Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha 14 vjeç - aktori që mrekulloi Nju Jork-un

Shko poshtë

Berisha 14 vjeç - aktori që mrekulloi Nju Jork-un Empty Berisha 14 vjeç - aktori që mrekulloi Nju Jork-un

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 11:01 pm

Berisha 14 vjeç - aktori që mrekulloi Nju Jork-un

Beqir Sina, New York, ( BOTA SOT)


Berisha 14 vjeç - aktori që mrekulloi Nju Jork-un _---ehad
Ehad Berisha


Ehad Berisha, është një 14 vjeçar shqiptar, i cili me talentin e tij ka tërhequr vëmendjen e aktorëve të njohur të teatrit amerikan, si: Tim Blake Nelson, Richard Maëe, Shorey
Walker, Valerie Redd, Judson Jones, etj.Shfaqja e tij në rolin kryesorë në "Theatre East" në premierën "Eye of God", të Tim Blake Nelson, vënë në skenë nga Lisa Devine, ka mahnitur adhuruesit e teatrit amerikan, kritiket e producentët e tjerë.
Pas shfaqjes se premierës në skenën e teatrit "The East Theater" në Nju Jork, korrespodenti i gazetës në Nju Jork ka biseduar me talentin shqiptar Ehad Berisha.
Bota Sot: Kur emigruat ne Amerike, shkolla dhe rruga e juaj këtu ?
Berisha: Në gusht të vitit 1997 familja ime emigroi në SHBA. Unë kam qenë 2 vjeç, vëllai im Asllani 5 vjeç. Prindërit e mi, nëna Lavdia dhe babai Milazim Berisha, janë lindur dhe kanë jetuar në Mamuras, po ashtu edhe unë me vëllanë kemi lindur në Mamuras të Kosovës. Kam lindur më 1 tetor të vitit 1995. Pas ardhjes në SHBA, kemi jetuar në një lagje shqiptarësh, në Brooklyn - NY, për katër vite, ndërsa tani kemi tetë vite që jetojmë në Manhattan. Jam në vitin e parë të shkollës së mesme në NYCI.
Bota Sot: Ehad, çfarë të nxiti që të bëhesh aktor? Kur e nise karrierën?
Berisha: Kam katër vite që kam nisur këtë karrierë. Kamë qenë vetëm dhjetë vjeç kur për herë të parë kamë konkurruar në një konkurs teatral në Los Angelos,- IPOP, ku me sukses fitova tre çmime.
Bota Sot: A u përballët me vështirësi gjatë kësaj rruge dhe nëse po, si arritët t'i tejkaloni ato vështirësi ?
Berisha: Po! Por, kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga prindërit e mijë , të cilët sakrifikojnë gjithçka dhe nuk kursejnë asgjë për mua dhe talentin tim . Kjo më ka ndihmuar shumë dhe ma ka bërë gjithsesi edhe më të lehtë këtë rruge, plotë pasion .
Bota Sot: Dëshirojë të pyes, Ehadi a është i ngazëllyer për t'u bërë një aktor i madh ?
Berisha: Pyetje e vështirë kjo për mua ! Pasi dëshira ime për t'u bërë një aktor i madh është një ëndërr e imja, por më duhet shumë punë për të arritur deri atje.
Bota Sot: Mirëpo, cili është rezultati i gjithë kësaj pune të bërë deri më tash ?
Berisha: Si rezultat i kësaj pune katër vjeçare kam pasur fatin të konkurroj në Los Agelos -IPOP, ku pata sukses dhe fitova 3 çmime. Fitova vendin e tretë për TV Commercials, vendin e tretë për monologun,dhe vendin e dytë si aktor i vitit. Pas kësaj kam luajtur një nga rolet kryesore për Comedy - net, një shfaqje teatrale për fëmijë këtu në Neë York City.
Gjithashtu, në korrik të këtij viti kam punuar me një këngëtar kanadez , për të përgatitur një video-klip, ku shpresoj do të ketë sukses, pasi është jo vetëm një këngë por një mesazh për të gjithë fëmijët në botë . Por, suksesi më i madh ka qenë me Theater East, pasi kam pasur fatin të punoj me aktorë të njohur të skenës, dhe si rezultat i kësaj pune momentalisht jemi duke luajtur "Eye Of God" në New York City. Jam shume i lumtur që pata fatin të luaj një nga rolet kryesore në këtë premiere tipike njujorkeze, të Tim Blake Nelson, aktor i njohur, producent, dhe autor i disa filmave dhe skenës së teatrit Amerikan.
Bota Sot: Cilët janë idhujt e tu të artit skenik ?
Berisha: Idhujt e mi janë shumë por disa prej tyre janë: Hugh Lanrie, Adam Sandler, Ben Stiller, e shumë të tjerë.
Bota Sot: Çfarë duhet të ketë një aktor si ju(14 vjeç) që e nisë kaq herët karrierën, për të pasur një karrierë të suksesshme si aktor teatri?
Berisha : Për të nisur një karrierë në moshë të re për mua është kurajo, besim në vetvete, përkushtimi dhe puna e madhe në skenë.
Bota Sot: Çfarë do të thotë për ty që të jesh aktor shqiptar, 14 vjeç dhe të luash një rol kryesorë në Broduej, ku kane hedhur hapat e parë dhe aktorë të mëdhenj amerikan - më pas edhe yje të Holivudit?
Berisha: Me shumë përgjegjësi dhe më shumë kërkues ndaj vetes për të treguar se jemi me të vërtet një popull i traditës, nga më të qytetëruarit e Ballkanit e Europës. Teatri shqiptar sipas zbulimeve arkeologjike, zë një vend të veçantë në historinë e Ballkanit, qysh në kohën e Ilirëve. Ndaj do të thosha se jam shumë i gëzuar dhe i lumtur, që kam fatin të luaj në skenat e teatrit njujorkez, por gjithashtu jam shumë krenar që jam shqiptar. Dhe që të gjithë kolegët e mi e dinë që jam shqiptar.
Bota Sot: Cilat janë disa nga planet e tua për të ardhmen?
Berisha: Do të vazhdoj me teatrin, por në të njëjtën kohë do të punoj me Tim Blake Nelson , pasi ai ka një projekt për një film që besoj do të realizohet vitin që vjen .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi