Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Edi deformues edhe i raportit te 'Reporterëve pa kufi'

Shko poshtë

PD: Edi deformues edhe i raportit te 'Reporterëve pa kufi' Empty PD: Edi deformues edhe i raportit te 'Reporterëve pa kufi'

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 11:20 pm

PD: Edi deformues edhe i raportit te 'Reporterëve pa kufi'

PD: Edi deformues edhe i raportit te 'Reporterëve pa kufi' ZEDHENESJA

Partia Demokratike e cilësoi sot raportin e “Reporterëve pa kufi” të keq interpretuar deformuar prej të njëjtëve individë e klane që çdo dite raportojne të pavertetën mbi situatën në Shqipëri. “Janë të njëjtat klane e të njëjtët individë që cdo ditë përpiqen të ngjallin katastrofizëm e panik në mediat që sundojnë, duke abuzuar me kohën, emocionet, intelektin dhe paratë e shqiptarëve. Duke pasqyruar të pavertetën, madje të kundertën e së vërtetës, për qëllime e parime krejtësisht të kundërta me ato mbi të cilat duhet të mbështesë misionin e saj një media e lirë, në një vend të lirë, informimin e paanshëm të opinionit publik” thuhet në deklaratë. Po sipas Partisë Demokrtatike Raporti përcjell një mesazh të qartë për të gjithë editorialistët, botuesit dhe pronarët e medias në Shqipëri për shkak se njihet tashmë mirë, dhe ne e kemi denoncuar vazhdimisht, shantazhin ose ankandin e ashtuquajtur leje ndërtimi = kohë televizive, ku Kryetari i PS Edi Rama është ideatori dhe ndërtuesi i këtij tregu të turpshëm. “Me moton “Të jap leje ndertimi, më jep kohë televizive ose faqet e gazetës”, Edi Rama vazhdon të ushtrojë presionin e tij korruptiv ndaj mediave, duke shtypur lirine e fjalës dhe duke ndërhyrë deri në përcaktimin e politikave editorialiste në disa media ç’ka asgjeson çdo lloj standarti etik, profesional e njerezor. Është e vërtetë që raporti i publikuar i “Reporterë pa kufinj” lëshon një sinjal alarmi, por jo për lirinë e medias në Shqipëri! Raporti eshte nje sinjal alarmi për përgjegjshmërinë, integritetin, profesionalizmin dhe raportin e medias me te verteten ne Shqiperi. Nga ana tjetër PD, si partia e pare qe rivendosi ne Shqiperi te drejten e fjales dhe te drejten e shprehjes, dhe kjo mazhorancë rikonfirmojnë vendosmërinë e palëkundur dhe angazhimin e saj në mbështetjen dhe mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të mediave në Shqipëri, të lirisë së të shprehurit si dy nga shtyllat bazë të demokracisë në vënd” përfundon deklarata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi