Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën
Faqja 1 e 1

DEUTSCHE WELLE
Qeveria e Kosovës konfirmon se në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm do të nënshkruajë marrëveshje me Gjermaninë për kthimin e mijëra refugjatëve kosovarë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se kthimi i mijëra refugjatëve do të jetë një barrë e rëndë për Kosovën duke marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale në Kosovë. Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë thonë se në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm do të nënshkruhet marrëveshja me shtetin gjerman për kthimin e mijëra refugjatëve kosovarë, që me vite po qëndrojnë ilegalisht në Gjermani. Ata thonë se kjo marrëveshje ka vite që po negociohet me shtetin gjerman, edhe pse gjatë kësaj kohe ka vazhduar procesi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës, mirëpo në numër të vogël. Artan Duraku, këshilltar politik i ministrit të punëve të brendshme, sqaron se çfarë përmban marrëveshja për riatdhesim.
“Zakonisht pika kryesore e këtyre marrëveshjeve është vërtetimi i shtetësisë së personit të riatdhesuar, si dhe riatdhesimi i personave të tretë, të cilët e kanë perdorur territorin e njërit, apo tjetrit shtet”, thotë Duraku. Që nga viti 2001 në Kosovë ka vazhduar procesi i kthimit të refugjatëve kosovarë, qoftë në mënyrë vullnetare, apo edhe në mënyrë të dhunshme.
Artan Duraku nga ministria e punëve të brendshme thotë se kthimi vullnetar sjell disa përfitime për refugjatët.
“Më së miri është që çdo person, që është duke qëndruar ilegalisht në Gjermani dhe merr një letër zyrtare nga autoritet, të kthehet në mënyrë vullnetare, ta bëjë një gjë të tillë, sepse përmes këtij veprimi parashihet kompensimi si dhe ndihma ekonomike për këta persona. Në të kundërten ata do të kthehen në mënyrë të dhunshme pa asnjë përfitim”, thotë Duraku.

Kthimi i refugjatëve nga Gjermania në Kosovë, por edhe nga vendet tjera perendimore, sipas zyrtarëve të ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale është një barrë e rëndë për Kosovën. Kjo për shkak të gjendjes së dobët ekonomike dhe sociale në Kosovë. Muharrem Ahmeti, këshilltar politik i ministrit të punës dhe mirëqenies sociale, megjithatë thotë se kjo ministri është e obliguar që ta menaxhojë procesin e strehimit.
“Ne jemi të obliguar që të gjithë të riatdhesuarit t'i presim dhe t'i dërgojmë në vendet e tyre prej nga janë. Ndërsa ata, të cilët nuk kanë ku të strehohen, duhet të dërgohen nëpër qendrat për punë sociale nëpër komunat e Kosovës”, thotë Ahmeti.
Shqetësim përbën strehimi i të kthyerve
Që nga viti 2007 e deri më tani në Kosovë janë riatdhesuar afro tetë mijë persona nga shumë vende të Evropës. Shumica prej tyre kanë qenë shqiptarë të Kosovës. Njoftimet e fundit se Gjermania shumë shpejt do të kthejë në Kosovë afro 14 mijë kosovarë, shumica prej tyre pjesetarë të komunitetit romë, sipas njohësve të çështjeve sociale ngritë një shqetësim tjetër se ku do të strehohen të gjithë këta persona. Kjo për faktin se çështja e pronësisë në Kosovë akoma është një problem i pazgjidhur, sidomos me pronat e pakicave kombëtare ndërsa, tash e dhjetë vjet pas luftës akoma ekzistojnë dy kampe me romë në veri të Mitrovicës, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme. Qeveria e Kosovës akoma nuk ka arritur që të zgjidhë çështjen e strehimit të romëve nga këto kampe, pavarësisht presionit të vazhdueshëm, që bëhet nga shumë organizata, që merren me të drejtat e njeriut.
Autor: Bekim Shehu
Redaktoi: Angjelina Verbica

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nehat Shaqiri: Intervistë ekskluzive me Shpend Kursanin: Qeveria nuk është e Kosovës, andaj nuk është për Kosovën
» Aktivitetet dhe aksionet e partive politike
» Ymeri: Synimi ynë është kthimi i simboleve kombëtare
» Besnik Dizdari: Përse humbja me Portugalinë është e rëndë
» LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në Dardani të Prishtinës, po digjen dy banesa

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi