Naile Zhupani: Ç’asht dashuria?
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Ç’asht dashuria?
Naile Zhupani
Ç’asht dashuria?
Në fakt unë nuk jam ndonjë ekspert ne çeshtjen e dashurisë sepse nuk e njoh aq sa duhet. Por jam në habi gjithemonë duke diskutuar ketë enigma proverbiale qe quhet dashuria.
Kam ardhë në përfundim me e pyet - Ç’asht dashuria?
______________________________________________
Ç’asht dashuria? Fjala asht falsifikuar dhe molepsur aq shumë, saqë nuk kam ndonjë dëshirë të madhe ta përdor. Të gjithë flasin për dashurinë - çdo revistë e çdo gazetë, çdo misionar flet papushim për dashurinë. E dua vendin tim, e dua librin, e dua atë mal, e dua kënaqësinë, e dua gruan, e dua burrin e dua Zotin. Dashuria asht një ide? Nëse po, mund të kultivohet, ushqehet, ledhatohet, urdhërohet me shkop, mund ta trajtojmë si të duam.
Kur thoni se e duam Zotin, çdo të thotë? Do të thotë se doni një projeksion të imazhit tuaj, një projeksion të vetes suaj nën një farë mveshjeje respektueshmërie, varësisht prej asaj që e besoni si fisnike dhe të shenjtë. Dashuria mund të jetë zgjidhja e fundme e të gjitha vështirësive, problemeve dhe mundimeve të njeriut. Pra, si do t’ia bëjmë për të zbuluar se ç’asht dashuria? Duke u mjaftuar me përkufizimin e saj? Kisha e ka përkufizuar në një mënyrë, shoqëria në një tjetër, e kësisoj ekziston një numër i madh devijimesh dhe interpretimesh të gabuara. Të adhuruarët e dikujt, të fjeturët bashkë, shkëmbimi i emocioneve, miqësia – vallë, kjo asht ajo që ne mendojmë se asht dashuri?
Dashuria mund të ndahet në të shenjtë dhe në profane, në njerëzore dhe në hyjnore, apo ekziston vetëm dashuria? Dashuria i përket ndokujt, dhe jo shumë njerëzve? Nëse them, "Të dua", mos vallë kjo e përjashton dashurinë e tjetrit? Dashuria asht personale, apo jopersonale? Morale apo imorale? Asht diçka intime, apo jo? Nëse e doni njerëzimin, a mund ta doni edhe të veçantën. Dashuria asht një ndjenjë? Asht një emocion? Asht kënaqësi? Asht dëshirë? Të gjitha këto pyetje tregojnë – asht apo s’asht e vërtetë?- që ne kemi ide mbi dashurinë, një ide mbi atë që duhet e s’duhet të jetë; një model ose një kod të krijuar mrenda kulturës në të cilën jetojmë.
Një poet yni thotë: Thuaj Të dua dhe ke fituar dy jetë…Vallë, është kështu. Nëse nga thellësi shpirti e ndjen se vërtetë e do dikend dhe atë dashuri ia shpeh me fjalën ”Të dua”, athua kemi fituar dy jetë?! Nëse po, atëherë dashuria po zgjatka jetë dhe po i bëka 2 jetë që jetohen në të njëjtën kohë!
Kështu, për të thelluar çështjen se ç’është dashuria, pikësëpari do të na duhet të çlirohemi nga ndryshku i shekujve, t’i lëmë mënjanë të gjitha idealet dhe ideologjitë, mbi çka duhet e çka s’duhet të jetë. Të ndarët e çfarëdolloj gjëje, në atë që duhet të jetë e në atë që asht, përbën mënyrën më gënjeshtare e të jetuarit. Pra, si do t’ia bëj për të zbuluar se ç’asht ajo flakë që ne e quajmë dashuri- jo për t’ia shprehur ndokujt tjetër, po veç për të ditur se ç’është ajo në vetvete? Si punë të parë, më duhet të largoj mënjanë ato që, kisha, xhamia, shoqëria, prindërit e mi dhe miqtë, ato që çdo person e çdo libër ka thënë mbi dashurinë, sepse dua ta zbuloj vetë se çfarë asht.
Qeveria thotë: "Shko e vrit për dashurinë ndaj vendit tënd”. "A asht kjo, dashuri? Religjioni thotë: “Harroje seksin për dashurinë ndaj Zotit”. A asht kjo, dashuri? Dashuria asht dëshirë? Për pjesën tonë më të madhe, asht – dëshirë e kënaqësi, kënaqësi që rrjedh nga shqisat, nga tërheqja seksuale e nga kënaqësia. Nuk jam kundër seksit, por përpiquni të shikoni se si ai asht ngatërruar në të. Ajo që seksi ju jep çastërisht, asht braktisje e plotë e vetes suaj. Pasandaj riktheheni në konfuzionin tuaj, e kështu, doni ta ripërsërisni e ripërsërisni atë gjendje në të cilën nuk ka shqetësime, probleme, nuk ka unë. T’i përkasësh një tjetri, të jesh psikologjikisht i ushqyer nga një tjetër, të varesh nga një tjetër- në gjithë këtë duhet të jetë prorë ankthi, frika, xhelozia, faji, e përsa të jetë frika, nuk asht dashuria.
Një mendje e ndrydhur nga dhimbja nuk ka për ta ditur kurrë se ç’asht dashuria; sentimentalizmi dhe emotiviteti nuk kanë të bëjnë absolutisht me dashurinë.
Në fakt, të tjerë, sidomos poetë e romantikë, janë idiotë në besimin se pa ndie dhembje për dikënd që të mungon (e ke larg fizikisht, ka ndërruar jetë, jeni ndarë, etj.) nuk mund ta kuptosh dashurinë! A thua dhembja për dashurinë fiton shenjtërinë dhe kështu noton dimensionit që nuk e njohin të gjithë njerëzit?! Kur njeriu ndahet nga e dashura apo i dashuri, nëse vërtetë ka pasur dashuri shumë në mes tyre, atëherë ndarja shkakton netë pa gjumë, lotë shpirti që nuk teren kurrë, vuajtje, stres, dhembje shumë…Por, a thua njeriu tejkalon këtë gjendje nëse takon tjetrin?! Si do të veprojë kur nisë sfidën e të ridashuruarit?!
Ana tjetër që duhet të thuhet, asht mendimi i filozofit apo poetit që deklaron se dashuritë e mëdha nuk realizohen kurr?! Pse?! Pse ndodhë që në shumë raste dashuritë e mëdha nuk përfundojnë me ”duvak” apo para altarit?! A ju ka ndodhur kjo juve, sidomos juve që pretendoni se e njihni dashurinë, si ndjesi, si koncept apo si fiksion?!
Ajo që e bën tragjikisht edhe më të dhembshme ”dashurinë e madhe” por që nuk realizohet, është mendimi i vazhdueshëm i pohimit më lart: Dashuritë e mëdha nuk realizohen kurr! Por, ato, megjithate, nuk përfundojnë kurr! A thua kjo jetë e botë është e ndërtuar që dashuritë e mëdha të mos realizohen kurr, por që të mos përfundojnë kurr gjithashtu?!
E kështu, dashuria nuk ka të bëjë fare me kënaqësinë dhe dëshirën. Dashuria nuk asht një prodhim i mendimit, që asht e kaluara. Në mënyrë absolute, mendimi nuk mundet kurrsesi të kultivojë dashurinë. Dashuria nuk asht e kufizuar apo e kurthëzuar nga xhelozia, meqë xhelozia i përket së shkuarës. Dashuria asht gjithmonë prani aktive. Nuk asht "Do të dua" ose "Kam dashur". Nëse njihni dashurinë, nuk do të ndiqni askënd, dashuria nuk bindet. Kur dashuroni, nuk ekziston as respekti, as arroganca. Nuk dini se ç’do të thotë realisht ta doni dike - ta doni pa urrejtje, pa xhelozi, pa zemërim, pa ndërhyrë në atë që tjetri bën apo mendon, pa dënuar, pa bë krahasime - nuk dini çfarë do të thotë?
Ku ka dashuri, A ka krahasim? Kur dashuroni dikë me gjithë zemër, me të gjithë mendjen, me gjithë trupin, me të gjithë qenien tuaj, a egziston krahasimi? Nëse e dorëzoni veten krejtësisht në këtë dashuri, atëherë nuk egziston tjetri. Ndoshta dashuria ka përgjegjësitë dhe detyrimet e veta, dhe i përdor ato? Kur bëni diçka përtej detyrimit, a ka dashuri? Në detyrimin nuk ka dashuri. Struktura e detyrimeve, në të cilat qenia njerëzore ka rënë në kurth, shkon duke e shkatërruar. Përsa kohë që jeni të detyruar të bëni diçka, thjesht sepse asht detyra juaj, nuk e doni atë që bëni. Kur asht dashuria, nuk asht detyrimi apo përgjegjësia.
Nëse i jepni rëndësi, do të vëreni se e gjithë kjo ndodh mrënda jush. Mund ta vëreni në mënyrë të plotë, krejtësisht, me një vështrim, pa humbur kohë me analiza. Mrënda një çasti, mund të vëreni strukturën e tërë dhe natyrën e kësaj gjëje të vogël e të pavlerë, që quhet “unë”, lotët e mi, familja ime, kombi im, besimi im, religjioni im - të gjitha këto pisllëqe janë mrenda jush. Kur ta kuptoni këtë me zemër, me mendje, kur ta kuptoni që nga thellësia e zemrës, atëherë do të keni çelësin që mund t’i japë fund dhimbjes.
Kur të pyesni se ç’asht dashuria, do mund të jeni tepër të trembur për të parë përgjigjen. Ajo mund të ketë domethënien e një ndryshimi rrënjësor; do mund ta thërrmojë familjen; do mund të zbulonit se nuk e doni gruan tuaj, burrin tuaj ose fëmijët tuaj – apo jo? - do mund t’ju duhet të shkatërroni shtëpinë që keni ndërtuar, me gjasë s’do mund të ktheheshit më në tempull. Por, nëse hala doni ta zbuloni, do të shihni se frika nuk asht dashuri, se varësia nuk asht dashuri,se ndjenja e pronësisë dhe dëshira e mbizotërimit nuk janë dashuri, se përgjegjësia dhe detyrimi nuk janë dashuri, se vetëmëshirimi nuk asht dashuri, se ankthi i të mos qenit i dashur prej tjetrit nuk asht dashuri.
A asht Dashuria e kundërta e urrejtjes? më shumë nga ç’është përunjësia e kundërta e vanitetit ?. E kështu, kemi arritur në pikën: a mundet mendja të takojë dashurinë, pa e patur nevojën e disiplinës, mendimit, mundimit, pa pasur asnjë libër, mjeshtër apo udhërrëfyes - ta takojë ashtu siç takohet një perëndim i bukur? Një mendje që kërkon, nuk asht mendje e pasionuar, dhe ta takosh dashurinë pa e kërkuar, asht e vetmja mënyrë për ta gjetur- ta takojmë pa e ditur, e jo si rezultat i një përpjekjeje apo i një përvoje.
Dashuria asht diçka e re, e freskët, e gjallë. Ajo nuk ka dje e as sot. Gjendet përtej çdo lloj konfuzioni mendimesh. Vetëm mendja e pafajshme e di se ç’asht dashuria, dhe mendja e pafajshme mund të të jetojë në botën që e pafajshme nuk asht. Asht e mundur ta zbulojmë këtë gjë të jashtëzakonshme, të cilën njeriu ka kërkuar përjetësisht, në vetëflijim, në adhurim, në marrëdhënie, në seks, në çfarëdolloj forme kënaqësie e dhimbjeje, vetëm kur mendimi arrin të kuptojë veten e të mbërrijë natyrisht në fund. Mund t’i lexoni këto fjalë hipnotizuese dhe ngashnjyese, por të shkosh realisht përtej mendimit dhe kohës - pra të shkosh përtej dhimbjes- do të thotë se egziston një tjetër përmasë e quajtur dashuri. Por ju nuk dini të arrini në atë burim të jashtëzakonshëm - pra si do t’ia bëni? Nëse nuk dini çfarë të bëni, mos bëni asgjë - apo jo? Absolutisht asgjë. Atëherë. Në intimitetin tuaj, ju do të gjendeni në heshtjen më të plotë. E kuptoni se ç’do të thotë? Do të thotë se nuk kërkoni, nuk doni, nuk shkoni në kërkim të diçkaje; nuk ekziston absolutisht një qendër.
Atëherë ekziston dashuria.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Rrnosh “gegnishtja" - nuk asht dialekt!
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi