Kozeta Zavalani: Udherrefyeset e mia; Nёnё Tereza
Faqja 1 e 1
Kozeta Zavalani: Udherrefyeset e mia; Nёnё Tereza
Kozeta Zavalani: Udherrefyeset e mia; Nёnё Tereza
Nёnё Tereza lindi nё Shkup mё 27 gusht 1910 si Agnes Gonxhe Bojaxhi. Gonxhja u rrit nё njё familje tё pasur shqiptare katolike. Prindёrit e saj ishin shumё fetarё. Nё moshёn dhjetё vjeçe i vdiq papritur i ati; pas kёsaj ajo iu dha edhe mё shumё besimit tё saj. Qysh nё moshёn 12 vjeçare vendosi tё bёhet murgeshё. Kёtё dёshirё tё saj e ndoqi pandёrprerё dhe nё moshёn 18 vjeçare paraqiti kёrkesёn pёr pranim nё Urdhërin Loreto.
Ky Urdhër me anёtarёt e tij angazhohej veçanёrisht nё sistemin arsimor nё Bengal/Indi. Ajo nuk mundi tё fillonte menjёherё me punёn e saj nё Indi. Sё pari u ftua nё qendrёn e Urdhërit Loreto nё Irlandё. Mё 28 shtator 1928 udhёtoi nga Shkupi pёr nё Irlandё. Pas vetёm dy muajsh iu plotёsua dёshira dhe u bashkua me Urdhërin Loreto nё Bengal. Betimin e bëri nё Kalkutё. Mё pas punoi 17 vjet me radhё nё St. Mary's School në Kalkuta. Sё pari si mёsuese, më pas si drejtoreshё.
Gjatё njёrit prej udhёtimeve të saj të shumta nё Kalkutёn disamilionёshe nё vitin 1946 ndjeu thirrjen e Zotit pёr të ndihmuar tё varfёrit. Dy vjet mё pas mori lejen pёr braktisjen e Urdhërit. Tereza u eksklauzua, d.m.th. ajo mund tё largohej nga Urdhëri pa qenё e detyruar të dorёzonte statusin e saj si murgeshë. Qё nga kjo kohё Tereza jetoi mes mё tё varfёrve nё Kalkutё. Njё portret i famshёm mbi tё nё revistёn LIFE i dha emrin "Saint of the Gutters".
Nё vitin 1949 mori nёnshtetёsinё indiane. Nё vitin 1950 themeloi Urdhërin "Misionaret e Bamirësisë". Anёtarёt e kёtij Urdhëri nuk duhet tё martohen dhe duhet t'i përkushtohen varfёrisё dhe dёgjueshmёrisё. Mё vonё Urdhëri u njoh nga papa dhe iu nёnshtrua kontrollit tё tij. Tereza me Urdhërin e saj kujdesej veçanёrisht pёr personat para vdekjes, fёmijёt jetimë dhe tё sёmurёt. Angazhimi i saj i veçantё qёndroi nё kujdesin për të sёmurёt me lebrozë. Në Urdhërin e Nёnё Terezёs sot bëjnë pjesë mbi 3000 motra nderi dhe mbi 500 vёllezёr nderi nё mbi 100 vende tё ndryshme tё botёs. Pёr angazhimin e saj tё palodhur ajo u shpёrblye me shumё çmime. Mё i njohuri ёshtё natyrisht Çmimi Nobel pёr Paqe i vitit 1979.
Për aftёsitё shpesh tё mangёta profesionale mjekësore tё bashkёpunёtorёve tё saj Nёnё Tereza shprehej: "Jo suksesi por besnikёria nё besim ёshtё e rёndёsishme." Pёrveç njohjes anembanё botёs pёr angazhimin e saj, ajo u kritikua pёr pikёpamjen e saj konservative. Politikёn e abortit tё shumё vendeve e quajti "rrezik mё tё madh pёr paqen nё botё". Nё momentin kur nё Irlandё duhet tё votohej pёr legalizimin e divorcit, ajo ftoi irlandezёt tё votonin kundёr.
Nёёn Tereza vdiq mё 5 shtator 1997, pak ditё pas vdekjes sё princeshёs Diana, vdekje tё cilёn ajo e priti me keqardhje. U varros nё Kalkutё nёn pjesёmarrje tё madhe tё opinionit botёror.
Citate, lutje dhe fjalime tё Nёnё Terezёs
Teksti i kartvizitёs sё Nёnё Terezёs:
Rruga mё e lehtё!
Fryti i qetёsisё ёshtё lutja.
Fryti i lutjes ёshtё besimi.
Fryti i besimit ёshtё dashuria.
Fryti i dashurisё ёshtё shёrbimi.
Fryti i shёrbimit ёshtё paqja!
Abortion "is murder in the womb ... A child is a gift of God. If you do not want him, give him to me."
[Qёndrimi i Nёnё Terezёs mbi abortin, tё cilin ajo e thekson në mënyrë të veçantë edhe nё fjalimin me rastin e ndarjes sё Çmimit Nobel, mbetet i kontestueshёm] Shёnim i Nёnё Terezёs:
"Megjithatё-ja" e Nёnё Terezёs:
Njerёzit janё tё paarsyeshёm, tё palogjikshёm dhe egoistё,
duaji megjithatё.
Nёse bёn mirё, do tё tё akuzojnё pёr motive dhe prapavijё egoiste,
bёj mirё megjithatё.
Nёse je i suksesshёm, do tё fitosh miq tё rremё dhe armiq tё vёrtetё,
bёhu megjithatё i suksesshёm.
E mira qё bёn ti do tё harrohet nesёr,
bёj mirё megjithatё.
Sinqeriteti dhe ndershmёria tё lёndojnё,
bёhu megjithatё i sinqertё dhe i ndershёm.
Ajo qё ke ndёrtuar me punёn tёnde shumёvjeçare mund tё shkatёrrohet gjatё natёs,
ndёrto megjithatё.
Ndihma jote nevojitet me tё vёrtetё, por njerёzit tё sulmojnё kur i ndihmon,
ndihmo megjithatё.
Ti i jep botёs mё tё mirёn tënde dhe ata t'i thyejnё dhёmbёt,
jepi botёs megjithatё mё tё mirёn tënde.
Citate të tjera:
Zemra e hareshme lind normalisht vetёm nga zemra që nxjerr zjarr nga dashuria. Vetmia dhe ndjenja e tё qenit i padёshirueshёm janë varfёria mё e keqe.
Çdo fёmijё ёshtё i shtrenjtё. Secili ёshtё krijesё e Zotit. Të japësh veten ёshtё mё mirё se sa vetёm tё japësh.
Vetёm gruaja mund ta krijojë familjen. Por familja mund edhe tё prishet prej saj. Kurrё mos lejo qё ta takosh dikё, i cili pas takimit me ty nuk ёshtё mё i lumtur.
Fjalimi me rastin e dhënies sё Çmimit Nobel pёr Paqe (fragmente)
[10.12.1979 Oslo, Norvegji]
Le ta falёnderojmё Zotin pёr kёtё rast tё mrekullueshёm pёr tё shprehur bashkёrisht kenaqёsinё qё ne paqe po pёrhapim, pёr tё shprehur lumturinё qё ne e duam njёri-tjetrin edhe Atin, qё më tё varfёrit janё vёllezёrit dhe motrat tona.
Jemi mbledhur kёtu qё të falёnderojmë Zotin pёr kёtё dhuratё tё paqes. Ju dhashё juve tё gjithёve lutjen e paqes, pёr tё cilёn lutej para shumё shekujsh Shën Françesko nga Asizi. Njёheriazi po mendoj se mos edhe ai ndjente tё njёjtёn nevojё, si edhe ne tani, qe tё lutemi pёr paqen.
Lutuni pra edhe ju me mua:
"Na bёj tё denjё, o zot, qё nё tёrё rruzullin t'iu shёrbejmё njerёzve, qё jetojnё dhe vdesin nё varfёri dhe uri. Jepu atyre me duart tona kafshatёn e gojёs, me dashurinё tonё tё vetёkuptueshme paqen dhe gёzimin. O Zot, bёmё lajmёtar tё paqes Tënde, qё tё sjell paqe atje ku mnretëron urrejtja; atje ku mbretёron padrejtёsia tё sjell shpirtin e faljes; atje ku ka pikёllim tё sjell gёzim. O Zot, premtomё se do tё ngushёlloj e jo tё mё ngushёllojnё; tё kem mirёkuptim e jo tё kenё mirёkuptim pёr mua; tё dua e jo tё mё duan; meqё pёrmes vetmohimit gjen, pёrmes faljes fiton faljen; pёrmes vdekjes ngjallesh nё jetёn e amshuar. Amen."
E Zoti aq shumë e deshi botën saqё i fali asaj Birin e tij; ai ia dha atё njё virgjёreshe, zonjёs sё bekuar (Marisё), dhe ajo u nis me nxitim – qё nё çastin kur ai erdhi nё botёn e saj – nё mёnyrё qё atё t'ua sillte tё tjerёve. Dhe çfarë bёnte ajo? Ajo kryente punёt e shёrbёtorёve. Ajo shёrbente. Ajo pёrhapte gёzimin qё t'i duam tё tjerёt. Ndёrsa Jezu Krishti tё do ty dhe mua; ai madje flijoi jetёn pёr ne. Dhe sikur tё mos mjaftonte kjo, ai thoshte gjithnjё: “Dashuroni, sa ju kam dashur unё, sa ju dua tani.” Dhe si ta duam njёri-tjetrin? Tё duam njёri-tjetrin, tё japim, sepse Ai na dhuroi Birin e tij. Ai e flijoi jetёn e tij pёr ne, dhe vazhdon ende të japë; ai jep kёtu, kudo, nё jetёn tonё dhe tё tjerёve.
Pёr tё nuk ishte e mjaftueshme tё vdiste pёr ne; Ai donte qё ne ta duam njёri-tjetrin, qё ta shohim Atё tek i afërmi.
Dhe pёr tё qenё tё sigurtё se vёrtetё dijmё se çka duam, thoshte ai, nё çastin e vdekjes ne do tё gjykohemi nё atё mёnyrё se çka kemi qenё ne pёr tё varfёrit, tё uriturit, tё zhveshurit, tё dёbuarit. Ai e bёri veten tё uritur, tё zhveshur, tё dёbuar, i uritur jo vetёm pёr njё kafshatё, por edhe pёr dashuri, i zhveshur jo vetёm pёr njё pёlhurё, por i zhveshur pa dinjitet njerёzor; i dёbuar jo vetёm se ishte pa atdhe, por i dёbuar se ishte i harruar, i padёshiruar, pa pёrkujdesje, pёr askёnd i dashur. Dhe ai thoshte: "Sadopak qё u keni bёrё vёllezёrve tё mi, atё ma keni bёrё mua."
Pёr ne kjo ёshtё njё mrekulli, qё pёrmes kёsaj dashurie tё bёhemi tё shenjtё. Shenjtёrimi nuk ёshtё ndonje luks pёr pakicёn, por njё detyrё pёr secilin prej nesh. Dhe pёrmes kёsaj dashurie, vetёm pёrmes kёsaj dashurie për njёri-tjetrin do ta arrijmё atё.
Meqё unё sot po e pranoj kёtё Çmim tё madh - edhe pse unё vetё nuk jam aspak e denjё – jam e lumtur pёr tё varfёrit, e lumtur pasi i kuptoj tё varfёrit, nё tё vёrtetё varfёrinё e njerёzve tanё. Jam fort mirёnjohёse dhe e lumtur ta pranoj kёtё Çmim nё emёr tё tё uriturve, tё zheshurve, tё dёbuarve, tё gjymtuarve, tё verbёrve, tё sёmurёve nga lebra. Nё emёr tё tё gjithё atyre, tё cilёt ndihen tё padёshiruar, tё dёbuar, tё papёrkujdesur, të atyre qё janё dёbuar nga shoqёria jonё. Nё emёr tё tyre e pranoj kёtё dhe jam e sigurtё se ky Çmim do tё sjellë dashuri tё ndёrsjellё mes tё pasurve dhe tё varfёrve. Pёr kёtё edhe vetë Jezu Krishti ishte kёmbёngulёs, prandaj edhe erdhi nё kёtё botё, qё kёtё lajm tё gёzueshёm t'ua japë tё varfёrve.
Para disa javёsh u mblodhёn disa tё varfёr. Ne duam t'u kumtojmё kёtё lajm tё gёzueshёm tё varfёrve: "Zoti na do neve, ne e duam atё, ju jeni dikush pёr ne, edhe ju po ashtu jeni krijuar nga dora e së njёjtёs dashurie të Zotit, pёr tё dashur dhe pёr t'u dashur."
Tё varfёrit tanё janё tё mrekullueshёm, ata janё njerёz tё dashur. Ata nuk kanё nevojё pёr keqardhjen dhe simpatinё tonё, ata kanё nevojё pёr dashurinё dhe mirёkuptimin tonё. Ata kanё nevojё pёr respektin tonё, ata duan qё ne t'i trajtojmё me dashuri dhe nderim. Unё e ndiej se kjo ёshtё varfëria mё e madhe, qё ne po pёrjetojmё dhe se fillimisht kёtё duhet tё mёsohemi ta kuptojmё se si ёshtё vdekja e njerёzve tanё.
Kurrё nuk e harroj se si e largova njёherё njё njeri nga rruga. Ishte pёrlyer i tёri. Vetёm fytyra kishte mbetur e pastёr. E solla nё shtepinё e njerёzve pёr vdekje dhe mё tha vetёm njё fjali: "Kam jetuar nё rrugё si kafshё, por tanido tё vdes si engjëll, i dashur dhe me pёrkujdesje." Dhe ai vdiq i lumtur. Ai shkoi nё shtёpinё e Zotit. Vdekja nuk ёshtё asgjё tjetёr veçse rruga pёr nё shtёpinё e Zotit. Ndjeva se ai gëzohej pёr kёtё dashuri qё ai dëshironte, sepse ai ishte njё njeri pёr tjetrin.
Kam njё bindje, tё cilёn dua ta ndaj me ju: Rrёnuesi mё i madh i paqes ёshtё klithma e pafajshme e fёmijёs sё palindur. Kur njё nёnё e vret fёmijёn e vet nё prehёrin e saj, atёherё çfarё krimi mё tё madh ka se sa kur ne vrasim njёri-tjetrin. Madje edhe nё librin e shenjtё thuhet: "Edhe nёse nёna do ta harronte fёmijёn e vet, unё nuk do ta harroj." Ndërsa sot po vriten me miliona fёmijё tё pafajshёm dhe ne nuk themi asgjё. Nё gazeta lexojmё kёtё apo atё, por askush nuk flet pёr miliona vogёlushё tё pranuar me tё njёjtёn dashuri si ju dhe une, me jetёn e Zotit. Dhe ne prapë nuk themi asgjё, ne heshtim.
Pёr mua, kombet qё kane legalizuar abortin, janё vendet me tё varfёra. Ato u tremben tё vegjёlve, i tremben fёmijёs sё palindur. Dhe fёmija duhet tё vdesë, sepse ata kёtё fёmijё nuk duan ta mbajnё – jo mё fёmijё – dhe fёmija duhet tё vdesë.
E unё ju lus nё emёr tё tё vegjёlve: Shpёtoni kёtё fёmijё tё palindur, njiheni praninё e Jezu Krishtit tek ai!
Kur Maria po vizitonte Elizabetёn, fёmija kёrcente nga ngazёllimi nё prehёrin e nёnёs nё çastin kur Maria hyri nё shtёpi. I palinduri sjell gёzim. Prandaj tё betohemi kёtu qё tё shpёtojmё çdo fёmijё tё palindur. Jepni çdo fёmije rastin tё dojё dhe ta duan nga tё tjerёt. Ne e luftojmё abortin me adaptim. Me mёshirёn e Zotit do ta arrijmё kёtё. Zoti e bekoftë punёn tonё. Ne kemi shpёtuar me mijёra fёmijё, ata kanё gjetur njё vatёr ku do t'i duan, aty ku ata janё tё dёshiruar, aty ku ata kanё sjellё gёzim.
Pёr kёtё, sot, unё kёrkoj nga ju, lartёmadhёri, bujarё, zonja dhe zotёrinj, tё gjithё ju qё keni ardhur nga vende tё ndryshme tё botes: Lutuni tё kemi guximin tё mbrojmё jetёn e palindur. Sot, ketu nё Norvegji, ne kemi rastin tё angazhohemi pёr kёtё.
Zoti ju bekoftё me mirёqenie, por nё shumё familje kёtu ndoshta ёshtё ndokush qё nuk ka uri pёr njё kafshate bukё, i cili ndihet i harruar apo i padёshiruar, i cili ka nevojё pёr dashuri. Dashuria fillon sё pari nё shtёpi.
Kurrё nuk e harroj njё fёmijё, njё vogёlush hindu katёrvjeçar. Ai disi kishte dёgjuar: "Nёnё Tereza nuk ka sheqer pёr mua". Ai shkoi nё shtёpi te prindёrit e tij dhe tha: “Tri ditё me radhe nuk do tё ha sheqer, atё do t'ia fal Nenё Terezёs.” Pas tri ditёsh prindёrit e tij qenё tё detyruar ta sjellin atё tek unё dhe ai mё fali njё gotёz me sheqer. Sa shumё dashuri kishte tek ai voglush! Ai dashuronte deri nё dhimbje. Mos harroni se ka shumё fёmijё, shumё femra e shumё meshkuj nё kёtё botё, tё cilёt nuk kanё atё që ju e keni, dhe mendoni nё qoftë se edhe ju doni dikё deri nё dhimbje.
Para ca kohёsh e largova njё fёmijё nga rruga, nё fytyrёn e tij munda tё lexoj se ai ishte i uritur. Nuk di se sa ditё nuk kishte pasur pёr tё ngrёnё. I dhash njё copё bukё dhe vogёlushi hёngri madje edhe thërrimet. I thashë fёmijёs: "Ja, haje tash kёtё copё bukё!". E fёmija mё pa dhe mё tha: "Kam frikë ta ha bukёn; kam frikë se kur tё mbarohet, do të më marrë uria përsëri.
Madhёshtia e tё varfёrve ёshtё shumё e madhe. Njё ditё erdhi tek unë njё burrё dhe mё tha: "Atje jeton njё familje hindu me tetё fёmijё, tё cilёt ka kohё qё nuk kanё pёr tё ngrёnё." Mora oriz me vete dheua çova. Edhe sytё e tyre ishin tё uritur. Ndërsa qёndroja aty, nёna e ndau orizin dhe doli jashtё me gjysmёn tjetёr. Kur u kthye, e pyeta se ku ishte. U pёrgjigj: “Edhe ata janё tё uritur.” Ajo e dinte se edhe fqinjёt e saj, njё familje muslimane, ishin tё uritur. Ajo qё mё hutoi mua mё shumё ishte jo se ajo i dha diçka fqinjёve tё vet, por se ajo nё skamjen dhe urinё e saj e dinte se ka edhe tё uritur tё tjerё. Ajo kishte guximin ta ndante tё mirёn dhe dashurinё me tё tjerёt.
Kjo ёshtё ajo që do të dёshiroja nga ju: Duajini tё varfёrit dhe mos u ktheni shpinёn, sepse duke iu kthyer shpinёn tё varfёrve, i ktheni shpinën Krishtit. Ai e bёri veten tё uritur, tё zhveshur, tё dёbuar, nё mёnyrё qё ju dhe unё tё kemi mundësinё ta duam. Ku ёshtё Zoti? Si ta duam atё? Nuk mjafton tё thuash: "O Zoti im, tё dua!” Nё kёtё botё ne e duam Zotin duke falur diçka dhe duke hequr dorё nga diçka. Natyrisht unё mund ta ha sheqerin, por mund edhe ta ndaj me tё tjerёt. Unё mundem t'iu jap si tё rriturve ashtu edhe tё vegjёlve. Sikur ne ta jepnim tёrё ditёn, tёrё jetёn, vetёm kёshtu do tё habiteshim qё një ditё njerёzit do tё ndanin me tё tjerёt dhe do tё gёzoheshin pёr kёtё.
Andaj po lutem pёr ju, nё mёnyrё qё ju t'ua pёrcillni familjeve tuaja kёtё lutje. Fryti i lutjes ёshtё qё ne besojmё se kёtё e bёjmё pёr Krishtin. Sikur ne vёrtёtё tё besonim, atёherë ne do tё fillonim tё dashuronim, dhe ёshtё e qartё se do ta donim njёri-tjetrin. Sё pari nё shtёpitё tona, pastaj fqinjin tonё mё tё afёrt, pastaj njerёzit e vendit nё tё cilin jetojmё. Le tё lutemi sё bashku: “O Zot, na jep guximin tё mbrojmё çdo fёmijё tё palindur”. Meqё fёmija ёshtё dhurata mё e çmuar nga Zoti pёr familjen, pёr njё popull dhe pёr të gjithë botёn.
Zoti ju bekoftё!
Lutje tё Nёnё Terezёs
Nёnё Tereza ishte njeri fjalёpak. Si motёr nderi, mёnyra mё e rёndёsishme e shprehjes pёr tё ishin lutjet, nga tё cilat kemi pёrmbledhur vetёm disa:
O At, ti na ke thёnё se Ati ynё nё qiell do tё kujdeset pёr ne, ashtu siç kujdeset pёr vijat nё fushё dhe zogjtё nё qiell. Ti qё nuk kishe tё paktën njё vend pёr ta shtrirё kokёn tёnde tё lodhur, bёhu mёsuesi ynё. Na mёso tё kemi besim nё parashikimin e Zotit dhe na ndihmo ta mundim lakminё tonё njerёzore. Lakmia nuk ka bёrё . Na jep fuqi tё tё falemi tё tёrё, duke u bёrё mjet pёr plotёsimin e vullnetit Tёnd. Bekoje pёrdorimin e parasё nё botё, nё mёnyrё qё tё varfёrit tё kenё pёr tё ngrёnё, tё zhveshurit pёr t'u veshur, që tё varfёrit tё mund tё strehohen dhe tё sёmurёt tё shërohen. Dhe Zot, na jep shpirtin Tёnd tё shenjtё, nё mёnyrё qё ne tё njohim qartё pёrmes besimit qё ti na jep se para teje jemi mё tё vlefshёm se çdo zambak i bukur apo çdo laureshё që këndon.
I dashur Zot, ti mё ke dhёnё guxim pёrmes besimit qё merr nga unё. Mё lejo t'i dua tё gjithё tё padёshiruarit, ashtu siç mё do Ti mua. Na lër të bëhemi pjesё nё pasurinё e dashurisё tёnde.Atёherё edhe ne do ta pranojmё njёri-tjetrin.
Mё i dashuri Zot. Ty do tё tё shoh sot dhe çdo ditё, tё mishёruar te tё sёmurit e tu, dhe deri sa unё kujdesem pёr ta, unё do t'i pakёsoj dhimbjet e tua. Nёse ti fshihesh edhe nё mantelin e shqyer tё tё neveriturit, tё atij qё kёrkon, tё tё paarsyeshmit, duhet tё tё zbuloj dhe tё them: "Jesu Krishti, pacienti im, sa ёmbёl ёshtё tё të shёrbesh Ty."
Zot, më jep njё besim tё dukshёm, atёherё puna ime kurrё nuk do tё jetё mundim dhe unё do tё gjej shokё tё rinj, nё pёrfilljen e trilleve, nё pёrmbushjen e dёshirave tё tё gjithё tё varfёrve tё pёrvuajtur. Ju tё dashur tё sёmurё, ju mё jeni dyfish tё shtrenjtё, sepse te ju shoh mishёrimin e Jezu Krishtit; dhe çfarё mёshire e madhe ёshtё pёr mua tё kujdesem pёr ju. Mё i dashur Zot, mё ndihmo ta kuptoj dinjitetitn e thirrjes sime tё lartё, me tё gjitha detyrimet e saj. Mos lejo kurrё qё tё bёhem e padenjë kundrejt saj, duke rёnё nё tё ftohtё, nё pahare apo nё padurim. Dhe, o Zot, meqё ti Jezu Krisht je pacienti im, bёhu i mёshirshёm edhe ti, Jezu Krishti im i durueshёm, mё fal pёr gabimet e mia dhe shiko vetёm nё vullnetin tim, i cili pёrpiqet tё tё dojё Ty, tё të shёrbejë nё personin e çdo tё sёmuri. Zot, forcoje besimin tim, beko veprimin dhe punёn time, tani e pёrgjithmonё.
Bekuar qofsh o Zot! Ti qё jetёs sime i solle aq shumё gёzim. Unё qesh kur shoh pasurinё e bekimeve të tua. Sytё e mi qeshin kur shohin se ngopen fёmijёt e uritur. Buzёt e mia tё plakura qeshin kur shohin se si njerёzit kuptojnё se si pёrdoren prej Teje. Shpesh, Zot, unё qesh me gjithë shpirt sё bashku me motrat, kur shohim se çfarё je Ti nё tё vёrtetё. Dhe çdo ditё qeshim me gёzimin qё na jep kur ne tё kёndojmё kёngё lavdёrimi. Tё falenderoj pёr kёtё qeshje tё mrekullueshme dhe tё hareshme, o Zot. Amen.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kozeta Zavalani:Nga dita e shpalljes se pavaresise se Kosoves në Prishtinë
» Kozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor
» Kozeta Zavalani-Agim Gashi:FTESE_NJOFTIM
» KOZETA ZAVALANI: PER VEZHGIMIN E MONITORIMIN E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE 2013
» Kozeta Zavalani: Pavdekësi-Kushtuar poetit kosovar T.Deskut
» Kozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor
» Kozeta Zavalani-Agim Gashi:FTESE_NJOFTIM
» KOZETA ZAVALANI: PER VEZHGIMIN E MONITORIMIN E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE 2013
» Kozeta Zavalani: Pavdekësi-Kushtuar poetit kosovar T.Deskut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi