Naile Zhupani: Rrnosh “gegnishtja" - nuk asht dialekt!
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Rrnosh “gegnishtja" - nuk asht dialekt!
Naile Zhupani: Rrnosh “gegnishtja" - nuk asht dialekt!
Ne viti 2008, më kujtohet kur Hans Joachim Lanksch mbjati nje Tubimin e 3-të Kulturor-Shkencor Shqiptaro-Gjerman “Kongesi i Manastirit: sfidë mes traditës dhe risisë në kulturën e shkrimit shqip”, në Universitetin e Mynihut.
Lanksch, që e prezanton veten si “qytetar i thjeshtë që punon me gjuhën shqipe”, prej kohësh merret me përkthime nga shqipja tue i kushtue vëmendje të veçantë letërsisë në gegënishte, prandaj mendimet e tij për çështjen e raporteve të standardit me variantet letrare dhe me dialektin geg kanë interes të madh, meqë vijnë nga një intelektual që nuk e fsheh se asht “dashamirës i madh i gegnishtes”.
Autori ndalet në debatin rreth mënyrave të gjallërimit të gegënishtes dhe rishikimit të politikave gjuhësore ndaj shqipes, tue parashtrue disa kërkesa për të gjithë ata që mbeten të përfshirë në këtë debat.
Thotë Lanksch:
Diskutimi për gegnishten dhe standardishten e sotme duhet liberalizue, duhet me i dhanë fund monopolizimit të këtij kuvendimi nga ana e disa gjuhëtarëve që e mbrojnë standardishten e Kongresit të Drejtshkrimit dhe orvaten me uzurpue çdo diskutim për këtê çâshtje, ku përjashtohen sidomos shkrimtarët, ata pra që e përdorin dhe e krijojnë gjuhën.
Gjuhën e Dantes dhe Petrarkës s’e kanë krijue gramatikanët, por Danteja dhe Petrarka. Me fjalë të tjera: nuk ban që për problemet e këndimit operistik të monologizojnë profesorët e kantos tue ua kyçë gojën kangëtarëve".
Mendim i drejtë, edhe pse mua nuk më duket që gjuhëtarëve ithtarë të standardit t’u ketë mbetur shumë frymë, motivim dhe energji për t’i mbrojtur pikëpamjet e tyne. As më duket se janë përjashtue shkrimtarët nga ky diskutim.
Prandaj nuk e kuptoj se për çfarë e ka fjalën pikërisht Lanksch. Ndoshta kërkon që shkrimtarët të mos përjashtohen nga forumet e gjuhëtarëve? Po nëse asht ashtu, a nuk do të ishte e udhës që edhe gjuhëtarët të mos përjashtoheshin nga forumet e shkrimtarëve? Se vërtet gjuhën e Dantes dhe të Petrarkës “s’e kanë krijue gramatikanët”, por gramatikanët e kanë kodifikue dhe e kanë përpunue në mënyrë që ajo të shndërrohej në gjuhë të përshtatshme jo vetëm për tercina dhe sonete, por edhe për të kryer të gjitha funksionet e tjera që i kërkohen standardit, sidomos në një shoqëni moderne si ajo italiania.
Duhet me i dhanë fund diskriminimit të gegnishtes letrare si “dialekt”. Asht e vërtetë që ekzistojnë të folmet gege me nëndialektet, nën-nëndialektet dhe nën-nën-nëndialektet etj. të tyne, por asht e vërtetë edhe se autorë si Migjeni a At Anton Harapi kanë shkrue nji gegnishte letrare edhe pse ajo s’ka kenë e standardizueme.
Përsëri mendim shumë i drejtë e që nuk kuptohet mirë, as nga mbrojtësit e standardit as nga partizanët e gjallërimit të gegënishtes. Gegënishtja letrare vërtet mbështetet mbi dialektin geg, por si kod i përket një niveli tjetër, ku gjuha lëvrohet nga autorët dhe normëzohet me shkrim – në kuptimin që ka pasur një normë të gegënishtes veriperëndimore (katolike) dhe një normë të gegënishtes qendrore-jugore (elbasanishtja) dhe një normë të gegënishtes veriperëndimore (kosovarishtja), edhe pse këto kanë pasur dhe kanë dallime të randësishme mes tyne. Shumë mbrojtës të standardit, që nuk arrijnë të dallojnë midis dialektit dhe variantit letrar, e njëjtësojnë gegënishten letrare me gjuhën e rrugës, ose zhargonin që përdoret ndonjëherë në forumet online (gegënishtja jugore e Tiranës në forume me shqiptarë Shqipërie dhe gegënishtja verilindore në forume me shqiptarë Kosove). Nga ana tjetër, shumë ithtarë të gegënishtes kujtojnë se janë përnjimend në gjendje ta shkruajnë atë variant letrar vetëm e vetëm sepse janë vetë gegë, edhe pse gegënishtja letrare për t’u shkrue drejt duhet studiue si çdo gjuhë tjetër.
Vazhdon Lanksch:
Diskutimi për gegnishten dhe gjuhën zyrtare letrare duhet shlirue prej vështrimeve jashtëgjuhësore. Gjuha nuk mund t’i nënshtrohet nji qasje ideologjike, sidomos jo nji qasje politike. Dihet që në djepin e gjuhës së dekretueme prej Kongresit të Drejtshkrimit qëndronin pikëpamje kryekëput politike që s’kishin me bâ asgjâ me çâshtjen e gjuhës.
Përsëri mendim shumë me vend, që meriton të analizohet nga të dy krahët e debatit. Nëse dje standardi u mbështet me argumente ideologjike, sot disa kundërshtarë të standardit duan ta rrëzojnë me argumente njëlloj ideologjike, si “gjuhë të komunizmit”.
Përsëri Lanksch:
Poashtu, debati për gegnishten dhe standardishten duhet shlirue prej emocionesh dhe frazave bombastike e patetike. Gegnishtja duhet të çmitologjizohet dhe standardi duhet të demistifikohet. Ithtarët e gegnishtes duhet me u dhanë lamtumirën shprehjeve si “gegnishtja e shêjtë”, “lahuta ilire këndonte gegnisht” etj.
Edhe unë kam mendue gjithnjë kështu – mistika që shoqëron ndonjëherë ligjërimin e ithtarëve të gegënishtes sidomos veriperëndimore më asht dukur e shtirur, në mos e rreme; më tepër orvatje për të manipulue emocionet e turmës, sesa bindje e tillë që mund të sjellë rezultate praktike. Prandaj e gjykoj me vlerë të paçmuar opinionin e Lanksch-it për këtë çështje, sepse askush nuk mund ta akuzojë Lanksch-in se po luan lojën e toskëve, ose të “komunistëve”. Nevojat kulturore të gegëve dhe mënyrat si do të ringjallet gegënishtja letrare nuk kanë të bëjnë me profka lahutash dhe ilirësh; dhe ishte vërtet koha që dikush ta shpallte këtë hapur… Këtu asht për t’u shtue edhe miti i “pasurive të humbura” të gegënishtes, ose i fjalëve që janë lënë “qëllimisht” jashtë; çështje kjo që e kam trajtuegjetiu në këtë shkrim.
Nga ana tjetër, vëren Lanksch:
Avokatët e standardit duhen me u distancue prej shtrembnimeve faktesh. Disa mbrojtës të gjuhës së sotme zyrtare shqipe pretendojnë se gjuha e Kongresit të 72-ës na ishte nji si arritje aspiratash shekullore të popullit shqiptar për nji gjuhë të përbashkët letrare.
Në të vërtetë, disa prej mbrojtësve të standardit të shqipes janë kapur pas fijes së barit të Kongresit Drejtshkrimor të 72-shit sepse i tremben kaosit ose nuk duan t’i hapin vetes punë, duke rishikue jë kod të cilin e kanë hartue vetë; ndërsa disa të tjerë tremben nga arroganca dhe injoranca e shumë partizanëve të “rikthimit geg”, të cilët me pasionin e tyre të rrëmbyer i kanë polarizue debatet pa nevojë; për të mos përmendur pastaj tribunën partikulariste që mban në këmbë Migjen Kelmendi tek “Java”, si flamur të provincializmit kulturor kosovar.
Shpjegon Lanksch:
Siç dihet mirë dhe shpesh harrohet me gjithë qejf, orvatjet dhe aspiratat e shqiptarëve për nji gjuhë të përbashkët letrare rezultonin në vendimet konsensuale të Komisisë Letrare të Shkodrës, në gegnishten jugore elbasanase. Elbasanishtja qe nji idiomë e gjallë, që mund të përdorej pa telashe të mëdha si prej tosknishtfolësve ashtu dhe prej gegnishtfolësve.
Elbasanishtja si normë e shqipes nuk funksiononte në të gjitha nivelet. Nji pjesë të fajit për këtê kanë edhe shkrimtarë të njohun që e injoronin modelin e elbasanishtes, ndër ta edhe At Gjergj Fishta, përndryshe anëtar i Komisisë Letrare të Shkodrës, i cili me kryeneçësi prej gegit vazhdonte me shkrue nji gegnishte veriperëndimore.
Fjalë ari, Lanksch! Ka shumë të ngjarë që varianti letrar i gegërishtes së Elbasanit me kohë do të ishte shndërrue në një shqipe më të plotë e më përfshirëse se kjo që flasim sot, por kjo perspektivë edhe logjike edhe historike u sabotua nga të dy krahët – jo vetëm nga toskët, por edhe nga vetë gegët e koinesë katolike të Shkodrës, të cilët kishin peshë të jashtëzakonshme kulturore jo vetëm për arealin geg, por për krejt trojet shqipfolëse.
Vazhdon Lanksch:
Disa fjalë për statusin quo. Në Kosovë de facto ekziston gjendja e diglosisë. Përveç kësaj, kur orvaten me e përdorë standardin, shumica dërrmuese e popullatës atê nuk e zotnojnë. Në Shqipni, nji pjesë e mirë e toskëve e përdorin tosknishten në vend të standardit, gjâ që mund të vërehet mjaft mirë në radio e televizion, përderisa nji pjesë e mirë e gegëve nuk e zotnuekan mâ plotësisht gegnishten dhe përdorin nji mish-mash gego-standardisht.
Unë besoj se gjendja e mjeruar e përdorimit të shqipes standard në Kosovë nuk ka aq të bëjë me paaftësinë e kosovarëve për të mësue një variant të shqipes të mbështetur në toskërishten, sesa me nivelin e ulët të mësimit të shqipes në shkollat e atjeshme, i cili u dëmtua edhe më gjatë viteve 1980-2000, kur riprodhimi i kulturës shqiptare në Kosovë u rrezikua për shkak të politikave shtypëse të Beogradit. Përndryshe asht fyese për vetë kosovarët të thuash se këta nuk e mësojnë hiq standardin.
Si nuk e mësokan hiq kosovarët standardin? Njerëzit mësojnë pa asnjë problem gjuhë të huaja, me struktura gramatikore krejt të ndryshme nga ajo e gjuhës së tyre amtare; veçanërisht fëmijët në shkollë. Unë besoj se kosovarët nuk po e mësojnë mirë standardin sepse mësuesit e tyne nuk e kanë mësue mirë standardin. Aty ka shkëputje të vijueshmërisë, e cila kompensohet pastaj me profka populiste.
Lanksch rrëfen pastaj se ka biseduar me shumë autorë gegë në Shqipëni, për të mësue se çfarë i pengon ata pikërisht në përdorimin e variantit letrar geg. Sipas tij, nga këto anketa del se:
[G]egët e Shqipnisë janë rritë e rriten me standardishten dhe janë mësue me tê. Mungesa e nji norme gjuhësore të gegnishtes së sotme e vështirëson mâ têj përdorimin e nji gegnishte letrare.
Thotë pastaj autori:
Sa i përket gegnishtes – çka me bâ? Linguocidi që e ndërmori sistemi komunist ndaj gegnishtes asht ireversibël. Tash për tash, krijimi i nji norme të përbashkët gege duket me kenë iluzion, sidomos për shkak të bajraktarizmit të njohun notor, por edhe në mungesë të strukturave të nevojshme organizative, administrative e shkencore.
Natyrisht. Një tjetër e vërtetë e tipit “mbreti lakuriq”… Pa përmendur të gjithë ata që ende shpresojnë se një ditë gegënishtja letrare do të imponohet si forma standard e shqipes (sepse më “e bukur”, ose më “e pasur”, ose më “e vjetër”, ose më “e pastër”, ose më “autentike”, ose më “patriotike”, ose me më shumë folës se toskërishtja), shumë intelektualë gegë dëshirojnë ta shohin gegërishten letrare së paku të rehabilitue dhe në të njëjtin nivel funksional përdorimi si edhe standardin, por gegënishten letrare të tynen, jo të atyne të tjerëve. Këta nuk kanë ndryshue shumë, në krahasim me ata të tjerët që dje refuzuan ta përqafojnë elbasanishten letrare, dhe me këta të tjerët sot, që kërkojnë të standardizojnë një formë të tretë të gegënishtes, atë verilindoren. Mua kjo më kujton një histori me Nastradinin, që kur e pyetën se ku ishte qendra e dynjasë, e nguli bastunin para këmbëve dhe tha “këtu asht”; sikurse më kujton edhe një dobësi themelore të kulturës gege historikisht – pazotësinë për të gjetur platforma të përbashkëta, ose “bajraktarizmin”, siç e quan Lanksch.
Duhet me i dhanë fund demonizimit të gegnishtes si element antikombëtar, anmik i popullit shqiptar, armë e përçarësve të kombit shqiptar
Për fat të keq, botimi dhe distribuimi i librit në gegënishte bëhet në pajtim me kërkesat e tregut. Do të ishte e mrekullueshme sikur poeti që shkruan në gegënishte të lexohej edhe në Delvinë ose Leskovik, por në qoftë se kjo nuk ndodh, asnjë botues nuk do të rrezikonte që t’i shpinte librat atje. Bile mungesa e lexuesit asht arsye kryesore që botuesit druhen të marrin përsipër botime në forma gjuhësore jostandard. Prandaj do të ishte e nevojshme, për mendimin tim, që gegënishtja letrare, e shkrimtarëve të mëdhenj gegë të letërsisë shqipe, të studiohej në shkolla të mesme anembanë vendit. Ashtu ndoshta do të përgatitej edhe lexuesi i ardhshëm i Fishtës dhe i Camajt në Tepelenë, në Qeparo ose në Bilisht.
Përfundon Lanksch:
Sa i përket standardit – statusi ante quo sot nuk mundet me u vendosë, nuk mundet me u rivendosë norma e elbasanishtes. Gjuha e sotme zyrtare letrare duhet me u lirue nga korseja e nji standardi të ngurosun. Duhet lejue zhvillimi organik i gjuhës, ku standardi i bazuem mbi tosknishten ka me u shkrî me elemente gege. Kultivimi i gegnishtes letrare dhe liberalizimi i standardit nuk duen me thanë dhe nuk synojnë divergjencën por konvergjencën e natyrshme të idiomave shqipe.
Për fat të keq, Tiranës duket sikur i mungojnë institucionet me autoritetin e nevojshëm për t’u marrë me këto punë; dhe mllefi poetik i Tufës dhe të tjerëve përbën një arsye më tepër për të qenë të kujdesshëm. Me Lanksch-in, edhe unë besoj se standardin do ta zhvillojnë shkrimtarët, por ndryshe nga Lanksch-i, unë kujtoj se ndryshimet në standard gjithnjë do t’i kodifikojnë gjuhëtarët; dhe se këta të fundit po i mungojnë debatit publik edhe më shumë se shkrimtarët vetë.
Unë kam shpresue, dhe vijoj të shpresoj, se trysnitë për ndryshim ndaj standardit nuk do të mbeten në nivelin e fonetikës, morfologjisë dhe leksikut, por do të ngrihen një nivel më lart, për t’ia lejuar gjeografisë së shqipes të shprehet në nivelin stilistik, retorik dhe poetik; ose në formën e mrendshme të ligjërimit shqip. Këtë natyrisht mund ta bëjnë vetëm shkrimtarët; por që ta bëjnë këtë, shkrimtarët duhet të shkruajnë vepra të cilat të priten mirë nga lexuesi.
Përndryshe, kjo puna e Kongresit të vitit 1972 do të përfundojë si tabelat e qitjes që përdornim dikur në zbore, me fytyrat e Brezhnjevit dhe të Reaganit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Ç’asht dashuria?
» Naile Zhupani sjell poezinë "Lamtumire" - nga Arshi Pipa.
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Naile Zhupani sjell poezinë "Lamtumire" - nga Arshi Pipa.
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi