Lediana Kapaj: Dhuna bashkëshortore!
Faqja 1 e 1
Lediana Kapaj: Dhuna bashkëshortore!
Lediana Kapaj: Dhuna bashkëshortore!
Dhuna bashkeshortore nuk fal asnje lloj klase sociale!!!
Sipas statistikave ne bote jane me miliona femra viktima te ketij fenomeni dhe sipas shifrave oficiele,nje femer ne tre vdes per shkak te rrahjeve dhe dhunes se ushtruar nga bashkeshorti!
Ne kundershtim me shume ide qe njerezit mund te kene,kjo dhune nuk prek vetem klasat e uleta sociale..Dhuna bashkeshortore eshte nje problem i trishtueshem dhe banal dhe qe ndodh ne cdo lloj klase..qofte edhe te ajo me e larte!
Konstatohet nje grade pak me e madhe te ata qe kane profesione autoritare,si tek gjykatesit ose avokatet...po eshte mese e vertete sado çudi te ju duket!
Ne shumicen e rasteve, burri qe ushtron kete dhune, jep te duket nje lloj aparence te shkelqyer,ka imazhin e burrit ideal dhe mikut me te mire...por qe eshte nje bashkeshort i dhunshem qe ka krijuar nje raport komandimi dhe dominacioni ne gjirin e ciftit dhe te familjes!
Nga ana e ligjit çfare rrezikon nje bashkeshort i tille?
Sipas ligjit dhe kodit penal,nje njeri i tille rrezikon 3 deri ne 5 vjet burg dhe demshperblime financiare...
Po shohim shpesh nje terheqje ne çeshtjet e tilla per faktin qe bashkeshortja terhiqet dhe kjo per shume arsye....turp,frike,mosguxim!
Vetem 6% e ketyre ceshtjeve ndiqen ne menyre korrekte ne ditet e sotme,vetem kjo shifer e vogel tregon qe disa femra kane guximin te refuzojne dhe te luftojne...
Nuk ju duket e pakte?!
Ndoshta ndonjehere sepse edhe ligji vete i ngatarron keto brutalitete me zenka te thjeshta e mendon qe mediacioni mund te rregulloje gjithcka!
Eh ja qe edhe ligji gabon!
Cfare duhet te beje nje femer per tu liruar nga nje bashkeshort i dhunshem?
Ne shumicen e rasteve,femrat e dhunuara kerkojne te justifikojne dhunen dhe ti gjejne arsye te pranueshme bashkeshortit dhe duke vene fajesine te vetja e tyre!
Kur ato vijne dhe na takojne,fjala e pare qe na thone eshte..."Me ndihmoni qe ta ndryshoj" dhe jo...."me ndihmoni qe ta denoj"!
Sa shume kurajo dhe sa zemer ka nje femer e tille!
Per te dale nga kjo gjendje ato jane te detyruara te braktisin shpresat dhe te veprojne qe ne momentet e para te dhunes!
Nje cift mund te ngjisi prape copat e thyera qe jane krijuar akuze te dhunes?!
Nga ana e statistikave ka shume pak shanc!
Aq me teper kur kjo dhune eshte krijuar prej vitesh dhe eshte instaluar ne familje...dhe qe bashkeshortit nuk i ben me pershtypje nje gje kaq e dhunshme!
Por rri sidoqofte nje drite shprese,nje drite shpetimi vetem ne rastin kur kjo gje e hidhur ka ndodhur vetem nje here dhe ku per te cilen bashkeshorti ka pranuar pergjegjesite dhe kerkon te ndryshoje qe kjo gje te mos perseritet kurre!
Ndodh shume rralle,po ndodh...........!
Ju lutem te gjithe femrave shqiptare te moj lejojne dhunen, pasi ajo do te thote shtypje dhe humbje lirie!
Behuni te forta dhe shtypeni duke i thene....."JO"
Edhe diçka tjeter...ju lutem lexoni.....
Historia e vertete e nje adoleshenteje.....
"Babai im eshte vrasesi i nenes sime"
"Qe prej 17 vjetesh,kam jetuar me nenen time nen friken e dhunes dhe te rrahjeve..
Babai im ishte alkoolik dhe shume i eger me te,e kercenonte gjithmone dhe e rrifte ne nje menyre shume te tmerrshme,nuk e linte te dilte dhe arrinte deri aty sa edhe te zgjidhte veshjen qe ajo duhet te perdorte!
Ishim 4 femije ne shtepi dhe te gjithe e kishim shume frike...kur ishte i zemeruar,na mbyllte ne nje dhome te erret dhe nena jone vuante ne qetesi...
Asnjehere ajo nuk pushonte se vuajturi dhe asnjehre nuk pati guximin qe ta denanconte!Ajo vetem priti qe ne te rriteshim.....
Para disa muajsh ajo mori time moter dhe mua dhe u largua nga shtepia,u largua se trupin e kishte te nxire dhe u largua per ne qe te mos jetonim ne nje ambjent te tille me,te mos jetonim sepse nuk ishte me e mundur!
Ajo vendosi te ndahej,keshtu qe u fshehem te disa miq te familjes...
Po para dy javesh ai na gjeti!
Ai arriti nje dite me nje çifte....nje cifte ne dore...nuk mund ta harroj kurre!
Motra dhe une po flinim ne te njejtin krevat me nenen tone...ne mundem te iknim,por nena jone jo!
Ai e vrau me qetesine dhe gjakftohtesie me te madhe.Kur policia arriti ne vendin e ngjarjes ai pranoj gjithcka,por para dy ditesh mora vesh qe ne qeline e burgut im ate vrau veten....Do te doja aq shume qe ta shikoja te denuar...nuk me mjafton vdekja e tij ne kete lloj menyre!Desha qe me anen e ligjit te dilte e drejta e nenes sime dhe e vuajtjeve te saj....vuajtjeve te kaq shume koheve!
Sot mendoj qe burrat jane te gjithe te tille dhe kjo me jep friken se nuk do te mund te bej jeten me nje te tille dhe nuk mund te kem besim te asnje!
Mendoj per nenen time cdo dite...per te dua te vazhdoj studimet dhe dua te jem gjykatese qe nje dite te denoj vujtjet dhe mjerimin qe shkakton dhuna"...
Kete teme e hapa nga deklarata e nje adoleshenteje te plagosur nga dhuna ndaj nenes se saj!
Histori te tilla ndodhin edhe ne France,edhe ne cdo vend tjeter te botes dhe detyra e secilit nga ne eshte ti denojme dhe ti shpetojme viktimat e dhunes...
Lediana Kapaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Urimet për 100 vjetorin e shtetit shqiptar!
» Lediana Kapaj:
» Lediana Kapaj:Për Ty Baba!
» Lediana Kapaj: Lëndimi!!!
» Lediana Kapaj: Lot...Trishtim
» Lediana Kapaj:
» Lediana Kapaj:Për Ty Baba!
» Lediana Kapaj: Lëndimi!!!
» Lediana Kapaj: Lot...Trishtim
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi