Papunësia shqetësim kryesor për qytetarët e Kosovës
Faqja 1 e 1

Prishtina
Sipas një hulumtimi të UNDP, papunësia mbetet shqetësim kryesor për qytetarët e Kosovës. Raporti i titulluar "Mozaiku i Kosovës 2009", që përfshin 6400 të anketuar, nxjerr në pah se ndryshe nga hulumtimet e mëparshme, tani të anketuarit duken të jenë më të kënaqur me mirëqenien e tyre financiare sesa në të kaluarën. Në krahasim me raportet e kaluara, të anketuarit kanë raportuar qasje shumë më të madhe në shërbimet themelore, duke theksuar kështu një arritje të rëndësishme të pushteteve lokale. Sidoqoftë, rritja e qasjes në shërbimet publike nuk duket se ndikon në kënaqshmërinë e përgjithshme me ofrimin e shërbimeve, thuhet në këtë raport që do të publikohet nesër. Të anketuarit vazhdojnë të konsiderojnë se furnizimit me energji elektrike duhet t'i kushtohet kujdes i menjëhershëm, pastaj kujdesit primar shëndetësor, mirëmbajtjes së rrugëve dhe ujësjellësit. Rezultatet po ashtu tregojnë se përderisa të anketuarit mbesin aktivë dhe dëshirojnë që zëri i tyre të dëgjohet, disa të anketuar tani preferojnë të protestojnë në rrugë në mënyrë që të arrijnë qëllimet e dëshiruara. Rezultatet e njëjta po ashtu tregojnë se, përveç papunësisë shumë të lartë, rajonet qendrore të Kosovës mbesin në gjendjen më të keqe dhe janë më pesimistët për mirëqenien e tyre ekonomike në të ardhmen. Mozaiku i Kosovës është projekt i cili realizohet për një kohë të gjatë dhe shqyrton rolin e pushtetit lokal në Kosovë. Është i krijuar për t'i kontribuar debatit të vazhdueshëm dhe reformës së pushtetit lokal duke theksuar prioritetet, vështirësitë në ofrimin e shërbimeve, gatishmërinë e njerëzve për pjesëmarrje në procesin e politikave publike dhe sinqeritetin e komunave ndaj kërkesave lokale. Mozaiku i Kosovës 2009, i përgatitur nga UNDP ja, në partneritet me USAID in, është raporti i tretë në vargun e hulumtimeve të krijuara për të matur perceptimet e qytetarëve dhe vetëdijesimin e tyre për zhvillime të ndryshme të cilat ndikojnë në jetën e tyre të përditshme dhe në ndërveprimin e tyre me pushtetin lokal. Raporti ka përfshirë realizimin e intervistave të drejtpërdrejta me 6400 të anketuar nga 33 komuna.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rama “mashtroi qytetarët e Kosovës”
» Viza me kushte për qytetarët e Kosovës
» Qytetarët e Kosovës, 1.77 miliardë euro kredi
» MPJ fton qytetarët e Kosovës të përkujtojnë 11 Shtatorin
» Thaçi: Qytetarët e dëshmuan se besojnë në institucionet e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi