Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi: JAM E TËRA PUTHJE...

Shko poshtë

Suzana Zisi: JAM E TËRA PUTHJE... Empty Suzana Zisi: JAM E TËRA PUTHJE...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 6:03 pm

Suzana Zisi: JAM E TËRA PUTHJE... N100000149972946_5366

Suzana Zisi: JAM E TËRA PUTHJE...


"Kushtuar miqve te mi M & A!"


Mëngjes
Ora 9:00
Jam duke rendur e duke “thyer këmbët” për tek ai
E trembur, duke u dridhur, vërej çdo kalimtar
Tek të gjithë shoh diçka prej tij
Madje, nga hutimi, shoh dhe femrat
Ai nuk duket gjëkund
Jam e sigurt që më vëzhgon nga diku aty rrotull
I pëlqen të shijojë dridhjen time, padurimin
Nis të shkruaj një sms
Ndiej një dorë që më prek supin lehte, dhe ndjehem e strukur në një kraharor të ngrohtë, mes dy krahëve që më shtrëngojnë fort
Një përqafim që zgjat shekuj
Shekuj brenda një çasti të vetëm
Rrahjet e zemrës sime i ngjasojnë nje zogu që
Përpëlitet, pasi i kane prerë kokën!

***

...Duke shkuar për tek makina, ai më pëshpërit: “Të përqafova N. Të kisha premtuar. Të kujtohet?” Brenda një çasti të vetëm tek unë, shemben të gjitha kështjellat, përmbysen malet, vullkanet më lyejnë me llavën e nxehte të asaj, që në të tilla raste, të gjithë e quajmë: Dashuri!
“Unë jam XX real, zemër. Bëj për të qenë i dashuri yt?" - pëshpërit ai ne veshin tim
Nuk di ç’shprehje merr fytyra ime, nuk di ç’ndriçim marrin sytë, por, për një gjë jam e sigurt, asnjë tjetër nuk kam pare ashtu, në atë mënyrë
Udhëtojmë drejt së panjohurës
Nje puthje diku tek gusha
Duart e mia që prekin fytyrën e tij
Sytë blu
Ballin
Buzët
Ndalojmë
Shohim një lokal të vetmuar, nje si tip shpelle nga jashtë
përsëri një përqafim i gjatë, i nxehte, prej të cilit
Kam frikë se do digjem!

***

Ai më sheh çuditshëm
Pasi kemi zgjedhur në heshtje folezën më të largët, instinktivisht
pa folur gjendemi mes puthjesh
Goja e tij si një meduzë thithëse, e ëmbël, gjarpëruese, e lagësht…
Zot, kjo është parajsa ime?! Kush tha që parajsa nuk është në toke?
E frikësuar paksa nga hapat e kamerieres apo kamerierit, porosisim kafe
Porosisim kafe për ta pirë ndoshta Perënditë, sepse, ne gjendemi përsëri ne Ferr-Parajsën e pashmangshme të puthjeve të çmendura Puthje të përgjakshme, dhëmbë të mprehtë që ngjasojnë me ujqër të uritur
ëmbëlsi
rrëqethje
duar qe rendin
Ndiej dëshirë të çmendur për të qene femra e tij
E tëra
E di që në xhepin e tij gjendet nje çelës shtëpie
Shtëpia e mikut te tij është “Kronika e nje seksi te munguar”
Por
Jooo…
Askush prej nesh nuk e hedh atë hap!

***

Ndihem e elektrizuar
Një rrymë e nxehtë
zbret nga goja drejt gjinjve
që mend po plasin nga dëshira për tu prekur
dhe puthur…
deri tek Fundbarku që gëlon dëshirash të paeksploruara me parë
Goja e tij po më çmend me puthje
Ndiej pëshpëritjen
Pëshpëritje brenda ne goje: “Jam i yti N…”, - refren që goja e tij
e artikulon pas çdo puthjeje
si për të më paralajmëruar se
nuk do e prekim kurrë ... fundin!
Goja ime jam unë
Goja ime është qenia ime
Veshi im… - dhe ai të tëra mi thotë aty, mi pëshpërit aty: “Jam i yti…, Jam i yti…, Jam i yti…” – vazhdon, ndërkohe që e di fare mirë që
nuk është veç i imi... madje aspak i imi!
Unë jam e tij, pashmangshmërisht
Përpëlitje
Puthje
Puthje që nuk mund të quhen të tilla, sepse, brenda tyre ka pasion, zjarr, dëshirë, seks, ...
Gjendemi sërish në pikën e nisjes!

***

Duhet të largohem. Trupi më është mpirë. Ndihem e thërrmuar
Miliona pjesëza brenda meje gricen
Ulërijnë
Klithin
Përgjaken
Nuk dua të largohem!
Refuzoj të largohem!
Por, ja që kështu duhet
“Të dua… Te duaaa… E di që të dua?” – klith qenia ime
Sytë e tij më përpijnë të tërën, si një “shtrak” i fundit ne celuloid
Tentoj të largohem
Mijra thërrmija të miat, më mbajnë peng, aty
“Duhet N…” – i klith vetes, por, as ajo nuk më dëgjon më!

I zë për flokësh ato mijra N. që gjallojnë brenda meje,
dhe gjendem jashtë,
si një pemë që rrezikohet të thahet nga limfa,
me dorën e shndërruar në degë që,
instinktivisht kërkon diçka për tu mbeshtetur,
tek këmbët e mia përmes puthjesh të lagështa
të cilat duke thithur ujin e kësaj toke,
rendin nëpër krejt trupin tim,
në trajtat e dashurisë së tij që,
çuditërisht vazhdon ende të ushqejë,
Ferrin dhe Parajsën,
E çastit kur u ndamë!

Redaktoi: Flurans Ilia
Suzana Zisi: JAM E TËRA PUTHJE... 8416_104130396268626_100000149972946_111534_287698_a
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi