Nesër, Festa e Lumturimit të Nënë Terezës
Faqja 1 e 1

Bamirësja, nobelistja shqiptare u Lumturua më 19 Tetor 2003 në Vatikan nga Papa Gjon Pali II
Përgatiti: Halil RAMA
Nënë Tereza, bamirësja, nobelistja shqiptare u Lumturua më 19 Tetor 2003 në Vatikan nga Papa Gjon Pali II. "Në emër të të varfërve e të dashurisë për Zotin", ishte motivi që mijëra besimtarë e dhjetra personalitete të mblidheshin në festimet e organizuara në Sheshin e "Shën Pjetrit" me këtë rast. Ceremonia e Lumturimit të Nënë Terezës i kalonte përmasat e të gjitha aktiviteteve organizuar nga Selia e Shenjtë, madje edhe asaj të Lumturimit të Padre Pios. Pjesëmarrësit që mendohej të ishin mbi 300 000, midis të cilëve 3000 të sëmurë dhe të pastrehë, të mbledhur nën autoritetin apostolik të Papës, festuan hapin e parë të hedhur drejt shenjtërimit të plotë të saj. Ndoshta fjala dhe simboli shqiptar nuk ishte përmendur aq shumë, dhe flamuri kombëtar nuk ishte ngritur aq lart në Sheshin e "Shën Pjetrit", ku një delegacion shqiptar zinte vendin e parë në tribunën e një ceremonie të shenjtë e të përbotshme. Lumturimi i Nënë Terezës përkoi me 25-vjetorin e pontifikatit të protagonistit kryesor të ceremonisë, Papa Vojtiles. Me rastin e këtyre dy ngjarjeve të rralla, Presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, i pranishëm në këtë ceremoni, i dhuroi Papës, në fund të ceremonisë së Lumturimit, një statujë të Nënë Terezës, duke u lutur, të gdhendur në argjend.
Ndërmjet 300 000 besimtarëve që ishin të pranishëm më 19 tetor në Sheshin "San Pietro", gjendeshin edhe dy gra mëse të veçanta, të cilat ishin "më pranë" Nënë Terezës gjatë ceremonisë zyrtare të lumturimit. Bëhet fjalë për Agi Bojaxhiun, vajzën e vëllait të Nënë Terezës dhe Monica Besran, gruan indiane të mrekulluar nga ajo. Ashtu si edhe vetë Nënës do t'i kishte pëlqyer, fundi i ceremonisë ishte i thjeshtë, një festë për të varfërit dhe të pastrehët me këngë dhe kërcime indiane.
Qindra shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, të mbledhur për të festuar Lumturimin, shëtisnin me flamujt kombëtarë dhe flisnin për mesazhet e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës që kjo Nënë e madhe u kishte përcjellë me anën e një vepre të pashlyeshme. Këta qindra shqiptarë vinin nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, nga vende të tjera të rajonit si Kroacia, nga qytete të ndryshme të Italisë, etj. Por ata ishin shumë pak për të festuar; ishin mijëra të tjerë, prindërit, fëmijët e tyre që festonin edhe pse jo në Sheshin e "Shën Pjetrit" dhe rrugëve të Romës. Mirëkuptimi ndihej jo vetëm në marrëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë, mes personaliteteve politike, por mbi të gjitha mes personaliteteve të feve të ndryshme.
Po kështu, edhe tre nga përfaqësuesit më të lartë të feve katolike, ortodokse dhe bektashiane shqiptare, Monsinjor Anxhelo Masafra, Imzot Johan Pelushi dhe Baba Reshati, që së bashku të pranishëm në një festim katolik, treguan që Zoti është vetëm një dhe i do njësoj të gjithë.
Pasditen e 19 Tetorit festimet shqipare vazhduan në Kishën Santa Maria në Vatikan me një koncert të Orkestrës Kombëtare të Harqeve "Nënë Tereza", organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Vatikan. Ky koncert ishte edhe mbyllja e kuadrit të aktiviteteve kulturore të organizuara me rastin e Lumturimit të bamirëses, Nënës së të varfërve dhe të nevojtarëve. Po këto nuk janë të gjitha aktivitetet që u organizuan për Nënën e jetimëve, e të sëmurëve, e të të varfërve e nevojtarëve të mbarë botës dhe të tjera do të organizohen. Lumturimi i saj ishte vetëm hapi i parë drejt shenjtërimit të saj të plotë.
Në Shqipëri, viti 2003 u shpall nga qeveria shqiptare si viti i Nënë Terezës, viti kur të gjithë do të mendojnë rreth faljes, ngushëllimit e mirëkuptimit, kur të gjithë do të përcjellin mesazhin e Nënë Terezës, të mendojnë të bëjnë më shumë për ata që kanë më shumë nevojë për ta.
Udha drejt lumturimit të Nënë Terezës
Një komision dioqezian u krijua në Korrik të vitit 1999, kur Papa Gjon Pali II dha leje të posaçme që kjo murgeshë me origjinë shqiptare të hynte në rrugën e shenjtërimit të saj. Një raport prej 35 000 faqesh për jetën e Nënë Terezës iu dërgua Vatikanit nga Kalkuta si pjesë e procesit të shenjtërimit. Në këto faqe, të cilat përfshijnë jetën e Nënë Terezës, përfshihen edhe detaje të një mrekullie të kryer nga ajo pas vdekjes. Në një kopje paraprake të revistës "Famiglia Christiana", at Brian Kolodiejçuk, bën të ditur se një grua indiane me tumor në stomak u shërua nga një mrekulli, pasi preku një medalion që kishte qenë në kontakt me trupin e Nënë Terezës.
"Gjatë natës, gruaja u zgjua dhe kuptoi se tumori ishte zhdukur. Kontrollet e mëpasme nga mjekët e konfirmuan këtë", u citua se kishte thënë Kolodiejçuk.
Kalendari i veprimtarive
Në kuadër të festimeve me rastin e "Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës", nesër më datë 19 tetor 2009, Institucionet Kulturore Artistike në varësi të Drejtorisë së Arteve dhe Letrave pranë MTKRS, kanë planifikuar organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kushtuar ditës "Shën Tereza e shqiptarëve". Më konkretisht:
Teatri Kombëtar
Institucioni i Teatrit Kombëtar do të shfaqë premierën, "Banorët e Katit të V-të", vepër e dramaturgut shqiptar Kin Dushi, vënë në skenë nga regjisorja Sonila Kapedani. Shfaqja do të organizohet me ftesa, hyrje e lirë për publikun, duke i dhënë mundësinë kështu publikut që të frekuentojë teatrin falas në këtë ditë festive.
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor
Institucioni i T.K.O.B.A.P, do të organizojë në paraditen e kësaj dite një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit, në të cilën do të interpretojnë solistët më të mirë të T.K.O.B.A.P.
Në mbrëmje do të shfaqet premiera "Porgy and Bess" në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.
Arkivi Qendror i Filmit
AQSHF, si çdo përvjetor do të organizojë edhe këtë vit në kuadër të manifestimit "Shën Tereza e shqiptarëve" shfaqjen e dy filmave dokumentarë në kinemanë e institucionit në datat 16 dhe 20 tetor 2009, duke filluar nga ora 12.00, me nxënësit e shkollave të mesme, si dhe të ftuar të tjerë:
Shfaqje filmike ditën e premte dt. 16.10.2009, ora 11.00, në sallën e AQSHF.
Filmi dokumentar mbi figurën e së lumes "Nënë Tereza", prodhim i DEA Film, me financim të QKK dhe TVSH, (Regjia: Kujtim Gjonaj. Kohëzgjatja 50')
Shfaqje filmike ditën e martë, dt. 20.10.2009, ora 12.00 në sallën e AQSHF
Filmi dokumentar "Aleluja!", prodhim i Albafilm Studio i vitit 1992. (Regjia Kristaq Mitro. Kohëzgjatja 15').
Filmi dokumentar "Kardinali i parë shqiptar" mbi figurën e Mikel Koliqit. Prodhim i Albafilm Studios. (Regjia Rikard Ljarja. Kohëzgjatja 30').
Galeria Kombëtare e Arteve
GKA do të jetë e hapur dhe me orar të zgjatur në mënyrë që publiku mund të vizitojë të gjitha ambientet e galerisë pa biletë. (hyrje e lirë).
Publiku do të mund të vizitojë 6 sallat e linjës së GKA dhe njëkohësisht dhe ekspozitën fotografike "Jordi SOCIAS", e çelur në bashkëpunim me Shoqërinë Shtetërore Kulturore të Jashtme të Spanjës dhe Ambasadës së Spanjës në Shqipëri.
Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve
Ideja e programit në QKKF do të mbështetet në ndërthurjen dhe performimin e të gjitha gjinive artistike që zhvillohen në këtë qendër. Vendi i zhvillimit të aktiviteteve mendohet të jetë T.K.K, brenda dhe jashtë ambienteve të kësaj qendre.
Në skenën e T.K.K do të ketë një shfaqje për fëmijë që do t'i kushtohet kësaj dite festive.
Piktorët e vegjël, të frymëzuar nga puna dhe figura e Nënë Terezës, do të hedhin në telajo piktura në formate të ndryshme në ambientin para T.K.K.
Kori i fëmijëve do të performojë një repertor të larmishëm të këngëve për fëmijë.
Balet klasik, valle tradicionale dhe poezi kushtuar punës dhe veprës së kësaj shenjtoreje do të shoqërojnë këtë program në nderim të figurës së saj.

Rilindja Demokratike
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sot 6 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës
» ''Rruga e Paqes'', 7 vjetë pas lumturimit të Nënë Terezës
» Urime Festa Kombëtare-Lumturimi i Nënë Terezës!
» 10 VJETORI I LUMNIMIT TË NËNË TEREZËS-NËNË TEREZA NA KUJTON DASHURINË PËR NJERIUN
» Halit Bogaj: Nënë Terezës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi