Ja cila është dashuria ime e madhe
Faqja 1 e 1
Ja cila është dashuria ime e madhe
Ja cila është dashuria ime e madhe
Flet këngëtarja e mirënjohur Aida Ndoci - Dyrrahu
E qeshur, e thjeshtë, me veshjet tepër ekstarvagante, gjithmonë në kërkim të së resë, e lidhur me të gjithë grupmoshat njerëzore, e dashuruar marrëzisht pas muzikës… këto janë disa nga tiparet karakteristike të portretit të këngëtares së mirënjohur Aida Ndoci Dyrrahu. Në kokë mban gjithmonë kapele, që e vendos paksa anash ccapkëncce, gjest që e tregon të vogël në moshë. Buzëqeshjen se heq kurrë nga fytyra e hijshme dhe paqësore. Dhe pse tashmë me pasaportë amerikane, ajo asnjëherë s`e ka harruar vendlindjen, por gjithmonë kërkon hapësira boshe për ta vizituar. Këtë verë ajo ishte e ftuar në disa koncerte në Kosovë, ku midis të tjerash i pëlqeu jo vetëm publiku, por sidomos mikpritja vendase. Në Shqipëri s’ka kohë as për të takuar të afërmit, pasi të njohurit e shumtë s’lënë minutë pa e kërkuar në telefon.
Aida, cili ishe qëllimi i ardhjes suaj në Shqipëri?
(Qesh). Unë para disa muajsh kam pasur disa kërkesa në Kosovë për të dhënë koncerte. Ishin disa mikesha të mia adhuruuese të këngës (banojnë me mua në Amerikë), që kishin dëshirë të merja pjesë në disa koncerte në Kosovë dhe nuk mund të përgjigjesha negativisht. Kosova më pëlqen shumë. Kam shumë miq aty. Dhe këtë radhë ashtu ngjau. Në tre koncerte u ndjeva mes entusiazmit dhe dëshirës së tyre për të kënduar pa pushim.
Kjo dashuri për Kosovën mos vallë ju ka shtyrë që ti kushtoni ndonjë këngë?
Eh, pasi bëtë pyetjen skam përse e mbaj sekret. Po, po përgatis një këngë për Kosovën. Eshtë një këngë e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë (teksti), një ngjarje e dhimbshme, përtej imagjinatës reale të njeriut. Dhe muzikën do ta bëj me një kompozitor kosovar Andin Randobrova. Kënga e dytë është Hip Hop e një rryme tjetër, e bazuar mbi preferencat e të rinjve kosovarë, Këngë të tilla kanë qenë shumë të preferuara në disa koncerte të të rinjve kosvarë.
Shihet se i jeni përkushtuar shumë muzikës së lehtë, mos vallë ke lënë në heshtje muzikën popullore ku sipas shumë specialistëve ju keni një zë të veccantë dhe individualitetin tuaj?
Aspak. Jo. Smund ta them këtë. Pasi të mbaroj dy këngët që diskutuam atëherë do t`i hap rrugën këngës popullore. E di që i jam shumë borxhlie kësaj gjinie, pasi në shumë koncerte apo ftesa të ndryshme ato kanë qenë më të duartrokiturat. Kam gati si tekste dy këngë popullore dhe mendoj që të jenë gati për vitin tjetër.
Mos vallë me këto këngë do të merrni pjesë në maratonën e Këngës popullore që oraganizon TV Klan?
Pikërisht. Po. Ky do të jetë objektivi. Tashmë jam në bisedime me një kompozitor të këngës popullore i cili njeh vokalin tim dhe do të punoj paralelisht. S’ka më kohë për të humbur. Koha nuk zëvëndësohet. Ajo duhet shfrytëzuar.
Gjithmonë veshja e Aidës disi e veçantë…Dimër verë kapele nga më befasueset?
Nuk e di si e shihni ju (qesh). Unë kam mënyrën time të veshjes dhe jam shumë e kënaqur me këtë veshje. Ndihem mirë. Kapelja është miku im më i mirë, pasi me të bën në kokën tënde lëvizje nga më të çuditshemt që të ndryshojnë dritë hijen e fytyrës. Kjo më kënaq.
Mos vallë doni t`u tërhiqni vëmendjen meshkujve?
Si?! Vëmenjden meshkujve? Ka mënyra të tjera për të tërhequr vëmendjjen. Por dua të theksoj se nuk jam natyrë e tillë. As më bën përshtypje se u tërheq vëmendjen meshkujve apo jo. Vishem në atë mënyrë që vetë të ndihem mirë. Me kapele, po ndihem mirë.Nuk është veshje ekstravagante, aspak. Veshja shpreh karakterin tim, atë çka më karakterizon.
Flitet shumë për jetën tuaj. Thashetememe… Ndoshta po ju bezdis dhe unë. Në këto momente a është e dashuruar Aida?
Po jam e dashuruar! Bile marrëzisht…
Mund ta dinë lexuesit emrin?
S`di të mbaj sekrete.
Atëherë?
Thjeshtë. Jam e dashuruar marrëzisht me këngën, muzikën. Ajo është dashuria ime më e madhe. Dashuria që s`e tradhtoj dhe s`më tradhton. Dashuria ime magjike.
Mendova…?
(Më ndërpret). Mos të mendosh asgjë. Përgjigjja ishte e saktë. Ka gjë më të bukur se të jesh e dashuruar me muzikën, me tingujt e saj hyjnorë?! Tani në jetën time e para është muzika, asnjë dashuri tjetër..
Dita më e bukur si këngëtare?
Pjesmarrja në Eurovizion…
Pse gjithmonë flokët i mbani me dy bishtaleca. Nuk mendoni se dukeni paksa lozonjare?
Aha. Jo! Sdi të jetë shkruar diku se me dy bishtaleca dukesh lozonjare. Flokët janë shumë për një femër. Dy bishtalecat më japin mundësinë të loz, kur jam në lëvizje dhe duket se kaloj duart mbi kitarë, piano, apo vegël muzikore...
Jeni e dhënë pas teatrit, cili është aktori i juaj preferuar shqiptar ?
Luftar Paja. Ka një plastikë që edhe kur e mendoj qesh. Por po aq adhuroj dhe Sandër Prosin, Tinka Kurtin, Margarita Xhepën, Kadri Roshin, Timo Fllokon, Rajmonda Bulkun etj…
Një enigmë tjetër tek ju. Mbiemri intresant, Dyrrah? Ç`do të thotë?
(Qesh). Ndoshta e them për herë të parë. Ky mbiemër ka ardhur natyrshëm, ose më mirë të them është mbiemri artistik. Producenti që punoj për albumin në Amerikë më thotë se duhet një mbiemër artisik tej mbiemrit real. Menjëherë më erdhi ndërmend qyteti antik, qyteti i lindjes, qyteti i bukurisë dhe detiti, kaltërsisë. Më erdhi ndërmend emri i Durrësit të lashtë, Dyrrah. Ishte nostalgjia për këtë qytet, kujtimet e vegjëlisë, romantizmi që ai ka përcjellë tek unë dhe ky mbiemër artsitik dukej sikur rrinte në heshtje brenda meje. Është një mbiemër i veçantë që se ka askush. Më pëlqen shumë, shumë…
Pushimet ku i bëni zakonisht?
Pëlqej dhe detin dhe malin. Ku të mund më parë.
Ndiheni mirë kur të thonë jeni simpatike?
Ndihem më mirë kur më thonë sa bukur ke kënduar sot apo dje
Çfarë pëlqeni tek një njeri?
Të qenit njerëzor dhe sidomos inteligjencën. Mbaj distancë nga servilët dhe të paaftët.
Shoh se në gjunjë mbani një qese me libra...
Libri është gjithmonë me mua, kudo që lëviz, ndryshe ndjehem bosh. Në çantën time gjithmonë do të gjeni një roman ku flitet për dashuri, sikundër dhe një bllok shënimesh. Ky i fundit për të hedhur tekste këngësh, kur jam në proces krijimtarie. Shumë vargje më lindin në moment dhe unë i hedh ato menjëherë në bllokun tim të dashur.
Albert Zholi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ç’ ËSHTË NJERIU? CILA ËSHTË ORIGJINA? ÇFARË LLOJ SHORTI KA AI?
» Cila është zgjidhja e “guximshme” për veriun?
» Policia zvicerane ndal adoloshenten nga Kosova (15 vj.) e cila e dehur e "shkilte" Nissan-in 300ZX me shpejtësi të madhe n'midis qytetit të St.Galles ?!
» Sonte në Rubikon: Cila është Qeveria e Edi Ramës?
» Cila është agjenda sekrete politike e Edi Ramës?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi