Isidor Koti: Duke pritur shtetin social
Faqja 1 e 1
Isidor Koti: Duke pritur shtetin social
Duke pritur shtetin social
Nga Isidor Koti
Nuk eshte rastesi qe ne keto 20 vite, vendi yne ka perjetuar dinamiken e zhvillimeve te vrullshme politike dhe prapambetjes se shume faktoreve sociale. Parcelizimi i rendomte ne nje spekter ngjyrash, i ka ndare qytetaret e thjesht njerez me kemisha roze dhe blu. Arsimtaret, punetoret, punonjesit publike dhe sindikatat qe i tubojne, nxenesit, studentet dhe konsumatoret e thjeshte, tregtaret e vegjel, bujqit dhe argatet e pazareve te punes, kane mbetur ne nje qark te mbyllur brenda "burgut te harruar" te marramendjes politike, duke u konsideruar njerez te vegjel. Me ata eshte manipuluar aq shume!... vetem sepse perbejne shumicen derrmuese qe kane nevoje per shtetin, per funksionimin e tij, per ligjin dhe sundimin e drejtesise. Le te marrim ne konsiderate nje shembull mbushamendes, kur ne nje bisede mediatike me nje qytetar, vura re plot zemerate se aq shume ishte dogmatizuar politikisht ai, saqe pranonte te vuante edhe me shume ne mjerimin e vet ekonomik, ne menyre qe politika ta conte vendin perpara. Nje "nosit' i tipit alergjik per shoqerine tone, e cila eshte nderfutur keqaz ne skemat e shtetit politik me shume sesa atij social.
Kur degjon emisionet ose bisedat e perditshme kupton se dimensioni social eshte kthyer ne nje mjet abuzimi, gati trajtim ne renie gracke, duke dale nga logjika e funksionimit normal te gjerave. A thua se shteti social eshte nje prodhim tashme eksperimental i sistemit? Kurrsesi. Shteti social eshte fryt i demokracise, duke iu dhene te drejten edhe me te dobeteve te degjohen ne ekzigjencat e tyre. Politika eshte treguar e zonja ne protestat e saj, por populli eshte i pafuqishem per t'u ngritur ne protestat e veta mese te drejta per ceshtjen e pensioneve, pagave, papunesise, cmimit te banesave, te energjise, mohimit te prones, e shume e shume probleme te panumerta. Protestat i duhen pikerisht ketyre shtresave dhe segmenteve te shoqerise, atyre klasave qe kane nevoje per shtetin si mburoje qe i sherben atyre per nevojat elementare te zhvillimit te nje jete normale.
Shteti yne eshte te larg te qenit social edhe ne mjete te tjera qe e karakterizojne ate. Ne keto 20 vite, qytetaret kane paguar driten dhe nuk kane pasur rregullisht, kane shkuar ne spital dhe jane zhvatur, ose qofte edhe me shpirtin e iniciatives te hapesh nje biznes dhe te kerkojne ryshfete neper zyra. Shkalla e larte e informalitetit ka bere qe shume shqiptare te jene te pasiguruar ne vendin e tyre te punes, te largohen qofte edhe per arsye banale nga puna, pa u mbrojtur nga nje shtet qe ka marre ne mirebesim voten e tyre. Eshte per te ardhur keq kur shtetin e mistifikojne me keqdashje, duke e kthyer ne simbol para te cilit duhet vetem te perulesh e ta degjosh si i paralizuar. Ende nuk eshte kuptuar qe shteti jane vete qytetaret, shteti jam une, jane pensionistet, punetoret e thjesht, te papunet qe kerkojne drejtesi dhe rend social.
Ne fakt, demet ekonomike u kane shkaktuar shqiptareve zinxhirin e rende te demeve social-psikologjike, duke mos lejuar te perceptohen me realizem, ne njohjen e te drejtave dhe detyrimeve. E megjithate as per kete nuk mund te fajesosh qytetaret qe nuk jane te garantuar ne lirine dhe barazine para ligjit, ne te drejten e mundesive per tu promovuar dhe per tu mbrojtur ne kete iniciative. Ne vend qe shteti te "nenshtrohet" para shoqerise, kjo e fundit eshte shfrytezuar prej tij, duke u betonuar keqaz brenda refrenit jeto me buke, kenaqu me nje kafe dhe nje bilete urbani. Vetem me kaq jeto, pa pyetur me cfare do paguhen taksat, ilacet e hallet e shumta. Me shtetin social ne keto 20 vite eshte luajtur domino, duke mos i konsideruar aspak ceshtje delikate ne nje ekonomi tregu te brishte pa nderhyre per te mbajtur te vogla diferencat ndermjet grupeve ne nevoje dhe te kamurve. Antitezat jane shume te fuqishme, te paperballueshme, polare.
Cfare i duhet ketij shteti? Nje levizje e madhe qytetare e perbere nga ngjyrime te te gjitha shtresave te neperkembura sociale, nga njerez qe duan drejtesi e zbatim ligji, funksionim korrekt te mekanizmave administrative, sinqeritet per te bere pa korrupsion pune te medha. Vetem nje levizje e vertete sociale mund te sjelle ndryshimin e shumepritur.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Isidor Koti: Shoqëri e shpërqëndruar!
» Isidor Koti: Termetet dhe pallatizimet
» Duke pritur Haradinajn
» Marius Chelaru: Duke e pritur yllin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi