Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

''Rruga e Paqes'', 7 vjetë pas lumturimit të Nënë Terezës

Shko poshtë

''Rruga e Paqes'', 7 vjetë pas lumturimit të Nënë Terezës Empty ''Rruga e Paqes'', 7 vjetë pas lumturimit të Nënë Terezës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 19, 2010 4:58 pm

''Rruga e Paqes'', 7 vjetë pas lumturimit të Nënë Terezës


''Rruga e Paqes'', 7 vjetë pas lumturimit të Nënë Terezës Mutter-Theresa

Presidentët e 28 shteteve të botës janë bërë pjesë e projektit "Rruga e Milleniumit për Paqen" në Tiranë. Ky projekt parashikon që drejtuesit e vendeve të ndryshme të botës, të sjellin në Tiranë për ta bërë pjesë të kësaj rruge një pllakë, ku është gdhendur emri i udhëheqësit dhe vendi i tij. Për faqen e parë, vetëm 28 shtete janë treguar të gatshme dhe kanë qenë të shpejta. Sot, në ora 11:00, nën kujdesin e Presidentit të Republikës projekti përurohet, duke dhënë edhe një mesazh simbolik në përvjetorin e shtatë të Lumturimit të Nënë Terezës për të gjithë ata që besojnë në një jetë më të mirë përmes kontributit për paqen kudo në botë. Në këtë iniciativë janë ftuar të ndajnë mesazhin e paqes udhëheqës nga e gjithë bota, pasi "Rruga e Paqes" është nisma për një rrugë të formuar nga gurë të mbishkruar prej personalitetesh nga e gjithë bota. Sipas zëdhënëses së Presidentit, Mimoza Koçiu, shumë personalitete të ftuara nga Presidenti i Republikës në këtë projekt simbolik e domethënës për paqen, kanë dërguar gurët e tyre për t'u vendosur përgjatë rrugës në fazën përuruese të këtij projekti prej 4 kilometrash. Dje në mbrëmje, Gazeta Shqiptare ka mundur të fotografojë 4 pllakat e para që ishin vendosur në rrugë, që janë pikërisht ajo e Italisë, Vatikanit, Kroacisë dhe Sllovenisë. Vatikani në pllakën e vet ka vënë një shprehje të Nënë Terezës. Puna ka vazhduar mbrëmë gjatë gjithë natës, në mënyrë që pllakat e ardhura nga udhëheqësit të jenë në vendin e tyre deri sot në orën 11:00, kur Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi të përurojë rrugën dhe të vërë pllakën e Shqipërisë.
Rruga
Rruga ndodhet në hyrje të Liqenit Artificial, nga ana e Gardës së Republikës së Shqipërisë. Projekti i rrugës është një ide e Qendrës së Rrugës për Paqen, e themeluar në Tiranë në vitin 2008 nga Gianfranco Costa dhe Merita Profka, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Paqes midis popujve në Assisi-Itali, themeluar nga Gianfranco Costa. Ky projekt është paralajmëruar nga presidenti Topi më 26 gusht të këtij viti, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Presidencë në kuadër të 100-vjetorit të Lindjes së Nënë Terezës, me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i angazhuar në përshtatjen dhe zbatimin e projektit të rrugës. Në ceremoninë inauguruese të segmentit të parë të rrugës, sot ora 11:00 janë ftuar të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit, të institucioneve të pavarura, të kulturës, i gjithë trupi diplomatik, misionaret e dashurisë (mot-rat e Nënë Terezës), drejtues të komuniteteve fetare e organizatave të ndryshme vendase e të huaja.
Projekti
Zëdhënësja e Presidentit, Mimoza Koçiu, ka thënë dje për Gazetën se në fazën e parë të projektit që përurohet sot paradite, janë vendosur pllakat e mbërritura nga 28 shtete të botës që janë: Estonia, Çekia, Sllovenia, Italia, Kroacia, Sllovakia, Qipro, Portugalia, Nigeria, Peruja, Libani, Bahraini, Ekuadori, Kazakistani, Lituania, Rumania, Turqia, Bangladeshi, Panamaja, Vatikani, Letonia, Egjipti, Kosova, Austria, Gjermania, Zvicra, Hungaria e Maqedonia. Pritet që gurë të tjerë të mbërrijnë në të ardhmen, për të plotësuar 4 kilometrat e kësaj rruge paqeje. Po si janë gurët e ç'madhësi kanë? Madhësia e tyre është nga ajo klasike 35x35 cm, e deri tek formatet më të mëdha në formë pllake. Kjo është lënë në preferencën e vetë shteteve që i sjellin ato, të cilat kanë vendosur për ngjyrat e tyre. Nga ato që janë parë, deri më tash ka dominuar ngjyra gri, mermer dhe vishnje. Mbi to, secili shtet ka gdhendur emrin e Presidentit të vet dhe atë të shtetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi