OEK dhe BSPK vazhdojnë bojkotin e Këshillit Ekonomik-Social
Faqja 1 e 1

Këshilli Ekonomik-Social, i themeluar nga Qeveria e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe BSPK-ja, për rregullimin e dialogut social në Kosovë, vazhdon të mos funksionojë.
Oda ekonomike dhe BSPK-ja vazhdojnë ta bojkotojnë këtë këshill, për shkak të shkeljes së kritereve nga qeveria dhe përfshirjes në të edhe të përfaqësuesve të Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe Aleancës Kosovare të Biznesit.

Dy partnerët social, Oda Ekonomike dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, vazhdojnë të bojkotojnë këshillin ekonomik-social. Përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve, thonë se nuk do të jenë pjesë e këshillit, deri në përmbushjen e kritereve për përfaqësim në të, nga një komision i pavarur.
Sekretari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se gjatë përzgjedhjes së subjekteve nuk janë respektuar kriteret e përcaktuara me ligj dhe kjo është arsyeja e ngecjes së këshillit dhe bojkotit nga OEK-u.
“Jemi të parët ata të cilët kemi kërkuar themelimin e këshillit ekonomik social, duke i respektuar kriteret për përfaqësim të drejtë të të gjitha subjekteve, qoftë ata që reprezentojnë punëtorët, qoftë atyre që reprezentojnë punëdhënësit. Mirëpo, gjatë përzgjedhjes së subjekteve në këtë këshill, qeveria nuk ka respektuar kriteret e përcaktuara dhe kjo ka ndikuar që të stagnojë edhe puna e këshillit”, ka sqaruar Rukiqi.
Edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës janë të zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës për përzgjedhjen që është bërë në këtë këshill.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi thotë se BSPK-ja nuk do të marrë pjesë në të derisa të respektohen ligjet në fuqi.
“Qeveria, respektivisht Ministria e Punës duhet të respektojë partneritetin, duhet të respektojë vendimet e Qeverisë dhe bisedat që i kemi bërë deri tani, që ky këshill duhet të funksionojë. Sepse nëse ndërpritet dialogu social do të vijnë problemet ma vonë...”, ka thënë Arifi.
Nga ana tjetër, zyrtarë të qeverisë kërkojnë nga Oda dhe BSPK-ja që të marrin pjesë në këshill, duke theksuar se përzgjedhja e anëtarëve është bërë duke u bazuar në Rregulloren mbi degën e ekzekutivit të institucioneve të Kosovës, sipas së cilës është përcaktuar përbërja e Këshillit Ekonomik Social.
Behgjet Gaxhiqi, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pohon se Këshilli Ekonomik Social, tani ka filluar veprimtarinë edhe pa OEK-un dhe BSPK-në, por iu bëri thirrje atyre që t’i bashkëngjiten këshillit për ta fuqizuar rolin e tij.
“Vendimi i kryeministrit është një vendim gjithëpërfshirës. Oferta për BSPK-në dhe OEK janë të hapura dhe ata duhet të marrin pjesë që të japin kontributin e tyre në këtë këshill...”, ka thënë Gaxhiqi.
Në këtë këshill institucionet e Republikës së Kosovës përfaqësohen nga MPMS, MEF, MTI, MASHT dhe nga MSH.
Organizatat e punëmarrësve do t’i përfaqësojnë tre anëtarë të
BSPK-së dhe dy anëtarë të KSLK-së. Kurse interesin e organizatave të punëdhënësve do t’i përfaqësojnë tre përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe dy përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Pas raportit të OSBE, Rama të reflektojë për bojkotin
» Kuvendi diskuton privatizimin, BSPK proteston
» Tensione në BSPK, Arifi përzë ata që e shkarkuan
» BSPK e shqetësuar për diskriminimin e punëtorëve të Prokurorisë Speciale
» Aksioni VV : Ministria e Shkatërrimit Ekonomik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi