dhe sipas Ademit fajtorë janë studentët sepse nga mospuna e tyre e konsiderojnë profesorin si të rrezikshëm.

Fajtorë janë edhe studentët

Por Ademi fajëson edhe studentët, për arsye se siç është shprehur ai po mungon guximi i studentëve për t’i paraqitur rastet, pa marr parasysh kush do qoftë ai profesor dekani, prodekani apo profesori. Ndërkaq lidhur me sjelljen pedagogjike të profesorëve Ademi thekson se me një pjesë të profesorëve të rinj raportet qëndrojnë mirë, mirëpo në përgjithësi nuk qëndron edhe aq mirë raporti profesor- student, pasi që mungojnë një pjesë e madhe e profesorëve për arsye se punojnë edhe në vende të tjera. Andaj ai vlerëson se është problem që studenti të ketë kontakte të shpeshta me profesor. “Ne si këshill i studentëve vazhdimisht kemi raportuar për ato me të cilat jemi ballafaquar, duke u nisur nga numri i madh i studentëve dhe mungesa e madhe e stafit akademik është njëra nga problemet me të cilat vazhdimisht ballafaqohen studentët, mungesa e hapësirës në Fakultetin Juridik pjesa e praktikës e shumë të tjera” thotë Ademi.

Sjellje jo të hijshme të një kategorie të profesorëve ka edhe në fakultetet e tjera të Universitetit të Prishtinës. Kështu përveç Fakultetit të Arteve ku relacionet me student- profesor janë më normale për arsye të profesionit të tyre, në shumicën e fakulteteve gjendet ndonjë “kapadai” profesor që i malterton studentët si është më së rëndi.

Ndërkaq një fakt i vërtetë është se kjo kategori e profesorëve sillen në këtë mënyrë vetëm në Universitetin publik të Prishtinës në ndërkohë që në universitet private ata sillen krejt ndryshe duke e ndryshuar për të mirë edhe “karakterin” edhe “sjelljet” e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi