Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Dallgë mendimesh!!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Dallgë mendimesh!! Empty Lediana Kapaj: Dallgë mendimesh!!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 17, 2009 1:17 pm

Lediana Kapaj: Dallgë mendimesh!! N744374599_8281



Lediana Kapaj: Dallgë mendimesh!!


Përbindshëm mendimet zaptojnë qënien time,
pa meshirë, pa deshirë.. pa shpresë dhe me lot,
si të etura turren...porsa nata petkun hedh,
më mbërthejnë, desh më mbytin...si mund dot!!

Si kuçedrat e përrallave po mundohen.. më përpijnë,
dhe e vetme lëngoj,dhimbje kam dhe dot s'bertas,
gjakun duan të ma thithin, eshtrat të mi bëjnë copë,
i shikoj gojëhabitur,sytë më hapen...Ulëras!

Sa mizore...gjakatare, ndjenjën duan të gllabërojnë,
me nënqeshje më veshtrojnë,duan që të bëhen zot,
sa më fyejnë,më përbuzin,poshtë në tokë ato më ulin,
fortë habitem..sytë burojnë..çfarë është kjo botë!!

Dhe papritur vjen mëngjesi,ditë e re ku prapë shpreson,
edhe pse torturat,plaget...trupin tim e kane cfilitur,
dhimbja zhduket,qesh fytyra... zemra ndizet,
dritë e shpresës vjen tek unë...fort e bukur.. e papritur!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi