Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nesër në Zym të Hasit, Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”

Shko poshtë

Nesër në Zym të Hasit, Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit” Empty Nesër në Zym të Hasit, Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 10, 2009 12:56 am

Nesër në Zym të Hasit, Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit” U1takimetegjeqovit20091
Çast nga “Takimet e Gjeçovit 2008”
Nesër në Zym të Hasit

Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”

Manifestimi sivjemë mbahet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu. Me këtë rast shënohet edhe 80-vjetori i vdekjes së Shtjefën Gjeçovit

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, nesër (e shtunë, më 10 tetor), në orën 11, mbahet edicioni i 38-të i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”. Manifestimi i sivjetmë mbahet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu. Me këtë rast shënohet edhe 80-vjetori i vdekjes së të madhit Atë Shtjefën Gjeçovi, emrin e të cilin edhe e mban ky manifestim tradicional letrar, kulturor e shkencor.
Do përmendur se organizatori sivjet ka publikuar konkurs letrar për t’i zgjedhur poetët që do t’i lexojnë poezitë e tyre në “Ora e Anton Pashkut”. Në konkurs kanë marrë pjesë 68 poetë (me nga një poezi), që kanë arritur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda.
Poetët që do t’i lexojnë poezitë e tyre në pjesën “Ora e Anton Pashkut” që mbahet në kuadër të “Takimeve të Gjeçovit” janë: Mark Krasniqi, Silka Blumbah (Gjermani & Shqipëri), Edi Shukriu, Din Mehmeti, Gani Azemi, Hajdin Morina, Milaim Berisha, Raimonda Moisiu (SHBA), Pal Ndrecaj (SHBA), Ramadan Mehmeti, Shaqir Foniqi, Xhevat Syla, Embla Krasniqi, Rexhep Smajlaj, Mikel Gojani dhe Orhan Gashi. Do theksuar se poetët poezitë e të cilëve janë përzgjedhur e të cilët jetojnë jashtë Kosovës, por që pë shkaqe të ndryshme nuk mund të marrin pjesë në manifestim, do të deklamohen nga recitatorja tashmë e mirënjohur
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi