Tetovë: Edicioni i XIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”
Faqja 1 e 1

TETOVA - QENDRA E LIRIKËS BOTËRORE
Tetova për tri ditë rresht ishte qendër e aktiviteteve të ndryshme letrare, e artit pamor, e artit muzikor, e revysë së etnografisë shqiptare, e përurimit të librave, e vizitave monumenteve kulturore të qytetit etj. Aty, prej 15-18 tetor 2009, u mbajt Edicioni i XIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “DITËTE NAIMIT”. Në te morën pjesë afro 40 poetë nga vende të ndryshme të botës, si nga SHBA, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Kroacia, Islanda, Izraeli, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria etj, si dhe poetë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Ceremonia e hapjes së Festivalit filloi të enjten e 15 tetorit, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri” me anë të një koreografie të bukur fishekzjarresh që mbuluan për ca kohë qiellin në Tetovë, vendosjes së kurorave me lule nga ana e laureatit të Festivalit Lionel Ray, drejtorit të Festivalit Shaip Emërllahu, dhe poetit të njohur shqiptar Besnik Mustafaj, si dhe revysë së veshjeve kombëtare shqiptare nga ana e anëtarëve të SHKA “Burimet e Sharrit” të cilët mbanin në duar flakadanët e ndezur.
Në platonë e Qendrës Kulturore ‘Naim Frashëri’ u hap ekspozita e pikturave “Pelikani” të piktorëve nga Ballkani, që u ndihmua nga ‘Andore’. Për pikturat e piktorëve nga Greqia, Rumania, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia folën piktori i njohur Savash Veliu dhe Julia Janku. Më pas në Sallën e madhe u hap sipari i Edicionit të XIII të Festivalit Ndërkombetar të Poezisë “Ditët e Naimit” nga ana e drejtorit të festivalit Shaip Emërllahu, i cili mes tjerash tha, se:
Të gjitha ata që kanë përcjellë rrugëtimin e këtij Festivali kanë parë këmbngulësinë tonë të pandërprerë që Tetovën ta kthejmë në një qendër të lirikës botërore. Sinqerisht, sa vjen e më përforcohet bindja se materializimi i kësaj ideje gjithnjë më shumë mban. Jo vetëm se aksidentet historike, tradita e këtushme e shkrimit poetik dhe dashuria për këtë lloj arti e fuqizojnë këtë gjykim, porse shikimi para flet për vlerat gjithnjë e më të domosdoshme të kësaj forme komunikimi. Që ky kremtim të ketë bekimin e Diellit, udhës pasuruam këtë eveniment edhe me artet tjera si, ate pamor dhe ate muzikor, po të karakterit ndërkombëtar.
Poezia është feja jonë intelektuale, mënyra jonë e të jetuarit, thotë në një intervistë laureati ynë Lionel Ray. Kështu, në kërkim të pasurimit të kësaj jetese, asaj iu dhanë profile tjera... ku një prej tyre janë edhe takimet e ketij lloji, siç është Festivali Ndërkombëtar i Poezisë DITËT E NAIMIT, ku nevoja për të dalë nga vetja dhe për të shkuar drejt njëri-tjetrit, vëllait të huaj është shumë e madhe...
Më pas një fjalë përshëndetëse paraqiti shkrimtari Besnik Mustafaj, i cili nënvizoi se ky festival i bën nder letërsisë shqiptare dhe vet Tetovës. Më tej, ai përgëzoi drejtorin e festivalit, i cili tash 13 vjet mbledh në Tetovë poetët nga gjithë bota, duke afirmuar kulturën shqiptare, duke ngritur ura bashkëpunimi me letërsitë dhe poetët e shumtë nga vende të ndryshme të botës.
Në orën e madhe letrare “Globi poetik” krijimet e tyre letrare lexuan poetët si: Jorgen SONNE (DANIMARKË), Robert Murray DAVIS (SHBA), Jean-Luc WAUTHIER (BELGJIKË), Besnik MUSTAFAJ (SHQIPËRI), Lionel RAY (FRANCË), Amir OR (IZRAEL), Anton BAEV (BULLGARI), Vesna PRESNJAK (KROACI), Silke Liria BLUMBACH (GJERMANI), Laure CAMBAU (FRANCË), Mirza ČARDAKLIJA (BOSNJË dhe HERCEGOVINË), Slavço KOVLOVSKI (MAQEDONI), Jeton KELMENDI (KOSOVË), Sabri KUSKONMAZ (TURQI), Xhuzepe NAPOLITANO (ITALI), Valerio ORLIC (KROACI), Agron TUFA dhe Azem QAZIMI (SHQIPËRI), Jim WARNER (SHBA), Irene VALLONE (ITALI), Tatiana YTOVA (BULLGARI), Hristo PETRESKI, Ekrem AJRULI dhe Lulëzim HAZIRI (MAQEDONI).
Në këtë orë letrare, kryetari i Jurisë, dr. Agron Tufa ka lexuar motivimin e dhënies së çmimit për vlera të larta artistike, ndërkaq drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu ia ka dorëzuar oskarin e çmimit letrar “Naim Frashëri” dhe ia ka akorduar titullin Anëtar Nderi i Festivalit, poetit të njohur francez, akademik Lionel Ray.
Në ditën e dytë të Festivalit, në Sallën e Madhe të Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës para një auditoriumi të madh studentësh e pedagogësh është përuruar laureati Lionel Ray. Në fjalën përshëndetëse rektori i këtij universiteti, doc. dr. Agron Reka, theksoi se, universiteti ynë përveç aktiviteteve nga sfera e arsimit dhe shkencës, përherë ka shprehur gatishmëri edhe për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore, artistike dhe letrare, siç është dhe prezantimi i sotëm i laureatit të çmimit letrar “Naim Frashëri”, zotëri Lionel Ray. Me këtë rast, e përgëzojmë Jurinë e Edicionit të XIII të Festivalit “Ditët e Naimit“, që çmimin e sivjetmë letrar ,,Naim Frashëri” ia ndau poetit të madh francez Lionel Ray. Ky çmim, e nderon laureatin, letërsinë franceze, si dhe inkurajon veprimtarinë e gjithmbarshme krijuese, sidomos gjeneratat e reja të krijuesve. Mu për këtë, stafi drejtues i Universitetit tonë i mbështet ngjarjet të tilla kulturore, të cilat i bashkojnë kulturat e ndryshme, i afrojnë njëra me tjetrën përmes urave të komunikimit dhe u mundësojnë popujve të ndryshëm të botës të krijojnë miqësi të reja mes vete. Po ashtu, rektori Agron Reka, Drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” i shprehu falënderime për dëshirën e tyre që një aktivitet të këtillë ta organizojnë në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Mbetem me shpresë që kjo traditë e bashkëpunimit të vazhdojë edhe në të ardhmen. Uroj që ta vazhdoni me sukses misionin e ambasadorëve të kulturës dhe veprimtarive intelektuale. Laureatin e sivjetmë të çmimit letrar ,,Naim Frashëri”, Lionel RAY, e përgëzoj në emër të stafit udhëheqës, të profesorëve dhe studentëve të USHT-ës për marrjen e këtij çmimi letrar dhe i dëshiroj suksese të reja në punën e tij theksoi rektori Agron Reka.
Akademiku dhe poeti francez, Lionel Rey, i cili është fitues i sivjetmë i çmimit “Naim Frashëri” është shprehur: “Fillimisht dëshiroj t’ju them se, jam shumë i impresionuar nga pritja e ngrohtë që më është bërë mua në Maqedoni e veçanërisht nga bashkësia shqiptare. Jam shumë i lumtur për këtë çmim sepse kam një admirim të madh për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. E njoh mirë Kadarenë, takohemi ndonjëherë dhe është kënaqësi e madhe për mua të lexoj veprën e tij”, deklaroi shkrimtari Lionel Rey.
Në fund rektori i USHT-së Agron Reka, kësaj figure të madhe letrare franceze Lionel Ray-t, ia dorëzoi një gravurë me emblemën e Universitetit të Tetovës.
Më pas, kryetari i jurisë dr. Agron Tufa ka zhvilluar një bashkëbisedim me fituesin e çmimit ‘Naim Frashëri’ Lionel Ray, i cili më pas ka lexuar vargjet e tija.
Në USHT, laureatit dhe të gjithë poetëve pjesëmarrës në këtë festival, iu bë një pritje e ngrohtë nga ana e studentëve, profesorëve dhe vet udhëheqësia e Universitetit.
Sipas programit të Festivalit, në një nga sallat e Universitetit të Evropës Juglindore, është mbajtur ora letrare ‘Poetë dhe vargje’. Atje, pasi të pranishmit i ka përshëndetur dekani i Fakultetit të Gjuhëve dhe Kulturave prof. dr. Vehbi Bexheti, poetët e ardhur nga vende të ndryshme kanë lexuar krijimet e tyre dhe kanë vizituar bibliotekën e këtij universiteti “Maks Van der Shtul”.
Pasdite, poetët kanë vizituar teqenë Arabati Baba, ku udhëheqësi i komunitetit bektashian në Maqedoni, Baba Edmond Brahimaj ju ka folur mbi historikun e kësaj teqeje dhe për vet bektashizmën.
Në ditën e tretë, në orët e paraditës në Këndin Amerikan në Tetovë janë përuruar librat e edicionit botues të Festivalit; vëllimin poetik në gjuhën angleze “Life’s rags” i autorit Shaip Emërllahu dhe ditari poetik i poetit italian Xhuzepe Napolitano, me titull ‘Ditët e Naimit’. Për këto dy vepra kanë folur studjuesi i letërsisë, poeti amerikan Robert Murray Davis dhe kritiku letrar, poeti Agron Tufa etj.
Në orën e madhe letrare "Meridiane poetike" janë lexuar poezi dhe janë ndarë çmimet letrare të Festivalit. Fitues i çmimit letrar "Menada" është shpallë poeti nga Belgjika, Jean-Luc Wauthier, poeti Besnik Mustafaj është lauruar me çmimin letrar "Oeneumi" dhe poetit nga Maqedonia, Hristo Petreski i është dhënë çmimi "Qiriu i Naimit".
Në këtë edicion Anëtar Nderi të Festivalit janë shpallur përveç laureatit Lionel Ray, edhe poeti amerikan Robert Murray Davis dhe poeti shqiptar Besnik Mustafaj.
Edhe sivjet, drejtoria e Festivalit botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të përgatitur nga Shaip Emërllahu dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga poetja Silke Liria Blumbach me titull "Në gojën e lindjes’’
Hapja dhe mbyllja e Edicionit të XIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ’’Ditët e Naimit’’ drejtëpërsëdrejti u transmetua në televizionin shtetëror.
Skenën impozante e ideoi piktori Savash Veliu.
Festivalin e mbështeti Ministria e Kulturës, Komuna e Zhelinës, e Tearcës, e Gostivarit dhe e Bogovinjës.
Sponzor të Festivalit ishin firmat “Vezë Sharri”, “Emka Petrol”, “T-mobile”, “Hit Oil”, “Euro Lesnina”, “Delfin”, “Emporium” dhe “Les Komerc”. Festivalin e ndihmuan edhe Agjensioni turistik “Euro Turist”, “Bashkimi Turs” nga Tetova, Qendra e Kulturës, Aleanca Franceze, Këndi Amerikan etj.
A. Arsllani

Për ZSH: Baki Ymeri
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poeti Shqiptar Jeton Kelmendi fiton Çmimin e Madh Ndërkombëtar Solenzara të Poezisë
» Sabit Rrustemi:Nis rrugëtimin edicioni i tretë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”
» Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XIII)
» Nexhat Abazi: Vlerat edukative të mësimeve të Naimit për gjuhën shqipe
» Nesër në Zym të Hasit, Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi