Halil Matoshi: Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës
Faqja 1 e 1

Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës
Nga Halil Matoshi, Prishtinë
Të martën në Prishtinë, nën pretekstin se po kalonte eskorta e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, u nxorën jashtë aksit rrugor Morinë-Prishtinë mijëra qytetarë dhe u lanë të presin rreth dy orë në automjetet e tyre. Një kryeministër i zgjedhur nga elektorati shqiptar vjen në Kosovë duke mos bërë dallimin e shtetarit me atë të tribunit popullor, të marrë e të japë fjalë-rrufe, emocione e dhurata, dekorata e ofiqe, të nënshkruajë marrëveshje, çmarrëveshje, të rrahë supet e autokratëve dhe kleptokratëve, pa asnjë vizion për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë dhe lirisë dhe gjithnjë nën petkun e folklorit, nuk ka se si të cilësohet ndryshe pos populist agresiv.
Berisha kurrë nuk e ka konsultuar qytetarinë kosovare, shoqërinë civile dhe njerëzit e medias për të parë se ka shkelur në tokën e palirive civile, të njeriut, palirisë ekonomike dhe të shtypit dhe kthehet i ekzaltuar, i mbushur frymë dhe i harxhuar deri në shterim zëri, në shtëpinë e tij të varfër, nga një vend i mjerë.
Kryeministri shqiptar nuk përfaqëson politikat e reja, ndonëse ai së paku krahasuar më këta tanët paraqet një entitet, një tip burri verior dhe patrioti arkaik, asi të legjendave dhe folklorit. Kryeministri shqiptar duke qenë në krye të një pushteti me këmbë të qelqta, (ende pa opozitë në Kuvend) dhe shumë të mëdyshur karshi kërkesave të BE për bashkërendim me opozitën për t’i përmbushur kushtet për procesin integrues, duhet të jetë shumë më vetëkritik, i përmbajtur dhe më i balancuar në politikat ndaj Kosovës, pasi ekziston edhe një Kosovë e dytë, qytetare e jo vetëm ajo Kosova që kërcënueshëm rri lart mbi qytetarinë, si re e zezë!
Kryeministri shqiptar duhet të ruajë sensin e balancave rajonale dhe të përbotshme, sepse Kosova po kalon nëpër një trajektore delikate, kur afirmimi i sovranitetit të saj në OKB është i barasvlershëm me atë që kosovarët i thonë “me kanë a mos me kanë”.
Kryeministri Berisha nuk ka ndonjë faj, pse me paratë publike në një vend të varfër si Kosova shtypen postera me figurën e tij epike; madje asnjë faj s’e ka, pse mijëra qytetarë kosovarë ngujohen skaj rruge për mbi dy orë, derisa ai të arrijë në selinë e pushtetit në Prishtinë. Kryeministri Berisha nuk e di se fushata e asfaltimit në Kosovë është shndërruar në asfaltomani, e cilësia rëndom është e dyshimtë, gjë që edhe ashtu e ka paralizuar tash e disa muaj Prishtinën, kur ndërtohet një rrugë e nuk çelet një shteg, kur mbyllet një shteg e nuk çelet një udhë, kur kaosi e shpreh vetë fytyrën e pushtetit. E nga kaosi po diferencohet një klasë e re, ajo e kleptokratëve që po ndërtojnë një shtet privat, të cilin, me apo pa arsye, me apo pa vlerësim kritik, me apo pavetëdijshëm po e mbështet kryeministri shqiptar.
Kryeministri shqiptar, Berisha, me gjasë e di se autostrada Merdare-Morinë nuk do të nisë ndoshta as për dy-tre vjetët e ardhshëm, po ashtu ai e di, me gjasë, se të gjitha raportet ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare për progresin në Kosovë po na vijnë si habere të këqija, pra negative. Berisha me gjasë e di se Raporti i Komisionit Evropian, që del në gjysmën e këtij muaji e rendit Kosovën ndër vendet me më pak liri!
Kryeministri shqiptar e di, shpresoj, se vendi po mbytet në korrupsion dhe shoqëria është kacavjerrë në lakun e kontrollit total qeveritar!
Kryeministri shqiptar, e di, me gjasë, përse Kosova zorshëm po e afirmon pavarësinë dhe sovranitetin e saj shtetëror, sepse ka deficite të mëdha demokratike. Kosova edhe më zorshëm po ia del ta ruajë kohezionin e brendshëm kombëtar, në raport me qytetarët shumicë. Ky është pushtet provincial, kurse në raport me numrin e vogël, pakicat sillen si pushtet hegjemon. Kosova, mbase e di kryeministri Berisha, nuk ka politika moderne të jashtme të zbërthyera deri në detaje në raport me fqinjët, shtetet veç e veç dhe organizmat botërorë. Qeverisja aktuale nuk është potente dhe kompetente, që njohjen formale ta kthejë në vendosje të marrëdhënieve diplomatike e në interes të dyanshëm me shtetet fqinje si me Malin e Zi dhe Maqedoninë, ndërsa me shtetet e fuqishme që e kanë njohur atë të nënshkruajë protokolle në të gjitha fushat, të kërkojë ndihmë për projekte, e pse jo edhe punë për qindra-mijëra njerëz që ende s’e kanë një punë për ta fituar bukën e përditshme në Kosovë.
Prandaj Berisha duhet ta mbrojë idenë e Kosovës sovrane, por të ndërtuar në baza qytetare - si bashkësi e vullnetit qytetar - që trupi i saj politik të jetë i aftë të ndërtojë shtetin e së drejtës dhe pa hezitim ta nxisë perëndimorizimin e shoqërisë, ku nuk sundojnë klerikët, as ligji i të fortit, ku sundon drejtësia sociale e jo kleptokracia, ku sundon demokracia liberale e jo autokracia, ku përqafohen vlerat e përbashkëta evropiane e jo “identitetet vrastare”. Sepse, këto vlera na bashkojnë, kurse “vlerat” etnonacionaliste, provincialiste dhe agresive ndaj lirive të tjetrit, që nuk është si ne, ndaj lirive të njeriut, atyre qytetare, lirive të pakicave, të grave, të shtypit, e që prezanton modeli aktual qeverisës në Kosovë na ndajnë në botëkuptime, na ndajnë në kufij mendorë, na bunkerizojnë, na ndajnë nga synimi i përbashkët i tërë hapësirës evropiane, na veçojnë, na bëjnë që të ndihemi inferiorë, të bezdisshëm, madje edhe injorantë, si tufë budallenjsh, që gjithnjë na duhet një hegjemon, një protektor, një polic mbi krye...
Natyrisht që vizitat ndërshtetërore janë OK për të ndrequr bashkë diçka, për të mirën e kombeve, ama Berisha dhe Thaçi duhet ta lënë folklorin në arkat e filigranit, që mund të shfaqet në festivale popullore, t’i lënë mujshitë dhe agresionin ndaj mendimit ndryshe e t’i qasen krijimit të hapësirës së mirëqenë për qytetarët e tyre, në Tiranë dhe Prishtinë, që në emër të demokracisë të mos bëhen vetë armiqtë më të mëdhenj të saj. Berisha e di që Tirana e Prishtina ndajnë vlerat etnike, por, para së gjithash, duhet t’i ndajnë vlerat e përbashkëta evropiane. E kanë një synim dhe dy rrugë të ndryshme, përkatësinë ndaj qytetërimit perëndimor dhe sovranitetet e tyre të arritura në kushte e mënyra të ndryshme, pra edhe kanë marrë zotime e detyrime të ndryshme.
Prandaj, i dashur Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, së paku mos e pengo rrugën tonë!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halil Matoshi: Halil Matoshi: Uji: Sfida globale e shekullit 21. Këtë analizë ma rikujtoi komenti i Adnan Mustafës në B92, po ashtu më 2007
» Halil Matoshi: Mjerimi i parlamentarizmit
» Halil Matoshi: Shteti i 51-të
» Halil Matoshi: Shuplaka
» Halil Matoshi: As Enveri as Omeri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi