Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykatësi Ratkoceri në përgjegjësi disiplinore

Shko poshtë

Gjykatësi Ratkoceri në përgjegjësi disiplinore Empty Gjykatësi Ratkoceri në përgjegjësi disiplinore

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 12:14 am

Gjykatësi Ratkoceri në përgjegjësi disiplinore

Bota sot
Këshilli Gjyqësor i Kosovës njoftoi se i ka rekomanduar Komisionit Disiplinor ndërmarrjen e veprimeve adekuate ndaj gjykatësit Rrahman Ratkoceri, për shkak të paraqitjes së tij publike .


[img:15c2]http://www.botasot.info/te_vogla/gjykate[1].jpg[/img:15c2]
Gjyqtari Rrahman Ratkoceri ka qenë anëtar i trupit gjykues në procesin kundër "Grupit të Llapit".


Këshilli Gjyqësor i Kosovës njoftoi se i ka rekomanduar Komisionit Disiplinor ndërmarrjen e veprimeve adekuate ndaj gjykatësit Rrahman Ratkoceri, për shkak të paraqitjes së tij publike në mjetet e informimit, që bie ndesh me Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale të Gjyqtarëve.
Me rastin e deklaratës të bërë nga ana z. Rrahman Ratkoceri, gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i cili në cilësinë e anëtarit të trupit gjykues pas shpalljes së vendimit të gjykatës, me paraqitjen e tij publike në mjetet e informimit ka bërë shkelje të pjesshme të konfidencialitetit të procedurës dhe votimit, gjë që bie ndesh me Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale të Gjyqtarëve.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës konsideron se një qëndrim i tillë shkakton përgjegjësi disiplinore, kështu që i rekomandon Komisioni Disiplinor ndërmarrjen e veprimeve adekuate të menjëhershme, thuhet në komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi