Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: KFOR-i ndihmon stabilitetin e Kosovës

Shko poshtë

Sejdiu: KFOR-i ndihmon stabilitetin e Kosovës Empty Sejdiu: KFOR-i ndihmon stabilitetin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:13 pm

Sejdiu: KFOR-i ndihmon stabilitetin e Kosovës

Bota sot
Presidenti Sejdiu priti komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler.




Sejdiu: KFOR-i ndihmon stabilitetin e Kosovës SEJDIUU
Nga takimi Sejdiu-Betler.
Sejdiu: Nuk ka ndryshuar qëndrimi ndaj protokollit policor me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler. Duke përmendur të arriturat e deritashme të vendit tonë, presidenti Sejdiu tha se një rol të rëndësishëm këtu kanë luajtur edhe forcat e KFOR-it, kurse shprehu përkushtimin institucional se Kosova së bashku me vendet mike do të vazhdojë të punojë për të forcuar shtetin, rendin dhe ligjin në çdo cep të Kosovës. Presidenti Sejdiu i ka uruar punë të mbarë komandantit të ri të forcës ndërkombëtare në vend dhe i ka ofruar atij bashkëpunimin e institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës, duke quajtur si përparësi faktin se gjenerali Bentler i njeh mirë rrethanat në vendin tonë, ku ka qenë me shërbim edhe më herët..
“Është një njeri që i njeh rrethanat në Kosovë dhe ka qenë edhe më herët. Është fat që këta njerëz kanë përparësinë e vet për shkak të akomodimit të mirë me të gjitha zhvillimet që kemi pasur dhe janë pjesë e proceseve”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se edhe biseda në takimin e sotëm është fokusuar në “vazhdimin e kësaj natyre të bashkëpunimit të thellë të institucioneve dhe të popullit të Kosovës me KFOR-in, në vlerësimin e lartë që KFOR-i ka pasur dhe ka në vlerësimin për gjithë punën e kryer dhe një falënderim i veçantë për mbështetjen që i jep ndërtimit të Forcës së re të Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, pasi falënderoi Presidentin për takimin, nënvizoi ase “KFOR-i është këtu dhe do të jetë këtu për ta siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për Kosovën”.
“Përkushtimi ynë, përkushtimi i komandantit të forcave ndërkombëtare për këtë zhvillim është i paluhatshëm dhe, në lidhje me këtë, ne duhet ta shohim zhvillimin dhe përparimin e mrekullueshëm që është arritur në të kaluarën dhe në vitet e fundit. Dhe unë do të doja të vazhdoja me një të kaluar të tillë”, theksoi gjenerali Bentler.
“Na presin sfida. Sfida mjaft të mëdha. Por, ne bashkëpunojmë ngushtë me institucionet në Kosovë dhe me praninë civile ndërkombëtare në Kosovë drejt arritjes së qëllimit tonë për një të ardhme më të mirë. Kjo nënkupton që qenit i pranishëm, të qenit aty duke i mbështetur institucionet, duke e mbështetur praninë civile ndërkombëtare, duke e mbështetur ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila tashmë ka bërë një punë të madhe dhe e cila ka arritur një përparim të madh gjatë vitit të kaluar. Ne do ta bëjmë këtë gjersa do ta zvogëlojmë gradualisht numrin e trupave tona, por edhe njëherë do të doja të potencojë se ne mund ta bëjmë punën tonë me më pak trupa, sepse ju, populli i këtij vendi, ka bërë një punë të madhe për të arritur aty ku jeni tani dhe kjo, kujtoj unë, është e arritura kryesore që duam ta vëmë në pah”, theksoi komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali gjerman Markus Bentler.
Procesi i reduktimit të KFOR-it
Procesi i reduktimit të trupave të KFOR-it në Kosovë do të jetë i lidhur me stabilitetin dhe me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në vend, është thënë në një takim mes presidentit Fatmir Sejdiu dhe komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit gjerman Markus Bentler.“Biseduam për proceset e reduktimit gradual që KFOR-i ka në suaza të politikave të përgjithshme të NATO-s, por gjithmonë lidhur me stabilitetin e vendit dhe me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë”, ka thënë presidenti Sejdiu.
Ndërsa, gjenerali Bentler ka nënvizuar se Kosovën e presin sfida të mëdha.

Ai ka thënë se mbështetja e KFOR-it për institucionet e Kosovës, për FSK-në do të vazhdojë deri në zvogëlimin gradual të trupave të NATO-s. “Edhe njëherë do të doja të potencoj se ne mund ta bëjmë punën tonë me më pak trupa, sepse ju, populli i këtij vendi, keni bërë një punë të madhe për të arritur aty ku jeni tani dhe kjo, kujtoj unë, është e arritura kryesore që duam ta vëmë në pah”, citohet të ketë thënë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali gjerman Markus Bentler. NATO ka paralajmëruar se gjatë periudhës njëvjeçare të komandës së gjeneralit gjerman Markus Bentler, trupat e Kforit në Kosovë do të zvogëlohen në 10 mijë ushtarë
Sejdiu: KFOR-i ndihmon stabilitetin e Kosovës 10bentler%201Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler.
Qendrim mohues ndaj protokollit
Presidenti Sejdiu tha sot se Kosova nuk është aktere në çështjen e protokollit dhe përsëriti qëndrimin refuzues të institucioneve ndaj këtij problemi. Pas takimit njohës me komandantin e ri të KFOR-it gjeneralin Markus Bentler, presidenti Sejdiu tha se përkundër saj, Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Eulex-in dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.
Qëndrimi i institucioneve të Kosovës ndaj protokollit të bashkëpunimit policor me Serbinë nuk ka ndryshuar. Këtë e bëri të ditur sot presidenti Sejdiu duke thënë se Kosova nuk është pjesë këtij procesi për çështjen e protokollit. Përkundër këtyre kundërthënieve presidenti Sejdiu u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Eulex-in dhe faktorin ndërkombëtar.
“Nuk kemi koment nga ato që i kemi thënë më herët. Alternativa jonë është e bashkëpunimit të mirë me EULEX-in dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.. Kosova nuk është aktere në këtë çështje, do të vazhdojë bashkëpunimin me EULEX-in, KFOR-in dhe Bashkësinë Ndërkomëbatre,” tha Sejdiu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi