Dibran Demaku: Komunistët e djeshëm të devotshëm - Sot demokratë të zjarrtë
Faqja 1 e 1

KOMUNISTËT E DJESHËM TË DEVOTSHËM-SOT DEMOKRATË TË ZJARRTË
Nga Dibran Demaku
Tranzicioni apo ndryshimi i pushtetit nga ai komunisto- socialist në atë demokratik,në Kosovë për shkaqe që tashmë dihen,filloi me vonesë.Derisa në vendet e tjera të Europës lindore ky tranzicoin filloi në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar,në Kosovë filloi me dhjetë vite vonesë dhe atë në vitin e fundit të shekullit që lamë e mund të themi edhe në vitin e parë të shekullit të ri.Por edhe ky tranzicion në Kosovë filloi dhe po vazhdon deri më tash e mbase dhe më tutje për shkaqe specifike në të cilat u ndodh Kosova në fund të shekullit të kaluar.Kosova dihet tashmë se në fund të shekullit të kaluar ishte e detyruar që të bënte luftë ndaj sistemit kolonial që kishte vendosë Serbia në Kosovë.Dhe pas një lufte titanike të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe me përkrahjen e aleatëve perendimor Kosova arriti që t`i shkëpus vargonjtë kolonial me të cilët Serbia e kishte prangosur Kosovën për një shekull të tërë.
Por kjo gjë nuk është temë e këtij shkrimi.Temë e këtij shkrimi është kalmi nga sistemi komunisto-socialist në atë të demokracisë si dhe pasojat e sistermit të kaluar.Por siç e cekëm edhe më sipër,Kosova kalimin nga sistemi socialist në atë të demokarcisë e bëri në mënyrë krejt të ndryshme nga vendet e tjera të Europës lindore.Së pari këtë tranzicion Kosova e filloi me dhjetë vjet vonesë e pastaj edhe atë në mënyrë krejt specifike,sepse ajo u ndodh nën administrimin e Organizatës së kombeve të bashkuara,që për një kohë të gjatë ishin dhe janë organe ekzekutive në Kosovë.Kështuqë derisa vendet e tjera të Europës lindore pas kalimit të sistemit socialist në atë demokratik filluan të merren me pasojat e sistemit të kaluar,Kosova që në fillim duhej të merrej me diçka krejt tjetër.Dhe atë në përpjekjen për ngritjen dhe ndërtimin e shtetit.Ndërkaq për pasojat e sistemit të kaluar as që kishte kohë të bënte fjalë.
Vetëm pas shpalljes së pavarësisë dhe nxjerrjes së Kushtetutës së vet,që ndodhën në vitin e kaluar,Kosova u stabilizua ca dhe filloi të mendonte për pasojat që kishte lënë prapa sistemi i kaluar,pra sistemi komunisto-socialist.Por edhe marrjen me këtë gjë e kishte dhe e ka krejt ndryshe nga vendet e tjera.Dhe atë për arsye se Kosova edhepse e ka shpallur pavarësinë ende ndodhet nën monitorimin e organizatës së kombeve të bashkuara e edhe të Bashkimit europian.Dhe për këtë shkak,kuptohet se çdo iniciativë që merret nga qeveria si dhe nga organet tjera udhëheqëse së pari duhet të kalojë apo të marrë „Vizë“ nga kombete e bashkuara(Unmiku) dhe nga Bashkimi meuropian.Prandaj edhe po i ndodhin këto vonesa që në ardhmërinë e saj mund të kenë pasoja…
Para ca kohësh në Kuvendin e Kosovës u mor një iniciativë që të hapej një debat për të kaluarën pölitike të disa figurave që në sistemin e kaluar kishin patur pozita udhëheqëse, nëpër organet legjislative,ekzekutive dhe juridiko-gjyqësore dhe që për ironi të fatit po ata të njejtit ato pozita udhëheqëse i trashëhuan edhe në sistemin e ri.U mendua që për këtë çështje me rëndësi jetësore të nxirrej edhe një rezolutë ku të thuhej në mënyrë decidive u ndalohej të gjithë atyre që në sistemin e kaluar kishin pasur pozita udhëheqëse,që në sistemin e ri të ushtronin ato pozita.Por edhe kjo iniciativë e Kuvendit u stopua nga administrata e Unmikut dhe e Bashkimit europian?! Pra me këtë stopim,Kosovës ju mohua e drejta që të ndahet nga e kaluara dhe ta dënojë të kaluarën dhe pasojat që la ajo e kaluar?!Pse ndodhi kështu dhe pse pikërisht në Kosovë,askush nuk e tha asnjë fjalë?!
E dihet botërisht se ndërtimi i sistemit të ri me njerëzit që në sistemin e kaluar kanë qenë në pozita udhëheqëse,ndërtohet me shumë vështirësi,për të thënë se nuk ndërtohet fare?! Pse themi kështu?! Përgjigja më e drejtë do të ishte:Njerëzit që në sistemin e kaluar kanë qenë në pozita udhëheqëse,atë sistem ende e ruuajnë në mendjet dhe në zemrat e tyre.Dhe atë për shkak të privilegjeve që kanë pasur në atë sistem.E kur të njejtit të gjenden në pozita po të njejta edhe në sistemin e ri domosdo që do të mendojnë dhe të veprojnë që privilegjet që kishin në sistemin e kaluar t`i fitojnë edhe në sistemin e ri?! Ndërkaq të tjerët që në sistemin e kaluar kishin dënuar shumë njerëz dhe tash ndodhen në të njejtat pozita do të mundohen që deri në fund t`i ruajnë ato pozita,nga frika se po erdhën në pozitë ish viktimat e tyre(që janë shumë) ata kanë frikë se viktimat do të hakmerreshin.Dhe nga ky fakt ata do të dëshironin që sistemi i ri të mos stabilizohej kurrë?!...Edhe këtu ngre krye një arsye fare e thjeshtë:Sepse viktima dhe xhelati nuk mund të pajtohen kurrë.Dhe kur xhelati ndodhet përseri në pozitë udhëheqëse,kërkesa që viktima të pajtohet me të është kërkesa më ironike e mundshme?! Për ta ilustruar këtë që u tha më lartë po i paraqesim dy raste karakteristike:
Rasti i parë:Në filmin shqiptar „Vdekja e kalit“ të regjisorit të njohur Kujtim Çashku,viktima që sapo ka dalur nga burgu(tashmë kur ishte shembur komunizmi dhe kishte ardhur demokracia)takohet me ish shefin e sigurimit.Ishte ai shefi i devitshëm i sigurimit të sistemit të më parshëm që viktimën e kishte terrorizuar psiqikisht dhe fizikisht! Dhe tani ky ish shef i sigurimit viktimës i kërkon të falur sepse fajtor ishte sistemi e jo ai e si për ironi të fatit ai i thotë se për viktimën kishte ndjerë keqardhje edhe atëherë dhe ndjente edhe tash.Dhe mundohet që viktimen ta bind se ai nuk është më ai i vjetri,se ka pësuar metamorfozë dhe viktimën edhe mund ta ndihmojë?!Por kur viktima e kupton se ish shefi i sigurimit tash kishte formuar parti politike dhe aty afër e kishte selinë e partisë dhe se ai, viktima do të mund të paraqtitej tek ai saherë që të kishte nevojë,viktima domosdo që do të mbetet i habitur dhe gojëhapur.I habitur se si këta njerëz mund të „notojnë“ në çdo sistem dhe pa u lagur do ta lë viktimën pa fjalë?!...
Rasti i dytë: Autori i rreshtave të këtij shkrimi në sistemin e kaluar kishte punuar në një institucion mediatik që atëherë quhej Televizioni i Prishtinës.Edhe sot i kujtohet një rast që kishte ndodhur e që në shikim të parë nuk dukej se kishte ndonjë peshë të madhe.Por atëherë ndodhte që nga një ngjarje fare e vogël dhe krejt banale të pësonte dikush.Dhe gjithmonë pësonte më i pafajshmi.Në atë institucion mediatik punonim shumë punëtorë të profileve të ndryshme.Ishin vitet e pas demonstratave studentore të 81-njëshit,kur fjalës së lirë ju kishte zënë fryma.Kur për një fjalë krejt të zakonshme që mund ta flisje me një mik apo me dike tjetër mund të përfundoje edhe në burg!Ndërkaq për ne punonjësit e televizionit si medium i drejtpërdrejtë me shikuesit fjala kishte edhe më shumë peshë dhe përgjegjësi.Ishte koha kur para se të flisje një fjalë duhej të mendoheshe dhjetëherë sepse aty ishin(fjalëruajtësit e paguar pikërisht për këtë) ata që fjalën tënde e analizonin dhe i jepnin konotacion ashtu siç dëshironin ata!E ishte ajo kohë kur siç thuhet në popull:“Dy të pashpirt-një i pa krye“Pra për një fjalë mund të shkonte edhe koka?!...Kështu një fjalë njërit nga kolegët tanë i kushtoi me largim nga puna dhe me disa vite burgim.“Ruajtësit e fjalës“ asaj fjale i kishin dhënë asi konotacioni saqë nuk kishte mbetur rrugë tjetër për aurorin e saj vetëm burgu!Edhepse ajo fjalë në formën që e kishte përdorur ai ishte edhe në fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe.Por,aq u bënte „ruajtësve të fjalës“ se çfarë thonte fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe?!Kolegu ynë bënte punën e lektorit dhe në një tekst filmi e kishte përdorur fjalën“republikë“.E fjala "republikë" në atë rast bënte fjalë për kapelen e kokës ashtu siç e thonte fjalori drejtshkrimor i gjiuhës shqipe.Por ishte koha kur po të shqiptoje fjalën „republikë“,kishe bërë herezinë më të madhe! Dhe falje nuki kishte.Sado që kolegu ynë arsyetohej se kjo fjalë ishte e tillë edhe në fjakorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe.Udhëheqësit e atëhershëm të TVP-se aurorin e „republikës“ e pushuan menjëherë nga puna dhe ua rekomanduan edhe organeve të drejtësisë!Organet e atëherëshme të drejtësisë kolegun tonë e dërguan në burg.Për burgosjen e tij një faj e kishim edhe ne kolegët e tij të punës që nuk guxuam jo të ngrisnim zërin,por as të flisnim me zë të ulët?!
Dhe tash disa nga udhëheqësit e atëhershëm të Tvp-se edhe tash e ushtrojnë një profesion të tillë?!Mund të ndodh që nëse e lexojnë këtë shkrim(them nëse sepse ata mbase as nuk kanë kohë të merren me gjëra të tilla të vogla) mund të pyesin njëri tjetrin:-Kush qenka ky i marrë që mirret tash me shpifje?!Ndërsa unë them se kjo e tëra është e vërtetë.Shumë nga kolegët këtë edhe mund ta vërtetojnë.Vetëm një gjë nuk mund ta di:A do të ju vijë keq për të kaluarën e tyre kur t`i lexojnë këta rreshta?!A i vret ndërgjegja,nëse kanë fare ndërgjegje?! Apo do të thonë atë fjalën popullore se „Vakti e han kashtën?!”…
Si këta dy shembuj ka edhe plotë të tjerë edhe më sakandalozë se këta.Sepse sistemi i kaluar ishte ndërtuar mbi skandale dhe jetonte me skandale.
Të kthehemi përseri tek tema kryesore e këtij shkrimi.E thamë diku më lartë se Kosova ende nuk është ndarë nga e kaluara dhe ende nuk e ka dënuar atë.Kur themi kështu nuk mendojmë se njerëzit që në sistemin e kaluar kanë qenë në pozita udhëheqëse duhet dërguar në burg.Jo asesi! Por themi dhe atë me plot gojën:Njarëzit që në sistemin e kaluar kanë qenë në pozita udhëheqëse nuk bënë që edhe në sistemin e ri të mbajnë ato pozita.Dhe atë në asnjë mënyrë?! Dhe vetëm atëherë kur ata do të ikin nga ato pozita udhëheqëse,atëherë edhe viktimat e sistemit të kaluar do ta ndiejnë vetën më të lire!Atëherë edhe mund të flitet për kërkim faljeje! Dhe viktimat atëherë mund edhe të falin!...E mbase edhe të pajtohen?!...Dhe atë në bazë të porosive të Anton Çetës-pajtimtarit të njohur të ngatërresave dhe gjaqeve në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar:-“Gjaksi apo borgjliu ,edhepse i është falur gjaku,kur ta takojë ndonjë anëtar të familjes së viktimës apo vet viktimën në rrugë e kudo duhet ta ulë kokën dhe të ia lëshojë rrugën dhe ta ndiejë vetën fajtor dhe ta ketë gjithnjë parasyshë që me asnjë veprim të tijin mos të nxisë tek viktima ndonjë ndjenjë jo të mire se përndryshe gjaku nuk quhet i falur!”.
Sipas kësaj porosie mendojmë se duhet të veprojnë ish komunistët e devotshëm të sistemit të kaluar dhe jo tash në demokraci të na shiten si demokratët më të zjarrtë.Sepse duhet ta kuptojnë se populli i njeh që të gjithë dhe që të gjithëve sipas meritave do t`u jap hakun !...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rudolf Marku: Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ekspertët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi