Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kovraga i shiti mollët

Shko poshtë

Kovraga i shiti mollët Empty Kovraga i shiti mollët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 10, 2009 1:45 am

Kovraga i shiti mollët

Kovraga i shiti mollët Teksti1._kovraga-490x320


Pemëtarët e Kovragës sivjet kanë vjelë prodhim rekord, 1300 tonë mollë, ose 35 për qind më shumë se vitin e kaluar. Ata se bashku me shoqatën e tyre, premtojnë se do të arrijnë qëllimin e tyre për “1 kilogram mollë, për 1 kosovar”

Nga Agon Sinanaj


Nazif Blakaj, prodhues i mollëve, sivjet e ka pasur më lehtë të gjejë treg për prodhimet e tij. Ai rreth 300 tonë mollë i ka shitur përnjëherë. Kjo falë bashkëpunimit me kompaninë “Elkos”, e cila ka filluar një aksion që nën emrin e saj të shiten produktet vendore. “Sivjet tërë prodhimin e kam shitur. Kjo pa dyshim për mua është mjaft stimuluese”, ka thënë Blakaj.

Atij, prej 5 hektarëve të mbjellë më mollë, tash i ka lindur nevoja të zgjerojë këto sipërfaqe. Ai vlerëson se bashkëpunimi me “Elkos”-in është mënyra më e mirë për rritjen e prodhimit. “E kam rritur përgjysmë prodhimin”, tha Blakaj, plantacionet e të cilit shtrihen në fshatin Kovragë të Burimit.

Kovraga e Burimit njihet për prodhimin e pemëve. Fshatarë të shumtë atje kanë ngritur plantacione me fidanë, dhe thonë se qëllimi i tyre është furnizimi i tregut me molla në tërë Kosovën. Punët për prodhim dhe shitje koordinohen në shoqatën “Pema”. Ajo ka 12 anëtarë, ndërsa edhe gjashtë të tjerë janë në ngritje e sipër të plantacioneve.
Kryetari i saj, Safet Blakaj, thotë se sivjet prodhimtaria ka qenë rekorde, me 1300 tonë mollë, apo 35 për qind më shumë se vjet. Ai premton se do ta realizojnë premtimin që e kishin dhënë më herët “1 kilogramë mollë për 1 kosovar”. “Deri tani tregun e Kosovës e furnizojmë diku rreth 15 për qind”, ka thënë Blakaj.

Ndërkaq sa i përket shitjes, thotë se ka probleme, meqenëse prodhimtaria sivjet është rritur. Plasimin në treg e bëjnë kryesisht përmes tregtarëve lokalë. “Për shkak se po rritet kërkesa , e kemi parë të udhës të ngrisim plantacione të reja. Prandaj po kalojmë sfida, pasi për 1 hektar me fidane duhet investuar 15 mijë euro”, tha ai.

Sa i përket cilësisë, ai thotë se shoqata ka edhe një makinë, e cila përcakton diametrin e njëjtë të mollës dhe shëndetin e saj. Ndërsa për llojet pemëve, mundohen të përcjellin tregun se çfarë po shitet më shumë.

Megjithatë, përkundër vështirësive për shitje, pemëtarët e Kovragës, se fundi kanë marrë një ofertë nga kompania “Elkos”. Deri tani është realizuar një kontratë për 300 tonë sish.

Ramiz Kelmendi, pronar i Elkos-it, thotë se projekti i tij ka për qëllim që në treg të gjejë sa më shumë vend për prodhimet vendore. Sipas tij, këtë do ta arrijë duke kontraktuar tërë sasinë e prodhimit që ka, me cilësi dhe duke respektuar standardet që kërkon kompania.

Nga ana tjetër, prodhuesit thonë se duhet kthyer besimi tek prodhimet vendore, duke u bërë me dije kompanive të mëdha të heqin dorë nga importi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi